{"id":759908,"date":"2023-01-19T19:06:54","date_gmt":"2023-01-19T18:06:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=759908"},"modified":"2023-07-11T12:26:16","modified_gmt":"2023-07-11T10:26:16","slug":"chollet-marreveshja-perfundimtare-do-te-kerkoje-zgjedhje-te-veshtira-dhe-guxim-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/chollet-marreveshja-perfundimtare-do-te-kerkoje-zgjedhje-te-veshtira-dhe-guxim-politik\/","title":{"rendered":"Chollet: Marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjedhje t\u00eb v\u00ebshtira dhe guxim politik"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebshilltari i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, Derek Chollet, thot\u00eb se marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb \u201czgjedhje t\u00eb v\u00ebshtira\u201d dhe \u201cguxim politik\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dyja qeverit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb tregojn\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr kompromis. Ne mendojm\u00eb se k\u00ebto kompromise jan\u00eb t\u00eb mundshme. Ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje kreative, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ato kompromise\u201d, thot\u00eb Chollet p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur nj\u00eb dit\u00eb para vizit\u00ebs s\u00eb pes\u00eb emisar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Chollet thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe shfaq shpres\u00ebn se do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb procesin e dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb formohet, por thekson se \u201cAsociacioni n\u00eb form\u00ebn e Republik\u00ebs S\u00ebrpska \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vij\u00eb e kuqe q\u00eb SHBA-ja s\u2019do do ta lejoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin k\u00ebt\u00eb dhe kjo nuk do t\u00eb ishte di\u00e7ka q\u00eb do ta \u00e7onim p\u00ebrpara\u201d, thot\u00eb Chollet.<\/p>\n<p>Duke komentuar vendimin e fundit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr moslejimin e qarkullimit t\u00eb automjeteve me targa ilegale serbe, KM, t\u00eb regjistruara n\u00eb dhjetor e k\u00ebndej, Chollet thot\u00eb se ky \u201c\u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai lloj hapi q\u00eb SHBA-ja nuk ka dashur ta shoh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><em>Intervista e plot\u00eb e K\u00ebshilltarit Derek Chollet:<\/em><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Zoti Chollet, si e komentoni vendimin e fundit t\u00eb autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar qarkullimin e makinave me targa t\u00eb paligjshme serbe &#8211; KM, dhe me regjistrim t\u00eb rinovuar?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> Fatkeq\u00ebsisht, ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai lloj hapi q\u00eb nuk kemi dashur ta shohim. Kur kam qen\u00eb n\u00eb rajon, jav\u00ebn e kaluar, e kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Shtetet e Bashkuara, duke punuar me partner\u00ebt evropian\u00eb, duan t\u00eb dalin nga pun\u00ebt e diplomacis\u00eb s\u00eb krizave &#8211; ne, thjesht, kalojm\u00eb nga nj\u00eb kriz\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn &#8211; dhe t\u00eb ecim p\u00ebrpara n\u00eb dialogun q\u00eb udh\u00ebhiqet dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga BE-ja, drejt normalizimit q\u00eb bazohet n\u00eb njohje reciproke.<\/p>\n<p>Mendoj se hapat e 24 or\u00ebve t\u00eb fundit, q\u00eb ka shpallur Prishtina, nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje as me letr\u00ebn dhe as me frym\u00ebn e marr\u00ebveshjeve n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit, t\u00eb cilat kan\u00eb shmangur nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme. Mendojm\u00eb se asnj\u00ebra pal\u00eb nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb nj\u00ebanshme tani.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb kemi nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb koordinuar p\u00ebrpara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb mos i p\u00ebrshpejtojn\u00eb llojet e krizave q\u00eb ne me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u2019i shmangim. [Ato] e largojn\u00eb v\u00ebmendjen ton\u00eb nga puna e r\u00ebnd\u00ebsishme e dialogut. T\u00eb premten, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb takime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme [v.j. n\u00eb Prishtin\u00eb e Beograd], ku do t\u00eb mblidhen k\u00ebshilltar\u00ebt p\u00ebr siguri komb\u00ebtare t\u00eb Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs dhe Italis\u00eb, s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e BE-s\u00eb [Mirosllav Laj\u00e7ak] dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar.<\/p>\n<p>Kemi folur shum\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre takimeve dhe p\u00ebr disa detaje kur kam qen\u00eb n\u00eb rajon jav\u00ebn e kaluar &#8211; n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd. Ne, v\u00ebrtet, duam q\u00eb kjo t\u00eb ket\u00eb sukses. Dhe, ky lloj njoftimi krijon nj\u00eb shp\u00ebrqendrim dhe mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb e b\u00ebn gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrparim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Po flasim nj\u00eb dit\u00eb para vizit\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm [per\u00ebndimor\u00eb] n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi. \u00c7far\u00eb prisni nga kjo vizit\u00eb? A po sjellin ata ndonj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u2019i rikthyer dy pal\u00ebt n\u00eb tryez\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> P\u00ebrs\u00ebri, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vizitat b\u00ebhen dhe q\u00eb pal\u00ebt bisedojn\u00eb. Kjo vizit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim i vizitave t\u00eb m\u00ebparshme, n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Arsyeja p\u00ebrse SHBA-ja po i bashkohet k\u00ebsaj vizite, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i kushtojm\u00eb k\u00ebtij procesi dhe mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Nuk presim q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb zgjidhet gjat\u00eb k\u00ebtyre takimeve nes\u00ebr. Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kthese.<\/p>\n<p>Ne shpresojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces &#8211; n\u00eb jav\u00ebt e ardhshme, ne shpresojm\u00eb t\u00eb shohim p\u00ebrparim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Pas vizitave m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, a mund t\u2019i ndani p\u00ebrshtypjet tuaja n\u00ebse dy vendet jan\u00eb t\u00eb gatshme ose mund t\u00eb pajtohen p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb, sa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> Po, kam par\u00eb arsye p\u00ebr shpres\u00eb n\u00eb bisedat n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Beograd. Por, kjo do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjedhje t\u00eb v\u00ebshtira dhe guxim politik. Dhe, ajo q\u00eb kam dashur t\u2019ua b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb lider\u00ebve, si n\u00eb Prishtin\u00eb, ashtu edhe n\u00eb Beograd, ka qen\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb Shtetet e Bashkuara i kushtojn\u00eb k\u00ebtij procesi, shpresat q\u00eb i kemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces dhe mund\u00ebsit\u00eb potenciale si p\u00ebr Kosov\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr Serbin\u00eb, n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i normalizuar marr\u00ebdh\u00ebniet.<\/p>\n<p>Mendojm\u00eb se rruga euroatlantike p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr Serbin\u00eb ekziston. Dhe, ne duam t\u2019i shohim ato duke ecur n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb. Por, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr aq koh\u00eb sa kjo \u00e7\u00ebshtje mbetet e pazgjidhur. Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundemi p\u00ebr ta promovuar k\u00ebt\u00eb ecje p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Cilat jan\u00eb disa nga zgjedhjet e v\u00ebshtira q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> Shikoni, nuk dua t\u00eb futem n\u00eb detaje. Do t\u00eb ishte gj\u00eb e pamatur nga un\u00eb t\u00eb flas publikisht p\u00ebr ato zgjedhje. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, t\u00eb dyja qeverit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb tregojn\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr kompromis. Ne mendojm\u00eb se k\u00ebto kompromise jan\u00eb t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje kreative, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ato kompromise. Por, gjithashtu, duam t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn e mundshme. Dhe, mendojm\u00eb se e mira e t\u00eb pasurit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, e l\u00ebvizjes drejt normalizimit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas mendimit tim, jeta e njer\u00ebzve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi do t\u00eb b\u00ebhej padyshim m\u00eb e mir\u00eb, n\u00ebse ata jan\u00eb n\u00eb gjendje ta rregullojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe t\u2019i normalizojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet p\u00ebrgjat\u00eb linjave t\u00eb propozimit t\u00eb BE-s\u00eb. Por, ka shum\u00eb detaje p\u00ebr t\u2019u zgjidhur. Nuk dua t\u00eb keqinformoj audienc\u00ebn tuaj n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Kjo do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ashtu si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb gjitha negociatat n\u00eb Ballkan. Por, ne mendojm\u00eb se ka shpres\u00eb dhe se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i favorsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka th\u00ebn\u00eb s\u00eb fundi se Serbia nuk do t\u00eb pranoj\u00eb kurr\u00eb q\u00eb ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn, as zyrtarisht, as jozyrtarisht dhe as nuk do t\u00eb pranoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara. N\u00eb \u00e7far\u00eb drejtimi shkon procesi i negociatave me nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> S\u00ebrish, nuk dua t\u00eb flas publikisht p\u00ebr negociatat. E gjitha q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris se besojm\u00eb q\u00eb ka shpres\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen kompromise nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Kjo do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Kjo do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kuraj\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb guxim. Ne besojm\u00eb se lider\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb till\u00eb, ne jemi duke i testuar ata dhe jemi duke qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb me ta p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb potenciale q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb kur ta kemi k\u00ebt\u00eb lloj marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb mb\u00ebshtetur propozimin e Bashkimit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb. Kosova ka th\u00ebn\u00eb se ai p\u00ebrb\u00ebn baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr negociata, por a ju kan\u00eb treguar zyrtar\u00ebt serb\u00eb se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> Ata ia kan\u00eb treguar Bashkimit Evropian nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit t\u00eb tyre, n\u00eb rundin e par\u00eb t\u00eb diskutimeve. Natyrisht se do t\u00eb marrim m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje pas bisedimeve t\u00eb s\u00eb nes\u00ebrmes. Prandaj, kemi shum\u00eb shpresa q\u00eb k\u00ebto bisedime do t\u00eb jen\u00eb konstruktive, q\u00eb njer\u00ebzit t\u2019iu qasen me mendje t\u00eb hapur dhe t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara. Ne, po ashtu, mendojm\u00eb q\u00eb ky dialog i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja p\u00ebrb\u00ebn baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr diskutim. N\u00eb secilin negocim do t\u00eb ket\u00eb sprova. Do t\u00eb ket\u00eb kompromise, q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen. Ne besojm\u00eb se korniza baz\u00eb dhe detajet e k\u00ebtyre negociatave jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, ndon\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb ndryshojn\u00eb me kalimin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> A do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb apo sanksione p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00ebse nuk e pranojn\u00eb propozimin e BE-s\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> Nuk dua t\u00eb flas p\u00ebr an\u00ebt negative, mir\u00ebpo mund t\u00eb them q\u00eb jemi duke qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb me t\u00eb dyja pal\u00ebt, p\u00ebr pritjet e larta q\u00eb kemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi partner\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se vet\u00ebm po e themi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ne jemi duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Prandaj, koleg\u00ebt e mi do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e bisedimeve nes\u00ebr dhe n\u00eb vazhdim, qoft\u00eb vet\u00ebm, apo n\u00eb bashk\u00ebpunim me koleg\u00ebt e BE-s\u00eb. Ne shohim shum\u00eb potencial k\u00ebtu, n\u00eb aspektin e shp\u00ebrfaqjes s\u00eb gjith\u00eb asaj q\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb Ballkani. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret se ka sfida t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, ka sfida sa i p\u00ebrket siguris\u00eb energjetike, sfida q\u00eb vet\u00ebm sa jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. Ne duam t\u2019iu ndihmojm\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve dhe lider\u00ebve q\u00eb t\u2019i tejkalojn\u00eb k\u00ebto sfida, por edhe q\u00eb ta shohin potencialin e madh. \u00c7el\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb gjetja e rrug\u00ebs p\u00ebr normalizim.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Ju keni th\u00ebn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb se jeni duke pritur Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb prezantoj\u00eb disa propozime p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe. A keni par\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> Ende jo, fatkeq\u00ebsisht. Mir\u00ebpo, ne kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb &#8211; publikisht dhe privatisht &#8211; se ne besojm\u00eb q\u00eb Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe duhet t\u00eb formohet. Jan\u00eb disa detaje me t\u00eb cilat duhet marr\u00eb. Mir\u00ebpo, ne mendojm\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zotim q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, ne besojm\u00eb se krijimi i Asociacionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe ne jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb me koleg\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka sikurse Republika S\u00ebrpska, si entitet. Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin k\u00ebt\u00eb dhe kjo nuk do t\u00eb ishte di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb \u00e7onim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, e kam d\u00ebgjuar drejtp\u00ebrdrejt nga lider\u00ebt serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ata e shohin n\u00eb Asociacion, se si ata disi ndihen t\u00eb shmangur nga vendimet q\u00eb merren p\u00ebr komunitetin e tyre dhe duan t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e procesit, qoft\u00eb edhe duke marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne promovojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb zbatim i nj\u00eb vendimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka b\u00ebr\u00eb l\u00ebvizje, si\u00e7 that\u00eb ju k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Ata, gjithashtu, than\u00eb se nuk e p\u00ebrkrahin themelimin e Asociacionit. A ka ndonj\u00eb rrug\u00ebdalje nga Asociacioni p\u00ebr Qeverin\u00eb aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> P\u00ebrs\u00ebri, un\u00eb nuk dua t\u00eb spekuloj p\u00ebr rrug\u00ebdalje t\u00eb mundshme, sepse ne besojm\u00eb q\u00eb programi i regjistrave, q\u00eb zotimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, duhet t\u00eb zbatohen. Ne besojm\u00eb se ato jan\u00eb zbatueshme dhe ne besojm\u00eb se ato duhet t\u00eb zbatohen. Ne, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, do ta b\u00ebjm\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb n\u00eb tentim p\u00ebr t\u2019u siguruar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Asociacioni dhe \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Por, ne mendojm\u00eb se ka ardhur koha q\u00eb Asociacioni t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Her\u00ebn e kaluar, zot\u00ebri Escobar na tha se n\u00ebse Qeveria e Kosov\u00ebs nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb themelimin e Asociacionit, SHBA-ja mund t\u00eb nis\u00eb diskutime me partner\u00eb alternativ\u00eb. A do t\u00eb ishte ky hapi i radh\u00ebs p\u00ebr SHBA-n\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> P\u00ebrs\u00ebri, un\u00eb nuk dua t\u00eb spekuloj p\u00ebr hapat e radh\u00ebs. E gjitha q\u00eb mund ta them \u00ebsht\u00eb se ne, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019ua b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 publikisht dhe privatisht \u2013 r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Asociacionit p\u00ebr ne, pik\u00ebpamjen ton\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zotim i m\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe se nuk po e krijon nj\u00eb Republika S\u00ebrpska. Ne do ta b\u00ebjm\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb n\u00eb tentimin p\u00ebr ta \u00e7mitizuar Asociacionin n\u00eb disa m\u00ebnyra, sepse mendoj se ka shum\u00eb pasiguri lidhur me \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Asociacioni dhe \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr pik\u00ebpamjet tona lidhur me k\u00ebt\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr ne dhe, gjithashtu, q\u00eb nuk do ta krijoj\u00eb nj\u00eb entitet sikur Republika S\u00ebrpska brenda Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> A ka filluar SHBA-ja t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebr partner\u00eb alternativ\u00eb? Kush jan\u00eb ata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Derek Chollet:<\/strong> P\u00ebrs\u00ebri, un\u00eb nuk dua t\u00eb hyj n\u00eb detaje p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra tani. E gjitha q\u00eb mund ta them \u00ebsht\u00eb se ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb, publikisht dhe privatisht, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr neve dhe vij\u00ebn e kuqe q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb S\u00ebrpska.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, Derek Chollet, thot\u00eb se marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb \u201czgjedhje t\u00eb v\u00ebshtira\u201d dhe \u201cguxim politik\u201d. \u201cT\u00eb dyja qeverit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb tregojn\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr kompromis. Ne mendojm\u00eb se k\u00ebto kompromise jan\u00eb t\u00eb mundshme. Ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje kreative, p\u00ebr t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":757204,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-759908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/759908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=759908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/759908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/757204"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=759908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=759908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=759908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}