{"id":817976,"date":"2023-06-06T19:18:42","date_gmt":"2023-06-06T17:18:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=817976"},"modified":"2023-07-11T12:25:55","modified_gmt":"2023-07-11T10:25:55","slug":"intervista-e-plote-me-gabriel-escobar-raporti-me-kurtin-sfidues-shba-nuk-mbeshtete-nje-individ-qe-nuk-ka-instinkt-te-bashkepunimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/intervista-e-plote-me-gabriel-escobar-raporti-me-kurtin-sfidues-shba-nuk-mbeshtete-nje-individ-qe-nuk-ka-instinkt-te-bashkepunimit\/","title":{"rendered":"Gabriel Escobar: Raporti me Kurtin sfidues, SHBA nuk mb\u00ebshtet\u00eb nj\u00eb individ q\u00eb nuk ka instinkt t\u00eb bashk\u00ebpunimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala hyr\u00ebse dhe intervista e plot\u00eb e emisarit t\u00eb Presidentit amerikan Joe Biden p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr disa gazetar\u00eb kosovar\u00eb, n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><b>Escobar: <\/b>Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb jeni k\u00ebtu. M\u00eb vjen keq q\u00eb ndodhem k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebto rrethana. Por dua ta p\u00ebrs\u00ebris p\u00ebr njer\u00ebzit, se marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrmjet popujve t\u00eb shteteve tona, dhe kjo marr\u00ebdh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb dhe nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi mb\u00ebshtet\u00ebsit tuaj m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ne jemi t\u00eb angazhuar p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb tuaj, sovranitetin tuaj, sigurin\u00eb tuaj si dhe prosperitetin tuaj ekonomik. Kur un\u00eb diskutoj me njer\u00ebzit n\u00eb anemban\u00eb vendit dhe me kosovar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb Uashington, vazhdimisht m\u00eb vijn\u00eb nd\u00ebr mend mund\u00ebsit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ekzistojn\u00eb nd\u00ebrmjet dy vendeve tona, dhe mund\u00ebsit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, si vend i kultur\u00ebs kreative, kultur\u00ebs sip\u00ebrmarr\u00ebse, si nj\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb krijuese e pun\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen, brenda Evrop\u00ebs. Andaj, kjo \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb \u00e7far\u00eb un\u00eb jam fokusuar. Shpresoj q\u00eb njer\u00ebzit ta kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00ebdo v\u00ebshtir\u00ebsi aktuale q\u00eb kemi me kryeministrin, nuk do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto mendime. Por ne kemi disa sfida n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien bilaterale, sa i p\u00ebrket raportit me kryeministrin. Do t\u00eb jem i sinqert\u00eb, SHBA-ja ka qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsja juaj m\u00eb e madhe dhe m\u00eb dhemb t\u00eb shoh se njer\u00ebzit mendojn\u00eb se n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ne po e braktisim k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhe angazhimin ton\u00eb me Kosov\u00ebn, n\u00eb dobi t\u00eb Serbis\u00eb. Dua t\u2019ia rikujtoj njer\u00ebzve, se Serbia ishte kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb tuaj n\u00eb 2008-\u00ebn, dhe ne ec\u00ebm p\u00ebrpara. Ata ishin kund\u00ebr fushat\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr njohje p\u00ebrgjat\u00eb viteve, dhe ne vazhduam para. Edhe lidhur me k\u00ebt\u00eb, ata ishin kund\u00ebr K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs por ne ec\u00ebm p\u00ebrpara. Ata ishin kund\u00ebr zgjedhjeve, dhe ne i pam\u00eb ato si legjitime. Ata i kund\u00ebrshtuan rezultatet, dhe ne tham\u00eb se zgjedhjet ishin t\u00eb lira dhe fer. K\u00ebshtu q\u00eb, kur ne e pyet\u00ebm qeverin\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb se si do t\u00eb vazhdonte pas k\u00ebsaj, dhe ne dham\u00eb disa propozime konkrete. Ne u habit\u00ebm se si ata menduan se si ne ishim kund\u00ebrshtar\u00ebt. Dhe po ju jap nj\u00eb shembull, un\u00eb kam qen\u00eb me qeverin\u00eb federale dhe ajo \u00e7far\u00eb ne po thoshim ishte: le t\u00eb mos ndezim situata t\u00eb cilat tashm\u00eb ve\u00e7 jan\u00eb delikate. Dhe ishte nj\u00eb insistim q\u00eb t\u00eb vazhdohej me forc\u00eb, q\u00eb kryetar\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb specifike. Un\u00eb kam qen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb amerikane q\u00eb nga mosha 19 vje\u00e7are, kam filluar si pjes\u00eb e ushtris\u00eb, dhe kam par\u00eb se si qeveria amerikane ka braktisur nd\u00ebrtesat federale p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbytjeve, zjarreve, uraganeve, Covid-it, dhe madje edhe p\u00ebr shkak t\u00eb protestave. Askush kurr\u00eb nuk kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebdyshje legjitimitetin dhe autoritetin e qeveris\u00eb amerikane. Andaj, pse k\u00ebto nd\u00ebrtesa, pse n\u00eb k\u00ebto rrethana, pse pasi k\u00ebrkuam edhe ne p\u00ebr bashk\u00ebpunim, edhe pse u q\u00ebndrojm\u00eb prapa atyre ata nuk bashk\u00ebpunuan, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr ne se si na shohin si partner\u00eb. Dhe kjo ka pasur pasoja. Dhe kam par\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb p\u00ebrdorur termin \u201csanksion\u201d. Nuk jan\u00eb sanksione. Kemi par\u00eb zgjedhjet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr partneritetit ton\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal p\u00ebr ne. Ne nuk mund ta pranojm\u00eb at\u00eb si sinjal. Andaj, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kur duhet ta rikthejm\u00eb at\u00eb partneritet dhe bashk\u00ebpunim me k\u00ebt\u00eb qeveri, ne do t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm sepse ne gjithmon\u00eb jemi p\u00ebrkrah popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebrkrah nj\u00eb individi, i cili nuk ndan k\u00ebt\u00eb instinkt p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe p\u00ebr t\u2019u koordinuar. Dhe m\u00eb duhet t\u00eb them, se jemi t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb hutuar, por t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb bashkuar me Bashkimin Evropian, aleat\u00ebt tuaj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, se pse po ndodh kjo. Pse ka munges\u00eb t\u00eb koordinimit dhe munges\u00eb t\u00eb fleksibilitetit n\u00eb vizionin politik p\u00ebr ta tejkaluar k\u00ebt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ecur drejt mund\u00ebsive q\u00eb na jan\u00eb paraqitur n\u00eb marr\u00ebveshjen e normalizimit.<\/p>\n<p><strong>Kam pyetje lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien jo nd\u00ebrmjet SHBA-s\u00eb dhe popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, por marr\u00ebdh\u00ebnien e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe SHBA-n\u00eb. A \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmtuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar: <\/strong>Shikoni, po ju them nj\u00eb gj\u00eb: nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr SHBA-n\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin transatlantik. Andaj nuk jemi ne. Nuk jan\u00eb 27 shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ja me Britanin\u00eb. Ne i shohim gj\u00ebrat n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, ne jemi mb\u00ebshtet\u00ebs. Po vjen nga diku tjet\u00ebr, dhe po, mund t\u00eb ket\u00eb ndikim afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ka ndonj<\/strong><strong>\u00eb afat kohor lidhur me themelimin e Asociacionit, \u00e7far\u00eb po pret SHBA-ja nga kryeministri i Kosov\u00ebs dhe presidenti i Serbis\u00eb, n\u00ebse ata nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Escobar: Pik\u00eb s\u00eb pari, Bashkimi Evropian ishte shum\u00eb i qart\u00eb, se n\u00ebse ata e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, rruga drejt Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e shpejt\u00eb. N\u00ebse nuk e pranojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb po e refuzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb procesi evropian, \u00ebsht\u00eb dialogu. Ky \u00ebsht\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi evropian, marr\u00ebveshja thelb\u00ebsore, me Bashkimin Evropian si arbit\u00ebr. Andaj, n\u00ebse ia ktheni shpin\u00ebn k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, ia ktheni shpin\u00ebn Evrop\u00ebs, me t\u00eb gjitha pasojat q\u00eb vijn\u00eb. T\u00eb gjitha paq\u00ebndrueshm\u00ebrit\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, mungesa e financimit dhe mungesa e l\u00ebvizjes. Andaj, kjo \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht ajo \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb. Ne po shpresojm\u00eb qe nuk do t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, sepse p\u00ebrfitimet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. \u00c7do shtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Bashkimin Evropian ka m\u00eb shum\u00eb prosperitet, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb demokratik, m\u00eb i pasur dhe m\u00eb stabil. Kjo n\u00eb vetvete, n\u00ebse shikoni fqinj\u00ebt tuaj, Kroacin\u00eb dhe Sllovenin\u00eb, dhe \u00e7do shtet tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE n\u00eb 25 vjet\u00ebt e fundit, ju nuk mund t\u00eb mohoni se p\u00ebrfitimet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Kjo shpresojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do ta kuptojn\u00eb njer\u00ebzit, kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili <\/strong><strong>\u00ebsht\u00eb komenti juaj lidhur me fushat\u00ebn aktuale t\u00eb nisur nga Prishtina se e vetmja fajtore \u00ebsht\u00eb Serbia, si aleate e Putinit, dhe si duket kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si kryeministri po tenton ta zbus\u00eb situat\u00ebn. A pajtoheni me k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n<\/strong><br \/>\nJo, nuk pajtohem me k\u00ebt\u00eb. Mendoj se Rusia po e shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e saj, Rusia po p\u00ebrfiton nga kjo, por Rusia nuk \u00ebsht\u00eb duke e drejtuar. Le t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim i udh\u00ebheqjes politike te t\u00eb dyja pal\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ecur para drejt pajtimit nd\u00ebretnik. Ne kemi vullnetin dhe q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u2019i kthyer Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb mir\u00eb. Jo domosdo te nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore, por nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie paq\u00ebsore mes tyre, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb normalizuar t\u00eb tyre, dhe nj\u00eb q\u00eb do t\u2019i sjell\u00eb m\u00eb af\u00ebr Evrop\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne e duam.<\/p>\n<p><strong>A <\/strong><strong>\u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb asociacioni t\u00eb jet\u00eb n\u00eb funksion para zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb veri, apo pal\u00ebt do t\u00eb mund ta diskutojn\u00eb asociacionin pas kryetar\u00ebve t\u00eb rinj, pas zgjedhjeve t\u00eb reja, dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Escobar<strong>: <\/strong>Do ta l\u00eb renditjen n\u00eb duart e Bashkimit Evropian, mund ta pyesni z. Lajcak. Pozicionimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se marr\u00ebveshja duhet t\u00eb realizohet menj\u00ebher\u00eb. P\u00ebr Kosov\u00ebn, zgjedhja e vetme \u00ebsht\u00eb asociacioni. Nuk mund t\u00eb injorohet asociacioni, \u00ebsht\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen e Brukselit, marr\u00ebveshjen e Ohrit, dhe n\u00eb p\u00ebrfundimet e nxjerra nga Bashkimi Evropian. Andaj, do t\u00eb ndodh\u00eb, por pyetja \u00ebsht\u00eb se me k\u00eb, dhe sa duhet t\u00eb presim. Ne e dim\u00eb se si duhet t\u00eb duket asociacioni, dhe e dim\u00eb se si nuk duhet t\u00eb duket. Ne thjesht duhet t\u00eb fillojm\u00eb tani, mund t\u00eb kemi nj\u00eb statut brenda nj\u00eb dite, po desh\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. As un\u00eb nuk e kuptoj fare vones\u00ebn, andaj p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova jo ta p\u00ebrcaktoj\u00eb veten nga Serbia, por ta p\u00ebrcaktoj\u00eb veten nga vlerat e saj, me marr\u00ebdh\u00ebnien e saj jo me 6 milion\u00eb njer\u00ebz t\u00eb Serbis\u00eb, por me 700 milion\u00eb njer\u00ebzit e komunitetit euroatlantik. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duam, q\u00eb ta p\u00ebrcaktoni veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Dhe sa her\u00eb q\u00eb kemi biseduar me k\u00ebt\u00eb kryeminist\u00ebr dhe me z\u00ebvend\u00ebsin e tij, e t\u00ebra p\u00ebr \u00e7ka ata duan t\u00eb flasin \u00ebsht\u00eb Serbia. Ne duam t\u00eb flasim p\u00ebr integrim m\u00eb t\u00eb madh.<br \/>\nAndaj, me asociacionin, sipas kushteve evropiane, lidhur me ruajtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve, kam nj\u00eb platform\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb shkoj te shtetet tjera evropiane dhe t\u00eb them ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar, andaj duhet t\u00eb l\u00ebvizim p\u00ebrpara lidhur me p\u00ebrfitime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Kosov\u00ebn. Un\u00eb nuk mund t\u00eb arrij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, n\u00ebse Kosova nuk luan rolin e saj n\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p><strong>At<\/strong><strong>\u00ebher\u00eb, ju keni ardhur k\u00ebtu me nj\u00eb mision dhe misioni juaj ka nj\u00eb orar, ju ndoshta do t\u00eb largoheni sot ose nes\u00ebr. \u00c7far\u00eb do ta cil\u00ebsonit ju si mision t\u00eb p\u00ebrmbushur dhe \u00e7far\u00eb do ta cil\u00ebsonit si d\u00ebshtim, dhe \u00e7ka n\u00ebse kemi rezultate, cilat jan\u00eb hapat e radh\u00ebs. N\u00ebse shohim d\u00ebshtime, cilat do t\u00eb jen\u00eb pasojat?<\/strong><\/p>\n<p>Escobar<strong>: <\/strong>Ne shohim se ka nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara, Bashkimi Evropian ka prezantuar nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrshkall\u00ebzimi i menj\u00ebhersh\u00ebm, dhe kjo do t\u00eb p\u00ebrfshinte nj\u00eb plan q\u00eb kryetar\u00ebt jo domosdo t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb ato nd\u00ebrtesa, p\u00ebrderisa tensionet jan\u00eb kaq t\u00eb larta. Dhe si\u00e7 e thash\u00eb, n\u00eb SHBA ne kemi shum\u00eb p\u00ebrvoja n\u00eb situata t\u00eb tilla, dhe ne tentojm\u00eb t\u2019i ndajm\u00eb k\u00ebto p\u00ebrvoja dhe vizionin ton\u00eb. Mund t\u00eb ju them personalisht se isha duke punuar n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb federale n\u00eb San Francisko n\u00eb vitin 1991, kur po protestohej kund\u00ebr Luft\u00ebs s\u00eb Gjirit. Dhe ishte mbyllur nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb federale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheshin prokuror\u00ebt, FBI-ja, dhe institucione t\u00eb tjera federale. Ata thjesht kaluan n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tjet\u00ebr, dhe e vazhduan pun\u00ebn. Dhe askush nuk tha se ne ia dham\u00eb sovranitetin asaj turme. Jo, aspak. Andaj, nj\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrshkall\u00ebzimi, rruga e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhje t\u00eb reja me pjes\u00ebmarrje t\u00eb serb\u00ebve, dhe e treta duhet t\u00eb l\u00ebvizim menj\u00ebher\u00eb drejt implementimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb shohim nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u angazhuar p\u00ebr asociacionin dhe po ashtu duhet t\u00eb shohim hapa t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga Serbia. Andaj, kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet tani dhe duhet t\u00eb pajtohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sot dhe nes\u00ebr, sepse t\u00eb premten, Miroslavi [Lajcak] dhe un\u00eb, pritet q\u00eb t\u00eb japim raporte te epror\u00ebt tan\u00eb, lidhur me at\u00eb se a ishim t\u00eb suksessh\u00ebm apo jo.<br \/>\n<strong><br \/>\n\u00c7ka sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs e d\u00ebshtimit, cilat do t\u00eb jen\u00eb pasojat p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr institucionet, p\u00ebr qeverin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Escobar: P\u00ebr Kosov\u00ebn, do t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb koordinohet me ne. Mendoj se kjo do t\u00eb ishte fatkeqe. Dhe dua t\u00eb them jo Kosova, por kryeministri. Dua ta b\u00ebj shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, se ne nuk konsiderojm\u00eb se kjo do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien afatgjat\u00eb, por veprimet q\u00eb nd\u00ebrmerren apo nuk nd\u00ebrmerren mund t\u00eb ken\u00eb disa pasoja q\u00eb do t\u00eb ndikojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies. Nuk dua q\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Analist\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb njohin zhvillimet k\u00ebtu, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Prishtina po vendoset n\u00eb presion t\u00eb madh lidhur me zhvillimit n\u00eb komunat veriore, derisa e shohin Beogradin si burimin kryesor t\u00eb destabilizimit. A pajtoheni ju me k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, dhe a mendoni se Serbia mund t\u00eb p\u00ebrballet me nd\u00ebshkime apo sanksione t\u00eb ngjashme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> Do t\u00eb filloj duke th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb dihet. Me Serbin\u00eb nuk kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si me Kosov\u00ebn. Serbia nuk \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr NATO, ata po kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sfiduese n\u00eb integrimin evropian. Ne presim q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e avancuar. Vlera e parave q\u00eb kemi p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur institucionet tuaja p\u00ebrfshir\u00eb sigurin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet KFOR-it, do t\u00eb thot\u00eb se kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk e mbajm\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr disa prej gj\u00ebrave q\u00eb po ndodhin, dhe atyre ua kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se sulmet ndaj KFOR-it jan\u00eb t\u00eb papranueshme. E kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se besojm\u00eb q\u00eb serb\u00ebt duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb institucionet e p\u00ebrbashk\u00ebta, se duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. Ky ishte nj\u00eb sinjal i qart\u00eb, kur ne tham\u00eb se zgjedhjet t\u00eb mbahen. Andaj, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, e gjitha ajo \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb Kosov\u00ebs. Pozicioni yn\u00eb lidhur me integrimin, mbajtjen e zgjedhjeve, njohjen e zgjedhjeve, andaj me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk e kuptoj se pse njer\u00ebzit mendojn\u00eb se ne po punojm\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. Pjes\u00eb e sfidave tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00eb munges\u00eb besimi afatgjate, nd\u00ebrmjet komunitetit t\u00eb pakic\u00ebs serbe dhe k\u00ebsaj qeverie. Dua t\u00eb n\u00ebnvizoj nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb iu prezantua QUINT-it nga mbi 100 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu dhe t\u00eb integrohen, duke treguar se ndihen dhe se si kjo qeveri i b\u00ebn t\u00eb ndihen si qytetar\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dyt\u00eb. Ju inkurajoj q\u00eb ta lexoni k\u00ebt\u00eb let\u00ebr. Sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshmon se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt\u00ebsisht \u201cbardh e zi\u201d. Ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ani pse kan\u00eb mundur t\u00eb ikin. Dhe ata po e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb z\u00ebri i tyre t\u00eb d\u00ebgjohet. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb sfid\u00eb nj\u00eb demokraci qytetare multietnike q\u00eb duhet t\u00eb adresohet, dhe nuk mund t\u00eb thoni se t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt jan\u00eb pro ose kund\u00ebr, t\u00eb dobish\u00ebm apo t\u00eb padobish\u00ebm, n\u00eb at\u00eb komunitet ka shum\u00eb z\u00ebra konkurrues q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjohen. Dhe ka shum\u00eb shqet\u00ebsime q\u00eb ata kan\u00eb, lidhur me qasjen n\u00eb sh\u00ebrbimet qeveritare, lidhur me shpron\u00ebsimet, lidhur me sjelljet e disa prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb policis\u00eb. Ata duhet t\u00eb d\u00ebgjohen. Ato jan\u00eb z\u00ebra t\u00eb parehatsh\u00ebm dhe mesazhe t\u00eb pak\u00ebndshme, por kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e problemit themelor dhe ne duam q\u00eb edhe kjo t\u00eb adresohet.<\/p>\n<p><strong>Lidhur me asociacionin, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova konkretisht, cilat hapa duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> Ata duhet q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb prezantojn\u00eb nj\u00eb draft t\u00eb nj\u00eb ligji q\u00eb do ta sillte at\u00eb n\u00eb jet\u00eb, tani, menj\u00ebher\u00eb. Dhe ata kan\u00eb nj\u00eb, por thjesht nuk duan ta paraqesin.<\/p>\n<p><strong>A jeni n<\/strong><strong>\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb shkalle t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb urrejtjes etnike nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, dhe a ndodhemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme q\u00eb ky konflikt t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb dhunshme nd\u00ebrmjet dy komuniteteve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> Po, dhe po ju them nj\u00eb gj\u00eb: n\u00ebse ka nj\u00eb gj\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar, ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb gjenerat\u00ebn e radh\u00ebs. Andaj, mendoj se n\u00eb vende si Bosnja e Hercegovin\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti, ku shihet vazhdimi i politikave t\u00eb rivalitetit etnik, politikan\u00ebt me populiz\u00ebm dhe nacionaliz\u00ebm, i kontribuojn\u00eb k\u00ebsaj dhe ky \u00ebsht\u00eb mesazhi i tyre i vet\u00ebm p\u00ebr popullin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi dhe gjithmon\u00eb kam shpresuar se mund t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj periudhe t\u00eb viteve t\u00eb \u201990-ta kur kjo ishte forma e pranueshme e diskursit politik. Nuk mendoj se jemi ende aty, por duhet ta l\u00ebm\u00eb prapa at\u00eb periudh\u00eb, duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb bisedojm\u00eb jo p\u00ebr ndasi etnike por p\u00ebr pajtim nd\u00ebretnik dhe p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb na bashkojn\u00eb. Kur kam filluar k\u00ebt\u00eb angazhim, nj\u00eb prej gj\u00ebrave p\u00ebr t\u00eb cilat isha i entuziazmuar, ishte integrimi ekonomik i rajonit, sepse n\u00ebse investoni n\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtor kosovar, ju do t\u00eb keni mesatarisht 10 vjet m\u00eb shum\u00eb produktivitet nga ai pun\u00ebtor, ju keni gj\u00ebra q\u00eb mund t\u2019i ofroni komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, jo vet\u00ebm Evrop\u00ebs por edhe fqinjve tuaj, p\u00ebrfshir\u00eb Serbis\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, kemi qen\u00eb n\u00eb situat\u00eb krize, dhe Jeff [Hovenier], gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb ndodhur p\u00ebr situat\u00ebn e kriz\u00ebs. Ka disa politikan\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb na mbajn\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, sepse kjo i mban n\u00eb pushtet, dhe i mban ata t\u00eb pasur.<\/p>\n<p><strong>A p\u00ebrjashtoni ndonj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr konflikt etnik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> M\u00ebsimi q\u00eb kemi marr\u00eb tani, \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit duan t\u00eb jetojn\u00eb jet\u00eb normale, ata kan\u00eb vazhduar para dhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr pajtim. \u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konflikt p\u00ebrs\u00ebri. Trupa paqeruajt\u00ebse ndodhen si k\u00ebtu, ashtu edhe n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, dy vende q\u00eb jan\u00eb m\u00eb sfidueset sa i p\u00ebrket pajtimeve etnike. Ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb partner\u00eb me ne, lidhur me vazhdimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb shteteve drejt rrug\u00ebs evropiane, p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar besim nd\u00ebretnik, ata do t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb. Ata t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb, nuk do ta ken\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb SHBA-ja e gatshme t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Dejtonit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong><strong>:<\/strong> Po, e kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, n\u00eb Oh\u00ebr. Nuk ishte nj\u00eb Dejton tjet\u00ebr, por mjaft e ngjashme.\u00a0 Ajo \u00e7far\u00eb keni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e normalizimit, sipas kushteve evropiane, q\u00eb i k\u00ebrkon Serbis\u00eb ta njoh\u00eb integritetin tuaj territorial, sovranitetin tuaj, kontrollin tuaj administrativ t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetit me fuqi t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb njihet flamuri juaj, simbolet tuaja komb\u00ebtare, diplomat, pasaportat, dokumentet tuaja qeveritare dhe t\u00eb mos bllokohet Kosova n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr integrim n\u00eb cil\u00ebndo organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Serbia ve\u00e7 se e ka shkelur k\u00ebt\u00eb. Por ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se Kosova duhej t\u00eb fillonte menj\u00ebher\u00eb diskutimet p\u00ebr asociacionin, gj\u00eb q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb. Andaj, ose t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb shkelje, ose asnj\u00ebra. Bashkimi Evropian, ligj\u00ebrisht nuk jemi t\u00eb sigurt, sepse nuk jemi pajtuar p\u00ebr nj\u00eb plan t\u00eb renditjes, andaj ata nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt a ka nisur apo jo, ligj\u00ebrisht, na pik\u00ebpamja yn\u00eb deklarimi politik i marr\u00ebveshjes ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr ta nisur, andaj t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb shkelje. Andaj, a na duhet nj\u00eb tjet\u00ebr konferenc\u00eb? Jo, duhet t\u00eb shohim implementim t\u00eb asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ve\u00e7 ka pasur pajtim.<\/p>\n<p><strong>A ka di\u00e7ka q\u00eb keni k\u00ebrkoni apo b\u00ebni, p\u00ebr t<\/strong><strong>\u2019u siguruar <\/strong><strong>q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e reja n\u00eb veri dhe q\u00eb t\u00eb mos kemi nj\u00eb skenar t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb pat\u00ebm, q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mbahen dhe m\u00eb pas t\u00eb ket\u00eb 3% dalje n\u00eb zgjedhje.<\/strong><\/p>\n<p>Escobar<strong>: <\/strong>N\u00eb koordinim me partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb, jemi duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><strong>A jeni duke punuar me Beogradin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb<\/strong><strong>?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong><strong>:<\/strong> Mesazhi q\u00eb do ta p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Serb\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb institucione, duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, pa parakushte. Ne e kuptojm\u00eb se pasi t\u00eb jen\u00eb zgjedhur, do t\u00eb ken\u00eb z\u00eb legjitim q\u00eb t\u00eb ngren\u00eb shqet\u00ebsimet q\u00eb kan\u00eb, dhe ata kan\u00eb shqet\u00ebsime legjitime, si\u00e7 po thosha m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse do t\u00eb shohim nj\u00eb situat\u00eb kur duhet t\u00eb kemi miratimin e Vu\u00e7iqit q\u00eb t\u00eb kemi zgjedhje n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se presidenti i nj\u00eb tjet\u00ebr shteti, ka t\u00eb drejton e vetos, kur shteti tjet\u00ebr mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje, p\u00ebrndryshe ata nuk mund t\u00eb ken\u00eb zgjedhje.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong><strong>:<\/strong> Dhe pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse na duhet asociacioni. P\u00ebr mua, nga perspektiva yn\u00eb, asociacioni \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit shtendoset kontrolli i Serbis\u00eb n\u00eb veri dhe t\u00eb kthehet n\u00eb kontrollin kosovar. N\u00ebn kushtetut\u00ebn tuaj dhe struktur\u00ebn tuaj ligjore. Andaj mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur para. Nuk e kuptoj se pse ndokush do ta shihte ndryshe, sepse asociacioni, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, edhe n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb negociuar nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb domosdo nj\u00eb koncesion p\u00ebr Serbin\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb njohje e nevojave t\u00eb komunitetit pakic\u00eb. Un\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfitues i nj\u00eb lloj asociacioni, n\u00ebna ime voton n\u00eb gjuh\u00ebn spanjolle, ajo ka marr\u00eb patent shoferin n\u00eb gjuh\u00ebn spanjolle, ajo merr trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb gjuh\u00ebn spanjolle, dhe kjo nuk k\u00ebrc\u00ebnon kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ky \u00ebsht\u00eb modeli q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb shihja p\u00ebr asociacionin. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ofrimin e sh\u00ebrbimeve komunale p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb kuptojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa p<\/strong><strong>\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim, kemi Serbin\u00eb q\u00eb po tenton t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Bosnj\u00ebs, Malit t\u00eb Zi, t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Kosov\u00ebs. Andaj, krahasimi me situat\u00ebn e familjes tuaj, nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me Serbin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong><strong>:<\/strong> E kuptoj k\u00ebt\u00eb, por esenca \u00ebsht\u00eb se pasi t\u00eb kemi k\u00ebto elemente q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb asociacioni, njer\u00ebzit do t\u00eb thon\u00eb se a i besoni Vu\u00e7iqit, por nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me besim, por me obligime ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme. N\u00ebse kemi nj\u00eb obligim q\u00eb e gjitha mb\u00ebshtetja p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo institucione q\u00eb b\u00ebn edukimin sh\u00ebndet\u00ebsor serb, mb\u00ebshtetje kulturore q\u00eb vjen nga Serbia, duhet t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procesi transparent p\u00ebrmes qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb do ta kemi at\u00eb obligim t\u00eb zbatuar.<\/p>\n<p><strong>Si\u00e7 e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb pezulluar nga \u201cDefender Europe 23\u201d dhe kjo ngritur shum\u00eb shqet\u00ebsime dhe debat lidhur me masat e reja q\u00eb mund t\u00eb vendosen n\u00ebse Kosova nuk tregon angazhim konstruktiv. N\u00ebse flasim shkurt p\u00ebr angazhim konstruktiv \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ai, dhe cilat jan\u00eb pasojat tjera me t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrballemi.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong><strong>:<\/strong> Le t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, si do t\u00eb merrni pjes\u00eb n\u00eb di\u00e7ka n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kur v\u00ebmendja nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb ju, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kriz\u00ebn e brendshme? Andaj, pozicioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se tani nuk \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb fokusohemi n\u00eb \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj krize. Tani nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr vizitat e nivelit t\u00eb lart\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr shk\u00ebmbime dypal\u00ebshe, nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb caktuar nj\u00eb dialog strategjik bilateral. Tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb fokusohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb. Pasi t\u00eb kemi dal\u00eb nga menaxhimi i kriz\u00ebs, n\u00ebse mund ta b\u00ebjm\u00eb bashk\u00eb, at\u00ebher\u00eb ndoshta ne mund t\u00eb fillojm\u00eb ta kthejm\u00eb at\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, por sfida aty \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr \u00e7do vit q\u00eb e humbin, k\u00ebto st\u00ebrvitje dhe k\u00ebto programe dhe ky dialog duhet t\u00eb planifikohen nj\u00eb vit p\u00ebrpara, andaj ne ve\u00e7 e kemi humbur nj\u00eb vit. Shpresa jon\u00eb ishte se mund t\u00eb b\u00ebnim di\u00e7ka p\u00ebr 15-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por nuk mundemi, sepse duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb. Andaj, \u00e7far\u00eb masa t\u00eb tjera mund t\u00eb ket\u00eb? E para \u00ebsht\u00eb se nuk mund t\u00eb planifikojm\u00eb asgj\u00eb, dhe do t\u00eb shohim aty e tutje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala hyr\u00ebse dhe intervista e plot\u00eb e emisarit t\u00eb Presidentit amerikan Joe Biden p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr disa gazetar\u00eb kosovar\u00eb, n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb.\u00a0 Escobar: Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb jeni k\u00ebtu. M\u00eb vjen keq q\u00eb ndodhem k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebto rrethana. Por dua ta p\u00ebrs\u00ebris p\u00ebr njer\u00ebzit, se marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet Shteteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":691663,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-817976","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/817976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=817976"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/817976\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/691663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=817976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=817976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=817976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}