{"id":763945,"date":"2023-01-30T12:06:43","date_gmt":"2023-01-30T11:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=763945"},"modified":"2023-01-30T12:08:20","modified_gmt":"2023-01-30T11:08:20","slug":"kosova-nje-garanci-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kosova-nje-garanci-amerikane\/","title":{"rendered":"Kosova, nj\u00eb garanci amerikane"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <a href=\"https:\/\/twitter.com\/adriatikk\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Adriatik Kelmendi<\/strong><\/a><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nj\u00eb lexim i editorialit t\u00eb z. Chollet dhe z. Escobar; ose, pse Kosova dhe shqiptar\u00ebt, po se po, por edhe Evropa sot, ky kontinent sht\u00ebpi e 750 milion\u00eb banor\u00ebve, nuk do t\u00eb ishte kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa aleanc\u00ebn e fuqishme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<h1><strong>\u00c7KA NA THAN\u00cb Chollet dhe Escobar?<\/strong><\/h1>\n<p><strong>1.<\/strong> Zotimi i Kosov\u00ebs p\u00ebr ta krijuar Asociacionin nuk e cenon Kushtetut\u00ebn e saj, as nuk k\u00ebrc\u00ebnon sovranitetin, pavar\u00ebsin\u00eb ose institucionet demokratike t\u00eb saj. Ne e kund\u00ebrshtojm\u00eb rrept\u00ebsisht krijimin e \u00e7far\u00ebdo etniteti q\u00eb i p\u00ebrngjan Republik\u00ebs serbe n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb (BH); Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk po k\u00ebrkon t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb zgjidhje. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ne po k\u00ebrkojm\u00eb nga Kosova q\u00eb ta ofroj\u00eb vizionin e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Asociacion dhe jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ofrojm\u00eb ekspertiz\u00eb dhe mb\u00ebshtetje politike p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ajo funksionon n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kosovar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>2.<\/strong> Si vendi m\u00eb prokosovar n\u00eb bot\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara t\u00eb mb\u00ebshtesin popullin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb struktura e saj kushtetuese dhe ligjore nuk cenohet.<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong> \u00c7ka nuk do t\u00eb ishte Asociacioni? Nuk do t\u2019ia shtonte Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb re t\u00eb pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky parim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm daton q\u00eb nga propozimi i Ahtisaarit. Komunat bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebmenaxhimin e juridiksioneve brenda institucioneve dhe strukturave legjitime kosovare.<\/p>\n<p><strong>4.<\/strong> Nj\u00eb Asociacion i komunave me shumic\u00eb serbe nuk do t\u00eb ishte nj\u00ebetnik. K\u00ebto do t\u00eb ishin komuna me shumic\u00eb serbe ku jetojn\u00eb jo vet\u00ebm serb\u00ebt etnik\u00eb, por edhe grupet e tjera \u2013 shqiptar\u00eb, boshnjak\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb \u2013 t\u00eb drejtat e t\u00eb cil\u00ebve gjithashtu duhet t\u00eb sigurohen dhe mbrohen.<\/p>\n<p><strong>5.<\/strong> Si mikja dhe aleatja m\u00eb e af\u00ebrt e Kosov\u00ebs, ne besojm\u00eb se duke punuar p\u00ebr themelimin e Asociacionit, Kosova do t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nj\u00eb element kritik t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e t\u00eb ardhmes s\u00eb saj t\u00eb drejt\u00eb si shtet sovran, shumetnik dhe i pavarur, i integruar n\u00eb strukturat euroatlantike. Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb ta mb\u00ebshtesim Kosov\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb zotim dhe do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb krah vendit tuaj n\u00eb \u00e7do hap.<\/p>\n<h1><strong>\u00c7KA DUHET T\u00cb DIM\u00cb ne?<\/strong><\/h1>\n<p>Derek Chollet \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilltar i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit dhe Gabriel Escobar \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguar i posa\u00e7\u00ebm i SHBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. SHBA-ja \u00ebsht\u00eb shteti pa t\u00eb cilin me shum\u00eb gjas\u00eb Shqip\u00ebria pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore do t\u00eb mbetej vet\u00ebm nocion gjeografik, Kosova nuk do t\u00eb t\u00eb \u00e7lirohej nga Serbia dhe nuk do ta fitonte pavar\u00ebsin\u00eb, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb ishte an\u00ebtare e NATO-s, Kosova nuk do ta kishte ushtrin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb nuk ka kontribuuar m\u00eb shum\u00eb se SHBA-ja q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb k\u00ebtu ku jan\u00eb sot, kudo q\u00eb jetojn\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb kulmin historik t\u00eb zhvillimit t\u00eb tyre. Kurr\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb jetuar m\u00eb mir\u00eb se sot.<\/p>\n<p>Pse duhet kujtuar k\u00ebto? P\u00ebr shkak se jemi me fat q\u00eb interesimi i SHBA-s\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb i kthyer drejt nesh.<\/p>\n<h1><strong>A do t\u00eb mund ta paramendonim nj\u00eb situat\u00eb paralele?<\/strong><\/h1>\n<p>\u00c7ka n\u00ebse SHBA-ja, e z\u00ebn\u00eb me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, do ta linte \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb duar t\u00eb Bashkimit Evropian? Dhe at\u00eb, n\u00ebn vullnetin e 27 shteteve t\u00eb BE-s\u00eb, pes\u00eb prej t\u00eb cilave nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs e nja pes\u00eb t\u00eb tjera e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn vet\u00ebm pse k\u00ebt\u00eb ua ka k\u00ebrkuar SHBA-ja, si\u00e7 ua ka k\u00ebrkuar SHBA-ja njohjen e Kosov\u00ebs edhe rreth gjysm\u00ebs s\u00eb shteteve anemban\u00eb rruzullit.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, dikush do t\u00eb mund ta \u00e7onte argumentimin edhe m\u00eb larg. Paramendojeni nj\u00eb situat\u00eb paralele kur vet\u00eb shtetet e Bashkimit Evropian do t\u00eb ishin pa mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb karshi agresionit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Federata Ruse n\u00eb Ukrain\u00eb. Sa do t\u00eb ishte e sigurt sot kjo Evrop\u00eb, alamet shtete si Gjermania dhe Polonia, n\u00eb qoft\u00eb se nuk do ta kishin p\u00ebrkrahjen e parezerv\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb ball\u00eb Putinit?<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb gjitha shtetet e BE-s\u00eb do ta kund\u00ebrshtonin agresionin e Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb, por vet\u00ebm SHBA-ja ta p\u00ebrkrahte, sot Zelenskyy, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb ishte President i Ukrain\u00ebs n\u00eb ekzil, kurse Ukraina sigurisht pjes\u00eb e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Thjesht, Evropa sot, ky kontinent sht\u00ebpi e 750 milion\u00eb banor\u00ebve, nuk do t\u00eb ishte kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa aleanc\u00ebn e fuqishme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<h1><strong>\u00c7KA NUK DUHET T\u00cb HARROJM\u00cb ne?<\/strong><\/h1>\n<p>Joe Biden \u00ebsht\u0113 politikani m\u00eb i lart\u00eb amerikan i lidhur politikisht dhe emocionalisht me Kosov\u00ebn. Ky politikan i lart\u00eb i lidhur kaq ngusht\u00eb me Kosov\u00ebn ka q\u00eblluar t\u00eb jet\u00eb edhe njeriu m\u00eb i fuqish\u00ebm i rruzullit \u2013 President i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Chollet dhe Escobar jan\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit e administrat\u00ebs s\u00eb zyrtarit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan, i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb miku m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb, shefit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb parashihet se ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb president amerikan m\u00eb proshqiptar se sa Joe Biden. Q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb interpretohet \u2013 v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme mund t\u00eb presim q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb president amerikan q\u00eb do t\u00eb kujdeset e investohet m\u00eb shum\u00eb se Biden q\u00eb Kosova dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, prej nga na vjen frika? Prej kujt duam t\u00eb kemi garanci m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se Kosova do t\u2019ia dal\u00eb mir\u00eb se sa nga administrata Biden?<\/p>\n<h1><strong>\u00c7KA DUHET T\u00cb K\u00cbRKOJM\u00cb ne?<\/strong><\/h1>\n<p>N\u00eb pikat e ndara m\u00eb lart nga editoriali i p\u00ebrbashk\u00ebt i zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb Chollet dhe Escobar p\u00ebr \u201eAsociacionin\u201c, ata jan\u00eb kujdesur q\u00eb t\u2019i adresojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb gjitha brengat e Kosov\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Dhe t\u00eb japin garancit\u00eb e shtetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>A b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb q\u00eb kemi brenga? Absolutisht, po. Kemi p\u00ebrball\u00eb Serbin\u00eb, e cila historikisht ka punuar kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, ka diskriminuar, ka vrar\u00eb e masakruar civil\u00eb, ka d\u00ebbuar gjysm\u00ebn e shqiptar\u00ebve, nuk ka respektuar n\u00eb plotni asnj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb deritashme.<\/p>\n<p>Por, kush ka qen\u00eb gjithmon\u00eb edhe garancia m\u00eb e madhe se Serbia kurr\u00eb m\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7ka t\u00eb do karshi shqiptar\u00ebve? Natyrisht, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Shtetit q\u00eb sot udh\u00ebhiqet nga miku m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve, Joe Biden, dhe po p\u00ebrfaq\u00ebsohet k\u00ebtu nga Chollet dhe Escobar.<\/p>\n<p>Kosova p\u00ebr SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb shtet sovran dhe i pavarur. Kosova me mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb do t\u00eb mbetet shtet sovran dhe i pavarur.<\/p>\n<p>Pa SHBA-n\u00eb, si\u00e7 u tha, as Evropa, e l\u00ebre m\u00eb Kosova, do t\u00eb mund t\u00eb ishte kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, edhe k\u00ebsaj radhe, shqiptar\u00ebt dhe Kosova nuk duhet humbur fokusin. Aleanca dhe koordinimi me SHBA-n\u00eb jan\u00eb dhe do t\u00eb mbetet arma m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb e kemi n\u00eb dor\u00eb kundrejt Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa jon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb kjo aleanc\u00eb dhe ky koordinim t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>* <em>Autori \u00ebsht\u00eb gazetar, autor\/drejtues i emisionit &#8220;Rubikon&#8221; dhe drejtor n\u00eb Klan Kosova, <a href=\"https:\/\/klankosova.tv\/kolumne\/kosova-nje-garanci-amerikane\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ku edhe u botua fillimisht kolumna e tij<\/a>.\u00a0<\/em><\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"qSV3awY3lQ\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/eshte-koha-per-themelimin-e-asociacionit-te-komunave-me-shumice-serbe\/\">\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201c\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/opinione\/eshte-koha-per-themelimin-e-asociacionit-te-komunave-me-shumice-serbe\/embed\/#?secret=xyKvDqhTni#?secret=qSV3awY3lQ\" data-secret=\"qSV3awY3lQ\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Adriatik Kelmendi Nj\u00eb lexim i editorialit t\u00eb z. Chollet dhe z. Escobar; ose, pse Kosova dhe shqiptar\u00ebt, po se po, por edhe Evropa sot, ky kontinent sht\u00ebpi e 750 milion\u00eb banor\u00ebve, nuk do t\u00eb ishte kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa aleanc\u00ebn e fuqishme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs? \u00c7KA NA THAN\u00cb Chollet dhe Escobar? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":763952,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-763945","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/763945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=763945"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/763945\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/763952"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=763945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=763945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=763945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}