{"id":797501,"date":"2023-04-24T12:16:22","date_gmt":"2023-04-24T10:16:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=797501"},"modified":"2023-04-24T16:06:03","modified_gmt":"2023-04-24T14:06:03","slug":"vodhi-vota-per-ldkne-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit-denohet-me-11-muaj-burgim-me-kusht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vodhi-vota-per-ldkne-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit-denohet-me-11-muaj-burgim-me-kusht\/","title":{"rendered":"Vodhi vota p\u00ebr LDK&#8217;n\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 14 Shkurtit, d\u00ebnohet me 11 muaj burgim me kusht"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas aprovimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb nga ana e gjykat\u00ebs, Dardan Blakaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me d\u00ebnim unik n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 11 muaj burgim me kusht, i cili akuzohej p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.<\/strong><\/p>\n<p>Aktgjykimi n\u00eb fjal\u00eb u shpall t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, nga gjykat\u00ebsi Musa Konxheli, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, bashk\u00eb me Blakaj akuzohen edhe ish-deputeti i LDK-s\u00eb, Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Shp\u00ebtim Shala, Tahir Shala dhe Syl\u00eb Balaj, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb seanc\u00ebn e 17 marsit 2023, ishin deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij aktgjykimi, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb votimit\u201d Blakaj u d\u00ebnua me 6 muaj burgim, nd\u00ebrsa p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes\u201d i nj\u00ebjti u d\u00ebnua me d\u00ebnim me burgim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 6 muaj.<\/p>\n<p>Ndaj tij, u shqiptua d\u00ebnimi unik me burgim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 11 muaj, i cili d\u00ebnim nuk do t\u00eb ekzekutohet n\u00ebse i nj\u00ebjti nuk kryen vep\u00ebr tjet\u00ebr penale gjat\u00eb periudh\u00ebs verifikuese prej 1 viti.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebsit Konxheli, gjykata n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb, ka aprovuar edhe propozimin q\u00eb d\u00ebnimi plot\u00ebsues i propozuar n\u00eb aktakuz\u00eb ndaj t\u00eb nj\u00ebjtit t\u00eb mos aplikohet.<\/p>\n<p>Blakaj, po ashtu u obligua q\u00eb t\u00eb paguaj edhe shpenzimet procedurale dhe at\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb paushallit gjyq\u00ebsor shum\u00ebn prej 50 euro dhe 100 euro tjera p\u00ebr fondin e kompensimit t\u00eb viktimave t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt kan\u00eb hequr dor\u00eb nga e drejta e ankes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mbajtur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, gjykat\u00ebsi Konxheli ka th\u00ebn\u00eb se Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) dhe i akuzuari Blakaj kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb, marr\u00ebveshje kjo e dat\u00ebs 12 prill 2023.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, prokurori special Ilir Morina, ka th\u00ebn\u00eb se PSRK-ja ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e avokatit mbrojt\u00ebs p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs s\u00eb negocimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb pranimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb dhe pas marrjes s\u00eb autorizimit nga kryeprokurori i PSRK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur seanca e cila ka rezultuar me marr\u00ebveshje p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Morina, i akuzuari Blakaj ka pranuar faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dy veprat penale si n\u00eb aktakuz\u00eb dhe se pal\u00ebt jan\u00eb pajtuar p\u00ebr d\u00ebnimin e rekomanduar.<\/p>\n<p>Ai tha se d\u00ebnimi i rekomanduar sipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi me burgim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 6 muaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb votimit\u201d, dhe 6 muaj burgim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes\u201d, kurse d\u00ebnimi unik t\u00eb jet\u00eb d\u00ebnim me burgim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 11 muaj<\/p>\n<p>\u201cDhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 51 t\u00eb urdh\u00ebrohet q\u00eb ky d\u00ebnim t\u00eb mos ekzekutohet, pra t\u00eb jet\u00eb i kusht\u00ebzuar n\u00ebse personi i d\u00ebnuar nuk kryen vep\u00ebr tjet\u00ebr penale gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore prej 12 muaj. Si rezultat i negocimit jemi pajtuar q\u00eb gjykat\u00ebs t\u2019i propozojm\u00eb q\u00eb d\u00ebnimi plot\u00ebsues i propozuar n\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb mos shqiptohet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje prokurori Morina.<\/p>\n<p>Gjithashtu, i nj\u00ebjti i ka propozuar gjykat\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje ta aprovoj si t\u00eb plot\u00eb dhe shtoi se n\u00ebse gjykata e aprovon k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje heqin dor\u00eb nga e drejta e ankes\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Blakaj, avokati Ilaz Rudaku dhe vet Blakaj i kan\u00eb propozuar gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb aprovohet marr\u00ebveshja p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb ku sipas tyre pranimi i faj\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare.<\/p>\n<p>Ata deklaruan se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pajtohen me d\u00ebnimin e rekomanduar i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Me pas, k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb e ka aprovuar gjykata.<\/p>\n<p>\u201cDuke u bazuar n\u00eb nenin 230 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale paragrafi 20, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb bindur se jan\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kushtet parapara gjykata pranon marr\u00ebveshjen p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb dhe urdh\u00ebron q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb vendoset n\u00eb shkresat e l\u00ebnd\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj gjykate\u201d, tha gjykat\u00ebsi Konxheli.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 mars, kishte d\u00ebshtuar gjykimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast pasi gjykat\u00ebsi ishte jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb seanc\u00ebn e 26 janarit 2023, Gjykata kishte k\u00ebrkuar rinegocim t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur nd\u00ebrmjet prokuroris\u00eb dhe t\u00eb akuzuarit Milot Blakaj p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb votave. M\u00eb 31 janar ishte aprovuar marr\u00ebveshja p\u00ebr pranim faj\u00ebsie, ku i akuzuari ishte d\u00ebnuar me 20 muaj burgim me kusht.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb pandehurit Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Shp\u00ebtim Shala, Tahir Shala, Milot Blakai. Dardan Blakaj dhe Syle Balaj, nga muaji janar deri n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 2021, me dashje dhe ne bashk\u00ebkryerje me nj\u00ebri tjetrin e kan\u00eb keqp\u00ebrdorur t\u00eb drejt\u00ebn e votimit duke votuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Austri, me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit t\u00eb votave p\u00ebr t\u00eb pandehurin Shkumbin Gashi, kandidat p\u00ebr deputet nga radh\u00ebt e subjektit politik \u201cLidhja Demokratike e Kosov\u00ebs\u201d (LDK) n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb parakohshme parlamentare p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb mbajtura m\u00eb 14 shkurt 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb pandehurit fillimisht i kan\u00eb siguruar kopjet e let\u00ebrnjoftimeve t\u00eb 71 qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Austri dhe pa dijenin\u00eb dhe p\u00eblqimin e tyre, kund\u00ebrligjsh\u00ebm i kan\u00eb p\u00ebrdorur ato let\u00ebrnjoftime n\u00eb procesin e votimit p\u00ebr votuesit nga diaspora, ashtu q\u00eb t\u00eb pandehurit Kastriot, Milot, Dardan, Tahir dhe Syl\u00eb jan\u00eb mbledhur n\u00eb nj\u00eb zyre q\u00eb dyshohet se ishte n\u00ebn menaxhim t\u00eb t\u00eb pandehurit Kastriot Blakaj n\u00eb Peje.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb, fillimisht aplikuan n\u00eb KQZ p\u00ebr tu regjistruar si votues nga diaspora p\u00ebrmes email-adresave fiktive dhe pasi q\u00eb pranojn\u00eb kodin nga KQZ, p\u00ebrmes atij kodi i shkarkojn\u00eb flet\u00ebvotimet nga sistemi online i KQZ-s\u00eb, pastaj i plot\u00ebsojn\u00eb duke votuar p\u00ebr pes\u00eb kandidate, n\u00eb mesin e tre edhe p\u00ebr t\u00eb pandehurin Shkumbin Gashi pastaj nj\u00eb kopje t\u00eb let\u00ebrnjoftimit dhe fletevotimin e vendosin n\u00eb nj\u00eb zarf, dhe pasi q\u00eb i plot\u00ebsojn\u00eb 71 zarfe, i vendosin ne nj\u00eb \u00e7ant\u00eb e cila mbante emrin e t\u00eb pandehurit Shp\u00ebtim Shala me vendbanim ne Austri.<\/p>\n<p>Tutje, sipas aktakuz\u00ebs i pandehuri Kastriot Blakaj, e merr \u00e7ant\u00ebn me zarfe dhe me dat\u00eb 2 shkurt 2021 e d\u00ebrgon tek Stacioni i Autobus\u00ebve n\u00eb Pej\u00eb, aty \u00e7ant\u00ebn ia jep nj\u00ebrit nga shoferet e autobusit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cLoshi Reisen\u201d, i cili bart\u00eb udh\u00ebtar\u00eb me autobus n\u00eb linj\u00ebn Gjakove-Vjen\u00eb, ku vozit\u00ebs at\u00eb dit\u00eb ishin Agim Abdyli dhe Sabri Uka, pastaj me t\u00eb arritur \u00e7ant\u00ebn e merr i pandehuri Shp\u00ebtim Shala dhe ky i fundit i vendos zarfet n\u00eb post\u00ebn e Austris\u00eb me destinacion KOZ-n\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019 rast gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb t\u00eb kryer nga ana e prokurorit t\u00eb shtetit n\u00eb KQZ, ka arrit t\u00eb identifikohen dhe t\u00eb konfiskohen zarfet e lartcekura me flet\u00ebvotime te falsifikuara.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se n\u00eb bashk\u00ebkryerje e kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb votimit\u201d e parapar\u00eb dhe sanksionuar me nenin 213 paragrafi 1 n\u00ebn-paragrafi 1.1 lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas diapozitivit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn dhe vendin si n\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij dispozitivi, me dashje dhe n\u00eb bashk\u00ebkryerje mes veti dhe me persona t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb pa identifikuar, i kan\u00eb keqp\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb disa qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Austri, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fillimisht i kan\u00eb siguruar kopjet e let\u00ebrnjoftimeve t\u00eb 71 qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Austri dhe pa dijenin\u00eb dhe p\u00eblqimin e tyre i kan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb procesin e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale nga pika I t\u00eb k\u00ebtij diapozitivi.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se n\u00eb bashk\u00ebkryerje e kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cVjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes\u201d, e parapar\u00eb dhe sanksionuar me nenin 336 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb dispozitivin e tret, i pandehuri Kushtrim Gjelvukaj, m\u00eb 9 shkurt 2021, n\u00eb stacionin e Autobus\u00ebve n\u00eb Pej\u00eb, me dashje e kanos t\u00eb d\u00ebmtuarin Agim Abdyli, duke i shkaktuar frik\u00eb dhe shqet\u00ebsim p\u00ebr jeten e tij.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij dispozitivi, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e incidentit, del me vetur\u00ebn e tipit \u201cAudi A6\u201d, tek Stacioni i Autobus\u00ebve dhe aty pret deri sa shfaqet i d\u00ebmtuari Agim Abdyli dhe n\u00eb nj\u00eb moment i pandehuri Gjevukai i afrohet t\u00eb d\u00ebmtuarit Abdyli, pastaj e hap dritaren e vetur\u00ebs dhe i drejtohet me fjal\u00ebt \u201cMu je ka me pret a dhe hajt se ta kallxoj qejfin\u201c, pastaj mbyll dritaren dhe largohet me shpejt\u00ebsi nga vendi i ngjarjes, mir\u00ebpo i d\u00ebmtuari arrin t\u2019ia marr\u00eb targat e vetur\u00ebs dhe pastaj e identifikon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fotografis\u00eb q\u00eb e kishte par\u00eb n\u00eb rrjetin social \u201cFacebook\u201d dhe procedur\u00ebs s\u00eb identifikimit gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ekziston dyshimi i bazuar mir\u00eb se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKanosje\u201d nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb Kodit Nr. 06\/1-074 Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas aprovimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb nga ana e gjykat\u00ebs, Dardan Blakaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me d\u00ebnim unik n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 11 muaj burgim me kusht, i cili akuzohej p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Aktgjykimi n\u00eb fjal\u00eb u shpall t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, nga gjykat\u00ebsi Musa Konxheli, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":547466,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[264,1726],"class_list":["post-797501","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-ldk","tag-zgjedhjet-e-14-shkurtit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/797501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=797501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/797501\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/547466"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=797501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=797501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=797501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}