{"id":814768,"date":"2023-05-30T19:12:39","date_gmt":"2023-05-30T17:12:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=814768"},"modified":"2023-07-11T12:26:07","modified_gmt":"2023-07-11T10:26:07","slug":"intervista-e-plote-e-ambasadorit-hovenier-kosova-nen-sanksionet-e-shba-se-na-vije-keq-qe-kemi-ardhur-deri-ketu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/intervista-e-plote-e-ambasadorit-hovenier-kosova-nen-sanksionet-e-shba-se-na-vije-keq-qe-kemi-ardhur-deri-ketu\/","title":{"rendered":"Ambasadori Hovenier: Kosova n\u00ebn sanksionet e SHBA-s\u00eb, na vije keq q\u00eb kemi ardhur deri k\u00ebtu"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervista e plot\u00eb e ambasadorit amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier, dh\u00ebn\u00eb sot para gazetar\u00ebve Jeta Xharra, Adriatik Kelmendi, Leart Hoxha, Amra Zejneli, Berat Buzhala dhe Isak Vorgucic.<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Hovenier:<\/strong> <\/em>Kjo ishte nj\u00eb kriz\u00eb e cila nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb ishte e panevojshme. Operacioni q\u00eb u zhvillua t\u00eb premten p\u00ebr ta marr\u00eb qasjen n\u00eb nd\u00ebrtesat komunale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme, nuk ishte i b\u00ebr\u00eb n\u00eb koordinim me Shtetet e Bashkuara. Kur ishim n\u00eb dijeni, udh\u00ebzuam fuqish\u00ebm q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodhte, sepse kemi pritur pasojat t\u00eb cilat tani po i shohim. Ne besojm\u00eb se kjo ka pasur ndikim negativ n\u00eb reputacion p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb hap prapa n\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb avancuar normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dhe si\u00e7 tha Sekretari Blinken n\u00eb deklarat\u00ebn e tij, dhe si\u00e7 ne kemi th\u00ebn\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn ton\u00eb nga Departamenti i Shtetit, ka ndikim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet bilaterale. Indikacioni i par\u00eb i k\u00ebsaj ishte vendimi i marr\u00eb mbr\u00ebm\u00eb nga komandanti i Komand\u00ebs Evropiane t\u00eb SHBA-s\u00eb, Gjeneral Cavoli, p\u00ebr ta anuluar pjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb \u201cDefender Europe 23\u201d, dhe si\u00e7 keni mundur ta v\u00ebreni, nuk ka pasur aktivitete t\u00eb lidhura me \u201cDefender Europe 23\u201d sot dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kjo st\u00ebrvitje ka mbaruar. Ne jemi duke menduar edhe lidhur me p\u00ebrfundime t\u00eb tjera, m\u00eb duhet ta them se kemi k\u00ebrkuar nga kryeministri Kurti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb direkte, t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur deri te nj\u00eb dep\u00ebrshkall\u00ebzim n\u00eb veri, ai nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre k\u00ebrkesave. Andaj, ne jemi duke shqyrtuar se cilat do t\u00eb jen\u00eb veprimet tona t\u00eb tjera. M\u00eb duhet t\u00eb them, se tani p\u00ebr tani, nuk ka entuziaz\u00ebm shum\u00eb t\u00eb madh te Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur disa prej interesave t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb angazhimi me shtetet jo njoh\u00ebse, apo puna aktive p\u00ebr ta avancuar trajektoren evropiane apo euro-atlantike t\u00eb Kosov\u00ebs. Ne ndjejm\u00eb keqardhje se situata ka arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, por duhet t\u00eb jem i sinqert\u00eb, se situata \u00ebsht\u00eb kjo. Andaj, shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb kryeministri Kurti ta d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebshill\u00ebn ton\u00eb dhe q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb veprim q\u00eb t\u00eb arrihet shp\u00ebrshkall\u00ebzimi n\u00eb veri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb vazhdojm\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen prioritet, t\u00eb implementimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes drejt normalizimit, dhe jo t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebrqendrim t\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb panevojsh\u00ebm n\u00eb veri\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ju p\u00ebrmend\u00ebt ndikimin negativ t\u00eb anulimit t\u00eb \u201cDefender Europe\u201d. Ju filluat q\u00eb pas deklaratave t\u00eb fuqishme, tani t\u00eb nd\u00ebrmerrni edhe veprime. Sa koh\u00eb do t\u00eb pritet nga kryeministri Kurti q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave tuaja?<\/strong><\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb urgjente. \u00cbsht\u00eb si ta keni nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb kapluar nga zjarri. Ju duhet ta shuani zjarrin. Andaj nuk mendoj se do t\u00eb shihni shum\u00eb durim nga Shtetet e Bashkuara, lidhur me pritjet tona nga Qeveria, duhet t\u00eb ket\u00eb veprim tani q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrshkall\u00ebzohet situata n\u00eb veri. Dhe m\u00eb leni t\u00eb jem i qart\u00eb, jan\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb nga qeveria q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb, p\u00ebr ta shp\u00ebrshkall\u00ebzuar situat\u00ebn. Ne besojm\u00eb se qeveria nuk duhet t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt t\u00eb punojn\u00eb nga nd\u00ebrtesat komunale, qeveria ishte n\u00eb gjendje t\u00eb gjente lokacione alternative ku ata t\u00eb betoheshin. Ne nuk mund t\u00eb kuptojn\u00eb pse nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren k\u00ebto lokacione t\u00eb nj\u00ebjta alternative apo nd\u00ebrtesa t\u00eb tjera publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb kryejn\u00eb detyrat e tyre, q\u00eb jan\u00eb detyra administrative. Ne kemi th\u00ebn\u00eb se k\u00ebta kryetar\u00eb kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm lidhur me administrimin, por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces normal dhe ata nuk kan\u00eb mandat t\u00eb fort\u00eb nga elektorati i tyre p\u00ebr iniciativa t\u00eb m\u00ebdha, andaj nuk e kuptojm\u00eb pse ka insistim q\u00eb ata t\u00eb punojn\u00eb nga k\u00ebto nd\u00ebrtesa komunale, dhe ne besojm\u00eb se prezenca e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb sfiduese, andaj kemi k\u00ebrkuar nga Qeveria q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb policin\u00eb nga tri nd\u00ebrtesat komunale. Ne mendojm\u00eb se kjo do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb shp\u00ebrshkall\u00ebzim.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse KFOR-i merr p\u00ebrsip\u00ebr situat\u00ebn, dhe n\u00ebse d\u00ebrgohen trupat e KFOR-it dhe automjetet e blinduara, a ka skenar p\u00ebr nj\u00eb ligj ushtarak apo nj\u00eb skenar t\u00eb para vitit 2008 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrollin n\u00eb terren?<\/strong><\/p>\n<p>Zakonisht nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u2019u p\u00ebrgjigjem pyetjeve hipotetike. Ajo \u00e7far\u00eb ju po p\u00ebrshkruani, nuk po ndodh p\u00ebr momentin. KFOR-i ka nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por misioni i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb lirshme dhe nj\u00eb ambient t\u00eb sigurt, dhe m\u00eb lejoni ta shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta shpreh p\u00ebr ju at\u00eb q\u00eb e shpreha n\u00eb nj\u00eb \u201ctweet\u201d dit\u00ebn e djeshme, jan\u00eb ngush\u00ebllimet tona p\u00ebr personelin e l\u00ebnduar t\u00eb KFOR-it por gjithashtu frustrimin ton\u00eb t\u00eb thell\u00eb me at\u00eb q\u00eb ndodhi atje, ky sulm ndaj paqeruajt\u00ebsve q\u00eb jan\u00eb aty p\u00ebr ta ruajtur paqen. Ne nga KFOR-i presim q\u00eb ta p\u00ebrmbush\u00eb misionin p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb ambient t\u00eb sigurt dhe t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb lirin\u00eb e l\u00ebvizjes. Nd\u00ebrkaq, nga Qeveria e Kosov\u00ebs presim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb ta shp\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb veri.<\/p>\n<p><strong>A p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Kosov\u00ebn vendimi i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar forcat e saj drejt kufirit, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb plot\u00eb gatishm\u00ebrie?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb kur shtetet fqinje q\u00eb kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tensionuar, mobilizojn\u00eb forcat e tyre. Por do t\u00eb them se tani p\u00ebr tani, ato \u00e7far\u00eb na shqet\u00ebsojn\u00eb, jan\u00eb veprimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb krize n\u00eb veri, dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb adresohet.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Kurti tha dje, hi\u00e7 m\u00eb larg se dje, se ka bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb me ju, lidhur me veriun. A \u00ebsht\u00eb kjo deklarat\u00eb fer nga ai?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb do ta l\u00eb deklarat\u00ebn time hap\u00ebse q\u00eb t\u00eb flas\u00eb vet\u00eb. Mendoj se e adresova k\u00ebt\u00eb mjaft qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju u takuat edhe me presidenten Osmani gjithashtu. A \u00ebsht\u00eb ajo pjes\u00eb e politikave t\u00eb Qeveris\u00eb, a po punojn\u00eb ata si ekip. A jeni takuar me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull q\u00eb un\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr dinamikat brenda institucioneve qeveris\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thosha \u00ebsht\u00eb se presidentja Osmani ka theksuar vazhdimisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo ka, p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Besoj se kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ajo e trajton shum\u00eb seriozisht.<\/p>\n<p><strong>Ju that\u00eb se keni k\u00ebrkuar nga qeveria q\u00eb t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e forcave speciale t\u00eb policis\u00eb nga komunat?<\/strong><\/p>\n<p>A mund ta korrigjoj k\u00ebt\u00eb? Un\u00eb nuk e thash k\u00ebt\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb thash \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga tri nd\u00ebrtesat komunale. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7far\u00eb thash\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Meq\u00eb ka edhe KFOR amerikan, q\u00eb po negocion me policin\u00eb n\u00eb k\u00ebto komuna, a ka ndonj\u00eb sinjal q\u00eb policia do t\u00eb t\u00ebrhiqet?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam n\u00eb dijeni tani p\u00ebr tani lidhur me vendimet n\u00eb nivel politik, p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb policis\u00eb nga tri nd\u00ebrtesat komunale.<\/p>\n<p><strong>Dje u l\u00ebnduan 25 ushtar\u00eb. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka pasur ushtar\u00eb t\u00eb KFOR-it q\u00eb kan\u00eb vdekur. P\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre vdekjeve apo l\u00ebndimeve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nuk ka pasur llogaridh\u00ebnie. Askush kurr\u00eb nuk ishte gjetur apo arrestuar. A do t\u00eb lejoni q\u00eb l\u00ebndimet e ushtar\u00ebve mbr\u00ebm\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ushtar\u00ebve amerikan\u00eb, t\u00eb kalojn\u00eb pa sqarim. A po hetoni l\u00ebndimet e ushtar\u00ebve amerikan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00eb s\u00eb pari, faktet e juaja jan\u00eb t\u00eb pasakta. Nuk ka pasur l\u00ebndime t\u00eb ushtar\u00ebve amerikan\u00eb dje, me aq sa un\u00eb jam n\u00eb dijeni. Ne marrim shum\u00eb seriozisht rastet kur paqeruajt\u00ebsit, dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb ndasi nd\u00ebrmjet ushtar\u00ebve amerikan\u00eb dhe ushtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Ushtar\u00ebt e NATO-s jan\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb NATO-s. Ne si aleanc\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, pa marr\u00eb parasysh komb\u00ebsin\u00eb e tyre. Ne jemi thell\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar nga veprimet q\u00eb shkaktuan l\u00ebndimet serioze t\u00eb disa prej k\u00ebtyre ushtar\u00ebve. Un\u00eb d\u00ebnova k\u00ebto veprime edhe dje, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e mi, por kjo nuk mohon faktin se arsyeja pse ushtar\u00ebt ishin aty, p\u00ebr ta ruajtur paqen, ishte p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vendimi q\u00eb u mor nga kryeministri Kurti, q\u00eb t\u00eb fitohet qasja n\u00eb tri nd\u00ebrtesat komunale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb t\u00eb adresohet sa i p\u00ebrket p\u00ebrshkall\u00ebzimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne po k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A kemi nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes konkret se si t\u00eb normalizohet situata n\u00eb veri, marr\u00eb parasysh jo vet\u00ebm ngjarjet e fundit, por edhe njer\u00ebzit q\u00eb lan\u00eb vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb vjesht\u00eb, si policia, gjyq\u00ebsori, dhe pse po shohim vet\u00ebm faj\u00ebsim t\u00eb pal\u00ebs kosovare?<\/strong><\/p>\n<p>Prap\u00eb, si\u00e7 thash duke p\u00ebrdorur nj\u00eb analogji, n\u00ebse sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb kapluar nga flak\u00ebt, ju duhet ta shuani zjarrin para se t\u00eb punoni p\u00ebr ta rinovuar kuzhin\u00ebn apo gj\u00ebrat e tjera q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni. Andaj tani, \u00e7\u00ebshtja urgjente \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrshkall\u00ebzohet situata n\u00eb veri. N\u00eb aspektin afatgjat\u00eb, ne kemi udh\u00ebrr\u00ebfyes. Quhet marr\u00ebveshja p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Qeveria amerikane ka qen\u00eb e qart\u00eb n\u00eb pritjet q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb zbatojn\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha zotimet e b\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Kjo po ashtu e zgjidh situat\u00ebn n\u00eb veri, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve pse presim nga qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente p\u00ebrpara me procesin e negocimit t\u00eb asociacionit, q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb adresuar shum\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb jan\u00eb shfaqur n\u00eb veri.<\/p>\n<p><strong>Ju ve\u00e7 p\u00ebrmend\u00ebt \u201cDefender Europe\u201d dhe munges\u00ebn e entuziazmit p\u00ebr t\u00eb punuar me mos njoh\u00ebsit, por do t\u00eb ju pyesja n\u00ebse mund t\u00eb jeni m\u00eb specifik\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet lidhur me ato \u00e7far\u00eb u cil\u00ebsuan si pasoj\u00eb e mundshme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien bilaterale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs e Shteteve t\u00eb Bashkuara. \u00c7far\u00eb pasoja t\u00eb tjera afatshkurta mund t\u00eb ket\u00eb, n\u00ebse nuk ndryshon situata?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem m\u00eb specifik tani p\u00ebr tani. Ne ende po reflektojm\u00eb dhe shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave tona, dhe t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat q\u00eb ta shp\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb situat\u00ebn. Ajo \u00e7far\u00eb ve\u00e7 ka ndodhur \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Ju keni par\u00eb at\u00eb q\u00eb Sekretari Blinken ka shkruar n\u00eb \u2018Twitter\u2019. \u00cbsht\u00eb e rrall\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb gjuhe. Gjenerali Cavoli, mori vendimin q\u00eb ta anuloj\u00eb pjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb \u201cDefender Europe 23\u201d, ky ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Kjo d\u00ebshmon se sa seriozisht po trajtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe shpresoj se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dot a b\u00ebj\u00eb edhe Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e plot\u00eb e ambasadorit amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier, dh\u00ebn\u00eb sot para gazetar\u00ebve Jeta Xharra, Adriatik Kelmendi, Leart Hoxha, Amra Zejneli, Berat Buzhala dhe Isak Vorgucic. Hovenier: Kjo ishte nj\u00eb kriz\u00eb e cila nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb ishte e panevojshme. Operacioni q\u00eb u zhvillua t\u00eb premten p\u00ebr ta marr\u00eb qasjen n\u00eb nd\u00ebrtesat komunale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":781554,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-814768","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/814768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=814768"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/814768\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/781554"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=814768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=814768"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=814768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}