{"id":799133,"date":"2023-04-27T12:00:18","date_gmt":"2023-04-27T10:00:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=799133"},"modified":"2023-04-27T13:15:44","modified_gmt":"2023-04-27T11:15:44","slug":"ma-vrane-baben-rrefim-nga-i-mbijetuari-i-masakres-se-mejes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/ma-vrane-baben-rrefim-nga-i-mbijetuari-i-masakres-se-mejes\/","title":{"rendered":"&#8220;Ma vran\u00eb bab\u00ebn&#8221;, rr\u00ebfim nga i mbijetuari i Masakr\u00ebs s\u00eb Mej\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Jeton Sokoli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Fragment nga Jeta (pjesa e dyt\u00eb) 27 -28 Prill 1999<\/strong><\/p>\n<p>Ne vazhduam p\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn kryesore ku pak metra m\u00eb larg iu bashkuam nj\u00eb turme t\u00eb madhe njer\u00ebzish; pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb, aty u ribashkuam Shp\u00ebtimin.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb v\u00ebllau im i dyt\u00eb, ai at\u00eb m\u00ebngjes ishte d\u00ebrgu nga babai tek baci Simon e baci Krist\u00eb, q\u00eb t\u2019ju tregoj se jemi rr\u00ebthu nga policia serbe dhe se duhet t\u00eb iknin sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Por duket se gjith\u00e7ka ishte von\u00eb, ata ishin kapur nga forcat serbe dhe ishin r\u00ebnditur p\u00ebr rresht n\u00eb livadh bashk\u00eb;. pra baci Simon, baci Krist\u00eb, Kastrioti (16 vjeq) dhe Shpetimi (16).<\/p>\n<p>Kur lokja , grate e f\u00ebmij\u00ebt po largoheshin nga sht\u00ebpia, Shpetimi kap p\u00ebr krahu loken, duke pretendu se po i ndihmon dhe k\u00ebshtu ai shp\u00ebton jeten.<\/p>\n<p>N\u00eb turm\u00eb u bashkuam gjith\u00eb familja Sokoli, duke qar\u00eb e p\u00ebrqafuar secili. Kur un\u00eb e takova Shpetimin, u g\u00ebzova shum\u00eb sepse mendoja se edhe ai ishte vrar\u00eb, e duke u p\u00ebrqafuar i thash\u00eb : \u201c e kan\u00eb vra baben\u201d.<\/p>\n<p>Turma sa vinte e rritej , u b\u00eb kolon\u00eb. Pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegjel, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb kishim p\u00ebrpara, at\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dikush kishte arritur t\u00eb merrte nj\u00eb \u00e7ant\u00eb krahu apo dore, pak buk\u00eb me vete, nd\u00ebrsa ne si familje, nuk kishim afat t\u00eb merrnim asgj\u00eb, vetem rrobat e trupit. Ajo q\u00eb m\u00eb mbet merak \u00ebsht\u00eb se nuk i mora me vete fotografit\u00eb e familjes. Aty kishim gjitha kujtimet si f\u00ebmjije por mbi gjitha kishim fotografit\u00eb me baben.<\/p>\n<p>Kur mb\u00ebrritem n\u00eb dalje t\u00eb Gjakov\u00ebs , rruga p\u00ebr Prizeren, policia serbe ndali Kolonen. Ata po shqyrtonin mund\u00ebsit\u00eb se nga cila an\u00eb e kufirit duhet t\u00eb iknim por t\u00eb shihnin mos iu ka shp\u00ebtuar ndonj\u00eb burr\u00eb. Syri vrastar ishte mbi t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb nuk do harroj, kur pash\u00eb komshiun tone t\u00eb par\u00eb serb, Dragan Prenticin, i cili ishte p\u00ebrpara timonit dhe kishte nj\u00eb let\u00ebr dhe nj\u00eb laps n\u00eb dor\u00eb. Ai po v\u00ebzhgonte me kujdes se kush ishte n\u00eb kolon\u00eb. Jam I sigurt\u00eb se ai ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb masak\u00ebr.<\/p>\n<p>Gruaja e tij, Jovanka, vetem dy jav\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, i kishte then\u00eb nan\u00ebs se ;\u201d do ju djegim t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, dhe ja ku ishte burri i saj, duke u siguruar q\u00eb ai k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb b\u00ebhej realitet. Pra k\u00ebrc\u00ebnimi ishte PLAN I DETAJUAR q\u00eb tani po ekzekutohej n\u00eb detaje nga i gjith\u00eb aparati i shtetit serb.<\/p>\n<p>Kur mb\u00ebrritem n\u00eb X\u00ebrxe, aty na u bashkuan disa makina t\u00eb ushtris\u00eb serbe, ku na urdh\u00ebruan t\u00eb ndal\u00ebshim. Ne u ndalem aty rr\u00ebze nj\u00eb kodre plot gur\u00eb e therra. Ishim t\u00eb trishtuar, shum\u00eb veta ende po qanim dhe n\u00eb shok t\u00eb asaj q\u00eb po ndodhte.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb nuk do harroj se si gruaja e axh\u00ebs, Dada Mari, nxorri buken q\u00eb kishte arrit\u00eb me marr\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr djemt e saj t\u00eb vegjel dhe e ndau edhe me ne t\u00eb tjer\u00ebt. Ajo tha ; \u201cnuk kam shum\u00eb por k\u00ebt\u00eb q\u00eb kam do e ndaj edhe me ju\u201d. Nj\u00eb grua dhe nj\u00eb nan\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ushtria na jep urdh\u00ebr t\u00eb kthehemi n\u00eb Meje, u b\u00eb nj\u00eb huti e madhe , nj\u00eb frik\u00eb e madhe se mos po na kthenin p\u00ebr t\u00eb na masakruar edhe ne. Por n\u00ebn bresherin\u00eb e automatikut n\u00eb aj\u00ebr, na sinjalizuan t\u00eb ikim sa m\u00eb shpejt p\u00ebr Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Na zuri nata, pak para se t\u00eb linim qytetin e Prizerenit. Tani kolona jon\u00eb kishte kaluar m\u00eb shum\u00eb se 1500 veta. Tani shumica ishim t\u00eb lodhur, pa ngran\u00eb, pa pi, e duke ecur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Mama kishte Liridonin n\u00eb gji, i cili ishte vetem 3 muajsh, gjat\u00eb gjith\u00eb kohes ishte i qet\u00eb, ndoshta se ishte duke pare qiellin m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr. Ndoshta se p\u00ebrkundej n\u00eb krah\u00eb t\u00eb mam\u00ebs dhe motres s\u00eb madhe Donikes disa here. Ndoshta Zoti kishte d\u00ebrguar engjullin e tij mbrojt\u00ebs dhe po e mbronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Shpetimi disa here kishte marr\u00eb lok\u00ebn n\u00eb shpin\u00eb, ajo ishte e moshuar dhe nuk mund t\u00eb ecte. Kur nj\u00eb kolon\u00eb tjet\u00ebr me traktor\u00eb na arriti, ne njoftem dik\u00eb dhe k\u00ebrkuam t\u00eb b\u00ebnin pak vend n\u00eb traktor e ta merrnin nan\u00eb lok\u00ebn se ndryshe nuk do ia dilte gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj Shpetimi gjeti nj\u00eb karroc\u00eb (kolic\u00eb) dhe e mbushi plot f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegjel, t\u00eb cilet nuk mund t\u00eb ecnin. Shpetimi , nj\u00eb 16 vjeqar por me nj\u00eb zemer m\u00eb t\u00eb madhe se mosha e tij.<\/p>\n<p>Emri ti tij at\u00eb dit\u00eb kishte marrur m\u00eb t\u00eb vertet\u00eb kuptimin e tij ,n\u00eb praktik\u00eb; u shp\u00ebtua por edhe po shp\u00ebtonte t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Naten, vendsosem t\u00eb ulemi pak t\u00eb pushojm\u00eb, ishim t\u00eb d\u00ebrrmuar, por pas pak minuatave makina t\u00eb policies dhe ushtris\u00eb kalojn\u00eb, gjuajn\u00eb bresheri automatiku n\u00eb aj\u00ebr dhe na k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb nisemi sa m\u00eb pare p\u00ebr rrug\u00eb. Pra ne ishim gjithmon\u00eb n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e kriminelve.<\/p>\n<p>Baci Pashk, afro 60 vjeq at\u00eb koh\u00eb, mrekullisht kishte arrit\u00eb ti shp\u00ebtonte syrit vrastar serb. Ai tashm\u00eb kishte nj\u00eb mission t\u00eb madh mbi supe ; ti printe e drejtonte kolonen e madhe, tashm\u00eb refugjat\u00ebsh, drejt kufirit Kosov\u00eb- Shqip\u00ebri- Morin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ishte si Moisiu q\u00eb po kalonte popullin e Izraelit n\u00ebp\u00ebr token e that\u00eb t\u00eb detit t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>\u201cBaci Pashk, edhe sa mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\nedhe pak bac\u00eb, a e sheh at\u00eb bjeshk\u00eb?<br \/>\nPo e shoh bac\u00eb,<br \/>\nPas asaj bjeshke \u00ebsht\u00eb kufiri\u201d<br \/>\nNormal q\u00eb nuk ishte, por ai si burr\u00eb i urt\u00eb, na jepte kurajo e zemer, se matan\u00eb asaj bjeshke do mb\u00ebrrinim n\u00eb token e lire t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n\u201cBac a jemi gati?,<br \/>\nedhe pak Bac\u201d.<\/p>\n<p>Thash ma heret se kam vetem dy fotografi t\u00eb babes, t\u00eb cilin shpesh e shoh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Para 4 nete e pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, nuk e njofta, kishte ndryshu, ishte plak\u00eb, ishte plak\u00eb e un\u00eb nuk e kisha pa. U m\u00ebrzita e m\u00eb mbeti hatri.<\/p>\n<p>Ja kam harru zanin se si e ka pas, e besa shpesh edhe fytyren.<\/p>\n<p><em>*N\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb babes tim t\u00eb dashur, heroit tim, Filip Sokolit, axh\u00ebs Simon dhe Krist\u00eb Sokoli, dhe Kastritotit ton\u00eb t\u00eb ri e t\u00eb dashur dhe atyre q\u00eb ran\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>27 Prill 2023.<\/em><\/p>\n<p><em>Pjes\u00ebn e par\u00eb, postuar n\u00eb 2022 mund ta lexoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/100010759458733\/posts\/1654515184917114\/?mibextid=r5uJeJ&amp;__cft__[0]=AZUE1c1u1aSl5C-8c9AY_MYP5YIV-c7--LuPOs9UaFjwQcmI8NEk4feC7ZmueVZe4Ongrf4g49HCx3FS3aA2608WjhbCIX5CnYUipOmR4EMH0fLIpTfLmrtZvGgQrMIMkw0&amp;__tn__=-UK-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">K\u00cbTU<\/a>.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Jeton Sokoli Fragment nga Jeta (pjesa e dyt\u00eb) 27 -28 Prill 1999 Ne vazhduam p\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn kryesore ku pak metra m\u00eb larg iu bashkuam nj\u00eb turme t\u00eb madhe njer\u00ebzish; pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb, aty u ribashkuam Shp\u00ebtimin. Shp\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb v\u00ebllau im i dyt\u00eb, ai at\u00eb m\u00ebngjes ishte d\u00ebrgu nga babai tek baci Simon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":799134,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-799133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/799133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=799133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/799133\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/799134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=799133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=799133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=799133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}