{"id":79439,"date":"2019-08-04T11:03:29","date_gmt":"2019-08-04T09:03:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=79439"},"modified":"2019-08-04T11:03:29","modified_gmt":"2019-08-04T09:03:29","slug":"horoskopi-mujor-paolo-fox-ka-parashikuar-yjet-per-te-gjitha-shenjat-gjate-gushtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/horoskopi-mujor-paolo-fox-ka-parashikuar-yjet-per-te-gjitha-shenjat-gjate-gushtit\/","title":{"rendered":"Horoskopi mujor: Paolo Fox, ka parashikuar yjet p\u00ebr t\u00eb gjitha shenjat gjat\u00eb gushtit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Q\u00eb n\u00eb fillesat e tij, njer\u00ebzimi ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i &#8220;fiksuar&#8221; pas parashikimeve p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Natyra kureshtare e b\u00ebn njeriun t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb dij\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz besojn\u00eb se fati i tyre \u00ebsht\u00eb i lidhur ose ndikohet nga yjet dhe l\u00ebvizjet e tyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e pafundme t\u00eb Universit.<\/p>\n<p>Astrologu i njohur italian, Paolo Fox ka zbuluar parashikimin e yjeve p\u00ebr t\u00eb gjitha shenjat e Zodiakut p\u00ebr muajin Gusht.<\/p>\n<p>T\u00eb papritura dhe plot surpriza ju presin gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb nxehta!<\/p>\n<p><strong>Dashi<\/strong><br \/>\nKy do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr muajt m\u00eb efikas\u00eb t\u00eb vitit 2019. Q\u00eb prej vitit t\u00eb kaluar, ndieni se di\u00e7ka nuk shkon n\u00eb jet\u00ebn tuaj. Kjo ndjesi lidhet me faktin q\u00eb jeni detyruar t\u00eb ndryshoni shpesh pun\u00eb apo vendin ku jetoni. Tanim\u00eb jeni m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb jet\u00eb aktive. P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, gushti \u00ebsht\u00eb muaj pushimesh, nd\u00ebrsa ju do t\u00eb punoni shum\u00eb e do t\u00eb nd\u00ebrmerrni nisma t\u00eb reja. Datat 9 dhe 11 do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb z\u00ebnat. Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji do t\u00eb jeni shum\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb bindni t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr gjith\u00e7ka d\u00ebshironi. Edhe pak optimiz\u00ebm dhe \u00e7do bashk\u00ebpunim do t\u00eb shkoj\u00eb fjoll\u00eb. Zgjedhje vendimtare edhe p\u00ebr personat q\u00eb duan t\u00eb nisin studime. Idet\u00eb e reja do t\u00eb jen\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebse pas dat\u00ebs 12 dhe n\u00eb dat\u00ebn 19 do t\u00eb merrni nj\u00eb propozim me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb telefonate. Ky muaj do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i bukur edhe n\u00eb fush\u00ebn e ndjenjave, aq sa do t\u2019i nxitni t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb s\u2019besojn\u00eb n\u00eb dashuri t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hapa para.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb yjet na ndihmojn\u00eb, por n\u00ebse do t\u00eb mbyllemi n\u00eb sht\u00ebpi, asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Periudh\u00eb interesante p\u00ebr zemrat e vetmuara q\u00eb jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb njohje t\u00eb reja. Miq\u00ebsit\u00eb e krijuara n\u00eb fund t\u00eb korrikut mund t\u00eb ndryshojn\u00eb status. Erotizmi do t\u00eb shtohet pas dat\u00ebs 11 kur M\u00ebrkuri do t\u00eb kaloj\u00eb tranzit duke ndezur shpirtrat. Do ta keni m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i fitoni sfidat. Gushti dhuron emocione dhe t\u00eb reja t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Gjith\u00e7ka do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet edhe n\u00eb aspektin fizik. Ju k\u00ebshillojm\u00eb t\u2019i planifikoni pushimet gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb gushtit. N\u00eb fund t\u00eb muajit do t\u00eb ndiheni paksa t\u00eb tensionuar, por asgj\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi. B\u00ebni kujdes n\u00eb datat 26 dhe 27, sepse do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb trazuara.<\/p>\n<p><strong>Demi<\/strong><br \/>\nGushti do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb muaj pa impenjime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Demit. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb pasur shum\u00eb pun\u00eb muajt e kaluar, tani kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr qet\u00ebsi. Ju jeni tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe kur jepni shum\u00eb nga vetja, doni t\u00eb merrni po aq n\u00eb k\u00ebmbim. Mos u st\u00ebrmundoni, sepse dy jav\u00ebt e para t\u00eb gushtit do t\u00eb ndiheni nervoz\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e dobishme ta ngrini z\u00ebrin. Ka nj\u00eb kontrast t\u00eb madh mes gj\u00ebrave q\u00eb mendoni dhe atyre q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt duan q\u00eb ju t\u00eb b\u00ebni. Jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb gushtit do ta keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ruani qet\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrpiquni t\u00eb shtyni gjith\u00e7ka pas dat\u00ebs 23, sepse do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb faz\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjeje. B\u00ebni kujdes gjat\u00eb udh\u00ebtimeve! Edhe n\u00eb fush\u00ebn e ndjenjave gushti nuk do t\u00eb dhuroj\u00eb shum\u00eb. Ose jeni ju q\u00eb pretendoni shum\u00eb, ose personat me t\u00eb cil\u00ebt rrini ju marrin n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb, ngaq\u00eb u gjendeni gjithmon\u00eb pran\u00eb. Por jo, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jeni tolerant\u00eb dhe n\u00ebse dikush ju hap probleme, jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i mir\u00ebkuptoni, por edhe ju keni caqet tuaja. N\u00ebse kupa \u00ebsht\u00eb mbushur, do t\u00eb shp\u00ebrtheni duke rrezikuar edhe vet\u00eb raportin tuaj. Datat 7, 8, 14, 15, 28 dhe 29 do t\u00eb jen\u00eb dit\u00eb prove p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja. \u00c7iftet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb, do t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb gjith\u00e7ka. Marr\u00ebdh\u00ebniet e dyfishta do t\u00eb marrin fund. Kini shum\u00eb kujdes me t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Akrepit dhe t\u00eb Ujorit. Yjet e muajit gusht jan\u00eb paksa t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe dy jav\u00ebt e para mos u sforconi shum\u00eb fizikisht. Fshini gjith\u00e7ka nga mendja dhe mos u shqet\u00ebsoni p\u00ebr probleme me karakter praktik apo financiar. Mos merrni asnj\u00eb nism\u00eb n\u00eb mes t\u00eb gushtit, sepse do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb kaosi dhe nervozizmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Gjith\u00e7ka do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet pas dat\u00ebs 19.<\/p>\n<p><strong>Binjak\u00ebt<\/strong><br \/>\nJu jeni lodhur shum\u00eb k\u00ebta tre muajt e fundit. Fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes, keni kap\u00ebrcyer nj\u00eb problem q\u00eb ju shqet\u00ebsonte prej koh\u00ebsh, duke arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb e d\u00ebshironit pa mas\u00eb. Disa nga ju kan\u00eb shpenzuar shum\u00eb dhe duhet t\u00eb vazhdoni t\u00eb b\u00ebni kujdes, sepse nuk jeni t\u00eb rrethuar nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e duhur. Ose b\u00ebni nj\u00eb marr\u00ebveshje, ose prisni deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, pasi kriza do t\u00eb kaloj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit. Shum\u00eb prej jush mezi presin t\u00eb mbyllin nj\u00eb kapitull t\u00eb jet\u00ebs apo t\u00eb kthejn\u00eb faqen. N\u00ebse jeni sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe keni pezull nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore, mos prisni p\u00ebrgjigje t\u00eb mira. Dy jav\u00ebt e para t\u00eb muajit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshmet, sidomos data 12. Dhjet\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb gushtit b\u00ebni nj\u00eb pauz\u00eb dhe mos u p\u00ebrballni me debatet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb padurueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb datat 30 dhe 31. N\u00eb fush\u00ebn e ndjenjave do t\u00eb fitoni nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>N\u00ebse disa \u00e7ifte kan\u00eb kaluar nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb mars, n\u00eb gusht do t\u00eb rifitoni koh\u00ebn e humbur. Pjesa e par\u00eb e muajit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e favorshme edhe n\u00eb fush\u00ebn e ndjenjave. Do t\u2019u jepni fund raporteve q\u00eb bazohen n\u00eb g\u00ebnjeshtra apo te leverdia q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb partner. Fundi i gushtit do t\u2019i v\u00ebr\u00eb \u00e7iftet n\u00eb prov\u00eb. Forma fizike po p\u00ebrmir\u00ebsohet. Nga data 23 deri m\u00eb 31 b\u00ebni shum\u00eb kujdes, sepse do t\u00eb jeni shum\u00eb nervoz\u00eb. Jeni p\u00ebrballur me mjaft probleme s\u00eb fundmi, ligjore apo financiare, por kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb e duhura q\u00eb t\u00eb konsultoheni me nj\u00eb mjek t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb filloni kura t\u00eb cilat do t\u2019ju qet\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gaforrja<\/strong><br \/>\nKy muaj do t\u00eb karakterizohet nga ndikimi negativ i Saturnit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Urani favorizon t\u00eb lindurit n\u00eb fund t\u00eb qershorit. Pjesa m\u00eb e mir\u00eb e muajit fillon pas dat\u00ebs 19, ja pse dit\u00ebt e para nuk jan\u00eb aspak interesante. Personat q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb aktivitet privat, kan\u00eb ndryshuar di\u00e7ka koh\u00ebt e fundit. Do t\u00eb kryeni nj\u00eb shitblerje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb do t\u2019ju sjell\u00eb disa para m\u00eb shum\u00eb n\u00eb xhep. Student\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur me disa pengesa, por gj\u00ebrat e mira arrihen shkall\u00eb-shkall\u00eb. Shum\u00eb prej jush do t\u00eb ndihen nervoz\u00eb, ndryshimet ndodhin edhe kund\u00ebr vullnetit tuaj. Personat q\u00eb kan\u00eb studiuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb profesion, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr vet\u00ebm nga nevoja p\u00ebr t\u2019u ndier t\u00eb dobish\u00ebm. Ndjenja do t\u00eb zgjohet, madje kjo gj\u00eb ka nisur q\u00eb prej fundit t\u00eb korrikut.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019u rrini pran\u00eb personave q\u00eb doni me shum\u00eb qet\u00ebsi, duke mos menduar gjithmon\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn. Marr\u00ebdh\u00ebniet e krijuara gjat\u00eb vitit 2019 p\u00ebrcjellin shum\u00eb stres. Disa nga ju do t\u00eb bien n\u00eb dashuri me persona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me dik\u00eb tjet\u00ebr dhe q\u00eb s\u2019jan\u00eb aspak t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr lidhjet jet\u00ebgjata. Ata q\u00eb duan t\u00eb martohen apo t\u00eb zyrtarizojn\u00eb lidhjen do t\u00eb hasin disa vonesa, sidomos gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit. \u00c7iftet q\u00eb po p\u00ebrballen me probleme q\u00eb lidhen me f\u00ebmij\u00ebt, rrezikojn\u00eb t\u2019i japin fund raportit t\u00eb tyre nga kok\u00ebfort\u00ebsia. N\u00eb aspektin psikofizik, muaji gusht \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb. Shmangni lodhjet e tep\u00ebrta apo gjendjen emotive q\u00eb ju kaplon her\u00eb pas here. Datat 19 dhe 20 jan\u00eb disi problematike. Femrat e shenj\u00ebs s\u00eb Gaforres jan\u00eb p\u00ebrballur me zhg\u00ebnjime t\u00eb shumta s\u00eb fundmi. Saturni vazhdon t\u2019ju kund\u00ebrshtoj\u00eb, por edhe ju b\u00ebni rolin tuaj, duke mos i zmadhuar problemet tuaja.<\/p>\n<p><strong>Luani<\/strong><br \/>\nNj\u00eb muaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe vendimtar p\u00ebr ambiciet tuaja. Edhe pse ky muaj u kushtohet m\u00eb tep\u00ebr pushimeve, k\u00ebt\u00eb vit s\u2019do t\u00eb jet\u00eb aspak k\u00ebshtu. Disa do t\u00eb punojn\u00eb fort, disa kan\u00eb projekte t\u00eb reja q\u00eb duan t\u2019i realizojn\u00eb deri n\u00eb vjesht\u00eb. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb reaguar, punuar apo p\u00ebr t\u00eb investuar \u00ebsht\u00eb e madhe. Dielli, Venusi dhe Marsi ndikojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri te ju, s\u00eb bashku me Jupiterin, prandaj data 9 do t\u00eb jet\u00eb e shk\u00eblqyer, ve\u00e7an\u00ebrisht periudha pas dat\u00ebs 19. Marsi do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb shenj\u00ebn tuaj edhe k\u00ebt\u00eb muaj, ja pse puna nuk resht kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Personat q\u00eb merren me turizmin jan\u00eb m\u00eb t\u00eb favorizuar. Sigurisht q\u00eb parat\u00eb nuk bien nga qielli, por shum\u00eb prej jush do ta mbyllin gushtin m\u00eb se t\u00eb k\u00ebnaqur. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata t\u00eb shenj\u00ebs s\u00eb Luanit q\u00eb muajt e fundit kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cpo\u201d. Ata q\u00eb jan\u00eb mbyllur n\u00eb vetvete kan\u00eb frik\u00eb nga gj\u00ebrat e reja. Kritikojn\u00eb shum\u00eb, por nuk veprojn\u00eb. Duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat t\u00eb mos shfryt\u00ebzohet kjo periudh\u00eb e mrekullueshme. Gjysma e par\u00eb e muajit \u00ebsht\u00eb idealja p\u00ebr t\u00eb joshur personat q\u00eb ju interesojn\u00eb. Rikthehet d\u00ebshira seksuale. Njohjet e gushtit do t\u00eb jen\u00eb jet\u00ebgjata. Joshja juaj as q\u00eb vihet n\u00eb dyshim. Jeni njer\u00ebz pozitiv\u00eb. Fakti q\u00eb Marsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb shenj\u00ebn tuaj n\u00eb fillim t\u00eb muajit do t\u00eb thot\u00eb se ndiheni t\u00eb lodhur fizikisht nga puna apo keni probleme me stomakun, si zakonisht. B\u00ebni kujdes n\u00eb dat\u00ebn 7! Megjithat\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb gjendje kalimtare. Nj\u00eb rigjenerim i plot\u00eb n\u00eb aspektin psikofizik.<\/p>\n<p><strong>Virgj\u00ebresha<\/strong><br \/>\nGushti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb plane p\u00ebr t\u00eb ardhmen. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb fundi i vitit mund t\u00eb sjell\u00eb lajme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. M\u00eb n\u00eb fund, duket se di\u00e7ka po fillon t\u00eb funksionoj\u00eb. Ata q\u00eb e kan\u00eb nisur vitin me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb projekt, ose p\u00ebr t\u00eb eksperimentuar nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb re, pas shum\u00eb lodhjeje mund t\u00eb ken\u00eb sukses. Atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar kriza p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, mund t\u2019u jepet mund\u00ebsia q\u00eb ta rimarrin veten, ose t\u00eb dalin prej tyre. Nuk mund t\u00eb flitet ende p\u00ebr fitore, sepse yjet do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm gjat\u00eb dhjetorit. Megjithat\u00eb, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e perspektivave t\u00eb reja, t\u00eb cilat do t\u00eb ngush\u00ebllojn\u00eb edhe shpirtrat m\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. B\u00ebni mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoni nga kjo periudh\u00eb interesante p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb projekt ose p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb provim. Ata q\u00eb angazhohen v\u00ebrtet, do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ky muaj do t\u2019ju dhuroj\u00eb shum\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi. Favorizohen personat q\u00eb jan\u00eb prej koh\u00ebsh vet\u00ebm dhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga dashuria. Planifikoni pushime arg\u00ebtuese, sidomos pas dat\u00ebs 15, sepse shum\u00eb planet\u00eb do t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb shenj\u00ebn tuaj. Do t\u00eb filloni q\u00eb tani t\u00eb ndieni ndikimin pozitiv t\u00eb planet\u00ebve, i cili do t\u00eb kulmoj\u00eb n\u00eb vitin 2020. Mjafton t\u00eb frekuentoni vendet e duhura dhe t\u00eb mos jeni pesimist\u00eb. Edhe nj\u00eb aventur\u00eb e thjesht\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Virgj\u00ebresh\u00ebs din\u00eb mjaft mir\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb mendjen dhe jo t\u00eb dashurohen vet\u00ebm fal\u00eb aspektit fizik. Edhe n\u00eb aspektin fizik gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb. Kurat e filluara pas dat\u00ebs 23 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb favorizuarat. Marsi do t\u2019ju dhuroj\u00eb energji pozitive pas dat\u00ebs 19.<\/p>\n<p><strong>Peshorja<\/strong><br \/>\nEdhe pse p\u00ebr shum\u00eb persona gushti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muaj pushimesh, p\u00ebr t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Peshores do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb muaj i mbushur me projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ata q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb transformojn\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb mos hezitojn\u00eb aspak. Ju k\u00ebshilloj t\u00eb mos b\u00ebni investime t\u00eb pamenduara, sepse fundviti do t\u00eb karakterizohet nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb financiare. Ata q\u00eb mundem, k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb duhet t\u00eb kursejn\u00eb dhe t\u2019i futen pun\u00ebs. Ndryshimet n\u00eb pozicionin e pun\u00ebs nuk do t\u00eb jen\u00eb aspak t\u00eb k\u00ebndshme, do t\u00eb doni t\u2019i ktheheni rehatis\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme. Dy jav\u00ebt e para t\u00eb gushtit do t\u00eb jen\u00eb interesante p\u00ebr personat q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb aktivitet privat. Martesat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballen me realitetin dhe t\u00eb kuptojn\u00eb \u00e7\u2019po ndodh deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gushtit do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebroni plag\u00ebt e hapura nga raportet sentimentale q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. Sigurisht q\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer nj\u00eb problem, duhet guxim dhe vullnet nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Marr\u00ebdh\u00ebniet e nxituara dhe q\u00eb kan\u00eb nisur shpejt e shpejt do t\u00eb zgjasin, vet\u00ebm n\u00ebse s\u2019rrezikojn\u00eb nj\u00eb lidhje tjet\u00ebr serioze. Do t\u00eb p\u00ebrjetoni \u00e7aste emocionuese me t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Luanit dhe t\u00eb Shigjetarit. Personat q\u00eb nuk po gjejn\u00eb dot nj\u00eb partner, i jan\u00eb kushtuar pun\u00ebs. B\u00ebni mir\u00eb t\u00eb kap\u00ebrceni depresionin, frik\u00ebn dhe pasigurit\u00eb. Emocione t\u00eb bukura pas dat\u00ebs 11, fal\u00eb M\u00ebrkurit n\u00eb shenj\u00ebn tuaj. K\u00ebshilloj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kaluar nj\u00eb kriz\u00eb t\u2019i planifikojn\u00eb pushimet gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb gushtit, sepse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme. Do ta merrni veten shum\u00eb shpejt. Disa probleme t\u00eb vogla reumatizmale, por pa pasoja serioze. Datat m\u00eb t\u00eb favorshme jan\u00eb 14, 15 dhe 24.<\/p>\n<p><strong>Akrepi<\/strong><br \/>\nKy do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nj\u00eb muaj pritjeje dhe jo veprash, sidomos n\u00ebse jeni duke provuar di\u00e7ka t\u00eb re n\u00eb aspektin profesional. Tri jav\u00ebt e para t\u00eb gushtit nuk do t\u00eb sjellin asgj\u00eb, madje do t\u00eb karakterizohen nga polemika n\u00ebse jeni n\u00eb pun\u00eb dhe jo me pushime. Duhet t\u00eb q\u00ebndroni larg konflikteve q\u00eb zor se i p\u00ebrballoni, sidomos rreth dat\u00ebs 7. Shpenzimet gjat\u00eb muajit gusht do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por kjo mund t\u00eb tregoj\u00eb edhe faktin q\u00eb jeni gati t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb investim t\u00eb projektuar prej koh\u00ebsh. Do t\u00eb merrni nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb pas dat\u00ebs 24. Gjat\u00eb muajit shtator do ta merrni veten shum\u00eb, por b\u00ebni mir\u00eb t\u00eb mos luani me zjarrin tani. Do t\u00eb p\u00ebsoni zhg\u00ebnjime brenda p\u00ebr brenda familjes, p\u00ebr shkak t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsive q\u00eb do t\u00eb keni me t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>Si n\u00eb aspektin familjar, edhe n\u00eb at\u00eb personal, gushti do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb muaj i qet\u00eb. Dy jav\u00ebt e para do t\u00eb vendosni t\u00eb rrini p\u00ebr qejfin tuaj dhe t\u00eb mos ngat\u00ebrroheni me ask\u00ebnd, sidomos pas debateve familjare q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7asti t\u00eb mendoni p\u00ebr lidhje t\u00eb reja sentimentale. Zemrat e vetmuara nuk kan\u00eb besim te dashuria. Por edhe ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pasionale, do t\u00eb b\u00ebhen kritik\u00eb ndaj partner\u00ebve. Raportet sentimentale jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikuara k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, madje edhe ato t\u00eb \u00e7ifteve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur prej koh\u00ebsh. Mos i vini n\u00eb prov\u00eb partner\u00ebt, pasi do t\u2019i jepni fund gjith\u00e7kaje. Problemet me nj\u00eb ish-bashk\u00ebshort\/e nuk do t\u00eb zgjidhen, t\u00eb pakt\u00ebn jo deri n\u00eb dat\u00ebn 21. Nervozizmi q\u00eb ju shoq\u00ebron gjat\u00eb fillimit t\u00eb muajit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. B\u00ebni mir\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoheni dhe t\u00eb shmangni \u00e7do debat me k\u00ebdo. P\u00ebrfitoni nga java e fundit e muajit q\u00eb t\u00eb ndiheni sadopak m\u00eb mir\u00eb. Q\u00ebndroni sa m\u00eb af\u00ebr personave pozitiv\u00eb dhe energjik\u00eb. Datat m\u00eb t\u00eb favorshme jan\u00eb 30 dhe 31. T\u00eb shp\u00ebrnguleni apo t\u00eb shkoni me pushime diku larg do t\u00eb ishte nj\u00eb ide e mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shigjetari<\/strong><br \/>\nKy do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga muajt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb vitit. Shum\u00eb jan\u00eb me pushime, por personat e lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shenj\u00eb kan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb mendje. Mendja e tyre \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb vullkan q\u00eb g\u00eblon nga idet\u00eb e reja, sidomos dy jav\u00ebt e para t\u00eb gushtit. Kush ka ndryshuar pozicion n\u00eb pun\u00eb apo planin q\u00eb kishte, nuk ndihet i k\u00ebnaqur. Nuk keni m\u00eb dyshimet q\u00eb ju p\u00ebrndiqnin nga e kaluara. Jeni rip\u00ebrt\u00ebrit\u00eb dhe jeni gati t\u00eb b\u00ebni zgjedhje t\u00eb reja. Disa prej jush jan\u00eb lodhur shum\u00eb vitet e fundit, por ka ardhur koha t\u00eb korrni frytet e pun\u00ebs suaj. Kalimi i M\u00ebrkurit n\u00eb datat 11 dhe 29 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb rikuperim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Yjet ndikojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb aspektin sentimental. Disa nga ju kan\u00eb njohur personat e duhur, nd\u00ebrsa t\u00eb vetmuarit b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb t\u2019i hedhin syt\u00eb p\u00ebrreth. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb dashuruar \u00ebsht\u00eb e madhe, por nj\u00ebherazi druheni se mos zhg\u00ebnjeheni dhe shfaqni mosbesim. \u00c7iftet q\u00eb duan t\u00eb martohen gjat\u00eb gushtit jan\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb ideale, sepse kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Jupiteri ju ndihmon t\u00eb merrni vendimet e duhura p\u00ebr t\u00eb ndryshuar jet\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb do t\u00eb zhbllokohet nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb kishte mbetur n\u00eb vend num\u00ebro. Shpenzime t\u00eb paparashikuara n\u00eb fund t\u00eb muajit. P\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb duken mir\u00eb n\u00eb aspektin fizik, gushti \u00ebsht\u00eb muaji ideal, sidomos dy jav\u00ebt e para kur gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr mrekulli. Edhe muajt n\u00eb vijim jan\u00eb ideal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rikuperim psikofizik. Gjat\u00eb datave 30 dhe 31 do t\u00eb ndiheni t\u00eb tensionuar, por kjo situat\u00eb nuk do t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bricjapi<\/strong><br \/>\nT\u00eb \u00e7liruar m\u00eb n\u00eb fund nga ndikimi negativ i planet\u00ebve, k\u00ebt\u00eb muaj do t\u00eb jeni t\u00eb lir\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoni m\u00eb shum\u00eb. Shum\u00eb prej jush do t\u00eb pretendojn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb vendin e pun\u00ebs apo edhe nga vetja. Rezultatet arrihen, por me mund. Megjithat\u00eb, n\u00eb aspektin profesional, gushti do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i favorsh\u00ebm. Projekte t\u00eb reja p\u00ebr shtatorin. Ju k\u00ebshilloj t\u00eb b\u00ebni disa pushime t\u00eb bukura dhe t\u00eb ktheheni t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb. Venusi dhe Dielli kalojn\u00eb n\u00eb shenj\u00ebn tuaj n\u00eb datat 19 dhe 23. Dit\u00ebt e fundit t\u00eb gushtit jan\u00eb idealet p\u00ebr ata q\u00eb presin nj\u00eb p\u00ebrgjigje apo nj\u00eb konfirmim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Rriheni hekurin sa \u00ebsht\u00eb i nxeht\u00eb. Zakonisht, nuk i k\u00ebrkoni gj\u00ebrat vet\u00eb, por prisni q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ta kuptojn\u00eb sa vleni. Nj\u00eb person af\u00ebr jush apo eprori do t\u2019ju ndihmoj\u00eb t\u00eb arrini nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb ia keni v\u00ebn\u00eb vetes prej koh\u00ebsh. Jeta n\u00eb \u00e7ift do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet gjat\u00eb gushtit.<\/p>\n<p>Korriku ka qen\u00eb disi i qet\u00eb. Ju kan\u00eb lodhur k\u00ebshillat dhe k\u00ebrkesat e t\u00eb af\u00ebrmve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimet e duhura, por k\u00ebt\u00eb muaj nuk do t\u2019ju stresojn\u00eb. Nuk do ta ndieni ndikimin e pal\u00ebve t\u00eb treta dhe do t\u00eb b\u00ebni sipas kok\u00ebs suaj. L\u00ebrini m\u00ebnjan\u00eb dyshimet, n\u00ebse jeni t\u00eb vetmuar prej koh\u00ebsh. N\u00ebse korriku ka qen\u00eb problematik, gushti do t\u00eb jet\u00eb muaji i rizgjimit t\u00eb ndjenjave, sidomos pas kalimit t\u00eb Venusit n\u00eb shenj\u00ebn tuaj n\u00eb dat\u00ebn 22. Emocione t\u00eb ve\u00e7anta me t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Peshqve, Akrepit dhe t\u00eb Bricjapit. Gushti do t\u00eb jet\u00eb edhe muaji i rikuperimit fizik. Ju k\u00ebshilloj q\u00eb jav\u00ebt e para t\u00eb shkoni me pushime dhe t\u00eb qet\u00ebsoheni. Ankthi, q\u00eb t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Bricjapit din\u00eb ta maskojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm dhe ju hap probleme psikosomatike q\u00eb duhen vler\u00ebsuar me kujdes. Nuk duhet t\u00eb izoloheni, aq m\u00eb pak t\u00eb heshtni.<\/p>\n<p><strong>Ujori<\/strong><br \/>\nKy do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb muaj p\u00ebrgatitjesh, jo zgjidhjesh. T\u00eb lindurit e k\u00ebsaj shenje do t\u00eb ndihen mjaft euforik\u00eb, sepse do t\u00eb marrin lajme t\u00eb reja ose shum\u00eb gj\u00ebra do t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Megjithat\u00eb, problem mbeten parat\u00eb. Keni shpenzuar tej mase dhe do t\u00eb ndiheni t\u00eb pasigurt, sidomos n\u00ebse keni filluar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb re, ose keni nisur nj\u00eb aventur\u00eb t\u00eb re t\u00eb pamenduar. Debate n\u00eb familje lidhur me qiran\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb dhe disa rregullime. B\u00ebni mir\u00eb t\u00eb shmangni \u00e7do lodhje mendore deri n\u00eb dat\u00ebn 21 ose m\u00eb mir\u00eb, fikeni celularin. N\u00eb dat\u00ebn 7 do t\u00eb jeni shum\u00eb t\u00eb nervozuar. T\u00eb pak\u00ebnaqurit mund t\u00eb gabojn\u00eb e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje drastike, duke \u00e7uar gjith\u00e7ka n\u00eb djall. Ujor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, sepse i b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb. Do ta keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb q\u00ebndroni t\u00eb heshtur.<\/p>\n<p>Edhe pse jeni shum\u00eb t\u00eb zot\u00eb n\u00eb artin e diplomacis\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 14 duhet t\u00eb b\u00ebni shum\u00eb kujdes. Mbani n\u00eb kontroll shpenzimet apo investimet. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb interesante p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb \u00e7iftet. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, gushti nuk do t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe dashurie, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb se karakterizohet nga ndarjet apo problemet. N\u00ebse n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dikush ju ka v\u00ebn\u00eb shkopinjt\u00eb n\u00ebn rrota, b\u00ebni kujdes, sepse do t\u00eb kthehet s\u00ebrish. Do t\u00eb ndiheni t\u00eb pasigurt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb datat 7 dhe 14. Nuk \u00ebsht\u00eb muaji ideal p\u00ebr t\u00eb rrezikuar shum\u00eb. Do t\u00eb ndiheni t\u00eb tensionuar dhe s\u2019do t\u00eb duroni dot asgj\u00eb. Lidhjet e krijuara do t\u00eb jen\u00eb thjesht aventura dhe asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. \u00c7iftet e konsoliduara b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb t\u2019i ndajn\u00eb detyrat mes tyre, vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb funksionoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia, duke qen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. K\u00ebshilloj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb lindurit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shenj\u00eb q\u00eb dy jav\u00ebt e para t\u00eb gushtit t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushim total. Mund t\u00eb b\u00ebni gabime t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shkak t\u00eb lodhjes dhe nervozizmit, por mos rrezikoni sh\u00ebndetin p\u00ebr arsye banale. Pikat tuaja t\u00eb dob\u00ebta jan\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. B\u00ebni kujdes n\u00ebse ushtroni sporte ekstreme. Gjith\u00e7ka do t\u00eb qet\u00ebsohet pas dat\u00ebs 21, sepse do t\u2019ju rikthehen energjit\u00eb pozitive.<\/p>\n<p><strong>Peshqit<\/strong><br \/>\nKy muaj i kushtohet pushimit. N\u00ebse duhet t\u00eb merrni nj\u00eb vendim, b\u00ebni mir\u00eb ta shtyni p\u00ebr m\u00eb von\u00eb. N\u00eb lidhje me kontratat apo marr\u00ebveshjet, mos prisni zgjidhje t\u00eb menj\u00ebhershme. Vonesat do t\u00eb zgjasin deri n\u00eb fund t\u00eb muajit. T\u00eb mos harrojm\u00eb se Jupiteri e nd\u00ebrlikon paksa fush\u00ebn profesionale. P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tuaja do t\u00eb shtohen. Student\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mira pune. Kush d\u00ebshiron t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb aktivitet privat, le t\u00eb p\u00ebrvesh\u00eb m\u00ebng\u00ebt. Disa prej jush do t\u00eb marrin role drejtuese n\u00eb kompanit\u00eb ku punojn\u00eb. Pun\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shumta dhe p\u00ebrgatitja e shk\u00eblqyer p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb detyrim. B\u00ebni kujdes maksimal n\u00eb datat 23 dhe 31, sepse dikush do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019ju pengoj\u00eb. Luftoni prej koh\u00ebsh me ziliqar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019ju l\u00ebn\u00eb n\u00eb vend num\u00ebro.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb qet\u00ebsie n\u00eb fush\u00ebn e ndjenjave. Lidhjet e krijuara dy muajt e fundit vazhdojn\u00eb. Gushti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muaj produktiv apo i pasur me mund\u00ebsi t\u00eb reja. Aventura kalimtare p\u00ebr t\u00eb vetmuarit. Jupiteri do t\u00eb sjell\u00eb nervoziz\u00ebm n\u00eb familjen tuaj. Probleme n\u00eb \u00e7ift n\u00eb lidhje me pagesat q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb dhe disa prej jush po diskutojn\u00eb edhe p\u00ebr ndarjen. Ata q\u00eb duan t\u00eb zyrtarizojn\u00eb lidhjen po mendohen dy her\u00eb, ngaq\u00eb s\u2019e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb e p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsi ka t\u00eb mos e teproni, sidomos n\u00eb fund t\u00eb vitit. Polemika t\u00eb shumta jav\u00ebn e fundit t\u00eb gushtit. Pik\u00ebrisht ju q\u00eb besoni n\u00eb lidhjet e q\u00ebndrueshme, do t\u00eb ndieni nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb provuar gj\u00ebra t\u00eb reja apo t\u00eb dyshoni te lidhjet aktuale. \u00c7iftet q\u00eb kan\u00eb kaluar kriza edhe m\u00eb her\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb kujdes. Forma fizike nuk do t\u00eb jet\u00eb edhe aq e mir\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gushtit, por mos u shqet\u00ebsoni, sepse do ta merrni veten shum\u00eb shpejt. Jupiteri do t\u2019ju ndihmoj\u00eb m\u00eb n\u00eb fund. Personat q\u00eb kan\u00eb probleme me pesh\u00ebn dhe me ushqyerjen duhet t\u00eb nisin nj\u00eb terapi shum\u00eb serioze. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb e kalojn\u00eb stresin duke hapur e mbyllur frigoriferin. Ky zakon duhet prer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb n\u00eb fillesat e tij, njer\u00ebzimi ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i &#8220;fiksuar&#8221; pas parashikimeve p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Natyra kureshtare e b\u00ebn njeriun t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb dij\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Shum\u00eb njer\u00ebz besojn\u00eb se fati i tyre \u00ebsht\u00eb i lidhur ose ndikohet nga yjet dhe l\u00ebvizjet e tyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e pafundme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":79440,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-79439","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79439\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}