{"id":744010,"date":"2022-12-12T16:38:28","date_gmt":"2022-12-12T15:38:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=744010"},"modified":"2022-12-14T13:33:36","modified_gmt":"2022-12-14T12:33:36","slug":"si-mberritem-deri-ketu-e-si-ta-kthejme-kosoven-ne-rrugen-e-duhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/si-mberritem-deri-ketu-e-si-ta-kthejme-kosoven-ne-rrugen-e-duhur\/","title":{"rendered":"Si mb\u00ebrrit\u00ebm deri k\u00ebtu e si ta kthejm\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e duhur"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Ramush Haradinaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Pse gjendja n\u00eb Kosov\u00eb sot \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00eb, shp\u00ebrthyese dhe e pashpres\u00eb?!<\/strong><\/p>\n<p>Si ndodhi q\u00eb Kosova nga nj\u00eb shembull i mir\u00eb demokracie n\u00eb zhvillim dhe i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi e partneriteti shembullor me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, brenda nat\u00ebs t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb vend problematik?!<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb gabimet q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb si shtet e si qeveri dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sikur t\u00eb veprohej ndryshe?!<\/p>\n<p>Cila do t\u00eb ishte Kosova, sikur q\u00eb nga fillimi Kryeministri e Presidentja t\u00eb kishin insistuar n\u00eb lidershipin amerikan p\u00ebr marr\u00ebveshjen e madhe p\u00ebr njohje me Serbin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnshkruhej n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>Cila do t\u00eb ishte Kosova sikur nga pushtetar\u00ebt n\u00eb ardhje t\u00eb mos ishte p\u00ebrmbysur projekti energjetik \u201cKosova e Re\u201d, i cili nga janari i vitit 2023 do t\u00eb fillonte prodhimin e 500 megavat\u00ebve. Sigurisht se Kosova do t\u00eb b\u00ebhej fuqi energjetike n\u00eb Ballkan dhe nuk do t\u00eb mbetej n\u00eb terr as ver\u00ebs as dimrit, e aq m\u00eb pak e varur nga mafia energjetike.<\/p>\n<p>Cila do t\u00eb ishte Kosova, sikur t\u00eb mos ishte bllokuar projekti amerikan i gazsjell\u00ebsit Shkup-Prishtin\u00eb, nj\u00eb projekt ky me p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha, jo vet\u00ebm ekonomike, por edhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb ishte Kosova sot, sikur t\u00eb mos i ishte hapur dera \u201cpushtimit ekonomik serb\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs, me heqjen e taks\u00ebs qindp\u00ebrqind ndaj produkteve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kjo qeveri e ky kryeminist\u00ebr, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merreshin me projekte strategjike p\u00ebr vendin, p\u00ebr kaq koh\u00eb sa jan\u00eb n\u00eb pushtet, ata jan\u00eb marr\u00eb me \u201carmiqt\u00eb e tyre t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d, duke i goditur me radh\u00eb:<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrjashtuar veteran\u00ebt nga paga minimale;<br \/>\nDuke i goditur m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit dhe duke e rrezikuar funksionalitetin e sistemit arsimor t\u00eb shtetit e duke i detyruar q\u00eb t\u2019i mbyllin shkollat p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj;<br \/>\nDuke bllokuar Ligjin e Pagave p\u00ebr afro 80 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb sektorit publik;<br \/>\nDuke iu p\u00ebrgjysmuar pagat prokuror\u00ebve e gjyqtar\u00ebve;<br \/>\nDuke mos i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb qytetarit n\u00eb kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ekonomike dhe duke i bllokuar mbi 700 milion\u00eb euro n\u00eb \u201cbunkerin financiar t\u00eb qeveris\u00eb;<br \/>\nDuke bllokuar t\u00ebrheqjen e Trustit si mas\u00eb emergjente mbijetese;<br \/>\nDuke bllokuar projektet buxhetore p\u00ebr komuna e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Por m\u00eb e keqja duke e ndar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb dysh \u201cNe dhe Ata\u201d, nj\u00eb koncept ky puro komunist.<\/p>\n<p>Gjendja ka shkuar gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb keq, edhe n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Esht\u00eb dob\u00ebsuar pozicioni i saj edhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me partner\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, SHBA dhe BE dhe kjo p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq e ka rehabilituar e forcuar regjimin anti-Kosov\u00eb t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Sikur Kryeministri aktual i Kosov\u00ebs ta kishte pranuar propozimin amerikan p\u00ebr shtyrjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr targat, p\u00ebr disa muaj apo edhe deri n\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare, Kosova do ta kishte nj\u00eb situat\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Serbia do t\u00eb ndodhej n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime destabilizuese n\u00eb veri. Edhe po t\u2019i urdh\u00ebronte serb\u00ebt t\u2019i braktisin institucionet, do t\u00eb p\u00ebrballej me kund\u00ebrshtimin e fort\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb ishte p\u00ebrkrahje p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs. Kjo dmth se nuk do t\u00eb lejohej destabilizim i m\u00ebtejm\u00eb dhe gjith\u00eb presioni do t\u00eb bartej mbi Serbin\u00eb si dhe do t\u00eb rritej trysnia p\u00ebr marr\u00ebveshjen finale p\u00ebr njohje me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, pavar\u00ebsisht urdh\u00ebrit eventual t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb largoheshin nga institucionet e Kosov\u00ebs, gjendja do t\u00eb mbahej e qet\u00eb, e cila do t\u00eb garantonte edhe mbajtjen e zgjedhjeve n\u00eb veri, kjo me mb\u00ebshtetjen e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebr fatin e keq tonin, kryeministri i Kosov\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfillte sygjerimin amerikan e zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb veten e krejt t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb veprimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim me pozicionin amerikan e n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Prandaj sot jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e p\u00ebr m\u00eb keq jemi shnd\u00ebrruar edhe n\u00eb fajtor p\u00ebr gjendjen e krijuar n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i bindur se n\u00eb gjendjen \u00e7far\u00eb e kemi sot, askush nuk e ka komoditetin t\u2019i mbyll\u00eb syt\u00eb e ta amnistoj\u00eb kryeministrin, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk e ndihmojm\u00eb as veten as at\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova assesi nuk guxon t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb bandat dhe krimi ta marr\u00eb kontrollin n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb Kosova nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u2019i gjykoj\u00eb drejt edhe veprimet e veta dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, kryeministri Kurti duke refuzuar ta ndjek\u00eb rrug\u00ebn amerikane, \u00ebsht\u00eb duke i sh\u00ebrbyer interesave ruse dhe serbe p\u00ebr destabilizimin e veriut dhe t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Jam i bindur se SHBA dhe NATO nuk do ta lejojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe do t\u00eb kthehet normaliteti n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Pas sanimit t\u00eb pasojave nga gjendja e krijuar, secili q\u00eb ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktet kriminale n\u00eb veri do ta marr\u00eb nd\u00ebshkimin e merituar, por edhe meritat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Atdheut, posa\u00e7\u00ebrisht polic\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve Kosova u ka shum\u00eb borxh.<\/p>\n<p>Por a \u00ebsht\u00eb e humbur shpresa p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe a mund t\u00eb kthehet ajo n\u00eb drejtimin e duhur. Sigurisht se po, por jo me k\u00ebt\u00eb qasje q\u00eb e ka kryeministri. Ai duhet t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb kurs, ose duhet t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>E para, Kryeministri dhe Qeveria, nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin asnj\u00eb hap krye n\u00eb vete e pa koordinim me partner\u00ebt strategjik\u00eb, SHBA dhe BE, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr procese nga t\u00eb cilat varet perspektiva euro-atlantike e vendit. Me Serbin\u00eb nuk mund t\u00eb merremi vesh pa ndihm\u00ebn e Amerik\u00ebs dhe Albin Kurti duhet ta kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb planin e brendsh\u00ebm, qeveria duhet ta fus\u00eb n\u00eb zbatim Ligjin e Pagave me fillim n\u00eb vitin 2023, t\u2019i rikthej\u00eb pagat e prokuror\u00ebve e gjyqtar\u00ebve, t\u2019i zhbllokoj\u00eb mjetet e grumbulluara financiare t\u00eb cilat po zhvler\u00ebsohen p\u00ebrdit\u00eb dhe t\u2019i l\u00ebshoj\u00eb n\u00eb qarkullim, t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zbutjen e kriz\u00ebs ekonomike si pasoj\u00eb e rritjes enorme t\u00eb \u00e7mimeve, duke p\u00ebrgjysmuar ose hequr krejt\u00ebsisht tvsh-n\u00eb dhe tatimin n\u00eb fitim p\u00ebr artikujt elementar\u00eb apo duke e lejuar edhe t\u00ebrheqjen e nj\u00eb p\u00ebrqindjeje t\u00eb Trustit Pensional, ta rikthej\u00eb projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb termocentralit me th\u00ebngjill, ta rikthej\u00eb projektin amerikan p\u00ebr gazin, por duke rishikuar edhe plot vendime t\u00eb tjera t\u00eb tij, me t\u00eb cilat ka shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha edhe n\u00eb ekonomi edhe n\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Kryeministri duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga strategjia e tij, p\u00ebr ta ndar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u201cNe dhe Ata\u201d, duhet t\u2019i demobilizoj\u00eb \u201caradhat e tij fashiste\u201d t\u00eb rrjeteve sociale tek t\u00eb cilat vlon urrejtja ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm, duke mos kursyer as partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm. Ai duhet ta kuptoj\u00eb se jemi shum\u00eb pak p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb, dhe t\u00eb ndar\u00eb e kemi shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur q\u00eb ta rikthejm\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e duhur!<\/p>\n<p>*<em>Autori \u00ebsht\u00eb kryetar i AAK&#8217;s\u00eb. <strong>P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij shkrimi nuk paraqet q\u00ebndrimet e redaksis\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Ramush Haradinaj Pse gjendja n\u00eb Kosov\u00eb sot \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00eb, shp\u00ebrthyese dhe e pashpres\u00eb?! Si ndodhi q\u00eb Kosova nga nj\u00eb shembull i mir\u00eb demokracie n\u00eb zhvillim dhe i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi e partneriteti shembullor me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, brenda nat\u00ebs t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb vend problematik?! Cilat jan\u00eb gabimet q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb si shtet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8107,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-744010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/744010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=744010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/744010\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=744010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=744010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=744010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}