{"id":772849,"date":"2023-02-20T15:07:05","date_gmt":"2023-02-20T14:07:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=772849"},"modified":"2023-02-20T15:07:05","modified_gmt":"2023-02-20T14:07:05","slug":"interneti-eshte-makthi-i-vrapuesit-ne-teh-por-eshte-nje-menyre-per-ta-frenuar-valen-e-genjeshtrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/interneti-eshte-makthi-i-vrapuesit-ne-teh-por-eshte-nje-menyre-per-ta-frenuar-valen-e-genjeshtrave\/","title":{"rendered":"Interneti \u00ebsht\u00eb makthi i Vrapuesit n\u00eb Teh, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta frenuar val\u00ebn e g\u00ebnjeshtrave"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Peter Pomerantsev<\/strong>, <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/commentisfree\/2023\/feb\/17\/web-blade-runner-lies-misinformation-internet\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>The Guardian<\/em><\/a><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>N\u00eb vitin 1996, John Perry Barlow \u2013 ish-tekstshkruesi i grupit Grateful Dead dhe nj\u00eb guru i idealist\u00ebve hipi-teknik\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Silikonit \u2013 e shkroi nj\u00eb manifest emocional utopik, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e internetit. Duke iu drejtuar udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb rendit bot\u00ebror \u2013 t\u00eb mbledhur n\u00eb Davos \u2013 ai deklaroi:<\/strong><\/p>\n<p>Qeverit\u00eb e bot\u00ebs industriale, ju gjigant\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjumur t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga mishi dhe nga \u00e7eliku, un\u00eb vij nga hap\u00ebsira kibernetike, nga sht\u00ebpia e re e mendjes \u2026 N\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kibernetike do ta krijojm\u00eb qytet\u00ebrimin e mendjes. Qoft\u00eb m\u00eb human dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb se bota e krijuar m\u00eb par\u00eb nga qeverit\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet e tre vjet m\u00eb von\u00eb, kjo fantazi utopike \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me internetin q\u00eb i ngjan m\u00eb shum\u00eb Vrapuesit n\u00eb Teh [filmi Blade Runner \u2013 sh\u00ebn. i p\u00ebrkth.]: megapolisit t\u00eb turbullt e t\u00eb ndotur me smogun e dezinformatave; ku \u00ebndrrat p\u00ebr liri jan\u00eb kthyer n\u00eb nivele t\u00eb paprecedenta t\u00eb v\u00ebzhgimit; t\u00eb sunduar nga nj\u00eb grup i vog\u00ebl i mega-korporatave t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb cilat v\u00ebshtrojn\u00eb qytetin e internetit duke i shfryt\u00ebzuar subjektet e veta t\u00eb \u00e7orientuara, t\u00eb pafuqishme dhe t\u00eb zem\u00ebruara \u2013 q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdoruesit e tyre q\u00eb varen nga ta dhe produkte prej t\u00eb cilave ata i thithin t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb fuqishmit edhe m\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tema kryesore e Vrapuesi n\u00eb Teh \u00ebsht\u00eb lufta p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dallimin mes njer\u00ebzve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe \u201creplikant\u00ebve\u201d \u2013 robot\u00ebve q\u00eb imitojn\u00eb njer\u00ebzit. N\u00eb internetin e sot\u00ebm t\u00eb Vrapuesit n\u00eb Teh, gjithashtu p\u00ebrpiqemi ta analizojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebn, pasi botat dhe llogarit\u00eb e rreme b\u00ebjn\u00eb bashk\u00eb mediat sociale duke pretenduar se jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duke e shtremb\u00ebruar ndjenj\u00ebn ton\u00eb t\u00eb realitetit. K\u00ebta replikant\u00eb t\u00eb internetit mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr ta sulmuar nj\u00eb armik, ose \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb tin\u00ebzare \u2013 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tem\u00ebn margjinale q\u00eb t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si tem\u00eb qendrore.<\/p>\n<p>Si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshmuar dekadat e k\u00ebrkimeve studimore p\u00ebr komunikimin, njer\u00ebzit priren t\u2019i adoptojn\u00eb mendimet q\u00eb ata mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb zakonshme, at\u00eb q\u00eb studiuesi i internetit, Samuel Woolley, e quan \u201ckonsensus prodhimi\u201d. Falsifikimi i llogarive t\u00eb mediave sociale \u00e7on jo vet\u00ebm n\u00eb mashtrimin e p\u00ebrdoruesve individual\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb humb\u00eb kontaktin me at\u00eb q\u00eb mendon n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e ku ajo q\u00eb \u201cmendon me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d mund t\u00eb riprogramohet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb diskurs q\u00eb mund t\u00eb shtremb\u00ebrohet kaq leht\u00eb, \u00ebsht\u00eb gj\u00eb josh\u00ebse t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga \u00e7do shpres\u00eb p\u00ebr sfer\u00ebn publike demokratike, ku idet\u00eb dhe d\u00ebshmit\u00eb peshohen, debatohen dhe vendosen nga qytetar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, dhe ku nj\u00eb person e ka nj\u00eb z\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sfida p\u00ebr gj\u00ebn\u00eb kryesore t\u00eb demokracis\u00eb si model qeverisjeje. Mesazhi i diktaturave t\u00eb sotme digjitale, nga Kina e deri te Arabia Saudite, \u00ebsht\u00eb se demokracia nuk mund t\u00eb p\u00ebrballet me dimensionin e internetit dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb konfuzion, m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb liria t\u00eb dor\u00ebzohet ndaj zgjedhjes s\u00eb fuqive t\u00eb centralizuara q\u00eb i p\u00ebrdorin t\u00eb dh\u00ebnat tona p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb vendimet p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>N\u00eb lagjet e varfra t\u00eb mediave sociale dhe n\u00eb rrugicat e rrjetave t\u00eb err\u00ebta t\u00eb internetit ton\u00eb t\u00eb Vrapuesit n\u00eb Teh, i takoni tregtar\u00ebt e k\u00ebqij t\u00eb sh\u00ebrbimeve gjysm\u00eb t\u00eb ligjshme dhe plot\u00ebsisht t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u2019ju ndihmuar q\u00eb ta menaxhoni k\u00ebt\u00eb loj\u00eb q\u00eb shtremb\u00ebron realitetin p\u00ebr dobin\u00eb tuaj. Ata shesin bot-net\u00ebt dhe sh\u00ebrbimet e hakerimit, teknologjit\u00eb e mbik\u00ebqyrjes dhe t\u00eb deponimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave. Si \u00e7do shit\u00ebs i dyshimt\u00eb, ua premtojn\u00eb \u00ebndrrat josh\u00ebse p\u00ebr fitoren e paverifikueshme. Me \u00e7mimin e duhur pretendojn\u00eb se e kan\u00eb \u201csalc\u00ebn magjike\u201d p\u00ebr t\u2019jua fituar zgjedhjet, p\u00ebr ta manipuluar sjelljen e armiqve tuaj, p\u00ebr ta falimentuar biznesin e rival\u00ebve tuaj.<\/p>\n<p>Ekipi Horhe [Team Jorge q\u00eb ka manipuluar 33 zgjedhje presidenciale n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, duke ia dal\u00eb mban\u00eb n\u00eb 27 raste t\u00eb tilla \u2013 sh\u00ebn. i p\u00ebrkth.], nj\u00eb nj\u00ebsit izraelit i operacioneve t\u00eb zeza n\u00eb internet i zbuluar nga ditorja Guardian dhe nga partner\u00ebt e saj p\u00ebrmes nj\u00eb operacioni mahnit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb industrie krejt\u00ebsisht t\u00eb \u00e7uditshme (ekipi e mohon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb librin tim t\u00eb fundit, Kjo nuk \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb [This is Not Propaganda] takova shum\u00eb diler\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb dezinformatave, nga Manila deri n\u00eb Meksiko-Siti. Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb i habitur me m\u00ebnyr\u00ebn se si ata e arsyetonin veten. T\u00eb gjith\u00eb ishin amoral\u00eb \u2013 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb loj\u00eb duhej t\u00eb ishe i till\u00eb. Shumica ishin jabanxhinj q\u00eb kishin ardhur n\u00eb qytetin e madh, p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb mban\u00eb, dhe historit\u00eb e tyre i pan\u00eb thjesht n\u00eb aspektin e nj\u00eb djali t\u00eb vog\u00ebl nga provinca q\u00eb luan me loj\u00ebn e p\u00ebrcaktuar nga t\u00eb tjer\u00ebt. Disi, pun\u00ebn e tyre t\u00eb pist\u00eb e b\u00ebnin t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si di\u00e7ka heroike. T\u00eb gjith\u00eb ran\u00eb dakord se ata nuk i vendos\u00ebn rregullat. Ky ishte faji i politikan\u00ebve dhe bizneseve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kontrollojn\u00eb qytetin e internetit dhe i klient\u00ebve q\u00eb paguanin. N\u00ebse ata nuk do t\u2019i ofronin k\u00ebto sh\u00ebrbime, dikush tjet\u00ebr do t\u2019i ofronte.<\/p>\n<p>Dhe, gj\u00ebja e trishtueshme \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ata kan\u00eb ku t\u00eb kapen. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb tani q\u00eb Horhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar? Kompanit\u00eb e teknologjis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbysin llogarit\u00eb e veta replikante, rregullimin e hanzaplast\u00ebve ngjit\u00ebs kund\u00ebr \u201csjelljes s\u00eb koordinuar joautentike \u201c. Por, fakti brutal \u00ebsht\u00eb se krejt m\u00ebnyra se si jan\u00eb nd\u00ebrtuar platformat, a priori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfryt\u00ebzim i qytetar\u00ebve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht gj\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar nga akter\u00ebt e k\u00ebqij. \u00cbsht\u00eb sistem i nd\u00ebrtuar mbi mbik\u00ebqyrjen dhe thithjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u2019i manipuluar ata; ku qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb kontroll dhe madje as nuk i kuptojn\u00eb algoritmet q\u00eb diktojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ne shohim dhe m\u00eb pas ndiejm\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb fund e b\u00ebjm\u00eb n\u00eb internet. Horhe nuk \u00ebsht\u00eb defekt, \u00ebsht\u00eb tipar i internetit ton\u00eb aktual.<\/p>\n<p>A mund ta paramendojm\u00eb nj\u00eb internet tjet\u00ebr, nj\u00eb internet q\u00eb n\u00eb fakt u krijua p\u00ebr ta p\u00ebrforcuar demokracin\u00eb? Ky \u00ebsht\u00eb ushtrimi q\u00eb ne e zhvilluam si pjes\u00eb e Projektit t\u00eb Uebit t\u00eb Mir\u00eb [Good Web Project] t\u00eb drejtuar nga nj\u00ebsia ime n\u00eb Universitetin Xhon Hopkins [Johns Hopkins] dhe nga thinktanku Demos. Interneti i till\u00eb do t\u2019i lejonte njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb anonim\u00eb kur kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre (anonimiteti \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb), por do t\u00eb kishte sisteme q\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dije se llogarit\u00eb n\u00eb internet do t\u00eb lidhen me njer\u00ebzit e v\u00ebrtet\u00eb: do t\u00eb ishte i qart\u00eb ndryshimi mes njer\u00ebzve dhe replikant\u00ebve. Do t\u00eb ishte nj\u00eb internet q\u00eb do t\u00eb kishte hap\u00ebsira t\u00eb drejtuara p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e komunitetit, jo p\u00ebr interesat private.<\/p>\n<p>Do t\u2019i kishim debatet tona politike n\u00eb hap\u00ebsirat e krijuara p\u00ebr ta d\u00ebgjuar sidomos nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr t\u2019i peshuar provat, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime. Rrjetet [si Facebook dhe Twitter] mund t\u00eb jen\u00eb vende t\u00eb mira p\u00ebr t\u2019u shfryr\u00eb apo p\u00ebr t\u2019u mburrur, por ato nuk jan\u00eb projektuar p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcaktuar politikat apo p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrpunuar vizionet p\u00ebr t\u00eb ardhmet e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i mundur qyteti i till\u00eb i ri i internetit. N\u00eb vend t\u00eb qytetit keqdash\u00ebs t\u00eb Vrapuesit n\u00eb Teh, ku gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanive shfryt\u00ebzuese me abdomenin e bandit\u00ebve t\u00eb internetit, do t\u00eb kishte ekuivalentin digjital t\u00eb parqeve publike, bibliotekave, bashkive. Por, tani ne nuk jemi askund af\u00ebr k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Pra, a mund t\u00eb mbijetojm\u00eb sot? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh n\u00ebse je, p\u00ebr hir t\u00eb argumenteve, aktivist q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb minoj\u00eb mobilizimin e luft\u00ebrave gjenocidale t\u00eb Rusis\u00eb? Apo kur e drejton nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme n\u00eb Evrop\u00eb? Apo narko-diler\u00ebt n\u00eb Amerik\u00ebn Latine? Do t\u00eb prisni p\u00ebr internetin e ri? Nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Jo, do t\u00eb shkoni n\u00eb rrugicat e err\u00ebta t\u00eb internetit ton\u00eb t\u00eb Vrapuesit n\u00eb Teh dhe do ta k\u00ebrkoni nj\u00eb Horhe.<\/p>\n<p>*<em><strong>P\u00ebrkthimi: Agron Shala<\/strong> \/ <a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/interneti-eshte-makthi-vrapuesit-ne-teh-por-eshte-nje-menyre-per-ta-frenuar-valen-e-genjeshtrave\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Telegrafi<\/a><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Peter Pomerantsev, The Guardian N\u00eb vitin 1996, John Perry Barlow \u2013 ish-tekstshkruesi i grupit Grateful Dead dhe nj\u00eb guru i idealist\u00ebve hipi-teknik\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Silikonit \u2013 e shkroi nj\u00eb manifest emocional utopik, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e internetit. Duke iu drejtuar udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb rendit bot\u00ebror \u2013 t\u00eb mbledhur n\u00eb Davos \u2013 ai deklaroi: Qeverit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":772850,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-772849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/772849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=772849"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/772849\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/772850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=772849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=772849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=772849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}