{"id":7663,"date":"2019-03-21T15:54:03","date_gmt":"2019-03-21T14:54:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=7663"},"modified":"2019-03-21T15:54:03","modified_gmt":"2019-03-21T14:54:03","slug":"profili-psikologjik-i-radovan-karaxhicit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/profili-psikologjik-i-radovan-karaxhicit\/","title":{"rendered":"Profili psikologjik i Radovan Karaxhi\u00e7it"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Esheref Haxhiu<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>\u201cAsgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb se sa denoncimi i keqb\u00ebr\u00ebsit, por asgj\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se sa t\u00eb kuptosh at\u00eb\u201d, Fjodor Dostojevski.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Radovan Karaxhi\u00e7, p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor i gjenocidit n\u00eb Bosnj\u00eb, u lind n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, m\u00eb 1945, n\u00eb nj\u00eb fshat malor n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Petnjic\u00eb. Prind\u00ebrit e tij, Vuko dhe Jovanka, kishin tre f\u00ebmij\u00eb, nd\u00ebrkaq Radovani ishte f\u00ebmija i tyre i par\u00eb. Vuko Karaxhi\u00e7, i cili kishte luftuar p\u00ebrkrah \u00e7etnik\u00ebve kund\u00ebr nazisteve gjerman dhe partizaneve t\u00eb Titos, pas luft\u00ebs ishte burgosur nga k\u00ebta t\u00eb fundit, k\u00ebshtu q\u00eb Radovani u rrit pa baban\u00eb e tij. At\u00eb e rriti dhe e edukoj mamaja, Jovanka, e cila me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi arrinte q\u00eb t\u00eb kultivonte sasin\u00eb e mjaftueshme t\u00eb patateve p\u00ebr t\u00eb ushqyer f\u00ebmij\u00ebt e saj (Borger, 2016).<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs fillore dhe t\u00eb mesme, Karaxhi\u00e7 u zhvendos n\u00eb Sarajev\u00eb, ku edhe vazhdoj studimet e tij p\u00ebr psikiatri n\u00eb Universitetin e Sarajev\u00ebs. Ai ishte i pari n\u00eb familjen e tij, nd\u00ebr shum\u00eb brezash, q\u00eb arriti t\u00eb shkollohej. Paralel me psikiatrin\u00eb, Karaxhi\u00e7 zhvilloj edhe pasionin e tij p\u00ebr literatur\u00eb dhe poezi, q\u00eb e vazhdoj gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb studimeve, ai u njoh dhe m\u00eb pas u martua me studenten e drejtimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, Ljiljana Zelena, me t\u00eb cil\u00ebn pat\u00ebn dy f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb (Donia, 2015). Gruaja e tij, Ljiljana, e p\u00ebrshkruante bashk\u00ebshortin e saj si nj\u00eb prind i mir\u00eb dhe i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte student, Karaxhi\u00e7 u b\u00eb aktiv n\u00eb rrjetet politike studentore, ndon\u00ebse nuk ishte shum\u00eb i mir\u00ebpritur nga koleg\u00ebt e tij, ngaq\u00eb dyshohej se ishte informator i policis\u00eb (Post &amp; Dekleva, 1997). Pas mbarimit t\u00eb studimeve, m\u00eb 1970, ai shkoj n\u00eb Danimark\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet p\u00ebr \u00e7rregullimet neurotike dhe depresionin, dhe m\u00eb pas, m\u00eb 1971, filloj t\u00eb praktikoj profesionin e tij n\u00eb Sarajev\u00eb. Paralel me pun\u00ebn e tij si psikiat\u00ebr, ai filloj t\u00eb publikoj si poet, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb punonte edhe si k\u00ebshillues p\u00ebr dy ekipe t\u00eb futbollit, nj\u00ebrin n\u00eb Sarajev\u00eb dhe tjetr\u00ebn n\u00eb Beograd (Donia, 2015). M\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb viteve 1974-1975, Karaxhi\u00e7 shkoj n\u00eb New York, n\u00eb Universitetin e Kolumbias, p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet post-diplomike, paralelisht, n\u00eb psikiatri dhe poezi. Pas kthimit n\u00eb Jugosllavi, ai vazhdoj praktikimin e profesionit t\u00eb tij si psikiat\u00ebr n\u00eb spital dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb merrej edhe me poezi. P\u00ebrmbajtjet e tij poetike jan\u00eb t\u00eb err\u00ebta dhe p\u00ebrshijn\u00eb skena t\u00eb shumta t\u00eb dhun\u00ebs, vdekjes dhe shkat\u00ebrrimit (Post, 2004). Thuhet se ai u ndikua shum\u00eb nga shkrimtari, i njohur si babai i kombit Serb, Dobrica Cosi\u00e7 (Judah, 1997). Nd\u00ebrkaq, vet Karaxhi\u00e7 thoshte se e ndjente t\u00eb nevojshme t\u00eb shkruante, ngaq\u00eb, sipas tij, vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimeve dhe poezis\u00eb kombi mund ta mbroj vet\u00ebn (Post, 2004). Kjo bindje e tij p\u00ebr ta par\u00eb kombin si t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar v\u00eb n\u00eb pah elementet e tij ksenofobe dhe t\u00eb paranoj\u00ebs, nd\u00ebrkaq p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet poezis\u00eb, v\u00eb n\u00eb pah tendencat e tij narcizoide dhe sensin e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb vet\u00ebs. K\u00ebto karakteristika t\u00eb tij, m\u00eb von\u00eb e shp\u00ebrfaqin vet\u00ebn edhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjenocidit n\u00eb Bosnj\u00eb. \u201cB\u00ebj gjenocid ndaj tyre para se ata t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndaj jush\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Karaxhi\u00e7 gjat\u00eb asaj kohe (cituar sipas Encyclopaedia of World Biography, 2016).<\/p>\n<p>Karaxhi\u00e7, po ashtu, njihej edhe si abuzues i alkoholit dhe bixhozit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb 1985 ai ishte burgosur p\u00ebr rreth 11 muaj n\u00ebn akuz\u00ebn p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb paras\u00eb publike (Post &amp; Dekleva, 1997). Ai, po ashtu, akuzohej se u shiste pacienteve t\u00eb tij diagnoza t\u00eb rrejshme me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb pensioneve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se profesioni dhe krijimtaria letrare ishin t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb, Karaxhi\u00e7 vazhdoj t\u00eb k\u00ebrkoj realizimin e vet\u00ebs edhe n\u00ebp\u00ebrmjet politik\u00ebs. Pasi punoj disa koh\u00eb n\u00eb Partin\u00eb e Gjelb\u00ebr, m\u00eb 1990 ai ndihmoi n\u00eb themelimin e partis\u00eb s\u00eb re, Partis\u00eb Demokratike Serbe (SDS), e cila si objektiv\u00eb kryesore kishte krijimin e Serbis\u00eb s\u00eb madhe. Dy vite m\u00eb von\u00eb, pasi q\u00eb Bosnja dhe Hercegovina ishin njohur si vend i pavarur, Karaxhi\u00e7 e deklaroi pavar\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs Serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs, e njohur si Srepska Republika, dhe veten si lider t\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai e kishte mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Slobodan Milosevicit. Nga viti 1992 deri m\u00eb 1995 n\u00eb Bosnj\u00eb ndodhi nj\u00eb luft\u00eb e papar\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u vran\u00eb mbi 200, 000 veta dhe mbi nj\u00eb milion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u dep\u00ebrtuan (Cigar, 1995). Brutaliteti i k\u00ebsaj lufte krahasohet me tortur\u00ebn dhe ekzekutimet q\u00eb u b\u00ebnte Hitleri hebrenjve n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se, para s\u00eb t\u00eb ndodhte gjenocidi n\u00eb Bosnj\u00eb, Asociacioni Amerikan i Psikiat\u00ebrve, m\u00eb 1993, kishte shprehur kund\u00ebrshtimet e saj n\u00eb raport me Karaxhi\u00e7in si profesionist i sh\u00ebndetit mendor. N\u00eb kund\u00ebrshtimin e tyre, APA thoshte se veprimet e Karaxhi\u00e7 jan\u00eb kund\u00ebr etik\u00ebs profesionale dhe se ato cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut (Post and Dekleva, 1997).<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, i akuzuar nga Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs dhe Gjenocid, Karaxhi\u00e7, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohej dhe t\u00eb mbronte vet\u00ebn para drejt\u00ebsis\u00eb, ai zgjodhi q\u00eb t\u00eb arratisej dhe t\u00eb jetonte nj\u00eb jet\u00eb sekrete p\u00ebr 13 vite m\u00eb radh\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ai e ndryshoj jo vet\u00ebm emrin dhe dokumentet e tij, por edhe t\u00ebr\u00eb personalitetin e vet. Rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj, ai vazhdoj t\u00eb jetoj nj\u00eb jet\u00eb aktive n\u00eb Vjen\u00eb dhe Beograd, dhe askush nuk mund t\u00eb mendonte se personi n\u00ebn t\u00eb cilin ai u maskua, David Babic, ishte sakt\u00ebsisht Radovan Karaxhici. Madje, edhe diplomat\u00ebt e huaj spekulonin se ai kishte vdekur, p\u00ebrderisa familja e tij p\u00ebrpiqej q\u00eb t\u00eb siguronte nj\u00eb certifikat\u00eb vdekjeje (Borger, 2016).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, Karaxhi\u00e7, n\u00ebn identitetin e Dr. David Babicit, praktikoj mjek\u00ebsin\u00eb alternative, duke pretenduar se ofronte sh\u00ebrim shpirt\u00ebror p\u00ebr s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme kronike (Borger, 2016). N\u00eb bot\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb alternative, ai ishte nj\u00eb person i njohur dhe shkruante artikuj t\u00eb rregullta n\u00eb revist\u00ebn nacionale \u201cJeta e Sh\u00ebndetshme\u201d. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, ai bashk\u00ebpunonte edhe me seksologjistin, Savo Bojovic, q\u00eb pretendonte se arrinte t\u00eb rinovonte sperm\u00ebn e meshkujve infertil (Jack, 2009). K\u00ebshtu, Karaxhi\u00e7, nga nj\u00eb profesionist i sh\u00ebndetit mendor dhe poet, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb politikan gjenocidal, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas \u201csh\u00ebrues shpirt\u00ebror\u201d i njer\u00ebzve. \u201cKaraxhi\u00e7 ishte nj\u00eb kameleon i v\u00ebrtet\u00eb. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb kuptuarit e tij se sa kapaciteti i tij p\u00ebr transformim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur efektet maksimale\u201d (Donia, 2015). Karakteristikat e personalitetit t\u00eb tij nuk e l\u00ebn\u00eb t\u00eb zbrazur asnj\u00ebrin nga k\u00ebndet e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs treshe e err\u00ebt (ang. Dark Triad): narcizmit, makiavelizmit, dhe psikopatis\u00eb. K\u00ebto tri karakteristika e b\u00ebn\u00eb Karaxhi\u00e7in aq t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb manipulime sa q\u00eb, n\u00ebn mask\u00ebn e Dr. Babicit, ai mbajti shum\u00eb ligj\u00ebrata, seminare dhe diskutime publike, ku edhe njohu nj\u00eb grua, Mila Cica, e cila, pas arrestimit t\u00eb Karaxhi\u00e7it pohonte se nuk e kishte iden\u00eb p\u00ebr identitetin e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb (Borger, 2016).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ai n\u00eb vazhdim\u00ebsi e sfidonte Interpolin dhe sh\u00ebrbimet tjera inteligjente, duke publikuar libra n\u00ebn emrin e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u2013 Radovan Karaxhi\u00e7. Libri i ti i fundit, \u201cKronika e Mrekullueshme e Nat\u00ebs\u201d, e cila u publikua n\u00eb vitin 2004 u shit brenda dit\u00ebs n\u00eb Beograd (Borger, 2016).<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2008, n\u00eb mosh\u00ebn e tij 63 vje\u00e7are, Karaxhi\u00e7 u arrestua p\u00ebrderisa ishte duke udh\u00ebtuar me autobus n\u00eb Beograd. I nj\u00ebjti u d\u00ebrgua p\u00ebr gjykim n\u00eb Hag\u00eb, ku fillimisht u d\u00ebnua me 40 vite burgim; s\u00eb fundi, apeli vendosi p\u00ebr burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. N\u00eb gjykim ai vendosi q\u00eb t\u00eb mbroj vetveten, duke th\u00ebn\u00eb se e ka nj\u00eb \u201ck\u00ebshilltar t\u00eb paduksh\u00ebm\u201d, q\u00eb mendohet t\u00eb ket\u00eb n\u00ebnkuptuar Zotin (Borger, 2016). \u201cNj\u00eb narcisit n\u00eb dhom\u00ebn e gjygjit, asgj\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb jet\u00ebn e tij publike, ai e projektonte personalitetin dhe sjelljen e tij tek ata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ai supozonte se fliste. Sipas narratives s\u00eb tij, ai ka jetuar, vepruar dhe luftuar p\u00ebr popullin Serb, dhe do t\u00eb vazhdoj t\u00eb vuaj n\u00eb emrin e tyre, po ashtu. Ai besonte n\u00eb kauz\u00ebn e tij dhe vet\u00ebn e shihte si protagonist kryesor t\u00eb saj (Donia, 2015). K\u00ebsi lloji, Karaxhi\u00e7 konsiderohet se ka shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb narcizmit dhe sensit t\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb vet\u00ebs (Post &amp; Dekleva, 1997) deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb mendoj se Zotin e ka mbrojt\u00ebs t\u00eb tij n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb as e drejt\u00eb dhe as synim i autorit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi diagnostikimi i Karaxhi\u00e7it nga distanca, pohimet dhe veprimet e tij japin indikacione p\u00ebr prani t\u00eb disa \u00e7rregullimeve psikologjike. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nuk mund t\u00eb mohohen as shenjat e tij t\u00eb nj\u00eb personi me inteligjenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>*<em>(Autori <strong>Esheref Haxhiu<\/strong> \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr doktoratur\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e psikologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Varshav\u00ebs. I nj\u00ebjti, po ashtu, \u00ebsht\u00eb kandidat specialist n\u00eb fush\u00ebn e psikoterapis\u00eb pran\u00eb Asociacionit Israelit p\u00ebr Terapi Kognitive-Biheviorale. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, punon si psikolog n\u00eb Departamentin Sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb t\u00eb Burgjeve n\u00eb Kosov\u00eb).\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Esheref Haxhiu \u201cAsgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb se sa denoncimi i keqb\u00ebr\u00ebsit, por asgj\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se sa t\u00eb kuptosh at\u00eb\u201d, Fjodor Dostojevski. Radovan Karaxhi\u00e7, p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor i gjenocidit n\u00eb Bosnj\u00eb, u lind n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, m\u00eb 1945, n\u00eb nj\u00eb fshat malor n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Petnjic\u00eb. Prind\u00ebrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7669,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-7663","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7663"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7663\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7669"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}