{"id":749071,"date":"2022-12-23T16:49:22","date_gmt":"2022-12-23T15:49:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=749071"},"modified":"2023-09-19T17:16:16","modified_gmt":"2023-09-19T15:16:16","slug":"skandali-ne-spitalin-e-pejes-haxhiu-te-trajtohet-me-seriozitet-nga-institucionet-e-drejtesise-pergjegjesit-te-shkarkohen-dhe-te-ndiqen-penalisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/skandali-ne-spitalin-e-pejes-haxhiu-te-trajtohet-me-seriozitet-nga-institucionet-e-drejtesise-pergjegjesit-te-shkarkohen-dhe-te-ndiqen-penalisht\/","title":{"rendered":"Skandali n\u00eb Spitalin e Pej\u00ebs, Haxhiu: P\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb shkarkohen dhe t\u00eb ndiqen penalisht"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Linda Ibrahimaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Edhe sot ka vazhduar shkarkimi i personave p\u00ebrgjegj\u00ebs lidhur me skandalin me foshnj\u00ebn e pajet\u00eb n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Pej\u00eb, ku nga detyra u &#8220;liruan&#8221; Shefi dhe Kryeinfermierja e repartit t\u00eb Gjinekologjis\u00eb t\u00eb k\u00ebtij spitali, pas shtat\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb u shkarkuan dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e Spitalit t\u00eb Pej\u00ebs u tha se e gjith\u00eb ngjarja e ndodhur \u00ebsht\u00eb pa q\u00ebllim dhe se ka ardhur si \u2018mosrespektim i protokollit strikt t\u00eb veprimit n\u00eb raste t\u00eb trajtimit t\u00eb frytit t\u00eb vdekur\u2019.<\/p>\n<p>&#8220;Si vazhdim i masave disiplinore \u00ebsht\u00eb shkarkuar Shefi i Repartit t\u00eb Gjinekologjis\u00eb dhe Kryeinfermierja e Repartit t\u00eb Gjinekologjis\u00eb, nd\u00ebrsa q\u00eb presim p\u00ebrfundimin e t\u00eb gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb hetim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e m\u00ebtutjeshme ndaj cilitdo t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast&#8221;, b\u00ebri t\u00eb ditur Spitali i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, lidhur me k\u00ebt\u00eb skandal, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr <strong>Gazet\u00ebn Online Reporteri.net<\/strong> ka folur Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb, Ministrja Haxhiu thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i r\u00ebnd\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe se duhet t\u00eb trajtohet me seriozitet t\u00eb lart\u00eb nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tutje shtoi se secili zyrtar p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb shkarkohet dhe t\u00eb ndiqet penalisht.<\/p>\n<p>&#8220;Krimi q\u00eb ka ndodhur n\u00eb spitalin e gjinekologjis\u00eb n\u00eb Pej\u00eb, \u00ebsht\u00eb krim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i cili duhet t\u00eb trajtohet me seriozitetin m\u00eb t\u00eb larte nga institucionet e drejtesis\u00eb dhe secili zyrtar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs duhet t\u00eb shkarkohet dhe t\u00eb ndiqet penalisht&#8221;, tha Haxhiu p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 13 dhjetorin e s\u00eb mart\u00ebs n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Pej\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nga pakujdesia e stafit t\u00eb Spitalit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Pej\u00eb, trupi i nj\u00eb foshnje t\u00eb pajet\u00eb p\u00ebrfundoi i b\u00ebr\u00eb \u201ccopa-copa\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lavanderin\u00eb e spitalit ku b\u00ebhet pastrimi i \u00e7ar\u00e7af\u00ebve t\u00eb repartit t\u00eb gjinekologjis\u00eb, foshnja e pajet\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb lavatri\u00e7e.<\/p>\n<p>Ishte fillimisht babai i foshnj\u00ebs ai i cili vuri re se di\u00e7ka nuk ishte n\u00eb rregull kur spitali si\u00e7 thot\u00eb ai po ua shtyente marrjen e foshnj\u00ebs s\u00eb pajet\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i tronditur thot\u00eb se ka par\u00eb me syt\u00eb e tij nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb spitalit teksa ka mbledhur \u201ccopat\u201d e foshnj\u00ebs, nd\u00ebrsa thekson se m\u00eb pas ata ia kan\u00eb dor\u00ebzuar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti.<\/p>\n<p>\u201cMe dat\u00ebn 14 u hap rasti n\u00eb polici, kemi pas me marr\u00eb n\u00eb or\u00ebn 12:00 me b\u00eb varrimin. E mor\u00ebm foshnj\u00ebn pas 5 or\u00ebsh q\u00eb e kemi pas t\u00eb caktuar me marr\u00eb. E kemi marr\u00eb foshnj\u00ebn me nj\u00eb kuti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore dhe e kemi d\u00ebrgu p\u00ebr varrim. Policin\u00eb e kemi njoftu kur kemi shku me marr\u00eb foshnj\u00ebn, pasi pam\u00eb q\u00eb po ikin prej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe po na shtyjn\u00eb marrjen e foshnj\u00ebs, qaty kemi dyshu. Edhe vazhduam posht\u00eb sepse i pam\u00eb l\u00ebvizjet e punonj\u00ebsve aty, vazhduam prapa tyre dhe e pam q\u00eb u shku njeri te lavatri\u00e7ja dhe \u00ebsht\u00eb duke i mbledh\u00eb copat e foshnj\u00ebs, prej aty jemi kthy nalt n\u00eb gjinekologji dhe e kemi lajm\u00ebru rastin n\u00eb polici\u201d, \u00ebsht\u00eb deklaruar babai i foshnj\u00ebs s\u00eb pajet\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Policis\u00eb u tha se me t\u2019u raportuar rasti kan\u00eb dalur menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes dhe se tani po hetohet nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektor\u00ebt e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Se hetimet p\u00ebr rastin kan\u00eb nisur e kishte konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Pej\u00ebs, Agim Kurmehaj i cili edhe konfirmoi se foshnja ka qen\u00eb e vdekur.<\/p>\n<p>Shkodran Nik\u00e7i, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Pej\u00ebs tha se prokurori e rastit e ka pritur n\u00eb takim prindin e foshnj\u00ebs, ku e ka informuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rastin.<\/p>\n<p>E, ata q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, u suspenduan nga Spitali i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Pej\u00ebs me arsyen \u201clidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ruajtja e fetuesit t\u00eb vdekur, dhe t\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur deri n\u00eb dor\u00ebzim e Fetuesit t\u00eb vdekur tek familjar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e b\u00ebr\u00eb, thuhet se me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen hetime t\u00eb papenguara dhe t\u00eb detajuara, Spitali i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Pej\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar procedurat disiplinore me q\u00ebllim t\u00eb zbardhjes s\u00eb rastit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi t\u00eb ndodhur n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Pej\u00ebs nga pakujdesia e stafit t\u00eb Gjinekologjis\u00eb, dje reagoi edhe Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e cila shkarkoi nga detyra u.d e Kryeinspektorit, Shaban Osmanaj.<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb vler\u00ebsoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u201cka d\u00ebshtuar zbatimi i detyrave dhe misionit. Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejt\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha adresimi n\u00eb koh\u00eb i rastit nga ana e Inspektoriatit Sh\u00ebndet\u00ebsor\u201d, nd\u00ebrsa shprehin keqardhje p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>Me skandalin n\u00eb Spitalin e Pej\u00ebs t\u00eb tronditur u shpreh\u00ebn dy lider\u00ebt e partive opozitare.<\/p>\n<p>Memli Krasniqi nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb i shokuar nga ky rast, k\u00ebrkoi nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb ta em\u00ebroj\u00eb Ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe \u00e7ka tjet\u00ebr duhet me ndodh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb kjo Qeveri me marr\u00eb seriozisht sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb ministri? Ku \u00ebsht\u00eb drejtori i SHSKUK-s\u00eb? Pse \u00ebsht\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb fshihet ky rast? Vet\u00ebm tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb grua u vra n\u00eb oborrin e nj\u00eb institucioni sh\u00ebndet\u00ebsor publik. A i ka mbetur fije morali ndokujt n\u00eb k\u00ebt\u00eb Qeveri, apo t\u00eb gjith\u00eb shikojn\u00eb vet\u00ebm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni at\u00eb minist\u00ebr sa m\u00eb shpejt\u00eb, Kryeminist\u00ebr e dilni zot pacient\u00ebve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!\u201d, kishte shkruar Krasniqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lideri i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku akuzoi Qeverin\u00eb si t\u00eb paaft\u00eb dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, pasi si\u00e7 tha ai, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 75 dit\u00eb q\u00eb Kosova nuk ka minist\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/abdixhiku-sot-behen-75-dite-pa-minister-te-shendetesise-qeveri-e-paafte-dhe-e-papergjegjshme\/\">\u201cNd\u00ebrsa, do t\u00eb duhej t\u00eb flisnim p\u00ebr spitale t\u00eb reja, pajisje e barna m\u00eb shum\u00eb, paga m\u00eb t\u00eb larta, sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb denja e sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr qytetar\u00eb q\u00eb shpenzojn\u00eb qindra miliona euro jasht\u00eb vendit \u2013 ne jemi n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb ministri pas 75 dit\u00ebve\u201d, thuhej n\u00eb reagimin e t\u00eb parit t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Por, ndryshe nga opozita, reagim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal nuk ka pasur nga krer\u00ebt e shtetit.<strong>\/Reporteri.net\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Linda Ibrahimaj Edhe sot ka vazhduar shkarkimi i personave p\u00ebrgjegj\u00ebs lidhur me skandalin me foshnj\u00ebn e pajet\u00eb n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Pej\u00eb, ku nga detyra u &#8220;liruan&#8221; Shefi dhe Kryeinfermierja e repartit t\u00eb Gjinekologjis\u00eb t\u00eb k\u00ebtij spitali, pas shtat\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb u shkarkuan dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. N\u00eb reagimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":749079,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[840,1166,1695,329,1694],"class_list":["post-749071","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-albulena-haxhiu","tag-ministria-e-drejtesise","tag-skandali-ne-spitalin-e-pejes","tag-spitali-i-pejes","tag-spitali-i-pergjithshem-ne-peje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/749071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=749071"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/749071\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/749079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=749071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=749071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=749071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}