{"id":818788,"date":"2023-06-08T13:54:59","date_gmt":"2023-06-08T11:54:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=818788"},"modified":"2023-06-08T13:54:59","modified_gmt":"2023-06-08T11:54:59","slug":"konfrontimi-i-kurtit-me-shtetet-e-bashkuara-eshte-alarmant","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/konfrontimi-i-kurtit-me-shtetet-e-bashkuara-eshte-alarmant\/","title":{"rendered":"Konfrontimi i Kurtit me Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb alarmant"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Alon Ben-Meir<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Shp\u00ebrthimi i fundit n\u00eb Kosov\u00ebn veriore i shkaktuar si rezultat i zgjedhjeve lokale n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe dhe demonstrata e serb\u00ebve etnik\u00eb q\u00eb pasoi ishte e panevojshme dhe shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Nuk duhej t\u00eb kishte ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje fatkeqe ku i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i ShBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, l\u00ebshoi at\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ultimatum duke k\u00ebrkuar q\u00eb kryeministri Kurti t\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb konfliktin, t\u00eb zhvilloj\u00eb zgjedhje t\u00eb reja dhe t\u00eb zbatoj\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit ose p\u00ebrndryshe p\u00ebrballen me pasoja.<\/strong><\/p>\n<p>Kurti duket se e injoron faktin se pa mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb dhe p\u00ebrkrahjen e ShBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb, Kosova nuk ka k\u00ebmb\u00eb aq t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb to. Duke sfiduar p\u00ebrpjekjet e ShBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb normalizuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, Kurti ka treguar miopi t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet ta korrigjoj\u00eb, sepse ai duhet t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb mir\u00eb me aleat\u00ebt e tij m\u00eb kritik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, mir\u00ebqenien dhe sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb ruhet integriteti territorial dhe pavar\u00ebsia e vendit, ashtu si\u00e7 edhe Kurti e ka p\u00ebr detyr\u00eb ta b\u00ebj\u00eb; por \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb q\u00eb t\u00eb fiksohet n\u00eb kat\u00ebr komuna me shumic\u00eb serbe n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, sikur e ardhmja e Kosov\u00ebs t\u00eb varet t\u00ebr\u00ebsisht nga n\u00ebnshtrimi i tyre i pakusht\u00ebzuar ndaj qeveris\u00eb qendrore.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit ofrojn\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb mir\u00eb t\u00eb obsesionit t\u00eb Kurtit me k\u00ebto komuna. Serb\u00ebt etnik\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb gati dy muaj m\u00eb par\u00eb (e drejt\u00eb apo e gabuar) se ata synonin t\u00eb bojkotonin zgjedhjet. Megjithat\u00eb, Kurti vazhdoi me zgjedhjet n\u00eb t\u00eb cilat votuan vet\u00ebm 4 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb, duke rezultuar n\u00eb zgjedhjen e kat\u00ebr kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Megjith\u00ebse teknikisht zgjedhjet ishin t\u00eb drejta dhe t\u00eb lira, ato nuk pasqyronin d\u00ebshirat e shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i b\u00ebri gj\u00ebrat edhe m\u00eb keq \u00ebsht\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja e Kurtit q\u00eb kryetar\u00ebt e sapozgjedhur t\u00eb komunave t\u00eb marrin detyrat e tyre n\u00eb nd\u00ebrtesat zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e rriti m\u00eb tej tensionin, duke nxitur demonstrimin e serb\u00ebve etnik\u00eb. Kurti i hodhi benzin\u00eb zjarrit duke d\u00ebrguar policin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar demonstratat t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb t\u00eb dhunshme dhe p\u00ebrfunduan duke shkaktuar l\u00ebndimin e rreth 50 paqeruajt\u00ebsve t\u00eb KFOR-it.<\/p>\n<p>Gabriel Escobar kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb deklaronte se: \u201cNe po shohim q\u00eb zgjedhjet po b\u00ebhen pavar\u00ebsisht partneritetit ton\u00eb, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal p\u00ebr ne, ne nuk mund t\u00eb mos e pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb si sinjal. N\u00eb nj\u00eb moment, kur duam ta rivendosim at\u00eb koordinim dhe partneritet me k\u00ebt\u00eb qeveri [Kurti], ne jemi gati. Sepse ne q\u00ebndrojm\u00eb gjithmon\u00eb me popullin e Kosov\u00ebs, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb me nj\u00eb individ q\u00eb nuk e ndan at\u00eb instinkt p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe p\u00ebr t\u00eb koordinuar\u201d.<\/p>\n<p>Kjo, natyrisht, erdhi pas negociatave t\u00eb gjata p\u00ebr marr\u00ebveshjen e Asociacionit t\u00eb Komunave, t\u00eb cil\u00ebn Kurti refuzoi ta respektoj\u00eb, megjith\u00ebse nuk ka asgj\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb cil\u00ebn e kam shqyrtuar me kujdes, q\u00eb e komprometon pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7far\u00ebdo trajte apo forme. Por p\u00ebr Kurtin, i cili \u00ebsht\u00eb i zellsh\u00ebm p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe dyshues edhe p\u00ebr angazhimin e pazbutur t\u00eb ShBA-s\u00eb ndaj sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs, ende nuk e pranon at\u00eb q\u00eb ShBA-ja dhe BE-ja duan t\u00eb arrijn\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00ebse Kurti e vendos fatin e Kosov\u00ebs me Per\u00ebndimin, ai duhet t\u00eb tregoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i denj\u00eb dhe i besuesh\u00ebm, tek i cili mund t\u00eb mb\u00ebshteten p\u00ebr t\u00eb luajtur rolin e tij p\u00ebr t\u00eb ruajtur qet\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb procesin e normalizimit me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb asnj\u00eb interpretim se ShBA-ja dhe BE-ja favorizojn\u00eb Serbin\u00eb ndaj Kosov\u00ebs; p\u00ebrkundrazi. P\u00ebr ta, Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pal\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb debak\u00ebl, ata k\u00ebrkojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e saj sepse Beogradi ushtron ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbi serb\u00ebt etnik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe sepse ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb distancojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb presidentin Vu\u00e7iq nga Putini i Rusis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kur lufta e Ukrain\u00ebs po zhvillohet dhe Putini po b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb mundet p\u00ebr t\u00eb destabilizuar rajonin.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhja totale e gjith\u00eb k\u00ebtij zhvillimi fatkeq \u00ebsht\u00eb se Kurti tani ka pak\u00ebsuar kontrollin mbi kat\u00ebr komunat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i frustron aleat\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm deri n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb b\u00ebri q\u00eb ShBA-t\u00eb ta ndalonte Kosov\u00ebn nga pjes\u00ebmarrja e m\u00ebtejshme n\u00eb st\u00ebrvitjen mbrojt\u00ebse t\u00eb NATO-s \u201cDefender 23\u201d. N\u00ebse asgj\u00eb tjet\u00ebr, ky episod i trishtuar vet\u00ebm e ka distancuar m\u00eb tej integrimin e Kosov\u00ebs n\u00eb BE duke hidh\u00ebruar popullat\u00ebn e saj, mir\u00ebqenia e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrthurur me BE-n\u00eb \u2013 fakt q\u00eb Kurti, megjith\u00eb p\u00ebrbuzjen e tij t\u00eb her\u00ebpashershme ndaj Per\u00ebndimit, duhet t\u00eb mos e harroj\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti, i cili i tha CNN-it t\u00eb mart\u00ebn e kaluar se ai nuk do t\u2019ia dor\u00ebzonte vendin nj\u00eb \u201cmilicie fashiste\u201d serbe, e keqkarakterizoi plot\u00ebsisht realitetin n\u00eb terren. T\u00eb thuash m\u00eb tej se \u201cne nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb privilegjuar sepse Beogradi po qan p\u00ebr humbjen e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1999 kur NATO nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb ndaluar gjenocidin e regjimit t\u00eb (Slobodan) Millosheviqit\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqkuptim tjet\u00ebr i asaj q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb tani p\u00ebr t\u00eb zbutur tensionin dhe p\u00ebr t\u00eb rivendosur marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore dhe t\u00eb besueshme si me BE-n\u00eb ashtu edhe me ShBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Kurti t\u00eb zgjohet n\u00eb realitet dhe t\u00eb pranoj\u00eb pa asnj\u00eb rezerv\u00eb tre k\u00ebrkesat q\u00eb emisar\u00ebt e ShBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb, Escobar dhe Laj\u00e7ak, i kan\u00eb theksuar qart\u00eb. Ai duhet t\u00eb caktoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb zgjedhjet e reja, t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb forcat policore p\u00ebr t\u00eb ruajtur qet\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb zbatoj\u00eb Marr\u00ebveshjen e Asociacionit t\u00eb Komunave pa vones\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, rivendosja e bashk\u00ebpunimit t\u00eb plot\u00eb me ShBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs si vend i pavarur.<\/p>\n<p>Sigurisht, Kurti tani ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb lidership dhe nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb se ku d\u00ebshiron ta \u00e7oj\u00eb Kosov\u00ebn. Fati i vendit t\u00eb tij i takon Per\u00ebndimit dhe ai nuk duhet t\u00eb ndaloj\u00eb n\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer dhe ruajtur me kujdes marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me aleat\u00ebt e vet\u00ebm tek t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb mb\u00ebshtetet.<\/p>\n<p>*<strong><em>Dr. Alon Ben-Meir \u00ebsht\u00eb profesor n\u00eb pension i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Globale n\u00eb NYU. Ai mban kurse mbi negociatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe studimet e Lindjes s\u00eb Mesme.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Shkrimi i profesorit Ben-Meir \u00ebsht\u00eb botuar <a href=\"http:\/\/alonben-meir.com\/writing\/kurtis-confrontation-with-the-united-states-is-alarming\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb faqen e tij personale<\/a>, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer me lejen e tij nga <a href=\"https:\/\/klankosova.tv\/kolumne\/konfrontimi-i-kurtit-me-shtetet-e-bashkuara-eshte-alarmant\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Klan Kosova<\/a><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Alon Ben-Meir Shp\u00ebrthimi i fundit n\u00eb Kosov\u00ebn veriore i shkaktuar si rezultat i zgjedhjeve lokale n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe dhe demonstrata e serb\u00ebve etnik\u00eb q\u00eb pasoi ishte e panevojshme dhe shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Nuk duhej t\u00eb kishte ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje fatkeqe ku i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i ShBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":815425,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-818788","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/818788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=818788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/818788\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/815425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=818788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=818788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=818788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}