{"id":753840,"date":"2023-01-04T13:37:44","date_gmt":"2023-01-04T12:37:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=753840"},"modified":"2023-07-11T12:26:49","modified_gmt":"2023-07-11T10:26:49","slug":"politologu-boshnjak-beja-e-ka-ndihmuar-artificialisht-fuqizimin-e-qendrimeve-obstruksioniste-dhe-ushtarake-te-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/politologu-boshnjak-beja-e-ka-ndihmuar-artificialisht-fuqizimin-e-qendrimeve-obstruksioniste-dhe-ushtarake-te-serbise\/","title":{"rendered":"Politologu boshnjak: BE\u2019ja e ka ndihmuar artificialisht fuqizimin e q\u00ebndrimeve obstruksioniste dhe ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">\n<p><strong>Nj\u00eb studiues i ngjarjeve, i p\u00ebrqendruar n\u00eb tablon e p\u00ebrgjithshme q\u00eb i korrespondon l\u00ebmis\u00eb s\u00eb tij: Ballkani Per\u00ebndimor dhe demokratizimi i tij. Jasmin Mujanovi\u00e7, autori dhe studiuesi i \u00e7\u00ebshtjeve politike rajonale nga Sarajeva n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, tregon v\u00ebshtrimet e tij mbi zhvillimet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon.<\/strong><\/p>\n<p>Mujanovi\u00e7 shpalos nj\u00eb num\u00ebr v\u00ebzhgimesh t\u00eb tij p\u00ebr Dialogun e Fascilituar nga Bashkimi Evropian nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, qasjen e Washingtonit dhe Brukselit n\u00eb raport me ngjarjet n\u00eb Ballkan, qasjen e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurtit ndaj Asociacionit, boshll\u00ebkun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebs e deri te platforma rajonale e Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian me formatin aktual t\u00eb negociatave mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u201ce ka ndihmuar artificialisht fuqizimin e q\u00ebndrimeve obstruksioniste dhe (dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb) ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, thot\u00eb Jasmin Mujanovi\u00e7.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes mosnjohjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb Kosov\u00ebs nga pes\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb saj, beson ai, dhe madje edhe me vendosjen e shefit t\u00eb diplomacis\u00eb dhe emisarit p\u00ebr dialog nga dy vende mosnjoh\u00ebse, p\u00ebrkat\u00ebsisht Josep Borrellin dhe Miroslav Laj\u00e7akun.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb gabime n\u00eb gjykim dhe keqllogaritje strategjike\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me insistimin amerikan p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe, Mujanovi\u00e7 thot\u00eb se nj\u00eb format i till\u00eb etno-territorial \u201cvet\u00ebm se e p\u00ebrkeq\u00ebson problemin q\u00eb pretendon ta zgjidh\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSe pse ndonj\u00eb administrat\u00eb do ta shihte dik\u00eb si Milorad Dodiku, aktualisht n\u00ebn sanksione t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe MB-s\u00eb, dhe t\u00eb mendonte \u2018n\u00eb rregull, na duhet nj\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u2019, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej meje\u201d.<\/p>\n<p>Mujanovi\u00e7 e merr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb se nj\u00eb Asociacion i till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb do t\u2019i ngjasonte asaj n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb. \u201cObsesioni me kombinim e identiteteve etnike me pretendime territoriale, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se model p\u00ebr konflikte t\u00eb m\u00ebtejme\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cNa duhet vet\u00ebm t\u00eb shohim Bosnje-Hercegovin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rezultatet afatgjate t\u00eb k\u00ebtyre aranzhimeve etno-territoriale\u201d, beson Mujanovi\u00e7.<\/p>\n<p>Mosmiratimin nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ndaj k\u00ebtij Asociacioni studiuesi sarajevas e sheh n\u00eb dy m\u00ebnyra; si t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe shpresdh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb hap strategjikisht i rreziksh\u00ebm. Por, n\u00ebse ia del t\u00eb mbahet, mund t\u00eb jet\u00eb potencialisht transformues p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs por edhe p\u00ebr diplomacin\u00eb per\u00ebndimore p\u00ebr rajonin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb Kurtit, Mujanovi\u00e7 thot\u00eb se \u201cshum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Sarajev\u00eb dhe Podgoric\u00eb po e v\u00ebshtrojn\u00eb me interesim\u201d.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb me Jasmin Mujanovi\u00e7:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: T\u00eb nisim me marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tanim\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb kur procesi i BE\u2019s\u00eb q\u00eb paramendohet t\u00eb normalizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes tyre thjesht ka replikuar kriza ose sjellur forma t\u00eb reja krizash. Kryesisht p\u00ebr shkak se Serbia e mir\u00ebmban t\u00eb mb\u00ebrthyer veriun e Kosov\u00ebs, derisa Kosova statusin e saj e konsideron gj\u00eb t\u00eb kryer dhe k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb bisedimeve nuk e merr p\u00ebr gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me statusin e saj. \u00c7far\u00eb i thoni ju k\u00ebtyre pik\u00ebnisjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb pal\u00ebve?<\/p>\n<p><strong>Mujanovi\u00e7<\/strong>: Problemi m\u00eb i madh me formatin ekzistues t\u00eb bisedimeve \u00ebsht\u00eb se BE\u2019ja e ka ndihmuar artificialisht fuqizimin e q\u00ebndrimeve obstruksioniste dhe (dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb) ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb. Kjo ka ngjar\u00eb p\u00ebrmes mosnjohjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs nga pes\u00eb shtete t\u00eb vet\u00eb BE\u2019s\u00eb, dhe p\u00ebrmes Brukselit duke vendosur shefin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe emisarin p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbia nga dy vende mosnjoh\u00ebse.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb gabime n\u00eb gjykim dhe keqllogaritje strategjike. N\u00ebse BE e ka seriozisht zgjidhjen e kontestit, duhet t\u00eb ndihmoj\u00eb krijimin e barazis\u00eb mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit dhe m\u00ebnyra par\u00ebsore p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb njohjen e plot\u00eb t\u00eb sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs nga shtetet e veta. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk k\u00ebrkon input nga Beogradi, Moska ose Pekini, dhe \u00ebsht\u00eb past\u00ebrtisht \u00e7\u00ebshtje e vullnetit politik nga kryeqytetet respektive.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: Presidenti i Serbis\u00eb t\u00ebrhoqi serb\u00ebt nga institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb zotuar p\u00ebr moskthimin e tyre deri n\u00eb formimin e Asociacionit t\u00eb shum\u00ebkontestuar t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe. Ky Asociacion e ka p\u00ebrkrahjen e ShBA\u2019s\u00eb. A shihni arsye q\u00eb ky Asociacion t\u00eb formohet?<\/p>\n<p><strong>Mujanovi\u00e7<\/strong>: Nuk shoh dhe pozicionin e ShBA\u2019s\u00eb e shoh ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb pakuptuesh\u00ebm. Diplomacia amerikane n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pasluft\u00ebs \u00ebsht\u00eb dominuar prej dy krizave pothuajse konstante: Ng\u00ebr\u00e7i mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dhe k\u00ebrc\u00ebnimet a pandalshme p\u00ebr shk\u00ebputje nga nacionalist\u00ebt serb\u00eb n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb. Si\u00e7 edhe vet\u00eb Richard Holbrooke e pati kuptuar, ruajtja e Republika Srpska-s brenda parametrave t\u00eb saj t\u00eb luft\u00ebs, ishte, mund t\u00eb argumentohet, gabimi m\u00eb i madh i Marr\u00ebveshjes origjinale t\u00eb Dejtonit, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim q\u00eb boshnjak\u00ebt dhe njer\u00ebzit anemban\u00eb rajonit jan\u00eb penduar me koh\u00eb. Se pse ndonj\u00eb administrat\u00eb do ta shihte dik\u00eb si Milorad Dodiku, aktualisht n\u00ebn sanksione t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe MB-s\u00eb, dhe t\u00eb mendonte \u2018n\u00eb rregull, na duhet nj\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u2019, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej meje. Modeli etno-territorial i cili mbetet ende matriksi i preferuar edhe i Uashingtonit edhe i BE\u2019s\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kontesteve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb pa krye. Ose, m\u00eb sakt\u00eb, vet\u00ebm se p\u00ebrkeq\u00ebson problemet t\u00eb cilat pretendon t\u2019i zgjidh\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, jo, nuk mendoj se krijimi i Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe, \u00ebsht\u00eb rruga e duhur para p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe mendoj se ShBA po gabon n\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen ndaj di\u00e7kaje, t\u00eb cil\u00ebn, qartazi, lidershipi i Prishtin\u00ebs (me arsye) kurr\u00eb s\u2019do ta pranoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reporteri<\/strong>: Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretari amerikan i Shtetit, zoti Gabriel Escobar, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb pozicionin amerikan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Asociacion. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar mbi boshll\u00ebkun mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe pakic\u00ebs serbe, e shpjegon ai. \u00c7far\u00eb thoni ju ndaj nj\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb k\u00ebtill\u00eb t\u00eb t\u00eb v\u00ebshtruarit t\u00eb saj?<\/p>\n<p><strong>Mujanovi\u00e7<\/strong>: Zoti Escobar e ka gabim. P\u00ebrs\u00ebri, na duhet vet\u00ebm t\u00eb shohim Bosnje-Hercegovin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rezultatet afatgjate t\u00eb k\u00ebtyre aranzhimeve etno-territoriale. K\u00ebto jan\u00eb zgjidhje t\u00eb shekullit t\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr probleme t\u00eb shekullit nj\u00ebzet e nj\u00eb. Obsesioni me kombinim e identiteteve etnike me pretendime territoriale, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se model p\u00ebr konflikte t\u00eb m\u00ebtejme. Ajo \u00e7far\u00eb u duhen serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, sikur boshnjak\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, minoritetit rome dhe tjer\u00ebve jan\u00eb mbrojtje kushtetuese p\u00ebr ushtrim t\u00eb lir\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb tyre, zakonet kulturore, p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebve dhe shkrimeve t\u00eb tyre respektive, dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u organizuar lirsh\u00ebm n\u00eb parti dhe l\u00ebvizje politike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e tyre brenda institucioneve relevante. Asnj\u00ebra nga k\u00ebto, sidoqoft\u00eb, nuk k\u00ebrkon t\u00eb shkosh rrug\u00ebve t\u00eb ndarjes territoriale (si\u00e7 tregon incidentalisht kushtetuta malazeze).<\/p>\n<p><strong>Reporteri<\/strong>: Si e shihni insistimin e rrept\u00eb t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurtit, q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Asociacionit ta mbaj\u00eb larg tryeze?<\/p>\n<p><strong>Mujanovi\u00e7<\/strong>: Kryeministri Kurti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ai ka vendosur t\u00eb ndjek politika parimore q\u00eb jan\u00eb popullore me qytetar\u00ebt e tij, por, qart\u00ebsisht, thell\u00ebsisht jopopullore me partner\u00ebt kryesor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hap strategjikisht i rreziksh\u00ebm. Por, n\u00ebse ia del t\u00eb mbahet, potencialisht mund t\u00eb jet\u00eb transformuese p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs, por edhe p\u00ebr diplomacin\u00eb per\u00ebndimore n\u00eb rajon si t\u00ebr\u00ebsi. Njoh shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Sarajev\u00eb dhe Podgoric\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht, q\u00eb manovrat i tij po i shohin me interesim.<\/p>\n<p><strong>Reporteri<\/strong>: Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb tani d\u00ebgjojm\u00eb nga administrata amerikane p\u00ebr perspektiv\u00ebn e arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rajonale. A do t\u00eb thot\u00eb kjo se SHBA-t\u00eb kan\u00eb hequr dor\u00eb nga shpresa se \u00ebsht\u00eb e mundur nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe Kosov\u00eb-Serbi?<\/p>\n<p><strong>Mujanovi\u00e7<\/strong>: ShBA q\u00eb nga fundi i viteve t\u00eb Obam\u00ebs ka ndjekur nj\u00eb politik\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb \u201crajonale\u201d ndaj t\u00eb gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Kjo do t\u00eb thot\u00eb, ka ndjekur ato q\u00eb mendon se jan\u00eb zgjidhje pragmatike, t\u00eb cilat theksojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe sociale mbi zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb rr\u00ebnjosura politike. I gjith\u00eb koncepti i \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, ajo politik\u00eb me pak fjal\u00eb. Nuk do t\u00eb theksojm\u00eb, t\u00eb themi, aktivitetet malinje t\u00eb Beogradit n\u00eb Kosov\u00eb, Bosnje-Hercegovin\u00eb apo Mal t\u00eb Zi, por ne do t\u00eb theksojm\u00eb p\u00ebrfitimet ekonomike t\u00eb garantimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes midis Gjasht\u00ebs s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e p\u00ebrkryer p\u00ebr t&#8217;u ndjekur n\u00eb teori, por, padyshim, n\u00eb praktik\u00eb nuk funksionon. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ShBA-ja ka insistuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebn k\u00ebt\u00eb administrat\u00eb aktuale, aq m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur e shk\u00ebputur nga shqet\u00ebsimet dhe apelet e bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb saj tradicional\u00eb n\u00eb rajon. Ne e shohim n\u00eb Kosov\u00eb, e kemi par\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb n\u00eb lidhje me ndryshimet e fundit t\u00eb diskutueshme t\u00eb ligjit zgjedhor nga Christian Schmidt, e kemi par\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi me qeverin\u00eb(t\u00eb) e Abazovicit etj. Nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb sukses, por pyetja \u00ebsht\u00eb se sa d\u00ebm do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrpara se kjo ose ndonj\u00eb administrat\u00eb e ardhshme amerikane t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u00eb pranoj\u00eb aq shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reporteri<\/strong>: Nga ana tjet\u00ebr, ekziston edhe nj\u00eb hendek i madh nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs, p\u00ebr arsye q\u00eb kjo e fundit, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb entitetit t\u00eb saj serb, refuzon ta njoh\u00eb at\u00eb. Pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu?<\/p>\n<p><strong>Mujanovi\u00e7<\/strong>: Dua t\u00eb them, mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb mjaft e qart\u00eb. Qeveria n\u00eb Banja Lluk\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga ultranacionalist\u00eb, secesionist\u00eb dhe mohues t\u00eb gjenocidit, t\u00eb cil\u00ebt nuk e pranojn\u00eb sovranitetin e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, e l\u00ebre m\u00eb at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Kosovar\u00ebt jan\u00eb, kuptohet, t\u00eb frustruar nga mosnjohja e Sarajev\u00ebs, por ndjenja ime \u00ebsht\u00eb se ka pasur njohje n\u00eb rritje t\u00eb realiteteve politike t\u00eb situat\u00ebs. Dhe, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, q\u00eb barrierat ekzistuese politike brenda Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs nuk duhet t\u00eb kufizojn\u00eb takimet diplomatike \u201ctrack two\u201d nd\u00ebrmjet lider\u00ebve boshnjak\u00eb pro-kosovar\u00eb dhe homolog\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Prishtin\u00eb. Roli i diaspor\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse ka qen\u00eb gjithashtu i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe shpresoj se do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb shohim nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh nd\u00ebrmjet t\u00eb gjitha segmenteve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb boshnjake dhe kosovare (si edhe ajo e Malit t\u00eb Zi).<\/p>\n<p><strong>Reporteri<\/strong>: Entiteti i saj serb, kemi d\u00ebgjuar nga politikan\u00ebt e tyre, nuk do t\u00eb pajtohet as me udh\u00ebtimin pa viza si\u00e7 \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb Procesin e Berlinit. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta elementare si udh\u00ebtimi i lir\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Mujanovi\u00e7:<\/strong> Pavar\u00ebsisht k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb tyre t\u00eb shpeshta, Banja Luka ka kapacitete t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb penguar funksionimin aktual t\u00eb disa proceseve ky\u00e7e politike n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb. Si Sarajeva ashtu edhe Prishtina kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen e Procesit t\u00eb Berlinit lidhur me liberalizimin e vizave, k\u00ebshtu q\u00eb entiteti i RS nuk mund t\u00eb pengoj\u00eb n\u00eb fakt qytetar\u00ebt kosovar\u00eb q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vend. Natyrisht, Dodik ka njer\u00ebzit e tij brenda policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe kufirit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb, teorikisht, t\u00eb aft\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb probleme p\u00ebr turist\u00ebt individual\u00eb dhe t\u00eb ngjashme, por nuk mendoj se ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem i madh pasi k\u00ebto marr\u00ebveshje t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><strong>Reporteri:<\/strong> Lidhur me nism\u00ebn rajonale t\u00eb Open Ballkans, \u00e7far\u00eb konsideroni t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e saj dhe \u00e7far\u00eb ka sjell\u00eb deri tani?<\/p>\n<p><strong>Mujanovi\u00e7<\/strong>: Me gjith\u00eb retorik\u00ebn rreth &#8220;Ballkanit t\u00eb Hapur&#8221;, nuk jam i sigurt n\u00ebse ka pasur nj\u00eb arritje t\u00eb vetme aktuale n\u00eb merit\u00eb t\u00eb saj q\u00eb mund t\u00eb citonte kushdo p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Mjafton t\u00eb thuhet se ka arsye pse Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova nuk jan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllok dhe as nuk do t\u00eb n\u00ebnshkruhen s\u00eb shpejti. Un\u00eb dyshoj se si shumica e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb anashkaluar \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore politike, &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; p\u00ebrfundimisht do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Un\u00eb kam mjaftuesh\u00ebm vite, p\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb kujtuar t\u00eb gjith\u00eb epok\u00ebn e &#8220;pron\u00ebsis\u00eb lokale&#8221; t\u00eb politik\u00ebs per\u00ebndimore n\u00eb rajon, m\u00eb pas gj\u00ebn\u00eb e &#8220;lidhjes&#8221;, pastaj ishte &#8220;marr\u00ebveshja e re e gjelb\u00ebr&#8221; e k\u00ebshtu me radh\u00eb. N\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb kemi pasur gjithashtu \u201cIniciativ\u00ebn Britaniko-Gjermane\u201d, mes nj\u00eb morie p\u00ebrpjekjesh t\u00eb ngjashme. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb thelb teknokratike p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve politike, dhe kjo nuk funksionon kurr\u00eb. Pra, un\u00eb mendoj se &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; nuk ka gjasa t\u00eb zjgas\u00eb deri m\u00eb 2025, e aq m\u00eb pak gjer m\u00eb 2030. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide thelb\u00ebsisht e keqe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept i mir\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept q\u00eb e vendos karroc\u00ebn p\u00ebrpara kalit dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb studiues i ngjarjeve, i p\u00ebrqendruar n\u00eb tablon e p\u00ebrgjithshme q\u00eb i korrespondon l\u00ebmis\u00eb s\u00eb tij: Ballkani Per\u00ebndimor dhe demokratizimi i tij. Jasmin Mujanovi\u00e7, autori dhe studiuesi i \u00e7\u00ebshtjeve politike rajonale nga Sarajeva n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, tregon v\u00ebshtrimet e tij mbi zhvillimet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon. Mujanovi\u00e7 shpalos nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":753846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-753840","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/753840","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=753840"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/753840\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/753846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=753840"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=753840"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=753840"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}