{"id":786917,"date":"2023-03-29T07:32:59","date_gmt":"2023-03-29T05:32:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=786917"},"modified":"2023-03-29T07:34:26","modified_gmt":"2023-03-29T05:34:26","slug":"drejtesia-se-heton-neglizhencen-e-saj-qe-coi-ne-vrasjen-e-nje-gruaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/drejtesia-se-heton-neglizhencen-e-saj-qe-coi-ne-vrasjen-e-nje-gruaje\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia s\u2019e heton neglizhenc\u00ebn e saj q\u00eb \u00e7oi n\u00eb vrasjen e nj\u00eb gruaje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fatmir Morina e priti me padurim vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes t\u00eb cilit m\u00eb 22 mars t\u00eb k\u00ebtij viti u konstatua se shteti \u2018ia shkeli t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb\u2019 motr\u00ebs s\u00eb tij, Sebahate Morina, e cila u vra nga ish-bashk\u00ebshorti m\u00eb 14 mars 2021 n\u00eb Prishtin\u00eb<\/strong>.<\/p>\n<p>\u201cNe, k\u00ebtij<strong>\u00a0<a href=\"https:\/\/gjk-ks.org\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/ki_129_21_agj_shq.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">vendimi<\/a><\/strong>[t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese], iu g\u00ebzuam pak sepse tham\u00eb se m\u00eb n\u00eb fund po del ajo q\u00eb dihet. \u00cbsht\u00eb neglizhenc\u00eb e Policis\u00eb, Gjykatave dhe e Prokuroris\u00eb\u201d, thot\u00eb Fatmiri, v\u00ebllai i Sebahates.<\/p>\n<p>Por, sado q\u00eb e g\u00ebzoi vendimi, Fatmirin e m\u00ebrzit fakti se askush nuk \u00ebsht\u00eb shkarkuar p\u00ebr neglizhenc\u00eb n\u00eb trajtimin e rastit.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb fare mir\u00eb kjo, nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb nuk hetohet askush\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 mars 2021, Sebahatja ishte rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb vendin e saj t\u00eb pun\u00ebs, por pak metra pa mb\u00ebrritur, u vra nga ish-bashk\u00ebshorti i cili, sipas raporteve zyrtare, e kishte rrahur e keqtrajtuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020 ai ishte d\u00ebnuar p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje nga Gjykata Themelore n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga dita e vrasjes s\u00eb Sebahates, nuk u b\u00eb publike asnj\u00ebher\u00eb nisja e ndonj\u00eb hetimi ndaj zyrtar\u00ebve q\u00eb dyshohet se e neglizhuan trajtimin e rastit.<\/p>\n<p>Hetimet apo nisjen e procedurave nuk e kan\u00eb konfirmuar p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb as pas publikimit t\u00eb vendimit t\u00eb Kushtetueses, Prokuroria e Shtetit, K\u00ebshilli Prokurorial e as Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"\">\n<h3><span style=\"font-family: Verdana, Geneva, sans-serif; font-size: 15px; color: #222222;\">Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve, k\u00ebto institucione nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur interesimit t\u00eb REL-it nga data 23 mars.<\/span><\/h3>\n<\/div>\n<p>Por, nisjen e nj\u00eb hetimi brenda policis\u00eb e ka konfirmuar Avokatit t\u00eb Popullit, institucion ky q\u00eb n\u00eb vitin 2021 kishte hartuar nj\u00eb raport q\u00eb kishte identifikuar shkelje nga ana e institucioneve n\u00eb rastin e Sebahates.<\/p>\n<p>\u201cPas rekomandimeve tona, policia ka formuar nj\u00eb komision, i cili ka gjetur shkelje dhe kan\u00eb filluar procedurat kompetente ndaj zyrtar\u00ebve policor\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<h3><strong>Heshtja 10-dit\u00ebshe q\u00eb p\u00ebrfundoi me vrasje<\/strong><\/h3>\n<p>Dhjet\u00eb dit\u00eb para se Sebahatja t\u00eb vritej, sipas raportit t\u00eb Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) me titull \u201cShteti me mosveprim, privon nga jeta Sebahate Sopin\u201d, nj\u00ebra nga vajzat e saj raportoi n\u00eb polici dhun\u00ebn q\u00eb po ushtrohej ndaj n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. Ish-bashk\u00ebshorti e kishte sulmuar Sebahaten s\u00ebrish fizikisht.<\/p>\n<p>Policia nd\u00ebrmori masa hetimore. Intervistoi Sebahaten e cila konfirmoi se ishte viktim\u00eb e dhun\u00ebs fizike. Ish-bashk\u00ebshorti i saj u intervistua po ashtu dhe mohoi sulmin. Sebahatja u ftua t\u00eb intervistohej s\u00ebrish nj\u00eb dit\u00eb pas, m\u00eb 4 mars. Policia thot\u00eb se nuk u paraqit n\u00eb stacion policor.<\/p>\n<p>E, p\u00ebr dhjet\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera, as policia e as prokuroria nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e 11-t\u00eb ajo u vra.<\/p>\n<div>\n<div id=\"div-gpt-ad-1634289484286-0\"><\/div>\n<\/div>\n<h3><strong>Por, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/strong><\/h3>\n<p>Kushtetuesja konstatoi nj\u00eb seri shkeljesh n\u00eb trajtimin e k\u00ebtij rasti. Shkeljet e konstatuara hedhin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb mbi Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht Stacionin Policor n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb dhe Prokurorin\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs se kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve t\u00eb tyre pozitive n\u00eb mbrojtjen e jet\u00ebs s\u00eb Sebahates.<\/p>\n<p>K\u00ebto shkelje i kishte konstatuar nj\u00eb raport i hartuar nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RRGK).<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb konstaton se nj\u00eb qytetareje t\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb shkelur e drejta p\u00ebr jet\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb shkelur edhe Standardet e Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit, do t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme t\u00eb mos ket\u00eb reagim institucional pas nj\u00eb vendimi kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u201d, thot\u00eb Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), organizat\u00eb kjo q\u00eb hartoi k\u00ebrkes\u00ebn kushtetuese n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Sebahates.<\/p>\n<p>Rezniqi thot\u00eb se vendimi i Kushtetueses p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasi do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mos i p\u00ebrs\u00ebrisin gabimet e nj\u00ebjta si n\u00eb rastin Sebahates q\u00eb p\u00ebrfundoi me vrasje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi tashm\u00eb t\u00eb gjitha institucionet duhet ta din\u00eb se cilat veprime nuk guxojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb raste t\u00eb tjera dhe automatikisht kjo ka ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb ndryshimin e praktik\u00ebs s\u00eb keqe t\u00eb krijuar deri m\u00eb tash n\u00eb trajtimin jo t\u00eb duhur t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje\u201d, vler\u00ebson ajo.<\/p>\n<p>Kushtetuesja konstatoi se Policia dhe Prokuroria kan\u00eb mundur t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa shtes\u00eb n\u00eb mbrojtjen e Sebahates.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb pas vrasjes p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi publik, Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs kishte th\u00ebn\u00eb mes tjerash se gjat\u00eb intervist\u00ebs, Sebahatja kishte deklaruar se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb me rastin\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kjo deklarat\u00eb, sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk e liron Prokurorin\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e hapave shtes\u00eb n\u00eb mbrojtjen e viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk e liron asnj\u00eb institucion shtet\u00ebror nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligje dhe rregullativ\u00eb t\u00eb aplikueshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Kushtetueses.<\/p>\n<p>Munges\u00ebn e reagimit institucional n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk e ka komentuar as Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<h3><strong>Neglizhenca, shprehi e pandryshuar<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb organizat\u00ebn Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RRGK) theksojn\u00eb se d\u00ebshtimi i shtetit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn e grave n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri q\u00eb vazhdimisht p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs thot\u00eb se shteti po d\u00ebshton n\u00eb vazhdim\u00ebsi q\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrezikuara nga burrat e tyre.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rastin e Sebahates, sipas saj, n\u00ebnkupton shkarkime dhe d\u00ebnime p\u00ebr neglizhenc\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ngarkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet duhet t\u00eb vihen n\u00eb pah dhe t\u00eb k\u00ebrkohen shkarkime dhe personat t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb pasur n\u00eb trajtim l\u00ebnd\u00ebn e zonj\u00ebs Sebahate Morina t\u00eb shkarkohen automatikisht nga pozitat e tyre. K\u00ebta zyrtar\u00eb jan\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs pasi q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb shkelje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme\u201d, thot\u00eb Breznica.<\/p>\n<p>Breznica thot\u00eb se vazhdimisht v\u00ebrehet se rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje jan\u00eb t\u00eb rralla kur trajtohen me seriozitet dhe konform depozitave ligjore deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi, sipas saj, \u00ebsht\u00eb zinxhiror pasi shpesh d\u00ebshton policia, d\u00ebshtojn\u00eb Qendrat p\u00ebr Pun\u00eb Sociale, Prokuroria d\u00ebshton n\u00eb kualifikimin e l\u00ebnd\u00ebve si dhe Gjykatat n\u00eb fund shqiptojn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Rasti i Sebahates nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi kur sipas jurist\u00ebve, shteti ka d\u00ebshtuar t\u00eb ofroj\u00eb ndihm\u00eb adekuate n\u00eb mbrojtjen e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nj\u00eb rast i nj\u00ebjt\u00eb ndodhi n\u00eb oborrin e Qendr\u00ebs Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs, ku nj\u00eb grua 35 vje\u00e7e u vra nga bashk\u00ebshorti i saj, me gjith\u00eb faktin se viktima kishte urdh\u00ebr p\u00ebr mbrojtje nga policia.<\/p>\n<p>Vrasja e tronditi opinion publik pasi viktima, Hamide Magashi, ishte n\u00eb jav\u00ebn e fundit t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe ishte shtrir\u00eb n\u00eb QKUK p\u00ebr t\u00eb kryer lindjen. Vras\u00ebsi iku nga vendi i ngjarjes dhe n\u00eb fund vrau veten.<\/p>\n<p>Ky rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb raportin vjetor t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut, n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb publikuar m\u00eb 20 mars 2023.<\/p>\n<p>\u201cPolicia e ka konfirmuar se viktima m\u00eb par\u00eb ka raportuar p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje dhe ka qen\u00eb n\u00eb mbrojtje policore\u201d, thuhet n\u00eb raport. Aty shtohet se mungesa e hetimeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore, jan\u00eb disa prej problemeve m\u00eb serioze n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeri n\u00eb shtator [t\u00eb vitit 2022], prokuror\u00ebt kan\u00eb hetuar 160 raste t\u00eb dhunimeve dhe kan\u00eb ngritur 30 padi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb institucioneve n\u00eb 12 vjet\u00ebt e fundit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb 50 gra.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmir Morina e priti me padurim vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes t\u00eb cilit m\u00eb 22 mars t\u00eb k\u00ebtij viti u konstatua se shteti \u2018ia shkeli t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb\u2019 motr\u00ebs s\u00eb tij, Sebahate Morina, e cila u vra nga ish-bashk\u00ebshorti m\u00eb 14 mars 2021 n\u00eb Prishtin\u00eb. \u201cNe, k\u00ebtij\u00a0vendimi[t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese], iu g\u00ebzuam pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":693573,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-786917","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/786917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=786917"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/786917\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/693573"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=786917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=786917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=786917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}