{"id":745534,"date":"2022-12-15T14:15:32","date_gmt":"2022-12-15T13:15:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=745534"},"modified":"2022-12-15T14:15:32","modified_gmt":"2022-12-15T13:15:32","slug":"aplikimi-do-rreshtim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/aplikimi-do-rreshtim\/","title":{"rendered":"Aplikimi do rreshtim"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Agron Hoti<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nuk do mend q\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb nga Perandoria Osmane e tutje jan\u00eb trajtuar si periferia e Evrop\u00ebs. Si t\u00eb till\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb mish p\u00ebr top p\u00ebr t\u00eb dyjat, Evrop\u00ebn dhe Perandorin\u00eb Osmane.<\/strong><\/p>\n<p>Evropa historikisht synonte zgjerimin n\u00eb Lindje, kurse Perandoria Osmane n\u00eb Per\u00ebndim. N\u00eb p\u00ebrcepsionin e Evrop\u00ebs shiheshim si popullsi osmane, kurse n\u00eb p\u00ebrcepsionin e Osman\u00ebve shiheshim si evropian\u00eb. Kur rri me evropian\u00ebt ta thon\u00eb n\u00eb sy: a s\u2018\u00ebsht\u00eb shqipja dhe a s\u2019ting\u00ebllon muzika shqip si orientale n\u00eb drejtim t\u00eb turqishtes? Kurse turqit ta thon\u00eb po ashtu n\u00eb sy \u201cju shqiptar\u00ebt nuk jeni musliman\u00eb si ne dhe arab\u00ebt, asnj\u00ebher\u00eb s\u2019keni qen\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201c. As sot asgj\u00eb s\u2019ka ndryshuar n\u00eb p\u00ebrcepsion. K\u00ebt\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb thell\u00eb q\u00eb po na p\u00ebrbrend\u00ebsohet nga jasht\u00eb askush s\u2019e shpjegon m\u00eb mir\u00eb sesa gara e pasluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb mes Vatikanit dhe Turqis\u00eb p\u00ebr fetarizimin e qendr\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs dhe hap\u00ebsirave publike gjithandej Kosov\u00ebs dhe pse jo t\u00eb gjitha hap\u00ebsirave shqiptare.<\/p>\n<p>Historia me t\u00eb tashmen ng\u00ebrthehet shum\u00eb mir\u00eb. Futja n\u00ebn ndikimin e nj\u00eb zone t\u00eb interesit apo aleance automatikisht do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe ushtar i asaj zone apo aleance n\u00eb rast nevoje. Ashtu si\u00e7 Evropa na p\u00ebrdorte si pararoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e b\u00ebnte me ne Perandoria Osmane p\u00ebrball\u00eb Evrop\u00ebs. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje, trojet shqiptare shkonin duke u rrudhur, e kjo po rrezikonte vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e popullit shqiptar, shfarosja totale e t\u00eb cilit po p\u00ebrgatitej t\u00eb kryhej menj\u00ebher\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb periferi t\u00eb Evrop\u00ebs u shoq\u00ebrua dhe me r\u00ebnien edhe t\u00eb asaj Austro-Hungareze n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lindi Perandoria Ruse n\u00eb periferi. K\u00ebt\u00eb zbrazt\u00ebsir\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb Evrop\u00eb, Perandoria Ruse po p\u00ebrpiqej ta mbushte me elementin sllav me Serbin\u00eb n\u00eb epiqend\u00ebr. Meq\u00eb kostoja e zgjerimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb saj ishte e pap\u00ebrballueshme, sepse aty ishte Gjermania, at\u00ebher\u00eb duhej goditur jugun e saj, aty ku ishte m\u00eb s\u00eb dob\u00ebti. Synimi madhor rus, ishte dalja n\u00eb Adriatik nga ku mund t\u00eb sfidohej Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>E n\u00eb jug t\u00eb saj k\u00eb do ta godiste Serbia p\u00ebrpos popullin shqiptar q\u00eb historikisht kishte qen\u00eb aty. Serbia p\u00ebr q\u00ebllimi politike t\u00eb saj dhe p\u00ebr ta arsyetuar para Evrop\u00ebs zgjerimin e saj n\u00eb jug ua theksonte shqiptar\u00ebve bashk\u00ebpunimin me Perandorin\u00eb Osmane, nd\u00ebrsa ua heshte rezistenc\u00ebn ndaj saj. Rusia p\u00ebrmes Serbis\u00eb dhe me heshtjen (miratimin) e disa aleat\u00ebve evropian\u00eb duhej p\u00ebrz\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Turqi n\u00eb mask\u00ebn e kthimit t\u00eb osman\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpi. Kjo po ndodhte para syve t\u00eb evropian\u00ebve p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit publik t\u00eb popullsive n\u00ebn pranimin n\u00eb heshtje t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha. Ideja evropiane ishte q\u00eb turqit duhej shkuar n\u00eb Turqi, evropian\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb. E pse ishin shqiptar\u00ebt kurban\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shk\u00ebmbimi brutal popullsirash, pak kujt i b\u00ebnte kjo p\u00ebrshtypje.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht gjith\u00eb k\u00ebsaj katrahure t\u00ebr\u00ebsisht antishqiptare, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Atlantikut po lindte nj\u00eb Superfuqi. Ajo ishte SHBA. M\u00ebrgata shqiptare duke e par\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt ishin b\u00ebr\u00eb mish p\u00ebr top mes rus\u00ebve, turqve dhe evropian\u00ebve ia kishin m\u00ebsyr\u00eb tanim\u00eb kontinentit t\u00eb \u2018ri\u2019 p\u00ebr t\u00eb gjetur drit\u00eb n\u00eb tunel. Edhe inteligjenca evropiane, pra ajo pjesa q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte frym\u00ebn e arsyes, po vendosej n\u00eb SHBA. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, m\u00ebrgata shqiptare po punonte fuqish\u00ebm n\u00eb opinionalizimin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb SHBA-n\u00eb q\u00eb po projektonte prezenc\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Antagonizmat mes fuqive evropiane dhe rus\u00ebve soll\u00ebn dy luft\u00ebra bot\u00ebrore q\u00eb \u00e7onin uj\u00eb te fuqizimi i SHBA-s\u00eb si Superfuqi. Synimi madhor i dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore ishte q\u00eb masa tok\u00ebsore e Euroazis\u00eb, pra pjesa m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e pasur n\u00eb glob, t\u00eb binte n\u00ebn nj\u00eb hegjemon evropian, aziatik apo n\u00ebn nj\u00eb hegjemon euro-aziatik.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori masa tok\u00ebsore e Euroazis\u00eb s\u2019kishte r\u00ebn\u00eb n\u00ebn nj\u00eb hegjemon t\u00eb vet\u00ebm, e kishte provuar Napoleoni, pastaj Hitleri, Stalini e Putini, por t\u00eb gjith\u00eb kishin d\u00ebshtuar. Sundimi i Euroazis\u00eb nga nj\u00eb hegjemon i vet\u00ebm, do ta sfidonte seriozisht supremacin\u00eb globale t\u00eb SHBA-s\u00eb. E kjo nuk do t\u00eb tolerohej nga SHBA as at\u00ebher\u00eb e as sot. Mb\u00ebshtetja e SHBA-s\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs ka pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim q\u00eb aleanca mes rus\u00ebve dhe evropian\u00ebve t\u00eb prishej, e cila n\u00eb fakt u prish tashm\u00eb. Kombinimin dhe balancimin e fuqive rajonale n\u00eb Euroazi dhe glob, SHBA e b\u00ebn n\u00eb asi m\u00ebnyre sa dy fuqi rajonale t\u00eb mos b\u00ebhen bashk\u00eb, sepse kjo e rrezikon SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse bota pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore u nda mes SHBA-s\u00eb, BRSS-s\u00eb dhe t\u00eb Painkuadruarve, Shqip\u00ebria, pavar\u00ebsisht q\u00eb u la n\u00ebn BRSS, pra n\u00eb lindje t\u00eb Perdes s\u00eb Hekurt, megjithat\u00eb ngeli si shtet i pavarur me kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kufijve t\u00eb saj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, di\u00e7ka q\u00eb ishte jetike p\u00ebr Per\u00ebndimin, ngase hyrja n\u00eb Adriatik po kontrollohej nga Shqip\u00ebria dhe Italia. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e prishur me BRSS e Kin\u00eb, automatikisht \u00e7onte uj\u00eb te SHBA. Kaq i interesonte SHBA-s\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste p\u00ebr Shqip\u00ebri, thjesht\u00eb q\u00eb BRSS e Kina mos t\u00eb kishin kurrfar\u00eb prezence n\u00eb Adriatik. Nd\u00ebrkoh\u00eb, r\u00ebnia e BRSS dhe e t\u00eb Painkuadruarve i dha frym\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb kishte ngelur n\u00ebn Jugosllavi. Me k\u00ebto l\u00ebvizje t\u00eb m\u00ebdha po forcohej Per\u00ebndimi n\u00eb kurriz t\u00eb Lindjes dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb po p\u00ebrmir\u00ebsohej pozita e shqiptar\u00ebve si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb histori.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Lufta \u00c7lirimtare e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs dhe Maqedoni po e shtynte Rusin\u00eb drejt lindjes. Ishte pik\u00ebrisht Lufta \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs dhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon ajo q\u00eb p\u00ebrpejtoi zgjerimin e NATO-s dhe BE-s\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb Evrop\u00ebs edhe at\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr kufijve rus. Lufta \u00c7lirimtare e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan ishte shtysa kryesore e zgjerimit t\u00eb NATO-s dhe BE-s\u00eb drejt lindjes q\u00eb nga viti 2004.<\/p>\n<p>Sulmi i Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, pra n\u00eb Evrop\u00eb, vet\u00ebm sa i p\u00ebrshpejtoi p\u00ebrpjekjet e SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb kufijt\u00eb e NATO dhe BE-s\u00eb sa m\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb nga Finlanda e deri n\u00eb Turqi. Sigurimi i Evrop\u00ebs p\u00ebrfshir\u00eb Turqin\u00eb nga SHBA ka tri synime madhore: 1) Nj\u00eb Evrop\u00eb e kthyer kah SHBA ia ruan SHBA-s\u00eb krahun lindor t\u00eb saj, pra Atlantikun, prandaj ishte formuar NATO me baza edhe n\u00eb Turqi, 2) Nj\u00eb Evrop\u00eb e kthyer kah SHBA pengon \u00e7far\u00ebdo aleanc\u00eb ruso-evropiane, e cila do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej Superfuqia num\u00ebr 1 n\u00eb glob, prandaj po b\u00ebhet lufta n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr ta parandaluar at\u00eb, 3) Nj\u00eb Evrop\u00eb e kthyer kah SHBA do t\u00eb thot\u00eb sigurim dhe mbrojtje e tregut p\u00ebr SHBA dhe vet\u00eb Evrop\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur tregjet n\u00eb lindje jan\u00eb duke u rrudhur nga dinosaur\u00ebt aziatik\u00eb n\u00eb rritje, prandaj po i b\u00ebhen kufizime Kin\u00ebs n\u00eb tregun evropian.<\/p>\n<p>Krahas zgjerimit t\u00eb Per\u00ebndimit drejt Lindjes, Rusia me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Putinit po kund\u00ebrp\u00ebrgjigjej duke rifituar terren n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur SHBA ishte duke e luftuar terrorizmin n\u00eb Lindje t\u00eb Mesme. Aq thell\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb Rusia n\u00eb Evrop\u00eb saq\u00eb e kishte p\u00ebr\u00e7ar\u00eb t\u00ebr\u00eb BE-n\u00eb bile duke e nxitur frym\u00ebn e dezintegrimit brenda saj (shih Brexit), kishte ndalur procesin e Integrimit Evropian p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebrmes nxitjeve t\u00eb hasm\u00ebrive t\u00eb vjetra dhe p\u00ebrmes thyerjeve t\u00eb shteteve nga brenda. Nuk ka korruptim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb glob sesa korruptimi i mendjes njer\u00ebzore, t\u00eb cilin Rusia me ndihm\u00ebn e Serbis\u00eb dhe disa aleat\u00ebve t\u00eb saj evropian\u00eb ia kan\u00eb arritur me sukses brutal n\u00eb hap\u00ebsira shqiptare dhe t\u00ebr\u00eb BE-n\u00eb. Fakti q\u00eb nj\u00eb shqiptar sot e quan shkat\u00ebrrim nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrfunduar dhe n\u00eb shfryt\u00ebzim euromiliard\u00ebsh dhe t\u00eb cilin as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr s\u2019e ka par\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn korruptim brutal mendjeje njer\u00ebzore, p\u00ebr sh\u00ebrimin e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb duhen vite t\u00eb t\u00ebra n\u00ebse jo edhe dekada.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe sa SHBA po luftonte terrorizmin, Rusia p\u00ebrmes shantazhit energjetik dhe diplomacis\u00eb agresive e kishte futur pothuaj n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb Brukselin. Si rezultat i k\u00ebsaj, perspektiva evropiane p\u00ebr shqiptar\u00ebt po shkonte duke u zbehur, nd\u00ebrsa p\u00ebr serb\u00ebt po avansonte. P\u00ebr t\u2019i d\u00ebmtuar edhe m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare po nxitej antiamerikanizmi p\u00ebrmes diskursit politik dhe islamit politik. Meq\u00eb Rusia po kontrollonte Brukselin, \u00e7far\u00ebdo projeksioni ekonomik amerikan n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsira shqiptare po kund\u00ebrshtohej nga nj\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri ashtu si\u00e7 vazhdon t\u00eb kund\u00ebrshtohet edhe sot. Pra, nj\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, duke refuzuar projeksionet amerikane, po \u00e7onin uj\u00eb te Brukseli i kontrolluar prej Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>E agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb ishte vet\u00ebm Maja e Ajsbergut, i cili tanim\u00eb po k\u00ebrkonte kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb fuqishme dhe t\u00eb shpejt\u00eb amerikane. Po t\u00eb pushonte SHBA s\u00eb ekzistuari si Superfuqi, Serbia menj\u00ebher\u00eb pas agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb do ta sulmonte me t\u00eb gjitha mjetet Kosov\u00ebn. Fryma antishqiptare q\u00eb Rusia kishte mbjell\u00eb n\u00eb Bruksel dhe rajonin ton\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb derisa t\u00eb tejkalohet. Evropian\u00ebt e varur dhe pse jo t\u00eb kontrolluar nga Rusia po mb\u00ebshtesnin hapur forca t\u00eb caktuara politike n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsira shqiptare, kryesisht ato q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb kishin qen\u00eb dhe q\u00eb ende jan\u00eb antiamerikane.<\/p>\n<p>Duhet p\u00ebrmendur q\u00eb pavar\u00ebsisht zhvillimeve n\u00eb Ukrain\u00eb, interesat kan\u00eb ngelur t\u00eb nj\u00ebjta: Turqia e Rusia me asnj\u00eb \u00e7mim nuk duan Evrop\u00eb t\u00eb unifikuar, e aq m\u00eb pak nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb unifikuar sipas kushteve amerikane, ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi madhor i tyre. Si Rusia ashtu edhe Turqia mundohen ta rrisin ndikimin n\u00eb Ballkan duke nxitur p\u00ebr\u00e7arje kryesisht politike dhe p\u00ebrmes islamit politik, sepse vet\u00ebm kur je i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, je m\u00eb leht\u00eb i kontrolluesh\u00ebm, i manipuluesh\u00ebm dhe leht\u00ebsisht i dep\u00ebrtuesh\u00ebm me masa subversive p\u00ebr p\u00ebrmbysje realiteti politik dhe shoq\u00ebror. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt kthehen kah Turqia aq m\u00eb shum\u00eb realizohen projeksionet serbe e ruse p\u00ebr t\u2019i paraqitur shqiptar\u00ebt si refuzues t\u00eb BE-s\u00eb. Sigurisht q\u00eb me Turqin\u00eb duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb aleat i SHBA-s\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb, por jo t\u00eb tjet\u00ebrsohemi komb\u00ebtarisht. Bashk\u00ebpunim me t\u00eb gjith\u00eb, por orientimin duhet ta kemi per\u00ebndimor, sepse pa Per\u00ebndimin, e sidomos SHBA, s\u2019do t\u00eb kishte sot as Kosov\u00eb, aq Shqip\u00ebri e as shqiptari.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Ballkan i kthyer dhe i integruar n\u00eb BE, automatikisht do t\u00eb thot\u00eb humbje e ndikimit t\u00eb Turqis\u00eb dhe Rusis\u00eb n\u00eb t\u00eb. Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe nj\u00eb Ballkan me prezenc\u00eb projektesh amerikane bie plot\u00ebsisht ndesh me projeksionet evropiane, ruse e turke, prandaj edhe shfryt\u00ebzohet nj\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb refuzuar \u00e7do projeksion amerikan. Vet\u00eb refuzimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit t\u00eb shtatorit 2020 mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb ndikim i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb evropian me mb\u00ebshtetje ruse e turke mbi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri. Kjo sepse nj\u00eb prezenc\u00eb amerikane n\u00eb bregdetin shqiptar dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, automatikisht do t\u00eb thot\u00eb humbje tregjesh p\u00ebr evropian\u00ebt, rus\u00ebt e turqit.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i paraqitur si ruse iniciativat dhe projeksionet amerikane kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim diskreditimin e amerikan\u00ebve n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare. P\u00ebr fat t\u00eb keq asgj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar e refuzuar m\u00eb shum\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb politike son\u00eb dhe jo vet\u00ebm sesa iniciativat e projeksionet amerikane. N\u00eb vend q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019ua hapnin dyert e zemr\u00ebn iniciativave e projeksioneve amerikane, sepse projeksionet e tyre jan\u00eb para se gjithash edhe siguri komb\u00ebtare p\u00ebr ne, nj\u00eb pjes\u00eb e jona politike, ka b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, pra ka gjetur ta refuzoj\u00eb SHBA-n\u00eb dhe t\u00eb gjitha projeksionet e saj, thua ti se t\u00eb k\u00ebqijat e jo t\u00eb mirat na ardhkan nga ajo.<\/p>\n<p>Si duket sulmi i Rusis\u00eb ndaj Evrop\u00ebs, ka filluar ta vet\u00ebdij\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Kjo sepse Evropa tanim\u00eb ka filluar faktorizimin e Shqip\u00ebris\u00eb, gjersa Kosov\u00ebn ende e mban t\u00eb izoluar p\u00ebr kalkulime politike me Serbin\u00eb. Organizimi i Samitit BE-Ballkan Per\u00ebndimor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb rajon dhe at\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebrpjekjet e SHBA-s\u00eb p\u00ebr ta zgjidhur problemin Kosov\u00eb-Serbi synojn\u00eb paqen dhe stabilitetin afatgjat\u00eb n\u00eb rajon. Zgjidhja e nyjes shqiptaro-serbe do t\u2019i jepte shans integrimit t\u00eb rajonit n\u00eb BE, di\u00e7ka q\u00eb bie ndesh me projeksionet e Rusis\u00eb, Serbis\u00eb dhe Turqis\u00eb n\u00eb rajon. Pa e zgjidhur problemin me Serbi, \u00e7do aplikim i Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i suksessh\u00ebm. Prandaj, e kemi jetike ta ruajm\u00eb rreshtimin kah SHBA, sepse pa u rreshtuar kah SHBA nuk do t\u00eb mund t\u00eb futemi kurr\u00eb as n\u00eb BE, t\u00eb cil\u00ebn fundja vet\u00eb SHBA e ka formuar dhe e ruan edhe sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Agron Hoti Nuk do mend q\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb nga Perandoria Osmane e tutje jan\u00eb trajtuar si periferia e Evrop\u00ebs. Si t\u00eb till\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb mish p\u00ebr top p\u00ebr t\u00eb dyjat, Evrop\u00ebn dhe Perandorin\u00eb Osmane. Evropa historikisht synonte zgjerimin n\u00eb Lindje, kurse Perandoria Osmane n\u00eb Per\u00ebndim. N\u00eb p\u00ebrcepsionin e Evrop\u00ebs shiheshim si popullsi osmane, kurse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":745537,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-745534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/745534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=745534"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/745534\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/745537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=745534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=745534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=745534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}