{"id":827995,"date":"2023-06-30T14:18:42","date_gmt":"2023-06-30T12:18:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=827995"},"modified":"2023-07-11T03:11:42","modified_gmt":"2023-07-11T01:11:42","slug":"hovenier-jemi-te-habitur-me-kete-qeveri-te-kosoves-spo-kuptojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/hovenier-jemi-te-habitur-me-kete-qeveri-te-kosoves-spo-kuptojme\/","title":{"rendered":"Hovenier: Jemi t\u00eb habitur me k\u00ebt\u00eb Qeveri t\u00eb Kosov\u00ebs, s\u2019po kuptojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervista e plot\u00eb me Ambasadorin amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb Jefferey Hovenier, dh\u00ebn\u00eb n\u00eb emisionin Rubikon n\u00eb Klan Kosova.<\/strong><\/p>\n<p>Hovenier n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime specifike p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zbutjen e situat\u00ebs n\u00eb veri, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u00eb ecim p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe stabilitetit rajonal. Por sipas amerikanit kryesor n\u00eb Prishtin\u00eb, SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar pasi Qeveria e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pozitivisht ndaj k\u00ebtyre k\u00ebrkesave.<\/p>\n<p>Duke mos hyr\u00eb n\u00eb specifika, Hovenier tha se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb disa pasoja tjera n\u00ebse vazhdohet kjo rrug\u00eb ku Qeveria e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb saj nga t\u00eb gjitha vendet q\u00eb kan\u00eb dhe kan\u00eb treguar p\u00ebrgjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb apo dy dekadave p\u00ebrkushtimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Kosov\u00ebn duke e marr\u00eb vendin e saj n\u00eb Evrop\u00eb dhe brenda strukturave evropiane dhe euroatlantike.<\/p>\n<p><iframe title=\"Rubikon me Adriatik Kelmendin - Jeffrey Hovenier - Ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb - 29.06.2023\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/aVcijVcIhZo?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Jemi pak dit\u00eb larg nga dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb ShBA-s\u00eb, g\u00ebzuar 4 Korriku! A do t\u00eb festohet 4 Korriku n\u00eb frym\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira nd\u00ebrmjet popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe popullit amerikan?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Hovenier:<\/strong><\/em> Kam ndjenj\u00ebn se 4 korriku festohet gjithmon\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb duke pasqyruar partneritetin dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan e kan\u00eb me popullin e Kosov\u00ebs dhe po shpresojm\u00eb n\u00eb kremtim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb edhe k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>Dhe a ka ndryshuar lista e t\u00eb ftuarve?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Hovenier:<\/strong><\/em> Jo, i kemi ftuar mysafir\u00ebt e zakonsh\u00ebm dhe mir\u00ebpresim mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i pritur ata. Por, m\u00eb duhet t\u00eb them dhe \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb vihet n\u00eb pah se do t\u00eb kremtojm\u00eb s\u00eb bashku dhe e mir\u00ebpresim k\u00ebt\u00eb, si qeveri me qeveri jemi n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Qeveria e SHBA-s\u00eb dhe qeveria aktuale e Kosov\u00ebs i kan\u00eb disa dallime dhe nuk do t\u00eb duhej t\u2019i zvog\u00ebloj apo t\u2019i injoroj ato, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk i kemi t\u00eb nj\u00ebjtat objektiva strategjik\u00eb dhe nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb festuar p\u00ebrvjetorin e 247-t\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, tet\u00eb senator\u00eb amerikan\u00eb iu drejtuan presidentit amerikan, Joe Biden, me nj\u00eb let\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin e tyre p\u00ebr situat\u00ebn e tensionuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, senator\u00ebt thon\u00eb se p\u00ebrpjekjet e SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrshkall\u00ebzuar tensionet nuk kan\u00eb qen\u00eb reciproke, sidomos nga Kosova dhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje, ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndryshojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e Kongresit. A \u00ebsht\u00eb kjo let\u00ebr shkak p\u00ebr shqet\u00ebsim? A mundet Kosova t&#8217;u n\u00ebnshtrohet sanksioneve amerikane?<\/strong><\/p>\n<p>Letra do t\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb shkak p\u00ebr shqet\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne dhe mendoj se i pasqyron jo vet\u00ebm pik\u00ebpamjet e senator\u00ebve, por edhe t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe brenda administrat\u00ebs s\u00eb Biden-it. Jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar. Jemi partneri m\u00eb i ngusht\u00eb i Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrkushtimi i popullit amerikan ndaj vet\u00eb Kosov\u00ebs dhe popullit t\u00eb Kosov\u00ebs mbetet po aq i q\u00ebndruesh\u00ebm si gjithmon\u00eb. Por, kemi \u2013 dhe jo vet\u00ebm SHBA-ja \u2013 por, i kemi k\u00ebrkuar qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime specifike p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zbutjen e situat\u00ebs n\u00eb veri p\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u00eb ecim p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe stabilitetit rajonal. Dhe jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pozitivisht ndaj k\u00ebtyre k\u00ebrkesave. Gjithashtu, d\u00ebshiroj ta v\u00eb n\u00eb pah se nuk jan\u00eb vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara q\u00eb po e k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kan\u00eb ndodhur disa gj\u00ebra mjaft t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Prej t\u00eb h\u00ebn\u00ebs, Kryeministri Kurti \u00ebsht\u00eb takuar me Sekretarin britanik p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme, ka biseduar me Sekretarin e Shtetit Blinken, ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka pasur deklarata publike nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, pra n\u00eb thelb, konfigurimi i institucioneve n\u00eb t\u00eb cilat Kosova synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet dhe q\u00eb ne do ta mb\u00ebshtesim me gjith\u00eb zem\u00ebr dhe miqt\u00eb e Kosov\u00ebs, vendet dhe institucionet q\u00eb kan\u00eb luajtur rol n\u00eb mb\u00ebshtetjen e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajektore, t\u00eb gjitha po i k\u00ebrkojn\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebsaj qeverie, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime specifike dhe t\u00eb zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb planin trepik\u00ebsh t\u00eb BE-s\u00eb. Jemi t\u00eb habitur, e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se p\u00ebrse nuk ka p\u00ebrgjigje pozitive dhe nuk duket q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb habitur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb fjala q\u00eb sapo e p\u00ebrdora. Un\u00eb jam i habitur, po p\u00ebrpiqem t\u00eb kuptoj pse. \u00cbsht\u00eb rast mjaft unik q\u00eb nj\u00eb Qeveri e Kosov\u00ebs t\u00eb mos i p\u00ebrgjigjet k\u00ebsaj p\u00ebrb\u00ebrjeje t\u00eb aktor\u00ebve, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb interesat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb mendje. Po, jam i habitur, i shqet\u00ebsuar, dua t\u00eb shmang\u00eb nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj letre nga Senati dhe kam sjell\u00eb nj\u00eb kopje dhe do ta lexoj nj\u00eb fjali q\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb fund, pra n\u00eb faqen e dyt\u00eb n\u00ebse shkoni posht\u00eb. \u201cNuk e shohim k\u00ebt\u00eb episod t\u00eb fundit t\u00eb tensioneve si nj\u00eb shmangie t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet bilaterale, e shohim si nj\u00eb moment p\u00ebrcaktues n\u00eb trajektoren e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona n\u00eb t\u00eb dyja shtetet\u201d. Pra ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb shfaq\u00eb deri n\u00eb \u00e7far\u00eb pike \u00ebsht\u00eb e gatshme tu p\u00ebrgjigjet shteteve dhe institucioneve me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e p\u00ebrafruar. Un\u00eb besoj fuqish\u00ebm se populli i Kosov\u00ebs d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e Bashkimit Evropian dhe anketat sugjerojn\u00eb q\u00eb k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. Besoj fuqish\u00ebm se populli i Kosov\u00ebs d\u00ebshiron q\u00eb Kosova nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e NATO-s dhe t\u2019i bashkohet Partneritetit p\u00ebr Paqe dhe anketat e publikut sugjerojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Shtetet e Bashkuara plot\u00ebsisht i mb\u00ebshtesin k\u00ebto objektiva dhe kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur ato. Por, n\u00ebse i d\u00ebshironi k\u00ebto gj\u00ebra, gjithashtu duhet t\u00eb jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs ndaj atyre institucioneve dhe vendimmarr\u00ebsve kryesor\u00eb n\u00eb to. Dhe me k\u00ebt\u00eb kthehem te ajo fjala p\u00ebrse jemi t\u00eb habitur, p\u00ebrse jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar, p\u00ebrse duam t\u00eb shohim qeverin\u00eb duke iu p\u00ebrgjigjur pozitivisht rekomandimeve dhe k\u00ebrkesave tona, t\u00eb MB-s\u00eb, t\u00eb Bashkimit Evropian dhe t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebta hapa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij planit trepik\u00ebsh. Gjithashtu, po i k\u00ebrkojm\u00eb edhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb planin trepik\u00ebsh. Kjo nuk po p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00ebn. Po iu k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzuar gjendjen, q\u00eb t\u00eb rikthejn\u00eb, q\u00eb na ndihmojn\u00eb q\u00eb t\u00eb tejkalojm\u00eb kriz\u00ebn e tanishme q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese dhe t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn ku ishim para disa muajve: n\u00eb faz\u00ebn e zbatimit t\u00eb plot\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, q\u00eb krijon m\u00ebnyr\u00ebn e duhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb trajektoren drejt integrimit n\u00eb institucionet evropiane dhe euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dhe \u00e7ka n\u00ebse ne ende nuk shohim p\u00ebrgjigje nga Qeveria e Kosov\u00ebs dhe po ashtu edhe nga pala serbe p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn ndaj tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e pat\u00eb n\u00eb letr\u00ebn nga senator\u00ebt, \u201cN\u00ebse themelet e marr\u00ebdh\u00ebnies nuk jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjella, ne ju k\u00ebrkojm\u00eb \u2013 dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb letr\u00ebn drejtuar presidentit \u2013 t\u00eb merrni parasysh hapa t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kufizuar ato marr\u00ebdh\u00ebnie si\u00e7 i kemi p\u00ebrshkruar m\u00eb sip\u00ebr\u201d. Pra, nuk d\u00ebshiroj t\u00eb hyj n\u00eb specifika se \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb tej dhe nuk d\u00ebshiroj t\u00eb mendoj p\u00ebr ato gj\u00ebra, por isha aq i zhg\u00ebnjyer kur erdh\u00ebm n\u00eb situat\u00eb q\u00eb komandanti amerikan i forcave ushtarake amerikane p\u00ebr Evrop\u00eb, gjenerali me kat\u00ebr yje, gjenerali Cavoli, mori vendimin p\u00ebr pezullimin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ushtrimin \u201cMbrojtja e Evrop\u00ebs 2023\u201d. Askush nuk e d\u00ebshiron nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por ai e mori at\u00eb vendim sepse kishte vler\u00ebsuar se nj\u00eb zgjedhje e b\u00ebr\u00eb nga Kryeministri Kurti kishte shtuar nivelin e rrezikut p\u00ebr ushtar\u00ebt e NATO-s dhe amerikan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk do t\u00eb them se Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsja e vetme p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veri, nuk \u00ebsht\u00eb dhe ne e dim\u00eb k\u00ebt\u00eb, por Kosova i ka kontribuuar situat\u00ebs. K\u00ebshtu, ai e mori at\u00eb vendim. Nuk dua t\u00eb shoh vendim t\u00eb till\u00eb prap\u00eb. D\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb shoh duke iu kthyer bashk\u00ebpunimit dhe partneritetit t\u00eb ngusht\u00eb e kjo \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin e qeveris\u00eb dhe shpresojm\u00eb q\u00eb ajo do t\u2019i b\u00ebj\u00eb ato zgjedhje.<\/p>\n<p><strong>Apo \u00e7far\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e thash\u00eb, nuk d\u00ebshiroj t\u00eb hyj n\u00eb specifika, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb disa pasoja tjera n\u00ebse vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ku Qeveria e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb saj nga t\u00eb gjitha vendet q\u00eb kan\u00eb dhe kan\u00eb treguar p\u00ebrgjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb apo dy dekadave p\u00ebrkushtimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Kosov\u00ebn duke e marr\u00eb vendin e saj n\u00eb Evrop\u00eb dhe brenda strukturave evropiane dhe euroatlantike.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Kurti \u00ebsht\u00eb duke u ankuar se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb duke i kuptuar v\u00ebrtet \u00e7\u00ebshtjet. Dhe do ta citoj se \u00e7far\u00eb ai tha lidhur me deklarat\u00ebn e sekretarit amerikan t\u00eb shtetit, Antony Blinken, kur zot\u00ebri Blinken tha se vendimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtesat komunale n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kund\u00ebr k\u00ebshillave t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb. Kurti u shpreh i pak\u00ebnaqur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, duke e cil\u00ebsuar si &#8220;tolerim&#8221; t\u00eb Vu\u00e7iqit. Ai tha se kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;e padrejt\u00eb, e gabuar dhe l\u00ebnduese, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb shum\u00eb naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegoj\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb tej nj\u00eb dit\u00eb, por definitivisht nuk ishte e dobishme\u201d. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Hovenier: Komenti im \u00ebsht\u00eb se n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, ndjenjat ishin t\u00eb nxehta dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb pranohet kjo. Nuk besoj q\u00eb aparati i politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane, un\u00eb apo t\u00eb tjer\u00ebt jemi t\u00eb keqinformuar ose naiv\u00eb. Mendoj se kemi kuptim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb motiveve dhe veprimtaris\u00eb dhe veprimeve t\u00eb aktor\u00ebve k\u00ebtu. Por, q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: duam t\u00eb shohim Kosov\u00ebn duke ecur p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj evropian dhe euroatlantik. Duam t\u00eb shohim Kosov\u00ebn duke marr\u00eb vendin e saj n\u00eb familjen n\u00eb Evrop\u00eb. Rruga p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrmes dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja. Dialogu i leht\u00ebsuar nga BE-ja \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar, penguar nga pikat e nxehta \u2013 m\u00eb e fundit \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht brengos\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri. Duam t\u2019i tejkalojm\u00eb pikat e nxehta; t\u00eb vijojm\u00eb me pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb mir\u00eb t\u00eb arritur dhe p\u00ebrfunduar n\u00eb shkurt, me aneksin p\u00ebr zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjes t\u00eb marsit n\u00eb Oh\u00ebr. Presim q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt ta zbatojn\u00eb plot\u00ebsisht. Duam t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu kryer. M\u00eb duhet t\u00eb shtoj k\u00ebtu se p\u00ebr Kosov\u00ebn kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kryej\u00eb pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe dhe p\u00ebr Serbin\u00eb q\u00eb t\u2019i zbatoj\u00eb dispozitat p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb pajtuar n\u00eb marr\u00ebveshje. Por, po kalojm\u00eb shum\u00eb koh\u00eb duke u marr\u00eb me pikat e nxehta n\u00eb veri dhe duam t\u2019i tejkalojm\u00eb ato. Nuk mendojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebpamje naive, mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebpamje prej burr\u00ebshtetasi.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb plani trepik\u00ebsh opsioni i vet\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai q\u00eb Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe miqt\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar ta b\u00ebjn\u00eb. Pra, nuk shoh shum\u00eb interesim p\u00ebr opsionet e tjera dhe kjo q\u00eb po e k\u00ebrkojm\u00eb do t\u00eb de-p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb situat\u00ebn dhe do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara. Kosov\u00ebs po i k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt e komunave p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb lokacione tjera. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raportin e telefonat\u00ebs q\u00eb Sekretari Blinken l\u00ebshoi pas telefonat\u00ebs me Kryeministrin Kurti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe gjithashtu e kujtoj q\u00eb ishte n\u00eb deklarat\u00ebn pas takimit t\u00eb Sekretarit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar me Kryeministrin Kurti t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb. Duam q\u00eb forcat e specializuara t\u00eb policis\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen sepse mendojm\u00eb se jan\u00eb pjes\u00eb e asaj q\u00eb po krijon mjedisin e tanish\u00ebm. D\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb demonstruesit t\u00eb largohen dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po flasim me Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb. Duam de-p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Pastaj d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb shohim l\u00ebvizje drejt zgjedhjeve t\u00eb reja. Presim plot\u00ebsisht q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb ato zgjedhje \u2013 ky \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. E pastaj d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb kthehemi p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb zbatimin e plot\u00eb nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebtimin drejt normalizimit.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb sigurohemi se serb\u00ebt do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e reja?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pyetje e v\u00ebshtir\u00eb. Krejt \u00e7ka mund t\u2019ju them \u00ebsht\u00eb se e shohim k\u00ebt\u00eb si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara dhe ashtu si\u00e7 po bisedojm\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb Kosova duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb, po bisedojm\u00eb edhe me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe me Beogradin se \u00e7ka duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb at\u00eb an\u00eb. Edhe ato biseda jan\u00eb mjaft t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe mjaft t\u00eb mira.<\/p>\n<p><strong>Dhe i kemi par\u00eb zyrtar\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb u kap\u00ebn nga autoritetet e Serbis\u00eb, u liruan pas disa dit\u00ebsh, pas 12 dit\u00ebsh q\u00eb u mbajt\u00ebn aty. A e shkeli Serbia rezolut\u00ebn 1244 me k\u00ebt\u00eb veprim?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se Shtetet e Bashkuara ishin vendi i par\u00eb q\u00eb doli me deklarat\u00eb publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe e b\u00ebm\u00eb t\u00eb qart\u00eb se besonim q\u00eb arrestimi dhe akuzat ndaj tyre po p\u00ebrkeq\u00ebsonin nj\u00eb situat\u00eb tashm\u00eb t\u00eb tendosur dhe q\u00eb ata t\u00eb tre duhej t\u00eb liroheshin menj\u00ebher\u00eb dhe pa kushte. Kjo ishte porosia e duhur dhe na vjen mir\u00eb q\u00eb lirimi i tyre m\u00eb n\u00eb fund ndodhi dhe ata tani jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me familjet e tyre. Do t\u00eb them se duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb shohim p\u00ebrpara. Duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb shohim se si t\u00eb dalim nga kjo gjendje \u201cnj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb\u201d apo ky p\u00ebrshkall\u00ebzim i tensionit n\u00eb veri dhe t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku p\u00ebrqendrimi yn\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zbatimin e plot\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizim.<\/p>\n<p><strong>Dhe ka shum\u00eb analiza se n\u00ebse situata vazhdon k\u00ebshtu n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, KFOR-i mund t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb kontroll n\u00eb veri, si mund t\u00eb shihet n\u00ebse kjo ndodh? A do t\u00eb kthehet rezoluta 1244 n\u00eb fuqi dhe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si ndonj\u00eb lloj protektorati vet\u00ebm p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo ting\u00ebllon si pyetje hipotetike, t\u00eb cilave nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u2019ju p\u00ebrgjigjem sepse mund t\u00eb nxjerrim skenar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. Momentalisht, Shtetet e Bashkuara nuk shohin q\u00eb KFOR-i t\u00eb marr\u00eb detyra t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit si p\u00ebrgjigje e p\u00ebrshtatshme ndaj situat\u00ebs n\u00eb veri, q\u00eb mendoj se po aludoje. Me sa e di, as KFOR-i nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr di\u00e7 t\u00eb till\u00eb. Ka m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Ne kemi qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb: veriu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Kosova \u00ebsht\u00eb shtet sovran, i pavarur. Ne e mb\u00ebshtesim Policin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb funksionet e saj n\u00eb veri, por duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur. Do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb durim se si bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare punon me t\u00eb gjitha pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb. M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebrpara tash p\u00ebr tash \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes zbatimit t\u00eb plot\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur n\u00eb Oh\u00ebr. Dhe p\u00ebrderisa jemi k\u00ebtu, d\u00ebshiroj t\u00eb flas pak m\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kryerjes s\u00eb detyrave nga policia n\u00eb veri. Jemi shqet\u00ebsuar dhe e kemi diskutuar disa her\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me qeverin\u00eb p\u00ebr disa prej m\u00ebnyrave se si jan\u00eb kryer detyrat policore atje. Shtetet e Bashkuara jan\u00eb krenare q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur Policin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb shum\u00eb viteve dhe mendoj se shumica q\u00eb jan\u00eb t\u00eb familjarizuar me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, me doktrin\u00ebn dhe trajnimin e tyre, madje edhe me themelimin fillestar t\u00eb Akademis\u00eb Policore, e din\u00eb se ne kemi luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb saj. Dhe e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse e kemi kuptuar se n\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00ebnyra se si policia ka nd\u00ebrvepruar me shoq\u00ebrin\u00eb dhe me komunitetin ka qen\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe ka luajtur rol t\u00eb madh n\u00ebse nj\u00eb komunitet, ve\u00e7an\u00ebrisht komunitet pakic\u00eb, \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i sigurt apo jo i sigurt. Ne besojm\u00eb fuqish\u00ebm se ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsite t\u00eb specializuara t\u00eb policis\u00eb me pajisje t\u00eb specializuar q\u00eb kryejn\u00eb detyra t\u00eb specializuara si pjes\u00eb e veglave t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zbatim t\u00eb ligjit. Por, gjithashtu besojm\u00eb se nj\u00ebsitet e specializuara me pajisje t\u00eb specializuara duhet t\u00eb rezervohen p\u00ebr detyra t\u00eb specializuara q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb trajnim dhe ato pajisje. Kurse kryerja e detyrave t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb policis\u00eb, mund\u00ebsimi i sundimit t\u00eb ligjit duhet t\u00eb kryhen nga nj\u00ebsitet e policis\u00eb p\u00ebr ligj e rend. Kemi d\u00ebgjuar nga serb\u00ebt etnik\u00eb se komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb veri, \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar me d\u00ebrgimin dhe me disa m\u00ebnyra se si nj\u00ebsitet e specializuara jan\u00eb d\u00ebrguar atje. Ne e ndajm\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim. Besojm\u00eb se qeveria do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga shqyrtimi \u2013 dhe ia kemi k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u2013 se si po p\u00ebrdoret policia dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb forc\u00eb policore q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave policore n\u00eb komunitet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb banor\u00ebt dhe qytetar\u00ebt ndjenj\u00eb se luan rol n\u00eb ofrimin e siguris\u00eb p\u00ebr ta. Momentalisht, sa e kam kuptuar nga bisedat me udh\u00ebheq\u00ebsit e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb veri, ata po frik\u00ebsohen nga disa prej k\u00ebtyre nj\u00ebsiteve policore dhe nga ajo \u00e7ka po b\u00ebjn\u00eb ata. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb receta p\u00ebr stabilitet.<\/p>\n<p><strong>Policia e Kosov\u00ebs u sulmua nga grupe t\u00eb ndryshme q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb dhunshme. Edhe ushtar\u00ebt e KFOR-it u sulmuan, pra nuk jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb veriut.<\/strong><\/p>\n<p>Ka rrethana q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00ebsite t\u00eb specializuara policore me pajisje t\u00eb specializuara q\u00eb kryejn\u00eb detyra t\u00eb specializuara. Nuk do t\u00eb kund\u00ebrshtoj k\u00ebt\u00eb dhe pajtohem me k\u00ebt\u00eb. Ne i d\u00ebnojm\u00eb sulmet kund\u00ebr KFOR-it; i d\u00ebnojm\u00eb sulmet kund\u00ebr Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs; i d\u00ebnojm\u00eb sulmet kund\u00ebr gazetar\u00ebve. N\u00ebse e keni lexuar raportin e bised\u00ebs telefonike t\u00eb Sekretarit Blinken me Presidentin Vu\u00e7iq t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, edhe ai e theksoi se ata q\u00eb sulmuan KFOR-in duhet t\u00eb japin llogari. E do t\u00eb thosha t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe p\u00ebr policin\u00eb dhe gazetar\u00ebt, natyrisht. Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju duhet polici e specializuar q\u00eb kryejn\u00eb funksione t\u00eb r\u00ebndomta.<\/p>\n<p><strong>E p\u00ebrmend\u00ebm zot\u00ebri ambasador m\u00eb her\u00ebt \u201cMbrojt\u00ebsi i Evrop\u00ebs \u201823\u201d. A ka ndryshuar bashk\u00ebpunimi ushtarak nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb apo KFOR-it pas k\u00ebtij incidenti apo episodi?<\/strong><\/p>\n<p>Manifestimi m\u00eb i sakt\u00eb se ka ndryshuar deri diku \u00ebsht\u00eb se FSK-ja, q\u00eb ka qen\u00eb partnere e mir\u00eb, papritmas u p\u00ebrjashtua nga ushtrimi \u201cMbrojt\u00ebsi i Evrop\u00ebs 23\u201d si rezultat i vendimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb komandantit ushtarak m\u00eb i lart\u00eb amerikan p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn. Kurr\u00eb m\u00eb nuk duam q\u00eb ta shohim k\u00ebt\u00eb gj\u00eb s\u00ebrish. Do t\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb ishim n\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr, por kjo do t\u00eb thot\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs, kjo qeveri e Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb punoj\u00eb me neve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse ndaj k\u00ebrkesave tona se si duam q\u00eb ta zgjidhim situat\u00ebn n\u00eb veri. Mendoj se arsyeja p\u00ebrse autoritetet ushtarake reaguan aq fuqish\u00ebm dhe shpreh\u00ebn gjith\u00eb at\u00eb shqet\u00ebsim ishte se k\u00ebto zgjedhje, situata n\u00eb veri momentalisht, rrit nivelin e rrezikut p\u00ebr ushtar\u00ebt amerikan\u00eb dhe t\u00eb NATO-s. Njer\u00ebzit u l\u00ebnduan dhe un\u00eb e di se ata u sulmuan nga nj\u00eb band\u00eb dhe e di se ajo band\u00eb nuk ishte frym\u00ebzuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs, por ishin aty p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb rezultoi n\u00eb demonstrata. Duam q\u00eb e gjith\u00eb kjo t\u00eb marr\u00eb fund. Duam t\u2019i kthehemi gjendjes s\u00eb m\u00ebparshme dhe duam q\u00eb t\u00eb shmangim rrethanat ku ka rrezik t\u00eb lart\u00eb dhe tension p\u00ebr ushtar\u00ebt amerikan\u00eb dhe t\u00eb NATO-s. Ne mendojm\u00eb se miqt\u00eb tan\u00eb, sepse jemi miq, miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb duhej ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Kemi marr\u00eb shum\u00eb rreziqe gjat\u00eb viteve n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb Zotit, ndaluam nj\u00eb fushat\u00eb brutale t\u00eb spastrimit etnik kund\u00ebr popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mendoj se askush nuk duhet t\u00eb v\u00eb n\u00eb dyshim p\u00ebrkushtimin ton\u00eb ndaj k\u00ebsaj, por gjithashtu nuk duam nj\u00eb nivel t\u00eb rrezik q\u00eb e mendojm\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht kur kemi m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara q\u00eb duam ta b\u00ebjm\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ka njer\u00ebz q\u00eb po e v\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebdyshje at\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn? A po shohim individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb pik\u00ebpamje antiamerikane?<\/strong><\/p>\n<p>E dini, ndjenjat jan\u00eb t\u00eb nxehta tash p\u00ebr tash, por nuk e ndjej se n\u00eb komunitetin e Kosov\u00ebs m\u00eb gjer\u00ebsisht njer\u00ebzit nuk jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb 20 vitet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Por, mendoj se n\u00eb disa pjes\u00eb jan\u00eb befasuar q\u00eb nuk po pajtohemi thjesht\u00eb me at\u00eb \u00e7ka d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs pik\u00ebrisht tani. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje. Por, mb\u00ebshtetja jon\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, si ide, si vend, si trajektore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pal\u00ebkundur dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, nuk n\u00ebnkupton q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtesim \u00e7do zgjedhje t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga cilado qeveri e Kosov\u00ebs. Dhe momentalisht, kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se presim q\u00eb kjo Qeveri e Kosov\u00ebs t\u00eb filloj\u00eb zbatimin e planit trepik\u00ebsh t\u00eb shpalosur nga BE-ja. K\u00ebt\u00eb e presim dhe e shpresojm\u00eb sepse e shohim k\u00ebt\u00eb si m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrpara. S\u00ebrish, k\u00ebt\u00eb nuk po e thon\u00eb vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara, por t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e Kosov\u00ebs. I kam par\u00eb komentet. Nganj\u00ebher\u00eb i lexoj komentet n\u00eb rrjetet e mia sociale. \u00cbsht\u00eb e sigurt q\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb i mir\u00ebpresin q\u00ebndrimet tona t\u00eb politikave dhe e kuptoj k\u00ebt\u00eb, por besoj se ajo q\u00eb po e b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira q\u00eb i ndihmon Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e saj t\u00eb fundit, t\u00eb cilat i ndajm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Veprimet e nj\u00eb individi nuk e afektojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet ShBA-s\u00eb dhe Kosov\u00ebs, po mundohem ta citoj zot\u00ebrin\u00eb Gabriel Escobar, duke iu referuar kryeministrit Kurti, dhe kryeministri Kurti thot\u00eb se g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e 51 p\u00ebr qind t\u00eb votuesve t\u00eb Kosov\u00ebs, pra ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht q\u00eb ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. \u00cbsht\u00eb kryeminist\u00ebr i zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, sipas Kushtetut\u00ebs dhe ne e respektojm\u00eb at\u00eb si t\u00eb till\u00eb. Nuk e sfidoj autoritetin e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime dhe p\u00ebr ta udh\u00ebhequr vendin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb ai e konsideron t\u00eb duhur, por si diplomat, detyra ime nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i jap porosit\u00eb dhe k\u00ebshillat m\u00eb t\u00eb mira. E k\u00ebt\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb publik dhe privatisht.<\/p>\n<p><strong>Dhe shum\u00eb njer\u00ebz thon\u00eb se ShBA-ja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ashp\u00ebr ndaj Kosov\u00ebs sesa ndaj Serbis\u00eb, ambasadori Hill tha se \u00ebsht\u00eb e diskutueshme se a mund ta llogaris\u00eb ShBA-ja kryeministrin e Kosov\u00ebs si partner. A e konsideroni Kurtin partner t\u00eb ShBA-s\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se kolegu im, zot\u00ebri Escobar, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje. Natyrisht q\u00eb e konsiderojm\u00eb partner dhe kemi bisedime t\u00eb shpeshta me kryeministrin Kurti, kemi b\u00ebr\u00eb disa gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bashk\u00eb, mezi pres q\u00eb bashk\u00eb ta gjejm\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga situata n\u00eb veri, q\u00eb p\u00ebr ne shum\u00eb qart\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb t\u00eb ecet p\u00ebrpara me planin e prezantuar nga BE-ja.<\/p>\n<p><strong>Klan Kosov\u00ebs, televizionit ku jeni duke e dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, iu anulua certifikata e biznesit, pasi dokumentet u rregulluan, Agjencia p\u00ebr Regjistrimin e Bizneseve e anuloi prap\u00eb. Kemi frik\u00eb se n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt nuk do t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb transmetojm\u00eb normalisht, n\u00eb at\u00eb q\u00eb nga shum\u00eb media t\u00eb huaja dhe institucione t\u00eb huaja po quhet nj\u00eb sulm nga qeveria. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb e shtruat k\u00ebt\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ambasada amerikane ka folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. E di p\u00ebr ShBA-n\u00eb, duke marr\u00eb parasysh historin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb minut\u00eb, pyetja e medias s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pakufizuar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb vitin 1787, do t\u00eb kthehem pak n\u00eb histori, kur kushtetuta jon\u00eb diskutohej dhe iu d\u00ebrgua shteteve p\u00ebr ratifikim, u b\u00eb e qart\u00eb se kishte shqet\u00ebsime se nuk u ishte kushtuar mjaftuesh\u00ebm v\u00ebmendje disa t\u00eb drejtave specifike, nj\u00eb nga t\u00eb cilat ishte liria e medias, dhe ishte kusht i disa shteteve p\u00ebr ta ratifikuar kushtetut\u00ebn, atyre iu desh t\u2019i kalojn\u00eb disa amendamente, t\u00eb quajtur Ligji i t\u00eb Drejtave, q\u00eb p\u00ebrfshinin lirin\u00eb e medias. Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e idealeve themeltare t\u00eb SHBA-s\u00eb si Shtete t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Thomas Jefferson, sekretari yn\u00eb i par\u00eb i shtetit, presidenti i tret\u00eb, hartues i deklarat\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, 247-vjetorin e t\u00eb cilit e festojn\u00eb gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme iu referua mediave si pushteti i kat\u00ebrt dhe \u00e7ka n\u00ebnkuptonte me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se ne kemi deg\u00ebn ekzekutive, deg\u00ebn legjislative, deg\u00ebn gjyq\u00ebsore dhe pastaj mediat dhe roli q\u00eb mediat duhet t\u00eb luajn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie. Pra i marrim seriozisht t\u00eb gjitha tendencat p\u00ebr ta kufizuar rolin e medias dhe ofrimin e atij sh\u00ebrbimi ndaj shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie. Pra jemi duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb nga af\u00ebr. Besojm\u00eb se \u00e7far\u00ebdo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb operimin, regjistrimin e biznesit, transmetimin e medias s\u00eb pavarur k\u00ebrkon shqyrtime shum\u00eb t\u00eb kujdesshme dhe t\u00eb detajuara dhe k\u00ebto veprime nuk duhet t\u00eb merren me leht\u00ebsi, apo pa pasur arsye shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>A besoni se do t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb realizojm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb studio n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb jam mjaft i sigurt se un\u00eb dhe ti do ta kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb intervista t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb ardhmen, po.<\/p>\n<p><strong>Dhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, propozoi nj\u00eb draft-statut p\u00ebr Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj? Gjithashtu nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me kryeministrin Rama. Ai po e propozon nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb stilin e Deytonit, ku zot\u00ebri Kurti dhe Vu\u00e7iq do ta arrinin nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare.<\/strong><\/p>\n<p>Po, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do ta thosha \u00ebsht\u00eb se kam pasur mund\u00ebsi ta lexoj, por jo n\u00eb detaje, propozimin p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe q\u00eb Rama e ka prezantuar, \u00ebsht\u00eb serioz, \u00ebsht\u00eb i menduar mir\u00eb, por ka shum\u00eb ide dhe shum\u00eb m\u00ebnyra se si mund t\u00eb b\u00ebhet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb propozim i b\u00ebr\u00eb nga Friedrich Ebert Foundation, q\u00eb ishte gjithashtu serioz dhe i realizuar me kujdes. Pra ajo q\u00eb do t\u00eb thosha \u00ebsht\u00eb se nuk kemi munges\u00eb t\u00eb ideve t\u00eb mira se si mund t\u00eb b\u00ebhet kjo. Dhe m\u00eb lejoni ta p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb, ShBA-ja nuk i k\u00ebrkon Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb Asociacion t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe q\u00eb e shkel kushtetut\u00ebn e saj aktuale, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, apo q\u00eb shkon p\u00ebrtej asaj q\u00eb ne u munduam ta shtrojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb editorial t\u00eb botuar nga Ndihm\u00ebs-sekretari Escobar dhe nga K\u00ebshilltari i lart\u00eb n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit, Derek Chollet, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb autoritet ekzekutiv, jo nivel t\u00eb tret\u00eb t\u00eb qeverisjes, jo model si t\u00eb Republik\u00ebs Serbe, ne nuk do ta p\u00ebrkrahim k\u00ebt\u00eb. Ka m\u00ebnyra p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, q\u00eb u p\u00ebrgjigjen shqet\u00ebsimeve t\u00eb komunitetit dhe natyrisht i mir\u00ebpresim idet\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb se si t\u00eb b\u00ebhet kjo. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb prezantoj\u00eb ide t\u00eb reja, duhet t\u00eb punoj\u00eb me Miroslav Laj\u00e7akun dhe bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara me k\u00ebt\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb gjeja q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Edhe Serbia ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, t\u00eb cilat duhet t\u2019i realizoj\u00eb p\u00ebr ta zbatuar Ohrin. Ne e dim\u00eb k\u00ebt\u00eb gjithashtu dhe po ua k\u00ebrkojm\u00eb edhe atyre.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen q\u00eb ngrit\u00ebt lidhur me hapat e ardhsh\u00ebm p\u00ebr dialogun, ne nuk do t\u00eb shprehim opinion mbi hapat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb hapat e ardhsh\u00ebm dhe m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb, qoft\u00eb q\u00eb t\u00eb mbyllen njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb deri sa ta arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, qoft\u00eb negocim n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i leht\u00ebsuar nga BE-ja dhe BE-ja e ka em\u00ebruar dik\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin kemi besim, Miroslav Laj\u00e7ak, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues special dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb, Borell, i cili aktualisht \u00ebsht\u00eb duke luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ata do ta p\u00ebrcaktojn\u00eb se cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb hapat e ardhsh\u00ebm. Ne do t\u2019i mb\u00ebshtesim ata hapa t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Dhe e p\u00ebrmend\u00ebm kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, le t\u00eb kthehemi n\u00eb Kosov\u00eb. Si e shihni p\u00ebrfshirjen apo a shihni mjaftuesh\u00ebm p\u00ebrfshirje t\u00eb presidentes, Vjosa Osmani, n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb kemi n\u00eb terren?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt a \u00ebsht\u00eb me vend q\u00eb un\u00eb ta vler\u00ebsoj performanc\u00ebn e presidentes s\u00eb nj\u00eb shteti sovran. Do t\u00eb them se i kam par\u00eb deklaratat publike t\u00eb presidentes Osmani dhe kemi pasur biseda private, n\u00eb t\u00eb cilat ajo me vendosm\u00ebri i ka mbrojtur sovranitetin dhe t\u00eb drejtat e Kosov\u00ebs dhe ka folur mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e koordinimit t\u00eb plot\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb mesazhi im sot: Un\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime n\u00eb p\u00ebrgjigje dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me miqt\u00eb dhe partner\u00ebt e saj.<\/p>\n<p><strong>Dhe n\u00ebse do ta b\u00ebnim nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit deri tani, \u00e7ka do t\u00eb vler\u00ebsonit si suksesin m\u00eb t\u00eb madh dhe ndoshta d\u00ebshtimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebsaj qeverie?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri, nuk jam i sigurt se a \u00ebsht\u00eb me vend q\u00eb nj\u00eb ambasador i nj\u00eb shteti tjet\u00ebr t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb sukseset dhe d\u00ebshtimet e nj\u00eb kryeministri. Kjo u takon votuesve q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb duhur. Mund t\u00eb ju them se \u00e7far\u00eb dua q\u00eb suksesi m\u00eb i madh i Kurtit t\u00eb jet\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb ta shoh Kosov\u00ebn duke l\u00ebvizur shum\u00eb af\u00ebr vizionit p\u00ebr integrimin e plot\u00eb n\u00eb BE dhe NATO, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Partneritetit p\u00ebr Paqe, q\u00eb ta shoh\u00eb aplikimin p\u00ebr K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, t\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb b\u00ebhen. Rruga \u00ebsht\u00eb zbatimi i plot\u00eb i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, kjo \u00ebsht\u00eb rruga dhe p\u00ebr t\u00eb arritur atje duhet ta kalojm\u00eb kriz\u00ebn aktuale n\u00eb veri.<\/p>\n<p><strong>Dhe pyetja e fundit. E kemi par\u00eb se lista e zez\u00eb e presidentit Biden \u00ebsht\u00eb rivendosur para disa dit\u00ebsh. A mund t\u00eb shohim njer\u00ebz nga Kosova n\u00eb t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt \u00e7ka do t\u00eb thuash me list\u00eb t\u00eb zez\u00eb, a e keni fjal\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrcaktimin p\u00ebr sanksione?<\/p>\n<p><strong>Po.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rregull, pra kjo nuk \u00ebsht\u00eb list\u00eb e presidentit Biden. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn Departamenti i Thesarit n\u00eb disa administrata. Mendoj se nga presidenti Clinton kemi vendosur p\u00ebr disa emra k\u00ebtu n\u00eb Ballkan, duke p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn. Ne kemi autoritet, aktualisht autoriteti i Thesarit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb njer\u00ebz qoft\u00eb individualisht apo kolektivisht, apo organizata q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb subjekt i sanksioneve dhe jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha: nj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse jeni t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kjo ishte baza p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e zot\u00ebri Radoj\u00e7iqit dhe tjetra \u00ebsht\u00eb n\u00ebse b\u00ebn gj\u00ebra q\u00eb krijojn\u00eb destabilitet n\u00eb rajon dhe kemi p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb emra, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebn k\u00ebt\u00eb autoritet gjithashtu. Pra n\u00ebse njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb destabilizim t\u00eb rajonit apo jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ne e kemi t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb Thesari t\u2019i vendos\u00eb ata n\u00eb lista dhe q\u00eb t\u00eb jen\u00eb subjekt i sanksioneve amerikane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e plot\u00eb me Ambasadorin amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb Jefferey Hovenier, dh\u00ebn\u00eb n\u00eb emisionin Rubikon n\u00eb Klan Kosova. Hovenier n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime specifike p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zbutjen e situat\u00ebs n\u00eb veri, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":781554,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-827995","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/827995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=827995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/827995\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/781554"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=827995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=827995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=827995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}