{"id":815404,"date":"2023-05-31T20:09:57","date_gmt":"2023-05-31T18:09:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=815404"},"modified":"2023-07-11T12:26:04","modified_gmt":"2023-07-11T10:26:04","slug":"ish-ambasadori-amerikan-ne-nato-kosova-e-teproi-ne-veri-por-ndjeu-se-i-gerryhej-sovraniteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/ish-ambasadori-amerikan-ne-nato-kosova-e-teproi-ne-veri-por-ndjeu-se-i-gerryhej-sovraniteti\/","title":{"rendered":"Ish-ambasadori amerikan n\u00eb NATO: Kosova e teproi n\u00eb veri, por ndjeu se i g\u00ebrryhej sovraniteti"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb NATO, Kurt Volker thot\u00eb se qeveria e Kosov\u00ebs gaboi q\u00eb veproi n\u00eb Veri pa u k\u00ebshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-n\u00eb, por shton se Per\u00ebndimi nuk duhet t\u00eb neglizhoj\u00eb prirjet nacionaliste q\u00eb ai thot\u00eb se po ndjek Serbia n\u00eb rajon.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Volker, ekspert n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Analiz\u00eb t\u00eb Politikave Evropiane, i b\u00ebn thirrje qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb ulur tensionet, por thot\u00eb se edhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian, duhet t\u00eb angazhohen p\u00ebr t\u00eb zmbrapsur p\u00ebrpjekjet q\u00eb rrezikojn\u00eb g\u00ebrryerjen e sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ambasador Volker, cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr tensionet e fundit n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimet atje?<\/strong><\/p>\n<p>Kurt Volker: S\u00eb pari duhet t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb e rrezikshme. Kemi par\u00eb shum\u00eb her\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn se si nacionalizmi etnik ka shp\u00ebrthyer n\u00eb konflikt t\u00eb hapur n\u00eb Ballkan. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb duhet parandaluar me \u00e7do kusht. Duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb, mendoj se veprimet e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishin t\u00eb tepruara. Ata duhet t\u00eb kishin vepruar me m\u00eb shum\u00eb maturi. Por nga ana tjet\u00ebr duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se arsyeja se pse filloi e gjitha, ishte veprimtaria disavje\u00e7are nacionaliste e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Bosnje, n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb vet\u00eb Serbin\u00eb dhe nuk ka patur p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta frenuar at\u00eb. Mendoj se kjo krijoi nj\u00eb situat\u00eb ku Kosova pati ndjesin\u00eb se po g\u00ebrryhej sovraniteti i saj. Refuzimi i komunitetit serb (n\u00eb Kosov\u00eb) p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb krijuar Asociacionin e komunave me mb\u00ebshtetjen e Serbis\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto krijuan p\u00ebrshtypjen se Serbia po p\u00ebrpiqej t\u00eb nd\u00ebrhynte brenda Kosov\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb natyrisht, ishte e papranueshme p\u00ebr autoritetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, zgjidhja \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb angazhim nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian, q\u00eb duhet t\u00eb zmbrapsin k\u00ebto prirje nacionaliste dhe duhet t\u2019i p\u00ebrqendrojn\u00eb p\u00ebrpjekjet tek krijimi i stabilitetit dhe rritjes dhe zhvillimit ekonomik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sekretari amerikan i Shtetit, faj\u00ebsoi direkt qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr \u201chyrjen me forc\u00eb n\u00eb komuna\u201d duke theksuar se veprimet ishin marr\u00eb pa u k\u00ebshilluar me Shtetet e Bashkuara. A mendoni se qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e matur dhe t\u00eb mendonte pasojat e mundshme, para se t\u2019i nd\u00ebrmerrte ato hapa?<\/strong><\/p>\n<p>Kurt Volker: S\u00eb pari, lidhja e ngusht\u00eb me Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr Kosov\u00ebn. Prandaj ishte e nxituar dhe e pamatur nga ana e tyre q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrmerrnin k\u00ebto veprime pa u konsultuar me Shtetet e Bashkuara. Dhe mendoj se kjo reflektohet n\u00eb deklarat\u00ebn e sekretarit Blinken. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, un\u00eb mendoj se deklarata anashkalon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Bashkimit Evropian q\u00eb d\u00ebshtuan t\u00eb mbanin n\u00ebn kontroll disa nga k\u00ebto veprime nacionaliste serbe me kalimin e koh\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb ishte edhe arsyeja q\u00eb e nervozoi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, nga perspektiva e Kosov\u00ebs ishte nj\u00eb kombinim faktor\u00ebsh. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb ulur tensionet, t\u00eb punoj\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sepse nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb nacionalizmit serb duke vepruar e vetme, sesa po t\u00eb punoj\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb nga intervistat dhe deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti, duket se ai nuk po b\u00ebn nj\u00eb hap prapa, por po thekson se p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb regjimi si ai i Serbis\u00eb, qeveria nuk do t\u00eb zmbrapset dhe do t\u00eb mbroj\u00eb demokracin\u00eb e saj. A jan\u00eb konstruktive k\u00ebto deklarata?<\/strong><\/p>\n<p>Kurt Volker: Un\u00eb e kuptoj k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij, si edhe faktin q\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb politikisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mos duket i dob\u00ebt. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, un\u00eb mendoj se ai dhe autoritetet e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duhet t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur situat\u00ebn, p\u00ebr t\u2019u rikthyer tek bashk\u00ebpunim me SHBA-n\u00eb dhe Bashkimin Evropian, duke k\u00ebmb\u00ebngulur nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se saj ka luajtur deri tani p\u00ebr zmbrapsjen e veprime nacionaliste.<\/p>\n<p>Mendoj se \u00ebsht\u00eb gjithashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb edhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr uljen e shkall\u00ebzimeve, q\u00eb situata t\u00eb mos acarohet edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Amasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeff Hovenier tha se n\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj q\u00ebndrimit t\u00eb Kosov\u00ebs, NATO-ja anuloi pjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb st\u00ebrvitjen Defender 23. A mendoni se kjo ishte nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje e p\u00ebrshtatshme?<\/strong><\/p>\n<p>Kurt Volker: Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjykimi. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb e pak\u00ebnaqur me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe ata desh\u00ebn t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka p\u00ebr ta shprehur k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi. Mendoj se p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si veproi Kosova, pa u konsultuar drejtp\u00ebrdrejt me Shtetet e Bashkuara, SHBA po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim. Personalisht un\u00eb mendoj se ne duhet t\u00eb mb\u00ebshtesim pavar\u00ebsin\u00eb dhe sovranitetin e Kosov\u00ebs, t\u2019i k\u00ebshillojm\u00eb ata q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hap pas, t\u00eb qet\u00ebsohen, t\u00eb mos shkall\u00ebzojn\u00eb situat\u00ebn dhe t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb balancuar lidhur me rolin q\u00eb po luan nacionalizmi n\u00eb rajon n\u00eb k\u00ebto momente.<\/p>\n<p><strong>Duke pasur parasysh se sa i ashp\u00ebr ishte ky q\u00ebndrim amerikan, sa mendoni se \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar marr\u00ebdh\u00ebnia mes dy vendeve q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt e kan\u00eb konsideruar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kurt Volker: Mendoj se do ta karakterizoja situat\u00ebn aktuale si zhg\u00ebnjim dhe nervoziz\u00ebm. Shpresoj q\u00eb situata t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb NATO, Kurt Volker thot\u00eb se qeveria e Kosov\u00ebs gaboi q\u00eb veproi n\u00eb Veri pa u k\u00ebshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-n\u00eb, por shton se Per\u00ebndimi nuk duhet t\u00eb neglizhoj\u00eb prirjet nacionaliste q\u00eb ai thot\u00eb se po ndjek Serbia n\u00eb rajon. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Volker, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":815405,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-815404","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/815404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=815404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/815404\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/815405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=815404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=815404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=815404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}