{"id":747322,"date":"2022-12-19T18:11:22","date_gmt":"2022-12-19T17:11:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=747322"},"modified":"2022-12-19T18:11:22","modified_gmt":"2022-12-19T17:11:22","slug":"cifti-i-cuditshem-origjinal-david-hume-dhe-adam-smith","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/cifti-i-cuditshem-origjinal-david-hume-dhe-adam-smith\/","title":{"rendered":"\u00c7ifti i \u00e7uditsh\u00ebm origjinal, David Hume dhe Adam Smith"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <em><strong>Jesse Normal, <a href=\"https:\/\/www.prospectmagazine.co.uk\/magazine\/david-hume-adam-smith-odd-couple\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Prospect<\/a><\/strong><\/em><br \/>\nP\u00ebrktheu: <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/xhezair.dashi.10\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Xhezair Dashi<\/strong><\/a><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Data e 4 korrikut ka edhe tjera pretendime fame, natyrisht. Por, derisa Thomas Jefferson, John Adams, Benjamin Franklin dhe revolucionar\u00ebt tjer\u00eb mbanin takime n\u00eb Philadelphia p\u00ebr ta publikuar Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb nisnin kombin e ri, matan\u00eb Atlantikut po ngjante nj\u00eb mbledhje private e nj\u00eb dallueshm\u00ebrie m\u00eb t\u00eb madhe intelektuale.<\/strong><\/p>\n<p>David Hume po vdiste. Po tretej shpejt; aq shpejt saq\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb shkurt i tha mikut t\u00eb tij Adam Smith se \u201ckam r\u00ebn\u00eb n\u00ebn pes\u00eb gur\u00eb t\u00eb plot\u00eb\u201d. Hume e kishte ngulitur veten disa vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Qytetin e Ri t\u00eb Edinburgut, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi mjaftuesh\u00ebm t\u00eb madhe \u201cp\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfaqur Talentin tim p\u00ebr Kuzhinier, Shkenc\u00ebn ndaj t\u00eb cil\u00ebs e kam nd\u00ebrmend t\u00eb varem p\u00ebr Vitet e mbetura t\u00eb Jet\u00ebs sime\u201d. Tani, duke e ditur se jeta e tij po mbaronte, Hume kishte ftuar Smith-in dhe disa miq tjer\u00eb p\u00ebr nj\u00eb darkim t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse pamja e fresk\u00ebt trupore e tij tashm\u00eb ishte gj\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs, humori jo. Kur Smith ankohej at\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebr ashp\u00ebrsin\u00eb e bot\u00ebs se po ua merrte Hume-in, ai u p\u00ebrgjigj: \u201cJo, jo. K\u00ebtu jam, un\u00eb, q\u00eb kam shkruar mbi lloj-lloj temash t\u00eb p\u00ebrllogaritura p\u00ebr t\u00eb nxitur armiq\u00ebsi, morale, politike, dhe fetare, dhe megjithat\u00eb s\u2019kam armiq; p\u00ebrve\u00e7, t\u00eb gjith\u00eb Whig*-\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb Tory*-it dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebrisht me Thomas Hobbes-in, Hume ka pretendime t\u00eb mira p\u00ebr t\u2019u konsideruar si filozofi m\u00eb i madh q\u00eb ka shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, derisa Smith gjer\u00ebsisht merret p\u00ebr \u201cthemelues i ekonomis\u00eb\u201d. Por, edhe k\u00ebto p\u00ebrshkrime minimizojn\u00eb mas\u00ebn e arritjeve t\u00eb tyre, ngase Hume duhet t\u00eb merret edhe p\u00ebr nj\u00eb prej historian\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, dhe Smith, me nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb, si themeluesi i sociologjis\u00eb. John F. Kennedy nj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb me fituesit e \u00c7mimeve Nobel u shpreh se ai grup n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ishte m\u00eb i talentuari prej kur Jefferson darkonte i vet\u00ebm. Por, n\u00eb terma intelektual\u00eb Jefferson \u00ebsht\u00eb kok\u00ebrr e holl\u00eb krahasuar me boll\u00ebkun kornukopik t\u00eb Smith-it dhe Hume-it.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra ata ishin \u00e7ifti i \u00e7uditsh\u00ebm origjinal. Hume, 12 vite m\u00eb i moshuar, ishte njeri i bot\u00ebs, i hapur, mend\u00ebrisht i shkath\u00ebt, p\u00ebrplot me biseda t\u00eb imta, shakaxhi, aper\u00e7us therr\u00ebs, ithtar i loj\u00ebrave me letra, qejfli i t\u00eb ngr\u00ebnit dhe flirtues. Smith, p\u00ebr kontrast, ishte i rezervuar, privat, shpesh i konsideruar si i vrazhd\u00eb n\u00eb m\u00ebnyrat e paraqitjeve t\u00eb tij publike, ndon\u00ebse mes miqsh mund edhe t\u00eb l\u00ebshonte veten. Pavar\u00ebsisht, ose mbase mu p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, k\u00ebto dallime personale t\u00eb k\u00ebtyre dy njer\u00ebzve ishin arsyeja p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb miq t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, dhe idet\u00eb e tyre motorr qendror intelektual i Iluminizmit Skocez.<\/p>\n<p>Akademiku Dennis Rasmussen n\u00eb vepr\u00ebn e tij, \u201c<em>I pafeu dhe Profesori: David Hume, Adam Smith dhe Miq\u00ebsia q\u00eb Fark\u00ebtoi Mendimin Modern<\/em>\u201d, shpjegon k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi. Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb kapituj e sh\u00ebtisin lexuesin p\u00ebrmes nd\u00ebrthurrjes s\u00eb jet\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb edhe incidentet e llojit t\u00eb hidh\u00ebrimit me Rousseau-n, p\u00ebrmes klimaksit t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre e deri te vdekja e Hume-it, si dhe vdekjen e Smith-it 14 vite m\u00eb von\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Rasmussen shkatht\u00ebsisht e me \u00ebndje merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb trajtoj\u00eb idet\u00eb e t\u00eb dyve, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, sakt\u00ebsisht, me pedantri dhe gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Rezultati nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr shkollore origjinale \u2013 sa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shihni vepr\u00ebn e fundit t\u00eb James Harris p\u00ebr jet\u00ebn e Hume-it, ose jet\u00ebn e Smith-it te Ian Simpson Ross \u2013 por nj\u00eb lib\u00ebr i shkurt\u00ebr dhe i gjall\u00ebrish\u00ebm q\u00eb k\u00ebnaq v\u00ebmendjen jo vet\u00ebm t\u00eb lexuesve t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm por edhe t\u00eb specialist\u00ebve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb arritje e konsiderueshme.<\/p>\n<p>Si\u00e7 sugjeron edhe titulli, brenda kufizimeve t\u00eb brendshme t\u00eb Skocis\u00eb s\u00eb shekullit t\u00eb 18\u2019t\u00eb, Hume dhe Smith jetonin n\u00eb fakt jet\u00ebra t\u00eb ndryshme. Hume ishte ogur filozofik. Vepra e tij e par\u00eb, <em>Traktat i Natyr\u00ebs Njer\u00ebzore<\/em> \u2013 kryevep\u00ebr \u2013 u shkrua n\u00eb mesin e t\u00eb nj\u00ebzetave t\u00eb tij, dhe u botua n\u00eb tri v\u00ebllime m\u00eb 1738-40. N\u00eb nj\u00eb ditar t\u00eb fundit autobiografik, Hume n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sardonike tha se [vepra] \u201cra e vdekur nga shtypi qysh n\u00eb lindje\u201d. N\u00eb fakt, megjithat\u00eb, u pranua respektuesh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht marr\u00eb parasysh rinin\u00eb dhe mjegullsin\u00eb e autorit, nj\u00eb intelektual mahnit\u00ebs me aso idesh, dhe potencialin e pasur p\u00ebr t\u00eb shkaktuar ofendime fetare.<\/p>\n<p>Por, <em>Traktati<\/em> n\u00eb fakt nuk i shterroi shpresat e Hume-it p\u00ebr t\u00eb, ose p\u00ebr veten, dhe ashtu ishte \u201cvuajtja p\u00ebr fam\u00eb letrare\u201d q\u00eb e rr\u00ebfen ai, e q\u00eb p\u00ebr 30 vitet e ardhshme ai rihartoi dhe zgjeroi shum\u00eb prej ideve kryesore n\u00eb vepra tjera filozofike, dhe me \u00e7ka nd\u00ebrtoi reputacion t\u00eb konsideruesh\u00ebm si eseist mbi tema politike, ekonomike dhe morale; k\u00ebto t\u00eb cilat i t\u00ebrhiq\u00ebn mas\u00eb t\u00eb madhe skandalesh fetare, q\u00eb u luanizuan n\u00eb sallonet letrare franceze, dhe i soll\u00ebn pasuri nga gjasht\u00eb v\u00ebllimet best-seller t\u00eb <em>Historis\u00eb s\u00eb Anglis\u00eb<\/em>. Dhe, gjer sa ia dilte me k\u00ebt\u00eb, s\u00eb pari universitetet n\u00eb Edinburg dhe m\u00ebpastaj n\u00eb Glasgow, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb dalluesh\u00ebm si refuzuesit e nj\u00eb prej mendimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb asaj ose \u00e7far\u00ebdo kohe tjet\u00ebr p\u00ebr pun\u00eb akademike.<\/p>\n<p>Jeta e Smith-it, p\u00ebrkundrazi, ishte vet\u00eb modeli i parregullsive akademike. Ai shkoi fillimisht n\u00eb Universitetin e Glasgow, pastaj n\u00eb Kolegjin Balliol, Oksford &#8211; t\u00eb cilin nuk e p\u00eblqeu p\u00ebr plog\u00ebshtin\u00eb dhe skotofobin\u00eb e tij &#8211; pastaj pas nj\u00eb intervali t\u00eb shkurt\u00ebr u kthye n\u00eb Glasgow si profesor. M\u00eb von\u00eb udh\u00ebtoi n\u00eb Franc\u00eb si m\u00ebsues i Duk\u00ebs s\u00eb ri t\u00eb Buccleuch, p\u00ebrpara se t\u00eb merrte m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb pozicion si Komisioner i Doganave. Mbi 40 vjet ai botoi <em>Teorin\u00eb e Ndjenjave Morale<\/em> (1759) dhe <em>Nj\u00eb Hetim mbi Natyr\u00ebn dhe Shkaqet e Pasuris\u00eb s\u00eb Kombeve<\/em> (1776), dhe shum\u00eb pak gj\u00ebra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Jo se Smith ishte i p\u00ebrtac; larg saj. Ai i rishikoi pafund\u00ebsisht k\u00ebta libra dhe n\u00eb vitet e tij t\u00eb m\u00ebvonshme rr\u00ebfeu se kishte \u201cdy vepra t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha mbi kudh\u00ebr; nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj historie filozofike e t\u00eb gjitha deg\u00ebve t\u00eb ndryshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, e filozofis\u00eb, e poezis\u00eb dhe elokuenc\u00ebs; tjetra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj teorie dhe historie e ligjit dhe qeverisjes\u201d. Por as puna nuk e k\u00ebnaqi, as nuk u mbarua pasi pleq\u00ebria dhe r\u00ebnia e pun\u00ebs doganore i mbarti, dhe af\u00ebr vdekjes i udh\u00ebzoi ekzekutor\u00ebt q\u00eb t&#8217;i digjnin, e ndoshta edhe pun\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb panjohura, t\u00eb cilat i kreu. Mrekullisht, dy grupe mjaft t\u00eb plota t\u00eb sh\u00ebnimeve t\u00eb student\u00ebve p\u00ebr leksionet e Smithit mbi jurisprudenc\u00ebn kan\u00eb mbijetuar. Por, Smith ishte pothuajse aq duarngusht\u00eb n\u00eb v\u00ebllimet e prodhimeve t\u00eb tij t\u00eb botuar sa Hume ishte dor\u00ebshlir\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr letrat e tyre private. P\u00ebr krejt\u00eb afrin\u00eb e tyre \u2013 si\u00e7 v\u00ebren edhe Rasmussen, ata l\u00ebviz\u00ebn prej \u201cI dashur zot\u00ebri\u201d n\u00eb \u201cI dashur Smith\u201d, \u201cI nderuari im Hume\u201d e deri te \u201cMiku im m\u00eb i \u00e7muari\u201d n\u00eb fund, nj\u00eb epitet t\u00eb rezervuar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin \u2013 k\u00ebta dy njer\u00ebz kurr\u00eb s\u2019jetuan n\u00eb qytetin e nj\u00ebjt\u00eb, dhe n\u00eb fakt shihenin rrall\u00eb. N\u00eb rrethana t\u00eb tjera mund t\u00eb pritet q\u00eb ky fakt t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nxitje p\u00ebr korrespondenc\u00eb. Megjithat\u00eb, kemi vet\u00ebm 56 letra mes tyre &#8211; pothuajse tre t\u00eb kat\u00ebrtat e tyre nga Hume &#8211; dhe jo shum\u00eb shenja t\u00eb letrave t\u00eb tjera t\u00eb humbura.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb korrespondenc\u00eb e vog\u00ebl dhe ndonj\u00ebher\u00eb e shk\u00eblqyer, e cila varion nga thashethemet, lajmet politike dhe rekomandimet personale deri te momentet e shkurtra t\u00eb filozofimit t\u00eb lart\u00eb. Midis gur\u00ebve t\u00eb \u00e7muar t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb jasht\u00ebzakonisht qesharake pas botimit t\u00eb <em>Teoris\u00eb s\u00eb Ndjenjave Morale<\/em>, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Hume n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative shmang dhe ngacmon Smithin n\u00eb Glasgow se si \u00ebsht\u00eb pritur libri i tij. Por 56 letra n\u00eb 25 vite njohjeje jan\u00eb nj\u00eb baz\u00eb e pak\u00ebt nga e cila mund t\u00eb shkruash \u00e7do biografi t\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsie, aq m\u00eb pak intelektuale. Sidomos pasi, me disa p\u00ebrjashtime modeste, nuk ka asnj\u00eb vend ku Hume dhe Smith angazhohen n\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb me ndonj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet si argument.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj duhet t&#8217;i drejtohemi vet\u00eb veprave t\u00eb tyre. Megjithat\u00eb edhe k\u00ebtu shfaqet nj\u00eb problem, i nj\u00eb lloji krejt tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb se, me p\u00ebrjashtim t\u00eb <em>Historis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb Anglis\u00eb<\/em>, Hume kishte pushuar s\u00eb shkruari dhe botuar n\u00eb koh\u00ebn kur takoi Smithin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do mendimtar tjet\u00ebr, Hume \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebbiseduesi i imagjinuar i Smith; ka pak faqe t\u00eb Smith-it n\u00eb t\u00eb cilat nuk ndihet hija, n\u00ebse jo ndikimi, i Hume-it; n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk do t\u00eb ishte e tep\u00ebrt ta quanim Smith-in, me gjith\u00eb pikat e shumta t\u00eb dallimit t\u00eb tyre, dishepull t\u00eb Hume-it. K\u00ebshtu rrjedha p\u00ebrshkon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Merrni dy problemet s\u00eb bashku dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i shp\u00ebtojm\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrfundimi: nuk mund t\u00eb kuptojm\u00eb nga letrat se sa larg miq\u00ebsia n\u00eb vetvete i dha form\u00eb mendimit t\u00eb Smith-it; dhe, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket veprave t\u00eb tyre t\u00eb botuara, mund t\u00eb jemi mjaft t\u00eb sigurt se Smith nuk i dha form\u00eb mendimit t\u00eb Hume-it.<\/p>\n<p>Libri i Rasmussen nuk sh\u00ebrbehet mir\u00eb nga n\u00ebntitulli, pra, sado t\u00ebrheq\u00ebs; dhe problemi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i duksh\u00ebm, sepse m\u00eb kot k\u00ebrkohet diskutim thelb\u00ebsor i m\u00ebnyrave n\u00eb t\u00eb cilat mendimi modern n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar nga Hume dhe Smith. Ka di\u00e7ka q\u00eb, me disa shkurtesa dhe eliza, mund t\u00eb quhet &#8220;<em>Hume-dhe-Smith<\/em>&#8221; dhe ky grup mendimi i kombinuar ka pasur ndikim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si mendojm\u00eb dhe veprojm\u00eb sot. Por ky lib\u00ebr mezi trajton at\u00eb ndikim, qoft\u00eb edhe n\u00eb skic\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cSmith, me gjith\u00eb pikat e shumta t\u00eb dallimit t\u00eb tij me Hume-in, ishte dishepull i tij. Rrjedha p\u00ebrshkon shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejtim\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb kujtojm\u00eb shkurtimisht pse kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb zem\u00ebr t\u00eb mendimit t\u00eb t\u00eb dyve \u00ebsht\u00eb &#8211; mbase &#8211; projekti i madh i Iluminizmit. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar at\u00eb q\u00eb Hume p\u00ebrshkruan n\u00eb hyrjen e <em>Traktatit<\/em> t\u00eb tij si nj\u00eb &#8220;shkenc\u00eb e njeriut&#8221;: p\u00ebrshkrim ky i unifikuar dhe i p\u00ebrgjithsh\u00ebm <em>\u00e0 la Newton<\/em> i jet\u00ebs njer\u00ebzore n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e saj kryesore, q\u00eb rrjedh nga disa propozime baz\u00eb, q\u00eb mbulojn\u00eb jo vet\u00ebm matematik\u00ebn dhe ato q\u00eb tani do t\u00eb quheshin shkencat e v\u00ebshtira, por filozofin\u00eb, fen\u00eb, ekonomin\u00eb politike, jurisprudenc\u00ebn dhe artet; dhe n\u00eb parim t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si baz\u00eb p\u00ebr \u00e7do deg\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb dijes njer\u00ebzore. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, kjo shkenc\u00eb e njeriut duhej t\u00eb bazohej n\u00eb v\u00ebzhgim dhe p\u00ebrvoj\u00eb &#8211; jo n\u00eb ligj natyror, frym\u00ebzimin hyjnor ose dogm\u00eb fetare.<\/p>\n<p>N\u00eb duart e ftohta skeptike t\u00eb Hume-it, testi i v\u00ebzhgimit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kritikash dhe rind\u00ebrtimesh empirike destruktive, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ideve t\u00eb nj\u00eb uniteti ose shpirti njer\u00ebzor transcendental, t\u00eb ligjeve t\u00eb pav\u00ebzhgueshme t\u00eb shkak\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb hyjnore. Smith \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak thjesht filozofik, m\u00eb pozitiv dhe konstruktiv dhe m\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb rezultatet e paq\u00ebllimshme t\u00eb veprimit njer\u00ebzor: <em>Teoria e Ndjenjave Morale<\/em> argumenton se vlerat morale rrjedhin nga ndjeshm\u00ebria njer\u00ebzore duke punuar p\u00ebrmes krahasimeve nd\u00ebrpersonale<em>, Pasuria e Kombeve<\/em> q\u00eb tregton, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shoq\u00ebria komerciale, rrjedhin nga instinkti njer\u00ebzor prej kamionit te shk\u00ebmbimi.<\/p>\n<p>Ka fusha t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr \u00e7do njeri dhe mosmarr\u00ebveshje reale mes tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, n\u00eb lidhje me t\u00eb cilat Hume thekson dobin\u00eb dhe d\u00ebmin e Smith-it. Por qasja e tyre e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb: t\u00eb zbutin pretendimet e fes\u00eb, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm me n\u00ebnkuptim, dhe t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb ato me shpjegime t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb bazuara n\u00eb praktika, emocione dhe zakone t\u00eb njohura njer\u00ebzore. Rezultati, nj\u00eb shekull para Darwin-it, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuptim evolucionar i nj\u00eb game t\u00eb gjer\u00eb dukurish morale, sociologjike, politike dhe ekonomike q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb dallueshme e moderne dhe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fuqishme, duke sh\u00ebnuar \u00e7do fush\u00eb q\u00eb preket. Matja e saj e plot\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>Ide t\u00eb tilla e lan\u00eb anash fen\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptosh se si ato do t\u00eb nxisnin zem\u00ebrimin e autoriteteve. N\u00eb fakt Hume mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb agnostik se ateist, por kjo s\u2019kishte r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ngase ai denoncohej rregullisht. Mir\u00ebpo, Smith i kujdessh\u00ebm dukej se i kishte shp\u00ebtuar k\u00ebtij fati, derisa \u201cshkrova nj\u00eb flet\u00eb letre t\u00eb vetme dhe, si\u00e7 supozoja, shum\u00eb t\u00eb pad\u00ebmshme, t\u00eb cil\u00ebn e pata rast\u00ebsisht n\u00eb lidhje me vdekjen e mikut ton\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb, zotit Hume. Jam abuzuar dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb se sa kur sulmova dhunsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb sistemin tregtar t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.\u201d<\/p>\n<p>Si\u00e7 tregon Rasmussen, Hume korri t\u00eb qeshur\u00ebn e fundit ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij. Vdiq me vdekjen e nj\u00eb filozofi, i g\u00ebzuar e i patrazuar deri n\u00eb fund; askush nuk e turp\u00ebroi at\u00eb, apo publikimin pas vdekjes s\u00eb Dialog\u00ebve t\u00eb tij shk\u00eblqyesh\u00ebm subversive n\u00eb lidhje me fen\u00eb natyrore. Por fjalimi i Smithit p\u00ebr Hume-n, i shkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer e me plot patos, paganiz\u00ebm dhe ngjyrime sokratike, e rr\u00ebzoi \u00e7atin\u00eb mbi ta. Ishte nj\u00eb akt dashurie si dhe i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, q\u00eb i p\u00ebrshtatej krejt\u00ebsisht miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Jesse Normal, Prospect P\u00ebrktheu: Xhezair Dashi Data e 4 korrikut ka edhe tjera pretendime fame, natyrisht. Por, derisa Thomas Jefferson, John Adams, Benjamin Franklin dhe revolucionar\u00ebt tjer\u00eb mbanin takime n\u00eb Philadelphia p\u00ebr ta publikuar Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb nisnin kombin e ri, matan\u00eb Atlantikut po ngjante nj\u00eb mbledhje private e nj\u00eb dallueshm\u00ebrie m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":747324,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-747322","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/747322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=747322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/747322\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/747324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=747322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=747322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=747322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}