{"id":771807,"date":"2023-02-17T17:55:29","date_gmt":"2023-02-17T16:55:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=771807"},"modified":"2023-02-17T17:55:29","modified_gmt":"2023-02-17T16:55:29","slug":"rrefimi-per-fundin-e-dy-miliceve-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/rrefimi-per-fundin-e-dy-miliceve-serbe\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi p\u00ebr fundin e dy milic\u00ebve serb\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Faton Ismajli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Cop\u00ebza t\u00eb ngjarjeve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr historike. P\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ishte e rob\u00ebruar dhe fitoi lirin\u00eb. T\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfimi q\u00eb sot nj\u00eb 15 vje\u00e7ar, aq sa \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr shteti i Kosov\u00ebs, i duket sikur po lexon tregime letrare.<\/strong><\/p>\n<p>Jam lindur pas vdekjes s\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb tjer\u00ebve, Josip Broz \u2013 Tito. F\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e kam kaluar n\u00eb koh\u00ebn kur Sllobodan Milloshevi\u00e7i po kryente krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit me vrasjen e kroat\u00ebve, boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve. Kam p\u00ebrjetuar luft\u00ebn dhe daljen n\u00eb sken\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jam rritur n\u00eb koh\u00ebn kur shtetin e kan\u00eb qeverisur edhe UNMIK-u, edhe EULEX-i. N\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto sisteme kam kaluar bashk\u00eb me secilin shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb vitet e 80-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe q\u00eb ka vendosur t\u00eb jetoj\u00eb bashk\u00eb me gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb shtetin q\u00eb sot po mbush 15 vjet. N\u00eb histori nj\u00eb periudh\u00eb e till\u00eb 30-40 vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr. Por, p\u00ebr nj\u00eb popull q\u00eb ka luftuar p\u00ebr mbijetes\u00eb, pastaj p\u00ebr ekzistenc\u00eb dhe ka fituar lirin\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysje e madhe. Gati e paimagjinueshme.<\/p>\n<p><strong>101-shi<\/strong><\/p>\n<p>Si f\u00ebmij\u00eb, brutalitetin e shtetit serb e kam p\u00ebrjetuar n\u00eb vitet e 90-ta kur dy milic\u00eb \u2013 quheshin Antiqi dhe Spasiqi \u2013 me nj\u00eb vetur\u00eb 101-sh t\u00eb lodhur, shkonin lagje p\u00ebr lagje p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar arm\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhun\u00eb zakonisht ndaj burrave. Nd\u00ebr arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore, t\u00eb asaj kohe, ishin kur k\u00ebta burrat arrinin t\u2019i k\u00ebrcenin muret ndar\u00ebse t\u00eb oborreve p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e dy serb\u00ebve t\u00eb uniformuar. Kushdo q\u00eb nuk kishte fatin, nuk kishte fuqin\u00eb fizike t\u00eb ikte, p\u00ebrballej me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar arm\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shkuar deri n\u00eb stacionin e milicis\u00eb serbe dhe p\u00ebrjetuar tmerrin. T\u00eb nj\u00ebjtit milic\u00eb shkonin edhe n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb shkolla dhe maltretonin ata m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb kishin vendosur t\u00eb mbanin m\u00ebsim t\u00eb improvizuar n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebraf\u00ebrsisht ishte jeta e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs para se t\u00eb niste lufta. Para se milic\u00ebt serb\u00eb t\u00eb ballafaqoheshin me rezistenc\u00ebn e nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb vendos\u00ebn t\u2019ia kthenin arm\u00ebt brutalitetit shtet\u00ebror serb. Nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i shqiptar\u00ebve ishin aktiv\u00eb edhe n\u00eb vitet e 60-ta, 70-ta, 80-ta e 90-ta, por pa ndonj\u00eb ndikim t\u00eb madh, sepse Kosova po vazhdonte n\u00ebn Jugosllavi e Serbi.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb sken\u00eb doli Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nisi t\u00eb ndryshonte e p\u00ebrfundonte rr\u00ebfimi p\u00ebr dy milic\u00ebt q\u00eb torturonin njer\u00ebzit n\u00ebp\u00ebr lagje t\u00eb t\u00ebra. Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shqiptar\u00ebt po jetonin p\u00ebr mbijetes\u00eb. Pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs, jeta u r\u00ebndua edhe m\u00eb shum\u00eb, pasi shumica po p\u00ebrballej me luft\u00ebn p\u00ebr ekzistenc\u00eb. E kjo ekzistenc\u00eb sigurohej kryesisht nga familjar\u00ebt q\u00eb i kishin n\u00eb diaspor\u00eb. Secila sht\u00ebpi fokusohej n\u00eb sigurimin e gj\u00ebrave elementare p\u00ebr dit\u00eb, jav\u00eb e muaj.<\/p>\n<p><strong>S\u2019shkonin m\u00eb ve\u00e7 dy milic\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kur nisi lufta, gati 1 milion shqiptar\u00eb u larguan nga vendbanimet e tyre dhe nj\u00eb pjes\u00eb u deportuan n\u00eb vendet e rajonit e bot\u00ebs. At\u00ebkoh\u00eb, ka pasur rr\u00ebfime se largimi nga sht\u00ebpit\u00eb do t\u00eb zgjaste vet\u00ebm dy jav\u00eb. Sepse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebsisht amerikan\u00ebt nuk do ta toleronin gjat\u00eb spastrimin etnik dhe masakrat q\u00eb po kryheshin ku num\u00ebroheshin mbi dhjet\u00eb mij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb kryesisht f\u00ebmij\u00eb, pleq e gra.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, tmerri p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb vet\u00ebm sa po thellohej. Tashm\u00eb nuk ishin dy milic\u00ebt. Ishin mij\u00ebra milic\u00eb, ushtar\u00eb t\u00eb shtetit serb q\u00eb zbarkuan n\u00eb Kosov\u00eb dhe po kryenin vrasje, dhunime dhe masakra ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb prillin e vitit 1999 teksa po kalonim nga Koliqi n\u00eb Grashtic\u00eb, kolon\u00ebn ku ndodhesha me familje, e ndaluan ushtar\u00ebt serb\u00eb. Aty, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, para syve, po shihja se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb sakt\u00eb vrasja, pla\u00e7kitja dhe terrori. Kat\u00ebr ushtar\u00eb, me shamia n\u00eb kok\u00eb, filluan t\u00eb k\u00ebrkonin para me nj\u00eb shqipe t\u00eb \u00e7al\u00eb. \u201cHiljade maraka\u201d, b\u00ebrtiste njeri prej ushtar\u00ebve dhe vizitonte mjetet e ndalura n\u00eb rrug\u00eb. Kushdo q\u00eb nuk arrinte t\u2019ia num\u00ebronte parat\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebrballej me plumbat e ushtar\u00ebve serb\u00eb. Ende e kam n\u00eb kok\u00eb z\u00ebrin e nj\u00ebrit prej ushtar\u00ebve, i cili k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebn shqipe \u201cMoj Kosova oj nana eme kurr s\u2019kam me t\u2019harru\u201d.<\/p>\n<p>Terrori i shtetit serb mbi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebrfundoi n\u00eb qershor t\u00eb 1999-s. Kur Serbia pranoi kapitullimin dhe nisi hyrja e trupave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb e rr\u00ebnuar e shkat\u00ebrruar. Por, serb\u00ebt kurr\u00eb nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe di\u00e7ka prej Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas kapitullimit t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Shtetin e Kosov\u00ebs e kam p\u00ebrjetuar kur si 12-vje\u00e7ar, diku m\u00eb 14 qershor 1999, kam par\u00eb duke r\u00ebn\u00eb em\u00ebrtimet n\u00eb gjuh\u00ebn serbe n\u00ebp\u00ebr dyqane dhe t\u00eb nj\u00ebjtat duke u z\u00ebvend\u00ebsuar me gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs nga 1999 deri m\u00eb sot ka kaluar n\u00ebp\u00ebr ngjarje dramatike e traumatike sikur ishte Konferenca e Rambujes q\u00eb solli bombardimet e NATO-s mbi Serbi, ngjarjet enigmatike t\u00eb marsit 2004, negociatat e Vjen\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfunduan me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb, me negociatat e Brukselit q\u00eb deri diku fut\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb serb\u00ebve n\u00ebn ligjshm\u00ebrin\u00eb e Republik\u00ebs e deri te \u201cPlani franko-gjerman\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb pas\u00e7lirimit jan\u00eb nd\u00ebrruar dhe z\u00ebvend\u00ebsuar pushtete n\u00eb Kosov\u00eb filluar nga i UNMIK-ut e vazhduar me udh\u00ebheqjet vendore.<\/p>\n<p>Dhe, ka p\u00ebrfunduar n\u00eb pakthim rr\u00ebfimi p\u00ebr dy milic\u00ebt serb\u00eb q\u00eb dikur b\u00ebnin \u00e7far\u00eb t\u00eb donin mbi shqiptar\u00ebt. P\u00ebrmbysja \u00ebsht\u00eb aq e madhe p\u00ebr k\u00ebto vite sa burrat dhe grat\u00eb e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb problemin kryesor si t\u00eb mos bien n\u00eb duart e dy milic\u00ebve serb\u00eb, por jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbrojn\u00eb atdheun, marrin pjes\u00eb dhe shp\u00ebtojn\u00eb jet\u00ebt e njer\u00ebzve jasht\u00eb shtetit si\u00e7 ishte rasti n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Tash, shteti i Kosov\u00ebs, ky q\u00eb sot po i mbush 15 vjet, po p\u00ebrballet me nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb ri. Ikjen e vajzave dhe djemve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr n\u00eb vendet e BE-s\u00eb. Fatmir\u00ebsisht nuk po ikin nga dy polic\u00ebt serb\u00eb si\u00e7 b\u00ebnin gjeneratat e t\u00eb rriturve n\u00eb vitet e 90-ta.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos ardhur n\u00eb nj\u00eb gjendje q\u00eb p\u00ebrvjetori i 30-t\u00eb i Republik\u00ebs ta festojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pensionuarit, shteti duhet t\u00eb hartoj\u00eb plane, t\u00eb b\u00ebj\u00eb investime dhe b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb vend atraktiv, q\u00eb edhe ata q\u00eb jan\u00eb larguar t\u00eb kthehen p\u00ebr t\u00eb investuar dhe punuar n\u00eb shtetin e dyt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Faton Ismajli Cop\u00ebza t\u00eb ngjarjeve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr historike. P\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ishte e rob\u00ebruar dhe fitoi lirin\u00eb. T\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfimi q\u00eb sot nj\u00eb 15 vje\u00e7ar, aq sa \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr shteti i Kosov\u00ebs, i duket sikur po lexon tregime letrare. Jam lindur pas vdekjes s\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":771808,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-771807","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/771807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=771807"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/771807\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/771808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=771807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=771807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=771807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}