{"id":755836,"date":"2023-01-09T20:55:54","date_gmt":"2023-01-09T19:55:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=755836"},"modified":"2023-01-09T21:26:55","modified_gmt":"2023-01-09T20:26:55","slug":"kater-pergjigje-qe-nato-duhet-tia-jape-serbise-pas-agresivitetit-te-vuciqit-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kater-pergjigje-qe-nato-duhet-tia-jape-serbise-pas-agresivitetit-te-vuciqit-ne-veri\/","title":{"rendered":"Kat\u00ebr p\u00ebrgjigje q\u00eb NATO duhet t\u2019ia jap\u00eb Serbis\u00eb pas agresivitetit t\u00eb Vu\u00e7iqit n\u00eb Veri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Koloneli amerikan n\u00eb pension, Jeffrey H. Fischer, n\u00eb nj\u00eb shkrim autorial, ia ka prezantuar NATO\u2019s kat\u00ebr propozime q\u00eb duhet t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb raport me Serbin\u00eb, pas zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb Veri. Sipas tij, Serbia e Vu\u00e7iq e njohin vet\u00ebm gjuh\u00ebn e forc\u00ebs, nd\u00ebrsa kur sheh dob\u00ebsi ai k\u00ebnaqet.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb shum\u00ebkush e m\u00ebson p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Vu\u00e7iqin \u00ebsht\u00eb se ata e deeskalojn\u00eb situat\u00ebn vet\u00ebm kur ballafaqohen me forc\u00ebn, dhe ai pothuajse gjithmon\u00eb k\u00ebnaqet kur sheh pavendosm\u00ebri\u201d shkruan koloneli q\u00eb ka punuar edhe n\u00eb Ambasad\u00ebn e SHBA\u2019s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><em>M\u00eb posht\u00eb mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb <a href=\"https:\/\/www.thedefensepost.com\/2023\/01\/09\/serbia-vucic-gift-nato\/?fbclid=IwAR0KX3ayWZ8fAXdRIRDO5vWFcGVTj7xV-ukM19Gw8bxJM6VQ9baiaaJlm3E\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shkrimin e Jeffrey H. Fischer.<\/a><\/em><\/p>\n<h3><strong>Dhurata e presidentit serb Vu\u00e7iq p\u00ebr NATO-n dhe Per\u00ebndimin<\/strong><\/h3>\n<p>Sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb veprimet kryesore kur i p\u00ebrgjigjemi retorik\u00ebs p\u00ebrshkall\u00ebzuese t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa duket se Serbia ka filluar t\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb tensionet n\u00eb Ballkan, jav\u00ebt e fundit kan\u00eb qen\u00eb disa nga m\u00eb intensivet n\u00eb rajon p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia zhvendosi pajisje t\u00eb r\u00ebnda ushtarake n\u00eb kufirin e saj jugor me Kosov\u00ebn dhe presidenti Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 vizitoi trupat e tij t\u00eb vendosura paraprakisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kufi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i qart\u00eb, Vu\u00e7iq shpesh p\u00ebrdor Kosov\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb pamoraloshme politike, por kurr\u00eb nuk i ka p\u00ebrshkall\u00ebzuar tensionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel. Veprimet e tij kan\u00eb nxitur qindra (n\u00ebse jo m\u00eb shum\u00eb) ekspert\u00eb, t\u00eb nxitojn\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes: \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzuar situat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00eb tjet\u00ebr gjakderdhje ballkanike?<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, shumica e p\u00ebrgjigjeve jan\u00eb krijuar p\u00ebrmes nj\u00eb prizmi shqet\u00ebsimi\/mbrojt\u00ebs. N\u00ebse k\u00ebta ekspert\u00eb mendojn\u00eb ta shqyrtojn\u00eb situat\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb prizmi oportunist, ata mund t\u00eb zbulojn\u00eb se presidenti Vu\u00e7i\u00e7 i ka dh\u00ebn\u00eb Per\u00ebndimit nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb mrekullueshme q\u00eb nuk duhet l\u00ebn\u00eb pas dore.<\/p>\n<h3><strong>Ballafaqimi me Serbin\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb shum\u00ebkush e m\u00ebson p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Vu\u00e7iqin \u00ebsht\u00eb se ata e deeskalojn\u00eb situat\u00ebn vet\u00ebm kur ballafaqohen me forc\u00ebn, dhe ai pothuajse gjithmon\u00eb k\u00ebnaqet kur sheh pavendosm\u00ebri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa situata u p\u00ebrshkall\u00ebzua, NATO dhe Per\u00ebndimi po debatonin n\u00ebn ethe p\u00ebr rritjen e Forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, duke shtuar me shpejt\u00ebsi arm\u00ebt e tyre t\u00eb r\u00ebnda, duke p\u00ebrshpejtuar ngritjen e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs drejt nj\u00eb ushtrie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ose duke lobuar te vendet tjera p\u00ebr t\u00eb njohur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Me sa duket, Beogradi (me mb\u00ebshtetje nga Moska), tashm\u00eb i priste k\u00ebto l\u00ebvizje dhe e shikonte Brukselin me k\u00ebnaq\u00ebsi, derisa hante palaga\u00e7a.<\/p>\n<p>Sado kontraverse, ka nj\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me Serbin\u00eb. N\u00ebse NATO k\u00ebrkon opsione q\u00eb do t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e Vu\u00e7iqit, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin nj\u00eb p\u00ebrpjekje masive diplomatike n\u00eb Bruksel, t\u00eb krijojn\u00eb konsensus dhe t\u2019ia shpallin Beogradit me sa vijon:<\/p>\n<h3><strong>1. Jo m\u00eb ABL (Administratoive Boundary Line)<\/strong><\/h3>\n<p>Vendet e NATO-s nuk do t\u00eb p\u00ebrdorin m\u00eb termin \u201cABL\u201d (Vija Kufitare Administrative). Tani e tutje, ABL do t\u2019i referohen si \u201ckufi\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga Rezoluta e OKB-s\u00eb e vitit 1999, vija ndar\u00ebse nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb quajtur si ABL, pjes\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb siguruar marr\u00ebveshjen e Beogradit n\u00eb lidhje me p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs. N\u00eb krejt komunikimin e NATO-s, si dhe n\u00eb \u00e7do angazhim me Serbin\u00eb, termi \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb e detyrueshme.<\/p>\n<p>ABL u krijua mbi dy dekada m\u00eb par\u00eb si nj\u00eb mjet pazaresh p\u00ebr t\u00eb siguruar paqen. Termi i sh\u00ebrbeu q\u00ebllimit t\u00eb tij, por nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<h3><strong>2. Jo m\u00eb e \u201cashtuquajtur\u201d<\/strong><\/h3>\n<p>Vendet e NATO-s nuk do t\u2019u p\u00ebrgjigjen m\u00eb ose nuk do t\u2019u drejtohen gazetar\u00ebve, qeverive ose subjekteve q\u00eb i referohen Kosov\u00ebs si nj\u00eb \u201ci ashtuquajtur rajon\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu si ABL, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si Serbia, Rusia dhe t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb cil\u00ebsuar Kosov\u00ebn jo vet\u00ebm n\u00eb angazhimin diplomatik, por edhe n\u00eb deklaratat p\u00ebr media apo publik.<\/p>\n<p>Ajo ka zgjatur p\u00ebr dy dekada q\u00eb nga Lufta e Kosov\u00ebs e vitit 1999. Fraza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr marifet diplomatik q\u00eb e ka konsumuar prej koh\u00ebsh mir\u00ebpritjen e saj.<\/p>\n<h3><strong>3. Jo m\u00eb institucionet n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Vendet e NATO-s nuk do t\u00eb p\u00ebrdorin m\u00eb termin \u201cInstitucionet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d (IiK) kur iu referohen strukturave qeveritare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>(IiK) ka qen\u00eb nj\u00eb term i vet\u00eb-imponuar prej koh\u00ebsh i p\u00ebrdorur brenda NATO-s p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar Serbin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb konsumuar natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<h3><strong>4. Kund\u00ebr-k\u00ebrc\u00ebnimi<\/strong><\/h3>\n<p>S\u00eb fundi, NATO-ja t\u00eb p\u00ebrcjell qart\u00eb se n\u00ebse Serbia d\u00ebshiron t\u00eb vring\u00eblloj\u00eb me arm\u00eb si nj\u00eb ishull n\u00eb detin e NATO-s, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb jet\u00eb ashtu.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Per\u00ebndimi nuk do ta l\u00ebmoj\u00eb m\u00eb sjelljen e saj f\u00ebminore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i Serbis\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb NATO s\u00eb bashku me Finland\u00ebn dhe Suedin\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Arritja e konsensusit<\/strong><\/h3>\n<p>Kuptohet se p\u00ebr diplomat\u00ebt profesionist\u00eb q\u00eb njohin tensionet Serbi-Kosov\u00eb, arritja e konsensusit p\u00ebr k\u00ebto kat\u00ebr deklarata \u00ebsht\u00eb \u201ce pamundur\u201d.<\/p>\n<p>Brenda NATO-s, kat\u00ebr vende \u2013 Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Rumania \u2013 ende nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn. Arsye jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk bazohen n\u00eb ndonj\u00eb frik\u00eb apo afinitet ndaj Serbis\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Do t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb doz\u00eb e konsiderueshme bind\u00ebse diplomatike p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetjen e shteteve jonjoh\u00ebse dhe nj\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb shpenzuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kapitalit politik t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb zgjedhur t\u00eb k\u00ebtyre vendeve.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht, veprimet m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Vu\u00e7iqit mund t\u00eb ken\u00eb ofruar argumente t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019i bindur ato shtete<\/p>\n<h3><strong>Mund\u00ebsi<\/strong><\/h3>\n<p>P\u00ebrshkall\u00ebzimi i fundit i konfliktit nga Vu\u00e7iq ka gjeneruar disa diskutime kthjelluese n\u00eb sallat e selis\u00eb s\u00eb NATO-s dhe n\u00eb kryeqytete. Nd\u00ebrsa asnj\u00eb an\u00ebtar i NATO-s (p\u00ebrfshir\u00eb kat\u00ebr shtetet mosnjoh\u00ebse) nuk d\u00ebshiron konflikt shtes\u00eb n\u00eb Euroazi, sidomos krahas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Ky fakt duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb debati n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur kat\u00ebr vendet jo-njoh\u00ebse. S\u00eb bashku me shum\u00eb karota dhe shkopinj t\u00eb tjer\u00eb diplomatik\u00eb, ekziston mund\u00ebsia q\u00eb k\u00ebta t\u00eb kat\u00ebr mund t\u00eb bashkohen me konsensusin p\u00ebr k\u00ebto deklarata, nj\u00eb hap shum\u00eb m\u00eb i leht\u00eb sesa t\u00eb shpallin njohjen e plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjasat p\u00ebr fitore jan\u00eb ndoshta t\u00eb pakta, agresiviteti i tepruar i Vu\u00e7iq ka paraqitur nj\u00eb mund\u00ebsi. Diskursi diplomatik q\u00eb i p\u00ebrgjigjet fuqish\u00ebm Serbis\u00eb duke avancuar Kosov\u00ebn ia vlen t\u00eb provohet ve\u00e7an\u00ebrisht me sfidat ekzistuese t\u00eb siguris\u00eb rajonale n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse p\u00ebrpjekjet diplomatike d\u00ebshtojn\u00eb, Beogradit do t\u2019i d\u00ebrgohet nj\u00eb mesazh; at\u00eb q\u00eb edhe Vu\u00e7iq mund ta kuptoj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb NATO-s, sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb veprimet kryesore kur t\u2019i p\u00ebrgjigjen retorik\u00ebs p\u00ebrshkall\u00ebzuese t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar m\u00eb tej legjitimitetin e Kosov\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjigja, dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do ta godas\u00eb Vu\u00e7iqin personalisht, profesionalisht dhe politikisht.<\/p>\n<p><em>Jeffrey H. Fischer Kolonel i (pensionuar) Forcave Ajrore t\u00eb SHBA, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pilot ushtarak me p\u00ebrvoj\u00eb 30-vje\u00e7are i angazhuar n\u00eb shtat\u00eb zona t\u00eb luftimeve aktive n\u00eb Irak, Afganistan dhe Ballkan. Gjithashtu, Fischer ka sh\u00ebrbyer si zyrtar i mbrojtjes n\u00eb ambasadat e SHBA-s\u00eb n\u00eb Austri dhe Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim jan\u00eb t\u00eb autorit dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht politik\u00ebn ose q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb Departamentit t\u00eb Mbrojtjes ose t\u00eb qeveris\u00eb amerikane.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koloneli amerikan n\u00eb pension, Jeffrey H. Fischer, n\u00eb nj\u00eb shkrim autorial, ia ka prezantuar NATO\u2019s kat\u00ebr propozime q\u00eb duhet t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb raport me Serbin\u00eb, pas zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb Veri. Sipas tij, Serbia e Vu\u00e7iq e njohin vet\u00ebm gjuh\u00ebn e forc\u00ebs, nd\u00ebrsa kur sheh dob\u00ebsi ai k\u00ebnaqet. \u201cGj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb shum\u00ebkush e m\u00ebson [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":755837,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-755836","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/755836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=755836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/755836\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/755837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=755836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=755836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=755836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}