{"id":748039,"date":"2022-12-21T12:54:57","date_gmt":"2022-12-21T11:54:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=748039"},"modified":"2023-09-19T17:15:56","modified_gmt":"2023-09-19T15:15:56","slug":"kur-dhe-nga-kush-do-te-hiqen-barrikadat-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kur-dhe-nga-kush-do-te-hiqen-barrikadat-ne-veri\/","title":{"rendered":"Kur dhe nga kush do t\u00eb hiqen barrikadat n\u00eb veri?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Linda Ibrahimaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb plot 12 dit\u00eb q\u00eb kur u vendos\u00ebn barrikadat n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shtun\u00ebn e 10 dhjetorit, e q\u00eb edhe sot ato po vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb aty, e gjith\u00eb kjo si shenj\u00eb proteste nga serb\u00ebt p\u00ebr arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Dy pikat kufitare &#8220;Jarinje&#8221; dhe &#8220;B\u00ebrnjak&#8221;, Policia e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ende jan\u00eb t\u00eb bllokuara dhe se deri tani jan\u00eb vendosur n\u00ebnt\u00eb barrikada nga grupet griminale n\u00eb veri.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga vendosja e n\u00ebnt\u00eb (9) barrikadave nga persona\/grupe kriminale, situata e siguris\u00eb n\u00eb veri t\u00eb vendit vazhdon t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, ku si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre barrikadave dy pikat kufitare \u201cJarinje\u201d dhe \u201cB\u00ebrnjak\u201d ende mbesin t\u00eb mbyllura p\u00ebr qarkullim\u201d, u tha n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs po vazhdon patrullimin n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs, duke ofruar rend dhe siguri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt pa dallim.<\/p>\n<p>Ani pse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt po b\u00ebjn\u00eb thirrje vazhdimit q\u00eb barrikadat t\u00eb hiqen, serb\u00ebt po vazhdojn\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrfillin ata.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/escobar-barrikadat-te-hiqen-nga-njerezit-qe-i-kane-vene-ato-kosova-te-lejoje-kthimin-e-serbeve-te-larguar-nga-institucionet\/\">T\u00eb mart\u00ebn e kaluar, i d\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, tha se barrikadat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb hiqen nga njer\u00ebzit q\u00eb i kan\u00eb ngritur ato, por k\u00ebrkoi nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet e komunitetit serb n\u00eb veri.<\/a><\/p>\n<p>&#8220;Ne presim q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb i kan\u00eb ngritur ato, t\u2019i largojn\u00eb. Por, ne gjithashtu presim q\u00eb atyre t\u2019u ofrohet nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u2019i adresuar disa \u00e7\u00ebshtje. Tani, ka aq shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb jemi t\u00eb vendosur. Disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me sundimin e ligjit, me urdh\u00ebrarreste legjitime\u2026 ato duhet t\u00eb gjykohen n\u00eb gjykata dhe jo n\u00eb rrug\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me procedura administrative, si targat e makinave, z\u00ebri i tyre [komunitetit serb] duhet t\u00eb d\u00ebgjohet. Ne e kemi inkurajuar Qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i afrojm\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe ta p\u00ebrqendrojm\u00eb v\u00ebmendjen e tyre n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja&#8221;, tha Escobar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr REL.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/lajcak-per-barrikadat-te-hiqen-me-marreveshje-politike-jo-me-buldozere\/\">Por se barrikadat duhet t\u00eb hiqen e tha edhe i d\u00ebrguari i BE p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Miroslav Laj\u00e7ak, por ai k\u00ebrkoi q\u00eb ato mos t\u00eb hiqen me buldozer.<\/a><\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr mua m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr barrikadat \u00ebsht\u00eb me marr\u00ebveshje politike, jo me buldozer\u00eb\u201d, u shpreh Laj\u00e7ak, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ambasadori-gjerman-qendrimi-yne-eshte-i-qarte-barrikadat-te-hiqen-sa-me-shpejt-nga-ata-qe-i-kane-vendosur\/\">Se barrikadat duhet t\u00eb hiqen shum\u00eb shpejt e thot\u00eb edhe Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Jorn Rohde. Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb ato t\u00eb largohen para Krishtlindjeve, e kjo t\u00eb b\u00ebhet nga ata q\u00eb i kan\u00eb vendosur.<\/a><\/p>\n<p>&#8220;Q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Ato jan\u00eb t\u00eb paligjshme dhe duhet t\u00eb largohen sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur nga ata q\u00eb i kan\u00eb vendosur. KFOR-i \u00ebsht\u00eb aty dhe ai ofron nj\u00eb ambient t\u00eb sigurt dhe l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb jam optimist q\u00eb do t\u00eb realizohet shpresoj sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb mundet, sepse e fundit q\u00eb na duhet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim i m\u00ebtejm\u00eb i situat\u00ebs. Qeveria e Kosov\u00ebs e ka dep\u00ebrshkall\u00ebzuar situat\u00ebn. Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund t\u00eb l\u00ebvizni aq. Ka njer\u00ebz n\u00eb veri dhe do t\u00eb n\u00ebnvizoja q\u00eb ata po vuajn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb top goditjeje nga politika. K\u00ebshtu q\u00eb, tash sidomos, meq\u00eb po vijn\u00eb Krishtlindjet, k\u00ebto barrikada duhet hequr sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur&#8221;, ka deklaruar Rohde.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veri, Ambasadori britanik, Nicholas Abbott tha se duhet durim dhe se duhet t\u00eb merret shtruar.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ambasadori-britanik-zgjidhja-e-situates-se-veshtire-ne-veri-kerkon-durim\/\">&#8220;Zgjidhja e situat\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb rrezikshme n\u00eb veri k\u00ebrkon durim dhe t\u00eb merret shtruar. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u2019i jepet koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bp\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje afatgjata p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve. Policia e Kosov\u00ebs, KFOR-i dhe EULEX-i duhet t\u00eb lejohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale dhe pa u shqet\u00ebsuar p\u00ebr prioritetet politike&#8221;, deklaroi Abbott gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme.<\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-kfor-i-ka-kerkuar-edhe-pak-kohe-nuk-mund-ti-tolerojme-shume-gjate-barrikadat\/\">P\u00ebr heqjen e barrikadava, Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e 19 dhjetorit tha se KFOR-i ka k\u00ebrkuar edhe pak koh\u00eb, por q\u00eb nuk mund t&#8217;i tolerojn\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb gjat\u00eb ato.<\/a><\/p>\n<p>\u201cKFOR-i ka k\u00ebrkuar edhe pak koh\u00eb prej neve, pra ne jemi n\u00eb, koordinim, komunikim t\u00eb rregullt t\u00eb vazhduesh\u00ebm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do t\u00eb mund t\u00eb tolerohen shum\u00eb gjat\u00eb barrikada t\u00eb tilla, por mos harroni ajo \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb strukturat ilegale t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb banda kriminale tash s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb fillimi i faz\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb tyre. Shteti kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb n\u00eb binar\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Se Kosova ka kapacitet p\u00ebr t&#8217;i hequr barrikadat n\u00eb veri, e tha t\u00eb shtun\u00ebn Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la.<\/p>\n<p>Sve\u00e7la ka th\u00ebn\u00eb se veriu i vendit ton\u00eb, si \u00e7do cep i Republik\u00ebs son\u00eb duhet t\u00eb kthehet sa m\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/svecla-i-kemi-te-gjitha-kapacitetet-per-largimin-e-barrikadave-po-e-vleresojme-situaten-per-reagim-adekuat\/\">&#8220;Institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i kan\u00eb t\u00eb gjitha kapacitetet p\u00ebr ti larguar barrikadat dhe n\u00eb koordinim me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb duke vler\u00ebsuar situat\u00ebn p\u00ebr reagim adekuat&#8221;, tha Sve\u00e7la.<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, KFOR-i b\u00ebri thirrje q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar sigurin\u00eb dhe lirin\u00eb e l\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia tha se zgjidhja e situat\u00ebs duhet k\u00ebrkuar p\u00ebrmes dialogut.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kfor-per-barrikadat-ne-veri-palet-te-mundesojne-lirine-e-levizjes-zgjidhja-vetem-permes-dialogut\/\">\u201cNe presim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb ngusht\u00eb me KFOR-in dhe t\u00eb p\u00ebrmbahen nga demonstrimet e forc\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar lirin\u00eb e l\u00ebvizjes n\u00eb Kosov\u00eb. Kfor do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb mandatin e tij sipas Rezolut\u00ebs 1244 p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet n\u00eb Kosov\u00eb. Ftojm\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar sigurin\u00eb dhe lirin\u00eb e l\u00ebvizjes n\u00eb Kosov\u00eb. Zgjidhja duhet k\u00ebrkuar p\u00ebrmes dialogut\u201d, tha komandanti i KFOR-it.<\/a><\/p>\n<p>Por shqet\u00ebsusese dhe t\u00eb tensionuar situat\u00ebn n\u00eb veri po e vler\u00ebson edhe Misioni i EULEX-it. K\u00ebta t\u00eb fundit than\u00eb se jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar me grupet apo individ\u00ebt e armatosur e t\u00eb maskuar n\u00eb veri.<\/p>\n<p>EULEX thot\u00eb se barrikadat e vendosura n\u00eb veri q\u00eb nga 10 dhjetori duhet t\u00eb hiqen menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Gjat\u00eb patrullimeve tona n\u00eb terren, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb pranie shqet\u00ebsuese t\u00eb t\u00eb armatosurve, shpesh nga individ\u00eb dhe grupe t\u00eb maskuara, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb barrikadave shtes\u00eb, t\u00eb cilat duhet t\u00eb hiqen menj\u00ebher\u00eb. Ato jan\u00eb t\u00eb paligjshme dhe pengojn\u00eb lirin\u00eb e l\u00ebvizjes. Krahas k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve, edhe kriminaliteti n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues. Vakumi i siguris\u00eb i krijuar pas dor\u00ebheqjes s\u00eb polic\u00ebve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet nga grupet kriminale. I takon agjencive t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit ta parandalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, thuhet nga EULEX.<\/p>\n<p>Java e dyt\u00eb e barrikadave n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb karakterizuar me shp\u00ebrthime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb sipas Policis\u00eb s\u00eb kosov\u00ebs dyshohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb me shok-bomba, nd\u00ebrsa sot situata raportohet t\u00eb jet\u00eb e qet\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pretendimet-per-kercenim-nga-kurti-serbet-therrasin-proteste-ne-veri\/\">Serb\u00ebt p\u00ebr dit\u00ebn e nes\u00ebrme kan\u00eb paralajm\u00ebruar protest\u00eb<\/a>, si\u00e7 thon\u00eb thon\u00eb ata &#8220;p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb fundit t\u00eb Albin Kurtit\u201d, i cili, sipas tyre, b\u00ebri thirrje p\u00ebr zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serb\u00ebve n\u00eb barrikada.<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Linda Ibrahimaj Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb plot 12 dit\u00eb q\u00eb kur u vendos\u00ebn barrikadat n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shtun\u00ebn e 10 dhjetorit, e q\u00eb edhe sot ato po vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb aty, e gjith\u00eb kjo si shenj\u00eb proteste nga serb\u00ebt p\u00ebr arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Dy pikat kufitare &#8220;Jarinje&#8221; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":748075,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[445,1692,632,392,451,555,440,1693,1508],"class_list":["post-748039","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-albin-kurti","tag-barrikadat-ne-veri","tag-gabriel-escobar","tag-jorn-rohde","tag-kosova","tag-miroslav-lajcak","tag-policia-e-kosoves","tag-veriu-i-mitrovices","tag-xhelal-svecla"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/748039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=748039"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/748039\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/748075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=748039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=748039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=748039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}