{"id":81495,"date":"2019-08-08T10:55:54","date_gmt":"2019-08-08T08:55:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=81495"},"modified":"2019-08-08T11:45:27","modified_gmt":"2019-08-08T09:45:27","slug":"haradinaj-ne-interviste-per-gazeten-gjermane-tregon-cfare-e-pyeten-hetuesit-e-gjykates-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/haradinaj-ne-interviste-per-gazeten-gjermane-tregon-cfare-e-pyeten-hetuesit-e-gjykates-speciale\/","title":{"rendered":"Haradinaj n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn gjermane, tregon \u00e7far\u00eb e pyet\u00ebn hetuesit e Gjykat\u00ebs Speciale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri n\u00eb dor\u00ebheqje, Ramush Haradinaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka folur p\u00ebr ftes\u00ebn nga Dhomat e Posa\u00e7me, q\u00eb \u00e7oi edhe deri te dor\u00ebheqja e tij nga pozita e kryeministrit.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Haradinaj nd\u00ebr t\u00eb tjera ka th\u00ebn\u00eb se nga hetuesit e Gjykat\u00ebs Speciale \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr rolin e tij gjat\u00eb fillimeve t\u00eb themelimit t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, por se me akuza konkrete nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se marrja n\u00eb pyetje ka zgjatur rreth nj\u00eb or\u00eb. I pyetur se a pret q\u00eb ndaj tij t\u00eb ngritet aktakuz\u00eb, Haradinaj ka th\u00ebn\u00eb se ai e ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tij, dhe pjesa tjet\u00ebr i mbetet vler\u00ebsimit t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Haradinaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ka folur edhe p\u00ebr vendosjen e taks\u00ebs 100 p\u00ebr qind ndaj mallrave serbe dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tensionuara q\u00eb pasuan me partner\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr konsekuencat e mundshme kam qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm, por kam qen\u00eb edhe i sinqert\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Washington dhe n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb at\u00eb q\u00eb u kam th\u00ebn\u00eb: nd\u00ebrrimi i kufijve k\u00ebrc\u00ebnon stabilitetin k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb krejt rajonin. Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ta hapim tregun p\u00ebr nj\u00eb shtet fqinj, i cili e v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje ekzistenc\u00ebn ton\u00eb dhe na k\u00ebrc\u00ebnon. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak n\u00eb Kosov\u00eb ekziston edhe uniteti q\u00eb taksa do t\u00eb mbetet derisa t\u00eb vije tek njohja&#8221;, \u00ebsht\u00eb shprehur nd\u00ebr t\u00eb tjera Haradinaj.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Haradinaj: Kurr\u00eb nuk kam k\u00ebrc\u00ebnuar d\u00ebshmitar\u00eb<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb vitin 1968 n\u00eb De\u00e7an, derisa kjo pjes\u00eb i takonte Krahin\u00ebs Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ishte pjes\u00eb e Jugosllavis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme. Pas formimit t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb viteve 90, Haradinaj u em\u00ebrua Komandant n\u00eb rajonin e tij. Pas angazhimit t\u00eb NATO-s n\u00eb Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs nga e cila u ndoq\u00ebn forcat serbe, Haradinaj themeloi partin\u00eb politike &#8220;Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs&#8221; (AAK) e cila arriti t\u00eb etablohet n\u00eb vend. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2004, Haradinaj u em\u00ebrua Kryeminist\u00ebr i Qeveris\u00eb e cila at\u00ebbot\u00eb administrohej nga Misioni i OKB-s\u00eb. Pas ngritjes s\u00eb aktakuz\u00ebs nga Tribunali i OKB-s\u00eb p\u00ebr krime lufte n\u00eb Hag\u00eb, Haradinaj dha dor\u00ebheqje n\u00eb Mars t\u00eb vitit 2005. Haradinaj u lirua nga Tribunali i Hag\u00ebs pas procesit i cili zgjati 3 vite. Pasi ekzistonte dyshimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion mbi d\u00ebshmitar\u00ebt, u ngrit edhe nj\u00eb aktakuz\u00eb, nga e cila ai u lirua s\u00ebrish. Tani s\u00eb voni, nga Gjyqi i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn me seli n\u00eb Hag\u00eb, Haradinaj u ftua muajin e kaluar si i dyshuar, gjithsesi pa nj\u00eb aktakuz\u00eb. Haradinaj i cili qe zgjedhur Kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 2017, me rastin e k\u00ebsaj ftese nga Haga dha dor\u00ebheqje nga posti i Kryeministrit si\u00e7 pat vepruar edhe n\u00eb vitin 2005. Ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb Kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb pasi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nj\u00eb pasardh\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb post.<\/p>\n<p>FAZ: Zoti Kryeminist\u00ebr, n\u00eb korrik kur u ftuat si i dyshuar nga Dhomat e Posa\u00e7me p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ju refuzuat t\u00eb jepni deklarat\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak as k\u00ebtu s&#8217;do t\u00eb tregoni se \u00e7far\u00eb akuzash u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb atje?<\/p>\n<p>Haradinaj: Hetuesit hap\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb donin t\u00eb m\u00ebsonin nga un\u00eb, \u00e7\u00ebshtjen e fillimeve t\u00eb themelimit t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontuar. Avokati im i cili ishte i pranish\u00ebm me mua, m\u00eb dha k\u00ebshill\u00ebn q\u00eb as un\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrgjigjem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike.<\/p>\n<p>FAZ: Sa ka zgjatur marrja n\u00eb pyetje?<\/p>\n<p>Haradinaj: Rreth nj\u00eb or\u00eb.<\/p>\n<p>FAZ: A prisni nj\u00eb aktakuz\u00eb?<\/p>\n<p>Haradinaj: P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk jam informuar. Jam ftuar dhe kam kryer detyr\u00ebn time q\u00eb t\u00eb shfaqem aty. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr i mbetet vler\u00ebsimit t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>FAZ: N\u00eb baz\u00eb t\u00eb pyetjeve me t\u00eb cilat ju kan\u00eb konfrontuar, a mund t\u00eb nxjerrni nj\u00eb konkluz\u00eb n\u00ebse fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat akuza q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb nga Gjyqi i OKB-s\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb dhe ku ju si i akuzuar jeni mbrojtur?<\/p>\n<p>Haradinaj: Ajo q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb: Themelimi i U\u00c7K-s\u00eb dhe roli im n\u00eb t\u00eb, n\u00eb dy proceset e mbajtura t\u00eb cilat kan\u00eb zgjatur tet\u00eb vite dhe lirimi im n\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto procese, jan\u00eb fare mir\u00eb t\u00eb dokumentuara.<\/p>\n<p>FAZ: Ekziston nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb Tribunali i Posa\u00e7\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument me t\u00eb cilin provohet q\u00eb politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb disiplinohen kur nuk d\u00ebgjojn\u00eb direktivat e qendrave per\u00ebndimore. A e thoni edhe ju k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Haradinaj: Meq\u00eb vet kam qen\u00eb dy her\u00eb i akuzuar para Tribunalit p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs dhe dy her\u00ebt jam liruar, p\u00ebr mua ishte nj\u00eb befasi e madhe q\u00eb jam ftuar s\u00ebrish. Nuk \u00ebsht\u00eb kurrfar\u00eb fsheht\u00ebsie q\u00eb nd\u00ebrrimin e kufijve n\u00eb rajonin ton\u00eb, projekt ky i cili nga nj\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur, e kam refuzuar si tep\u00ebr t\u00eb rreziksh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak edhe them q\u00eb taksa prej 100 p\u00ebr qind p\u00ebr mallrat e Serbis\u00eb, e vendosur nga Qeveria q\u00eb kam udh\u00ebhequr un\u00eb, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb derisa Serbia t\u00eb pranoj\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Duke patur parasysh k\u00ebto rrethana, natyrisht q\u00eb ekzistojn\u00eb shum\u00eb teori dhe spekulime p\u00ebr at\u00eb sesi erdhi deri tek kjo ftes\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>FAZ: Vendosja e taks\u00ebs duket q\u00eb ju ka kushtuar me p\u00ebrkrahjen e Washingtonit pasi q\u00eb Presidenti Trump e p\u00ebrkrah shk\u00ebmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Haradinaj: P\u00ebr konsekuencat e mundshme kam qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm, por kam qen\u00eb edhe i sinqert\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Washington dhe n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb at\u00eb q\u00eb u kam th\u00ebn\u00eb: nd\u00ebrrimi i kufijve k\u00ebrc\u00ebnon stabilitetin k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb krejt rajonin. Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ta hapim tregun p\u00ebr nj\u00eb shtet fqinj, i cili e v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje ekzistenc\u00ebn ton\u00eb dhe na k\u00ebrc\u00ebnon. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak n\u00eb Kosov\u00eb ekziston edhe uniteti q\u00eb taksa do t\u00eb mbetet derisa t\u00eb vije tek njohja.<\/p>\n<p>FAZ: N\u00eb Kosov\u00eb flitet q\u00eb edhe Presidenti kosovar Hashim Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb ftuar n\u00eb Hag\u00eb, mir\u00ebpo ky p\u00ebr dallim nga ju k\u00ebt\u00eb s&#8217;e ka b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Haradinaj: Kam d\u00ebgjuar edhe un\u00eb k\u00ebso spekulimesh gjithandej, mir\u00ebpo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb them asgj\u00eb. P\u00ebr mua ka qen\u00eb e qart\u00eb menj\u00ebher\u00eb q\u00eb vendin dhe qytetar\u00ebt e mi duhet t&#8217;i informoj dhe duhet t\u00eb jap dor\u00ebheqje. N\u00eb fsheht\u00ebsi apo me marr\u00ebveshje t\u00eb shfaqem para hetuesve p\u00ebr mua ka qen\u00eb e papranueshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak edhe dhash\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nd\u00ebrlidhur me akuza t\u00eb pad\u00ebshmuara si shef i Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>FAZ: Me dallimin q\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqjen e vitit 2005 keni patur aktakuz\u00eb, kurse k\u00ebsaj radhe jeni ftuar vet\u00ebm p\u00ebr marrje n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Haradinaj: Mir\u00ebpo edhe si i dyshuar pa aktakuz\u00eb nuk d\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00eb Hag\u00eb si Kryeminist\u00ebr. K\u00ebt\u00eb nuk kam dashur t&#8217;ia b\u00ebj shtetit dhe popullit tim.<\/p>\n<p>FAZ: D.m.th., dor\u00ebheqja juaj nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb ky koalicion ishte para shkat\u00ebrrimit?<\/p>\n<p>Haradinaj: Ky koalicion ka qen\u00eb para sfidave t\u00eb m\u00ebdha, mir\u00ebpo k\u00ebto nuk kan\u00eb ndikuar n\u00eb dor\u00ebheqjen time. Nj\u00eb ftes\u00eb nga nj\u00eb gjyq paraqet nj\u00eb shkall\u00eb krejt t\u00eb re.<\/p>\n<p>FAZ: Si problem i proceseve t\u00eb m\u00ebparshme kund\u00ebr jush, ishte q\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb kund\u00ebr jush kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb aksidente, jan\u00eb vrar\u00eb apo i kan\u00eb t\u00ebrhequr d\u00ebshmit\u00eb.<\/p>\n<p>Haradinaj: K\u00ebtu m\u00eb duhet t&#8217;ju korrigjoj. Serge Brammertz, Kryeshefit t\u00eb Tribunalit p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs, n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Beograd i \u00ebsht\u00eb shtruar e nj\u00ebjta pyetje dhe ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur q\u00eb n\u00eb rastin tim as edhe nj\u00eb prej d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb list\u00ebn e akuz\u00ebs kund\u00ebr meje apo n\u00eb programin e d\u00ebshmitar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. N\u00eb procesin e dyt\u00eb t\u00eb Hag\u00ebs kund\u00ebr meje, gjyqtar\u00ebt kan\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb kam udh\u00ebzuar q\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnohen. Natyrisht q\u00eb mbrojtja e d\u00ebshmitar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb kjo t\u00eb lidhet me proceset kund\u00ebr meje. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb patur t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb kund\u00ebr meje kan\u00eb mundur ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>FAZ: Ju pra nuk do t\u00eb thoshit q\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb kund\u00ebr ish-Komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nuk do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoheshin apo familjet e tyre nuk do t\u00eb shpalleshin tradhtar\u00eb?<\/p>\n<p>Haradinaj: Disa ndoshta edhe jan\u00eb distancuar nga rrethi, derisa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga rrethi tjet\u00ebr. Mir\u00ebpo ka patur jo pak raste kur njer\u00ebzit kan\u00eb provuar q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb programin e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtur vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. K\u00ebta i kan\u00eb ofruar aktakuz\u00ebs bashk\u00ebpunim me identitet t\u00eb ri dhe kan\u00eb shkuar aq larg sa jan\u00eb betuar dhe pastaj gjyqtar\u00ebt me p\u00ebrvoj\u00eb e kan\u00eb v\u00ebrejtur menj\u00ebher\u00eb. Kjo n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka ngjar\u00eb shum\u00eb shpesh.<\/p>\n<p>FAZ: D\u00ebshmitar\u00eb potencial\u00eb pra nuk jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga ju apo pal\u00eb e tret\u00eb asnj\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Haradinaj: Nga un\u00eb jo dhe nga udh\u00ebzimet e mia asnj\u00ebher\u00eb. Ka patur nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb i cili ka humbur jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aksident me nj\u00eb serb t\u00eb dehur n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Mir\u00ebpo vet\u00ebm pas vdekjes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh q\u00eb ai ishte n\u00eb list\u00ebn e d\u00ebshmitar\u00ebve potencial kund\u00ebr meje. Un\u00eb e kam shprehur respektin tim kundruall Gjykatave kur kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjet si Kryeminist\u00ebr dhe kur jan\u00eb ngritur aktakuza kund\u00ebr meje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb dor\u00ebheqje, Ramush Haradinaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka folur p\u00ebr ftes\u00ebn nga Dhomat e Posa\u00e7me, q\u00eb \u00e7oi edhe deri te dor\u00ebheqja e tij nga pozita e kryeministrit. Haradinaj nd\u00ebr t\u00eb tjera ka th\u00ebn\u00eb se nga hetuesit e Gjykat\u00ebs Speciale \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr rolin e tij gjat\u00eb fillimeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":76571,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-81495","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81495\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}