{"id":816371,"date":"2023-06-02T15:27:44","date_gmt":"2023-06-02T13:27:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=816371"},"modified":"2023-07-11T12:25:58","modified_gmt":"2023-07-11T10:25:58","slug":"ish-ndihmes-sekretari-amerikan-i-shtetit-ngjarjet-e-fundit-i-kane-rrenjet-ne-serbi-por-prishtina-eshte-pergjegjese-per-krizen-aktuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/ish-ndihmes-sekretari-amerikan-i-shtetit-ngjarjet-e-fundit-i-kane-rrenjet-ne-serbi-por-prishtina-eshte-pergjegjese-per-krizen-aktuale\/","title":{"rendered":"Ish-ndihm\u00ebs Sekretari amerikan i Shtetit: Ngjarjet e fundit i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb Serbi, por Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kriz\u00ebn aktuale"},"content":{"rendered":"<p><b>Ish-ndihm\u00ebs Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thot\u00eb se situata e krijuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs i ka rr\u00ebnj\u00ebt tek mospranimi nga Serbia i realitet t\u00eb pakthyesh\u00ebm t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7119302.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs<\/a>, ai theksoi se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr vendimmarrjen q\u00eb \u00e7oi n\u00eb incidentet e fundit r\u00ebndon mbi Kosov\u00ebn. <\/b><\/p>\n<p>Fried, nj\u00eb diplomat karriere me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb prej disa dekadash n\u00eb Departamentin e Shtetit thot\u00eb se Uashingtoni ka t\u00eb drejt t\u00eb jet\u00eb i zem\u00ebruar me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe se q\u00ebndrimet e fundit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr thyerjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb raportet e saj me Kosov\u00ebn. N\u00eb intervist\u00ebn me gazetaren Milena Djurdic, nga sh\u00ebrbimi n\u00eb gjuh\u00ebn serbe i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, ish-diplomati amerikan thot\u00eb se qeveria e Kosov\u00ebs duhet ta pranoj\u00eb se ka gabuar dhe t\u00eb t\u00ebrhiqet.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: <strong>Si i komentoni p\u00ebrplasjet dhe dhun\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb fundit dhe cilat jan\u00eb rreziqet e mundshme jo vet\u00ebm p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por edhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb rajon?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong><\/em> Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje jo normale p\u00ebr shum\u00eb vite dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka r\u00ebn\u00eb mbi Serbin\u00eb sepse ajo nuk ka pranuar ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ata nuk do ta rimarrin Kosov\u00ebn. Kjo \u00e7\u00ebshtje ka mbaruar, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb viteve t\u00eb nacionalizmit shkat\u00ebrrimtar serb, duke p\u00ebrfshir\u00eb shtypjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, t\u00eb cil\u00ebn ne nuk e donim.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kriza e tanishme duket se \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga gabimet e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Serbia mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb \u00e7uditshme, por kriza e tanishme \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ka shkaktuar, do t\u00eb thosha, zem\u00ebrimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Nuk e p\u00ebrdor leht\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, por lexova deklarat\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb zotit Hovenier, ambasadorit amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb konferenc\u00ebn me gazetar\u00ebt. Dhe q\u00eb nga pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008, nuk mbaj mend q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i qeveris\u00eb amerikane t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb aq i zem\u00ebruar, sa dukej ai. Mendoj se qeveria e Kosov\u00ebs me siguri e ka marr\u00eb vendimin n\u00eb rrethana t\u00eb v\u00ebshtira, por vendimi e p\u00ebrkeq\u00ebsoi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr situat\u00ebn, q\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb ishte e komplikuar. Kjo ka rezultuar n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e fort\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara me Kosov\u00ebn. Dhe kjo nuk i sh\u00ebrben askujt. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq.<\/p>\n<p>Nuk mendoj se protestat dhe v\u00ebnia n\u00eb gatishm\u00ebri e ushtris\u00eb serbe jan\u00eb t\u00eb dobishme. Por vura re se, n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr mediat, ambasadorit Hovenier iu dha mund\u00ebsia, q\u00eb t\u00eb ngarkonte me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb dyja pal\u00ebt, dhe ai nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u p\u00ebrqendrua tek p\u00ebrgjegj\u00ebsia e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo m\u00eb la p\u00ebrshtypjen, se ishte nj\u00eb shenj\u00eb se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb seriozisht t\u00eb zem\u00ebruara me vendimet e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe natyrisht KFOR-i duhej t\u00eb nd\u00ebrhynte. Forcat e KFOR-it p\u00ebsuan l\u00ebndime serioze. Nuk e krijoi qeveria e Kosov\u00ebs k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Kjo situat\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kryesisht, por jo plot\u00ebsisht, p\u00ebrgjegj\u00ebsi e serb\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt duket se ende fantazojn\u00eb se Kosova mund t\u2019i kthehet Serbis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb. Nuk kishte asnj\u00eb arsye q\u00eb qeveria t\u00eb merrte nj\u00eb vendim q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsonte situat\u00ebn. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb si n\u00eb terren ashtu edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Shteteve t\u00eb Bashkuara me Kosov\u00ebn, dhe e gjith\u00eb kjo gj\u00eb m\u00eb duket p\u00ebr t\u00eb ardhur keq.<\/p>\n<p>Tani, shpresoj\u00eb q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb korrigjoj\u00eb gabimet e saj fillestare.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabime dhe shpresoj, q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb niveli dhe ndoshta n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, qeveria e Kosov\u00ebs do ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kjo nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb faktin se Serbia duhet t\u00eb p\u00ebrballet me realitetin.<\/p>\n<p>Mbret\u00ebria e Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb zhdukur, Jugosllavia komuniste \u00ebsht\u00eb zhdukur. Serbia e ka humbur Kosov\u00ebn. Nuk do ta marr\u00eb prap\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrse Serbia d\u00ebshiron t\u00eb qeveris\u00eb nj\u00eb popullat\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb udh\u00ebhiqet prej saj? Serbia natyrisht, ka interesa serioze, legjitime, t\u00eb kuptueshme p\u00ebr manastiret historike, njer\u00ebzit atje, ka interes p\u00ebr komunitetin serb dhe mund t\u00eb gjenden rrug\u00eb p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. Shtetet e Bashkuara po punonin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me Evrop\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Por besoj e kuptoni ku dua t\u00eb dal. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e drejt\u00eb dhe e paanshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Shtetet e Bashkuara mendojn\u00eb se qeveria e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim serioz, situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>E dim\u00eb se, edhe Sekretari Blinken, p\u00ebrmes deklaratave t\u00eb l\u00ebshuara nga zyra e tij, ka kritikuar ashp\u00ebr qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr at\u00eb vendim. A \u00ebsht\u00eb i justifikuar q\u00ebndrimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar plot\u00ebsisht Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong><\/em> Mendoj se qeveria amerikane kishte arsye p\u00ebr t\u2019u zem\u00ebruar. Mendoj se rr\u00ebnj\u00ebt e problemit nuk jan\u00eb tek Kosova. P\u00ebrgjegj\u00ebsia, bie m\u00eb shum\u00eb mbi Serbin\u00eb, tek p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila, serb\u00ebt besoj se e din\u00eb, se \u00ebsht\u00eb e pakthyeshme. \u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs ka marr\u00eb fund. Por p\u00ebr disa arsye ata nuk e pranojn\u00eb. Prandaj, mendoj se p\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb tek pala serbe, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident q\u00eb p\u00ebrfshiu komunat, ishte e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, ishte nj\u00eb vendim i Kosov\u00ebs. Prandaj Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruara, sepse qeveria e Kosov\u00ebs mori nj\u00eb vendim, bazuar n\u00eb n\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb kuptueshme t\u00eb sovranitetit, por abstrakte, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb pasojat t\u00eb trajtoheshin nga KFOR-i dhe Shtetet e Bashkuara. Mendoj se amerikan\u00ebt ishin t\u00eb zem\u00ebruar nga kjo qasje.<\/p>\n<p><strong>E dim\u00eb se n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, u paralajm\u00ebrua p\u00ebr pasoja n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs. Ju p\u00ebrmend\u00ebt ambasadorin amerikan, i cili tha se pasoja e par\u00eb ishte anulimi i pjes\u00ebmarrjes s\u00eb forcave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb st\u00ebrvitjen Defender Europe 2023. Kryeministri Kurti tha se mendonte se ky vendim ishte nj\u00eb katastrof\u00eb dhe i padrejt\u00eb. A mendoni se vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte i justifikuar?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong><\/em> Mendoj se Shtetet e Bashkuara synonin t\u00eb t\u00ebrhiqnin v\u00ebmendjen e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se ishin seriozisht t\u00eb zem\u00ebruar. Dhe un\u00eb mendoj se ata kishin arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. E njoh sekretarin Blinken, e njoh prej 30 vitesh. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i men\u00e7ur. Mendoj, dhe me sa di un\u00eb, ai kishte arsye t\u00eb ishte i zem\u00ebruar nga veprimet e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime i p\u00ebrkeq\u00ebsuan gj\u00ebrat dhe KFOR-i dhe Shtetete e Bashkuara u detyruan t\u00eb merreshin me pasojat e k\u00ebtyre veprimeve.<\/p>\n<p>Mendoj se kjo ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs se nuk mund t\u00eb krijoni probleme t\u00eb panevojshme p\u00ebr Shtetet e Bashkuara dhe m\u00eb pas t\u2019i largoheni p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. S\u00ebrish dua ta theksoj\u00eb se Serbia ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr problemet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Por druaj se qeveria e Kosov\u00ebs ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident t\u00eb ve\u00e7ant. E njoh ambasadorin Hovenier, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person serioz. Dhe zem\u00ebrimi i tij gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr mediat ishte i qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ai p\u00ebrmendi gjithashtu se Uashingtoni po shqyrton marrjen e masave t\u00eb tjera. \u00c7far\u00eb masa t\u00eb tjera mund t\u00eb merren ndaj Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong><\/em> Nuk dua t\u00eb spekuloj. Do do t\u00eb preferoja q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb gjente nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p><b>Por kryeministri Kurti duket se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u00a0<\/b><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong> <\/em>Shpesh politikan\u00ebt mbajn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb forta n\u00eb publik, por gjejn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr. Ndaj le t\u00eb shohim se \u00e7do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai. Por ai duhet ta dij\u00eb se \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb mb\u00ebshtetja amerikane t\u00eb merret si e mir\u00ebqen\u00eb. Ose q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime sikur mb\u00ebshtetja amerikane \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme dhe se do t\u00eb vazhdoj\u00eb pavar\u00ebsisht gabimeve. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb durim t\u00eb madh dhe njohuri strategjike t\u00eb situatave politike lokale. Por, un\u00eb mendoj se qeveria e Kosov\u00ebs mendon se mb\u00ebshtetja amerikane \u00ebsht\u00eb automatike pavar\u00ebsisht veprimeve t\u00eb tyre. Shtetet e Bashkuara mor\u00ebn nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb vitet e para t\u00eb k\u00ebtij shekulli. Un\u00eb kam qen\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb vendimmarrjes. Kjo ishte zgjedhja q\u00eb b\u00ebm\u00eb. Mund t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjera zgjedhje, por mendoj se zgjodh\u00ebm me men\u00e7uri. Megjithat\u00eb, Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga kjo mund\u00ebsi dhe t\u00eb konsolidoj\u00eb pozicionin e saj dhe jo thjesht t&#8217;i trajtoj\u00eb Shtetet e Bashkuara sikur nj\u00eb burim t\u00eb pafund mb\u00ebshtetjeje t\u00eb verb\u00ebr, t\u00eb padiskutueshme, n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb. Ajo k\u00ebshillohet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Dhe dua ta theksoj\u00eb s\u00ebrish se qeverit\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabime dhe shpresoj q\u00eb kryeministri do ta kuptoj\u00eb mir\u00eb se shkoi shum\u00eb larg dhe do t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t&#8217;u t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p><strong>Duke marr\u00eb parasysh se ju keni qen\u00eb pjes\u00eb e asaj vendimarrjeje, vendimarrjes lidhur me Kosov\u00ebn dhe Kosova \u00ebsht\u00eb rreshtuar krah Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe SHBA-t\u00eb i kan\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb asaj. A mendoni se nd\u00ebshkimi amerikan tani ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i ashp\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong><\/em> Kjo \u00ebsht\u00eb padyshim thyerja m\u00eb e madhe q\u00eb ka ndodhur n\u00eb bashk\u00ebpunimin e gjat\u00eb mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb shprehja m\u00eb e fort\u00eb e kund\u00ebrshtimit amerikan ndaj nj\u00eb akti t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb kujtoj. Dhe ishte deklarata m\u00eb e ashp\u00ebr q\u00eb mbaj mend. Dhe ky nuk ishte nj\u00eb akt i humorit t\u00eb keq apo akt i pamenduar, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka n\u00eb mikrofon. Kjo ishte di\u00e7ka q\u00eb qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara e kishte shqyrtuar. Dhe mendoj se ka nj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb mendoj se Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb k\u00ebrkuar qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb caktuar dhe k\u00ebrkesa jon\u00eb u shp\u00ebrfill dhe hapat u nd\u00ebrmor\u00ebn dhe rezultati ishte pik\u00ebrisht ai t\u00eb cilit i druheshim. Ndon\u00ebse nuk e di t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb, mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e zem\u00ebrimit. Mendoj se zhg\u00ebnjimi ishte i justifikuar.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs, por qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t&#8217;u t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p><strong>Ju that\u00eb se rr\u00ebnj\u00ebt e gjith\u00eb k\u00ebsaj jan\u00eb tek Serbia. Le t\u00eb flasim p\u00ebr Beogradin. Autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb faj\u00ebsuar Beogradin dhe presidentitn Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr nxitjen e p\u00ebrplasjeve p\u00ebr t\u00eb destabilizuar Kosov\u00ebn. N\u00eb deklarat\u00ebn e fundit, Sekretari Blinken i b\u00ebri thirrje presidentit Vu\u00e7i\u00e7 dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb ul\u00eb tensionet dhe u b\u00ebri thirrje serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb mos sfidojn\u00eb KFOR-in dhe t\u00eb p\u00ebrmbahen nga aktet e dhun\u00ebs. A mendoni se Shtetet e Bashkuara nuk kan\u00eb qen\u00eb, n\u00eb fakt mjaft t\u00eb forta, ndaj Beogradit dhe ndaj presidentit serb?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong> <\/em>Sigurisht q\u00eb k\u00ebrkesat e Shteteve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb presidentit dhe qeveris\u00eb serbe jan\u00eb t\u00eb arsyeshme. Mendoj se do t\u00eb ishte gabim p\u00ebr qeverin\u00eb serbe t\u00eb arrinte n\u00eb p\u00ebrfundimin se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruara me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Serbin\u00eb q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb m\u00eb tej k\u00ebto raporte. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb mendoj se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb reagonin shum\u00eb ashp\u00ebr n\u00ebse Serbia do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb shfryt\u00ebzonte situat\u00ebn aktuale.<\/p>\n<p>Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr shum\u00eb vite \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb ndjek\u00eb dy rrug\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb forc\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb stabilitet dhe nj\u00eb t\u00eb ardhmeje evropiane p\u00ebr Kosov\u00ebn. Por n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, ai ka p\u00ebrdorur kart\u00ebn nacionaliste serbe. Un\u00eb mendoj se ndoshta zoti Vu\u00e7i\u00e7 po mendon se Rusia do ta mbroj\u00eb Serbin\u00eb dhe do t\u00eb ofroj\u00eb opsione t\u00eb mira strategjike dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb luajtur loj\u00ebra taktike afatshkurtra. Un\u00eb do ta k\u00ebshilloja qeverin\u00eb serbe q\u00eb ta rishikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji me mikun e tyre Vladimir Putin dhe Rusin\u00eb. Ata nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t&#8217;ju ndihmojn\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb nxisin tensionet. Ata mezi po ndihmojn\u00eb veten e tyre. Ata jan\u00eb duke humbur nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb nuk duhet ta kishin nisur. Sigurisht q\u00eb e kam fjal\u00ebn p\u00ebr luft\u00ebn me Ukrain\u00ebn, ata nuk kan\u00eb arritur ta pushtojn\u00eb Ukrain\u00ebn. Ata nuk mund ta fitojn\u00eb luft\u00ebn dhe nuk mund t\u00eb t\u00ebrhiqen prej saj. Ekonomia e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. T\u00eb rinjt\u00eb po largohen nga vendi. Ata nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb. Mb\u00ebshtetja tek Rusia nuk m\u00eb duket mua si nj\u00eb veprim i men\u00e7ur. Rusia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb veproj\u00eb si nj\u00eb lloj mbrojt\u00ebse strategjike p\u00ebr Serbin\u00eb. Ata do t\u00eb thon\u00eb gj\u00ebrat e duhura dhe jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebjn\u00eb telashe, zhurm\u00eb dhe t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme.<\/p>\n<p>Por kjo nuk do t&#8217;i ndihmoj\u00eb qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm s\u00ebrb\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mendoj se p\u00ebr presidentin Vu\u00e7i\u00e7 do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte nga kjo mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb thelluar marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara dhe Evrop\u00ebn dhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb forc\u00eb konstruktive n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn. Ka interesa krejt\u00ebsisht legjitime serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb trajtim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb s\u00ebrb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto do t\u00eb ishin k\u00ebrkesa t\u00eb arsyeshme dhe mendoj se ato do t\u00eb respektoheshin. Por, nuk \u00ebsht\u00eb e arsyeshme q\u00eb Serbia t\u00eb sillet sikur \u00ebsht\u00eb ende fuqi sovrane n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo do t\u00eb shkaktonte vet\u00ebm telashe.<\/p>\n<p><strong>Sa ka kontribuar n\u00eb kriz\u00ebn aktuale urdhri nga Beogradi q\u00eb s\u00ebrb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb bojkotojn\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb veri? A mendoni se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar po k\u00ebnaqin k\u00ebrkesat e Serbis\u00eb dhe preisdentit Vu\u00e7i\u00e7, si\u00e7 mendojn\u00eb disa analist\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong><\/em> Mendoj se presidenti Vu\u00e7i\u00e7 dhe qeveria serbe duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga pretentimet se ata mund t\u2019i japin fund ose se mund t\u00eb kompromentojn\u00eb disi sovranitetin e Kosov\u00ebs. Ata po p\u00ebrdorin komunitetin serb n\u00eb veri n\u00eb disa m\u00ebnyra si thjesht objekte t\u00eb nj\u00eb loje politike. Kjo nuk do t&#8217;i ndihmoj\u00eb serb\u00ebt n\u00eb veri. Ata duhet t\u00eb ndihmojn\u00eb serb\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme brenda Kosov\u00ebs. Kjo ndoshta \u00ebsht\u00eb e arritshme. Ka shum\u00eb ide p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, si vet\u00ebqeverisja lokale, asociacioni i komunave serbe, ka shum\u00eb ide q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb realizueshme. Por ata nuk do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Serbis\u00eb dhe Serbia nuk do ta pushtoj\u00eb Kosov\u00ebn. Kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Shpresoj\u00eb q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb vijim, n\u00eb jav\u00ebt e ardhshme, kur t\u00eb ulen tensionet e krijuara nga kriza aktuale, t\u00eb gjitha pal\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb kthehen n\u00eb nd\u00ebrtimin e asaj q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohet. Dhe sigurisht q\u00eb Serbia nuk duhet ta p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn. Dhe n\u00ebse Serbia e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, gj\u00ebrat nuk do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb. N\u00ebse jo n\u00eb Bashkimin Evropian, ku mund t\u00eb shkoj\u00eb Serbia? T\u00eb bashkohet me nj\u00eb grup t\u00eb dominuar nga Rusia? Rusia nuk do ta ndihmoj\u00eb Serbin\u00eb. Rusia \u00ebsht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb ta ndihmoj\u00eb Serbin\u00eb. Rus\u00ebt nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt ta ndihmojn\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e pasur, t\u00eb integrohet m\u00eb mir\u00eb me bot\u00ebn, me Evrop\u00ebn. Rruga e Serbis\u00eb p\u00ebrpara nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb balancuar mes Per\u00ebndimit dhe Rusis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Rusia po udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb person i akuzuar p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p><strong>Shtetet e Bashkuara d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb rikthehen tek dialogu, i cili deri tani nuk ka zgjidhur shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje pavar\u00ebsisht arritjes s\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. A duhet Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian t\u00eb rishqyrtojn\u00eb strategjin\u00eb e tyre p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Daniel Fried:<\/strong><\/em> Nuk jam i sigurt se idet\u00eb ose kornizat e reja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb funksiononin. Kornizat aktuale ofrojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, n\u00ebse pal\u00ebt duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrparim. Asnj\u00eb korniz\u00eb nuk do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrparim n\u00ebse pal\u00ebt nuk e duan at\u00eb. Pra, problemi nuk \u00ebsht\u00eb tek korniza e dialogut, por n\u00eb faktin n\u00ebse pal\u00ebt duan t&#8217;i trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me seriozitet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ndihm\u00ebs Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thot\u00eb se situata e krijuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs i ka rr\u00ebnj\u00ebt tek mospranimi nga Serbia i realitet t\u00eb pakthyesh\u00ebm t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, ai theksoi se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr vendimmarrjen q\u00eb \u00e7oi n\u00eb incidentet e fundit r\u00ebndon mbi Kosov\u00ebn. Fried, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":816372,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-816371","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/816371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=816371"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/816371\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/816372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=816371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=816371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=816371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}