{"id":774021,"date":"2023-02-23T09:11:14","date_gmt":"2023-02-23T08:11:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=774021"},"modified":"2023-02-23T09:11:14","modified_gmt":"2023-02-23T08:11:14","slug":"nje-vit-lufte-kunder-ukraines-duke-vepruar-se-bashku-per-te-siguruar-qe-e-drejta-nderkombetare-do-te-mbizoteroje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nje-vit-lufte-kunder-ukraines-duke-vepruar-se-bashku-per-te-siguruar-qe-e-drejta-nderkombetare-do-te-mbizoteroje\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit luft\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs: Duke vepruar s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Josep Borrell<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>24 shkurti 2022 do t\u00eb kujtohet p\u00ebrgjithmon\u00eb si dita kur Rusia filloi pushtimin e saj brutal, t\u00eb paprovokuar dhe t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb Ukrain\u00ebs. Ky ishte dhe mbetet nj\u00eb rast agresioni i past\u00ebr dhe nj\u00eb shkelje e qart\u00eb e Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb. Kjo luft\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as \u2018vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje evropiane\u2019, as nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u2018Per\u00ebndimi kund\u00ebr pjes\u00ebs tjet\u00ebr\u2019. Ajo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me llojin e bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb ne duam t\u00eb jetojm\u00eb: askush nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku p\u00ebrdorimi i paligjsh\u00ebm i forc\u00ebs \u2013 nga nj\u00eb fuqi b\u00ebrthamore dhe an\u00ebtare e p\u00ebrhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit \u2013 do t\u00eb \u201cnormalizohej\u201d deri diku. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet t\u00eb zbatohet kudo p\u00ebr t\u2019i mbrojtur t\u00eb gjith\u00eb nga politikat e pushtetit, shantazhet dhe sulmet ushtarake.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas ekziston rreziku q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb m\u00ebsohen me imazhet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb mizorive q\u00eb shohin, sepse jan\u00eb aq t\u00eb shumta saq\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdorim fillojn\u00eb t\u00eb humbasin dometh\u00ebnien e tyre, sepse na duhet t\u2019i p\u00ebrs\u00ebrisim aq shpesh, saq\u00eb lodhemi dhe dob\u00ebsojm\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb edhe sepse koha po kalon dhe detyra q\u00eb kemi p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb. Sepse, \u00e7do dit\u00eb Rusia vazhdon t\u00eb shkel\u00eb Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb, duke krijuar nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn me politik\u00ebn e saj imperialiste. \u00c7do dit\u00eb Rusia vazhdon t\u00eb vras\u00eb gra, burra dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm ukrainas, duke hedhur raketa mbi qytetet dhe infrastruktur\u00ebn civile. \u00c7do dit\u00eb Rusia vazhdon t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb g\u00ebnjeshtra dhe trillime.<\/p>\n<p>P\u00ebr Bashkimin Evropian dhe partner\u00ebt tan\u00eb nuk ka alternativ\u00eb ndaj q\u00ebndrimit n\u00eb kursin e \u2018strategjis\u00eb son\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb\u2019: mb\u00ebshtetjen e Ukrain\u00ebs, presionin mbi Rusin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar agresionin e saj t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe ndihm\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me pasojat.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit \u2013 dhe me sukses. Kemi miratuar sanksione t\u00eb paprecedent\u00eb, kemi nd\u00ebrprer\u00eb var\u00ebsin\u00eb ton\u00eb nga l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse fosile ruse dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt kryesor\u00eb reduktuam me 50 p\u00ebr qind t\u00eb ardhurat nga energjia q\u00eb Kremlini merr p\u00ebr ta financuar agresionin e vet. Duke punuar s\u00eb bashku, kemi zbutur gjithashtu efektet globale domino me r\u00ebnien e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimit dhe energjis\u00eb, pjes\u00ebrisht fal\u00eb Korsive tona t\u00eb Solidaritetit dhe t\u00eb Nism\u00ebs p\u00ebr Drith\u00ebrat n\u00eb Detin e Zi.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb themi se duam q\u00eb Ukraina t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb vet\u00eb t\u00eb mbrohet \u2013 ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr mjetet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Prandaj, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb BE-ja ka furnizuar me arm\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sulmuar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, BE-ja tani \u00ebsht\u00eb ofruesi kryesor i trajnimit ushtarak p\u00ebr personelin ukrainas, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb mbrojn\u00eb vendin e vet. Ne po ofrojm\u00eb gjithashtu ndihm\u00eb t\u00eb konsiderueshme makro-financiare dhe humanitare p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur popullin ukrainas. Dhe, kemi vendosur t\u2019i p\u00ebrgjigjemi pozitivisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE. S\u00eb fundi, po punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr krimet e luft\u00ebs q\u00eb ka kryer Rusia.<\/p>\n<p>Ukraina ka treguar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e saj t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, pjes\u00ebrisht fal\u00eb k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje. Dhe, Rusia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e izoluar fal\u00eb sanksioneve globale dhe d\u00ebnimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga shumica d\u00ebrrmuese e shteteve n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb. Q\u00ebllimi yn\u00eb kolektiv \u00ebsht\u00eb dhe mbetet nj\u00eb Ukrain\u00eb demokratike q\u00eb triumfon, duke e p\u00ebrz\u00ebn\u00eb pushtuesin, duke e rivendosur sovranitetin e saj t\u00eb plot\u00eb dhe, me k\u00ebt\u00eb, duke e rivendosur ligjshm\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, ne duam paqe n\u00eb Ukrain\u00eb, nj\u00eb paqe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb dhe me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mb\u00ebshtetja e Ukrain\u00ebs dhe puna p\u00ebr paqen shkojn\u00eb krah p\u00ebr krah.<\/p>\n<p>Revizionizmi agresiv i Rusis\u00eb dhe l\u00ebvizjet e saj m\u00eb t\u00eb gjera destabilizuese jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim global q\u00eb prek Ballkanin Per\u00ebndimor dhe vendet e Partneritetit Lindor. Ne i kemi par\u00eb efektet e makin\u00ebs propagandistike t\u00eb Rusis\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb nxis\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs, si dhe shohim p\u00ebrpjekje n\u00eb shkall\u00eb industriale p\u00ebr manipulimin e informacionit dhe nd\u00ebrhyrjen e huaj. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse BE-ja po punon me partner\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht me vendet an\u00ebtare t\u00eb ardhshme, p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebtij k\u00ebrc\u00ebnimi. Nj\u00eb pjes\u00eb ky\u00e7e e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb edhe mb\u00ebshtetja e liris\u00eb s\u00eb medias dhe pluralizmit politik. Ne po e rrisim gjithashtu mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve n\u00eb Kaukazin e Jugut.<\/p>\n<p>M\u00eb gjer\u00ebsisht, pushtimi rus ka n\u00ebnvizuar edhe nj\u00eb her\u00eb se vendet dhe njer\u00ebzit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhmen e vet. BE-ja ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i p\u00ebrgjigjemi d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb partnerit ton\u00eb dhe ta integrojm\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, Ukrain\u00ebn, Moldavin\u00eb dhe Gjeorgjin\u00eb n\u00eb Bashkimin ton\u00eb dhe po punojm\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb realitet k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shoq\u00ebri dhe ekonomi m\u00eb elastike dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, t\u00eb zhvillojm\u00eb dhe mbrojm\u00eb demokracit\u00eb tona, si dhe t\u00eb forcojm\u00eb kohezionin social.<\/p>\n<p>Historia dhe drejt\u00ebsia jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Ukrain\u00ebs. Por, p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar historin\u00eb dhe p\u00ebr ta arritur drejt\u00ebsin\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrforcojm\u00eb \u2018strategjin\u00eb ton\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb\u2019. Ne e dim\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb kolektive. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse BE-ja po mb\u00ebshtetet te t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt e saj p\u00ebr t\u00eb vepruar me frym\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe solidaritetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb agresioni t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb dhe e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Josep Borrell 24 shkurti 2022 do t\u00eb kujtohet p\u00ebrgjithmon\u00eb si dita kur Rusia filloi pushtimin e saj brutal, t\u00eb paprovokuar dhe t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb Ukrain\u00ebs. Ky ishte dhe mbetet nj\u00eb rast agresioni i past\u00ebr dhe nj\u00eb shkelje e qart\u00eb e Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb. Kjo luft\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as \u2018vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje evropiane\u2019, as nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":672933,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-774021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/774021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=774021"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/774021\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/672933"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=774021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=774021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=774021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}