{"id":762951,"date":"2023-01-27T13:24:09","date_gmt":"2023-01-27T12:24:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=762951"},"modified":"2023-01-27T13:25:09","modified_gmt":"2023-01-27T12:25:09","slug":"koha-kur-tolstoi-nuk-ndalej-me-kritika-ndaj-shekspirit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/koha-kur-tolstoi-nuk-ndalej-me-kritika-ndaj-shekspirit\/","title":{"rendered":"Koha kur Tolstoi nuk ndalej me kritika ndaj Shekspirit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkrimtari rus, Leo Tolstoi kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb gjithanshme t\u00eb Shekspirit. Ai madje duke shprehur edhe habi se pse Shekspiri p\u00eblqehet kaq shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Mes t\u00eb tjerash, Tolstoi mendon se Shekspiri jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e meriton fam\u00ebn si gjeni, por ai mund t\u00eb klasifikohet as si autor i r\u00ebndomt\u00eb. A jan\u00eb t\u00eb vlefshme k\u00ebto kritika t\u00eb b\u00ebra nga nj\u00eb gjeni drejt nj\u00eb gjeniu?<\/strong><\/p>\n<p>Kritiku bashk\u00ebkohor Harold Bloom mendon se Shekspiri, jo vet\u00ebm q\u00eb shpiku gjuh\u00ebn angleze, por ai shpiku edhe njeriun. Sipas Bloom, para koh\u00ebs s\u00eb Shekspirit, personazhet, qofshin gra apo burra, plakeshin dhe vdisnin por ata nuk ndryshonin nd\u00ebrsa te Shekspiri. Personazhet zhvillohen m\u00eb shum\u00eb se sa shpalosen dhe ata zhvillohen sepse e rikonceptojn\u00eb veten. Ndikimi i st\u00ebrmadh q\u00eb ka pasur Shekspiri q\u00eb nga ajo koh\u00eb ka p\u00ebrcaktuar m\u00ebnyr\u00ebn se si Europa sheh vetveten.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb gjeni tjet\u00ebr q\u00eb nuk mendon fare k\u00ebshtu. P\u00ebrkundrazi, ai e konsideron Shekspirin si banal. Kritikat e tij jan\u00eb kaq t\u00eb ashpra sa ai habitet me veten. Gjeniu n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb Leo Tolstoi, i cili konsiderohet si nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ese t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb botuar fillimisht n\u00eb vitin 1903, Tolstoi shkruan:<br \/>\n\u201cMbaj mend habin\u00eb q\u00eb ndjeva kur lexova Shekspirin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Prisja t\u00eb merrja nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb fuqishme estetike. Por pasi lexova veprat, nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, veprat e shikuara si m\u00eb t\u00eb mirat e tij: Mbreti Lir, Romeo dhe Zhuljeta, Hamleti, dhe Makbethi, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ndjeva k\u00ebnaq\u00ebsi, por ndjeva nj\u00eb neveri dhe m\u00ebrzi. Aty dyshova n\u00ebse un\u00eb isha i pandjesh\u00ebm. Kjo pasi veprat q\u00eb shikohen si maja e perfeksionit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar un\u00eb i konsiderova vog\u00eblsira apo drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti t\u00eb k\u00ebqija. Ose n\u00ebse dometh\u00ebnia q\u00eb bota e qytet\u00ebruar i ka dh\u00ebn\u00eb veprave t\u00eb Shekspirit ishte n\u00eb vetvete e pakuptimt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, historia na sugjeron se jo vet\u00ebm Shekspiri fark\u00ebtoi Evrop\u00ebn, por edhe Evropa e fark\u00ebtoi Shekspirin. Vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn angleze ka me dhjet\u00ebra variante t\u00eb Shekspirit. T\u00eb detyruara nga evoluimi gjuh\u00ebsor q\u00eb nga koha kur Shekspiri i shkroi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dramat e tij. Dhe kjo i ka dh\u00ebn\u00eb udh\u00eb ndryshimeve t\u00eb konsiderueshme n\u00eb t\u00eb kuptuarit t\u00eb Shekspirit n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb varianteve t\u00eb ndryshme. Apo n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrkthimeve t\u00eb shumta n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, cil\u00ebsia e p\u00ebrkthimit n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme ka qen\u00eb gjithashtu me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe. P\u00ebr shembull, Mbreti Lir u p\u00ebrkthye n\u00eb rusisht nga vet\u00eb Pushkini. Por duket se kjo nuk ishte arsyeja q\u00eb e shtynte Tolstoin t\u00eb mendonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shkruan: \u201cShtangia ime shtohej nga fakti se un\u00eb gjithmon\u00eb ndjeja fort bukurit\u00eb e poezis\u00eb n\u00eb \u00e7do form\u00eb. Po at\u00ebher\u00eb, pse veprat artistike t\u00eb njohura nga e gjith\u00eb bota si ato t\u00eb nj\u00eb gjeniu \u2013 veprat e Shekspirit \u2013 jo vet\u00ebm q\u00eb d\u00ebshtonin t\u00eb m\u00eb k\u00ebnaqnin. Por ishin t\u00eb pap\u00eblqyeshme p\u00ebr mua? P\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb nuk i besoja dot vetes dhe p\u00ebrgjat\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb viteve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb testoja veten. Un\u00eb rifillova t\u00eb lexoj Shekspirin n\u00eb \u00e7do form\u00eb t\u00eb mundshme, n\u00eb rusisht, n\u00eb anglisht, n\u00eb gjermanisht dhe n\u00eb p\u00ebrkthimin e Schlegel, si\u00e7 m\u00eb kishin rekomanduar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb lexova dramat dhe komedit\u00eb dhe pjes\u00ebt historike dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandryshueshme kalova p\u00ebrmes t\u00eb nj\u00ebjtave ndjenja: neveri, lodhje dhe \u00e7uditje. N\u00eb koh\u00ebn aktuale, para se t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb ese, i d\u00ebshiruar t\u00eb testoja veten edhe nj\u00eb her\u00eb, k\u00ebsaj here si nj\u00eb njeri i moshuar shtat\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7, lexova edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Shekspirin, p\u00ebrfshir\u00eb pjes\u00ebt e tij historike Henri, Troilus dhe Kresida, Shtr\u00ebngata dhe Simbelini por ndjeva akoma m\u00eb fort t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb \u2013 por gjithsesi, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, jo me habi por me nj\u00eb bindje t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb pal\u00ebkundshme se lavdia e padiskutueshme pre gjeniu q\u00eb g\u00ebzon Shekspiri, dhe q\u00eb detyron shkrimtar\u00ebt e koh\u00ebs son\u00eb ta imitojn\u00eb at\u00eb dhe lexuesit dhe spektator\u00ebt ta zbulojn\u00eb at\u00eb n\u00eb meritat e tij jo t\u00eb v\u00ebrteta \u2013 rrjedhimisht duke \u00e7orientuar t\u00eb kuptuarit e tyre estetik dhe etik \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe e madhe, dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e kritik\u00ebs lidhet me sugjerimin se Shekspiri nuk kishte nj\u00eb koherenc\u00eb n\u00eb filozofin\u00eb e vet. Dhe nuk kishte ide apo mendime q\u00eb ia vlejn\u00eb t\u00eb merresh me to dhe as interes mbi problemet shoq\u00ebrore apo fetare. Tolstoi sugjeron se Shekspiri nuk kishte nj\u00eb sjellje t\u00eb p\u00ebrkufizueshme dhe kishte nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim material, cinik dhe imoral mbi jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Kritikat e Tolstoit ndaj Shekspirit i analizoi disa dekada m\u00eb von\u00eb George Orwell.<\/p>\n<p>Sipas Orwell, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtyre kritikave mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet.<\/p>\n<p>Shkruan Orwell: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb kuptimin e asaj q\u00eb shpreh Tolstoi, se Shekspiri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar jomoral. Kodi i tij moral mund t\u00eb jet\u00eb i ndrysh\u00ebm nga ai i Tolstoit, por p\u00ebrfundimisht e ka nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn e tij.\u201d<br \/>\nPor sa i p\u00ebrket kritik\u00ebs se Shekspiri nuk ka filozofi, Orwell duket se bie dakord me Tolstoin.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb: \u201cShekspiri nuk \u00ebsht\u00eb mendimtar dhe kritik\u00ebt q\u00eb pretendojn\u00eb se ai ishte nj\u00eb nga filozof\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb duke folur gjepura. Mendimet e tij jan\u00eb vet\u00ebm zhele. Ai ishte nj\u00ebsoj si shumica e anglez\u00ebve, me nj\u00eb kod sjelljeje por pa nj\u00eb mendim p\u00ebr bot\u00ebn dhe as nj\u00eb t\u00eb menduar filozofi.\u201d<\/p>\n<p>Orwell e lexoi esen\u00eb e tij mbi kritikat e Tolstoit ndaj Shekspirit n\u00eb nj\u00eb emision t\u00eb BBC n\u00eb vitin 1941. P\u00ebr t\u00eb, fakti q\u00eb kat\u00ebr dekada pasi Tolstoi shkroi k\u00ebto kritika, eseja e tij mbi Shekspirin ishte n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e harruar n\u00eb publik, tregon se kritika ishte e pavend dhe n\u00eb praktik\u00eb, nuk u d\u00ebgjua. Ai tha se nd\u00ebrsa vepra e Tolstoit ishte vazhdimisht n\u00eb qarkullim n\u00eb anglisht (si\u00e7 vijon t\u00eb jet\u00eb edhe sot), eseja e tij kritike nuk ishte m\u00eb n\u00eb qarkullim. Kopjet e para kishin p\u00ebrfunduar me koh\u00eb dhe n\u00eb vitin 1941, Orwellit \u201ciu desh t\u00eb k\u00ebrkonte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Londr\u00ebn deri sa e gjeti n\u00eb nj\u00eb muze.\u201d<\/p>\n<p>Dhe ndryshe nga Tolstoi dhe Orwell, Harold Bloom e mendon krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai shkruan: \u201cAsnj\u00eb shkrimtar per\u00ebndimor, apo asnj\u00eb Lindor q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb gjendje ta lexoj, nuk barazohet me Shekspirin n\u00eb inteligjenc\u00eb, dhe mes shkrimtar\u00ebve un\u00eb mund ta p\u00ebrfshij n\u00eb list\u00ebn e filozof\u00ebve kryesor\u00eb, t\u00eb t\u00eb urt\u00ebve fetar\u00eb dhe psikolog\u00ebve nga Montaigne te Ni\u00e7e apo te Frojd.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari rus, Leo Tolstoi kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb gjithanshme t\u00eb Shekspirit. Ai madje duke shprehur edhe habi se pse Shekspiri p\u00eblqehet kaq shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Mes t\u00eb tjerash, Tolstoi mendon se Shekspiri jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e meriton fam\u00ebn si gjeni, por ai mund t\u00eb klasifikohet as si autor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":762952,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-762951","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/762951","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=762951"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/762951\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/762952"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=762951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=762951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=762951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}