{"id":829403,"date":"2023-07-04T13:25:42","date_gmt":"2023-07-04T11:25:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=829403"},"modified":"2023-07-11T00:27:25","modified_gmt":"2023-07-10T22:27:25","slug":"bunkerizimi-i-kosoves-dhe-autokracia-populiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/bunkerizimi-i-kosoves-dhe-autokracia-populiste\/","title":{"rendered":"Bunkerizimi i Kosov\u00ebs dhe autokracia populiste"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sot n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb mbetur, zhvillimi i vendit, kualiteti i jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, demokratizimi, proamerikanizmi, antikorrupsioni. N\u00eb pozit\u00eb kemi nj\u00eb moralizim n\u00eb teori pa zhvillim dhe dobi, kemi nj\u00eb politik\u00eb qeveritare e cila eklipson t\u00eb drejt\u00ebn institucionale, kemi nj\u00eb populiz\u00ebm pa pragmatiz\u00ebm dhe nj\u00eb patriotiz\u00ebm pa shqiptariz\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p>Bunker\u00ebt populist tash sa vite jan\u00eb duke u nd\u00ebrtuar n\u00eb Kosov\u00eb nga mend\u00ebsia e majtizmit ekstremist. Sa m\u00eb e izoluar Kosova nga kjo mend\u00ebsi dhe nga k\u00ebto ide korruptive aq m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm bunkerist\u00ebt. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb Kosova po hyn na faz\u00ebn ku d\u00ebmet nga ky izolim sot, mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pa riparueshme nes\u00ebr. Numri i tyre nuk po paksohet, por arroganca po ju shumfishohet. Autokracia populiste n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb institucionalizuar. Sot n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb mbetur, zhvillimi i vendit, kualiteti i jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, demokratizimi, proa-merikanizmi, antikorrupsioni. N\u00eb pozit\u00eb kemi nj\u00eb moralizim n\u00eb teori pa zhvillim dhe dobi, kemi nj\u00eb politik\u00eb qeveritare e cila eklipson t\u00eb drejt\u00ebn institucionale, kemi nj\u00eb populiz\u00ebm pa pragmatiz\u00ebm dhe nj\u00eb patriotiz\u00ebm pa shqiptariz\u00ebm. Politika qevertare po i jap leksione politike e patriotike analist\u00ebve, mediave, OJQ-ve, opozit\u00ebs, bile edhe gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve. Ajo me bindje donkishotiane mendon se e moralshmja, drejt\u00ebsia dhe humanizmi jan\u00eb vet\u00ebm dhe vet\u00ebm n\u00eb an\u00ebn e saj. Prandaj politika institucionale sot \u00ebsht\u00eb prishur me t\u00eb gjith\u00eb, sepse tash sa koh\u00eb i konsideron t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb prisht. K\u00ebshtu i konsideron edhe SHBA-n edhe BE-n\u00eb edhe NATO-n\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<h2><strong>Refuzimi i amerikan\u00ebve si patriotiz\u00ebm i institucionalizuar<\/strong><\/h2>\n<p>Sa m\u00eb e izoluar Kosova, aq m\u00eb shum\u00eb bunkerist\u00ebt majtist sot trumbetojn\u00eb p\u00ebr suksesin. Sukses primar p\u00ebr ta nuk \u00ebsht\u00eb zhvllimmi i Kosov\u00ebs, por mospajtimi me SHBA-n, nuk \u00ebsht\u00eb antikorrupcioni n\u00eb Kosov\u00eb, por korrptimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-s\u00eb sepse ata na qenkan naiv dhe t\u00eb pa informuar. Sukses nuk \u00ebsht\u00eb vendosja e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por shquarja e padrejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb po na i b\u00ebkan SHBA-ja, BE-ja dhe NATO. Thjesht\u00eb, sot n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb mos jesh me amerikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb jesh me institucionet e Qeveris\u00eb Kurti. N\u00ebse je me amerikan\u00ebt nuk mund t\u00eb jesh edhe me Kurtin. Ja nj\u00ebr\u00ebn ja tjet\u00ebrn, dyjat bashk\u00eb sot nuk shkojn\u00eb. K\u00ebshtu sot i bije q\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb je kund\u00ebr SHBA-s\u00eb aq m\u00eb shum\u00eb je pro Kosov\u00ebs. Refuzimin p\u00ebr bashk\u00ebpunim e sidomos kordinim me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me BE-n\u00eb e posa\u00e7\u00ebrisht me SHBA-n e konsiderojn\u00eb refuzim patriotik. Mos kordinimin me SHBA-n e konsiderojn\u00eb parakusht p\u00ebr shtrirjen e sovranitetit n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re, por me t\u00eb reja krejt regresive. Bunkerist\u00ebt institucionalisht po e largojn\u00eb pro-uesternizmin nga Kosova. Prej k\u00ebsaj mbyllje paranojake po ikin nga Kosova edhe shum\u00eb t\u00eb rinj\u00eb e t\u00eb reja q\u00eb deri dje kan\u00eb pritur rend para kutijave t\u00eb votimit p\u00ebr ta votu ndryshimin q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb solli d\u00ebshtimin dhe zhg\u00ebnjimin. Brenda dy viteve t\u00eb fundit nga Kosova u larguan t\u00eb zhg\u00ebnjyer e pa shpres\u00eb 120 mij\u00eb qytetar\u00eb, shumica t\u00eb rinj\u00eb. Por bunkerist\u00ebt po thon\u00eb se Kosov\u00eb kurr\u00eb ska qen\u00eb m\u00eb e pavarur dhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs kurr\u00eb nuk kan\u00eb jetuar m\u00eb dinjitetsh\u00ebm. D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po sjellin videon e vendosjes s\u00eb flamurit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Komun\u00ebs n\u00eb Leposaviq dhe flakjen p\u00ebr toke t\u00eb atij serb. Qytetar\u00ebt po zhg\u00ebnjehen m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb mund ta thon\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebret\u00eb ata po ikin pa th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb, sepse asgj\u00ebja q\u00eb ofron kjo qeveri p\u00ebr ata, po i p\u00ebrz\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb shpresuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<h2><strong>Shqip\u00ebria shtrig\u00eb e Kurtit<\/strong><\/h2>\n<p>Bunker\u00ebt populist\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb posa\u00e7\u00ebrisjt jan\u00eb t\u00eb fortifikuar karshi Shqip\u00ebris\u00eb. Tirana zyrtare u shpall non grata n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr vota dje Shqip\u00ebria ishte n\u00ebn\u00eb, Shqip\u00ebria u b\u00eb shtrig\u00eb p\u00ebr autokratin sot. Askush n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Prishtin\u00ebn zyrtare, as demokrat\u00ebt as socialist\u00ebt askush n\u00eb asnj\u00eb variant\u00eb. Prandaj p\u00ebr bunkerist\u00ebt ekstrem t\u00eb Prishtin\u00ebs duhej nj\u00eb VV si zgjatje e k\u00ebsaj t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb lind n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky \u00ebsht\u00eb kusht i vet\u00ebm p\u00ebr tu p\u00ebraf\u00ebru me Shqip\u00ebrin\u00eb. VV-ja e Kosov\u00ebs me nj\u00eb VV t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse kjo nuk b\u00ebn, nuk b\u00ebn as krejt Shqip\u00ebria. Sot populizmi me t\u00eb cil\u00ebn mend\u00ebsi po nd\u00ebrtohen bunker\u00ebt e Kurtit jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se betonat e bunkerve t\u00eb enverizmit. Edhe nj\u00eb d\u00ebshmi se jo shqiptarizma si vler\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrim me Shqip\u00ebrin\u00eb, por ideologjia majtiste dhe autokracia populiste jan\u00eb burim i largimit me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00ebna dje u b\u00eb shtrig\u00eb sot. Vllau i madh dje me t\u00eb cilin duhet t\u00eb bashkohemi u b\u00eb v\u00eblla plangprish\u00ebs q\u00eb bashk\u00ebpunon me Serbin\u00eb. Krejt kjo nga perspektiva e frenxhive t\u00eb bunkeristit t\u00eb izoluar.<\/p>\n<h2><strong>T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb opozitariz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb opozita shpres\u00eb<\/strong><\/h2>\n<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ka vler\u00ebsime e sugjerime se duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb opozitariz\u00ebm n\u00eb shum\u00eb segmente nga t\u00eb gjith\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pozitive. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu sepse p\u00ebrve\u00e7 tjerash, \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e opozit\u00ebs, sidomos e PDK-s\u00eb, pse k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozitariz\u00ebm m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb jo konvencional, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu sepse deri m\u00eb tani, opozitarizmi ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjestim pragmatik me zhvillimet jo t\u00eb mira t\u00eb determinuara nga (mos) puna e Qeveris\u00eb Kurti. Opozita ka qen\u00eb konstruktive duke pasur parasysh edhe agresivitetin e Serbis\u00eb, edhe koordinimin me SHBA-t, edhe rezultatet e fundit, edhe dh\u00ebnj\u00ebn e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, pa gaz lotsjell\u00ebs, pa protesta t\u00eb dhunshme, pa k\u00ebrc\u00ebnime. Sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport gj\u00ebrat po ndryshojn\u00eb shpejt. D\u00ebmi i shkaktuar p\u00ebr Kosov\u00ebn po b\u00ebhet nga brengos\u00ebs dje, alarmant sot. Po hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn n\u00ebse duam opozitariz\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjestim pragmatik me d\u00ebmin e shkaktuar nga Qeveria Kurti, apo edhe m\u00eb sakt\u00eb opozitariz\u00ebm p\u00ebr ta ndalur at\u00eb d\u00ebm, duhet t\u00eb bashk\u00ebrendohemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe jasht\u00eb politik\u00ebs. Mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft dhe sikund\u00ebr e thot\u00eb Kryetari i PDK-s\u00eb z. Krasniqi \u201cSituata nuk \u00ebsht\u00eb normale dhe ne nuk mund ta simulojm\u00eb normalitetin\u201d.<\/p>\n<p>*<em>Autori \u00ebsht\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i PDK&#8217;s\u00eb. Shkrimi \u00ebsht\u00eb autorial dhe nuk paraqet pik\u00ebpamjet\u00a0e redaksis\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Sot n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb mbetur, zhvillimi i vendit, kualiteti i jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, demokratizimi, proamerikanizmi, antikorrupsioni. N\u00eb pozit\u00eb kemi nj\u00eb moralizim n\u00eb teori pa zhvillim dhe dobi, kemi nj\u00eb politik\u00eb qeveritare e cila eklipson t\u00eb drejt\u00ebn institucionale, kemi nj\u00eb populiz\u00ebm pa pragmatiz\u00ebm dhe nj\u00eb patriotiz\u00ebm pa shqiptariz\u00ebm. Bunker\u00ebt populist tash sa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":143431,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-829403","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/829403","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=829403"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/829403\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143431"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=829403"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=829403"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=829403"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}