{"id":830054,"date":"2023-07-06T07:27:03","date_gmt":"2023-07-06T05:27:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=830054"},"modified":"2023-07-06T07:27:03","modified_gmt":"2023-07-06T05:27:03","slug":"ambasadori-gjerman-smund-te-garantojme-se-serbet-do-te-marrin-pjese-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/ambasadori-gjerman-smund-te-garantojme-se-serbet-do-te-marrin-pjese-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Ambasadori gjerman: S\u2019mund t\u00eb garantojm\u00eb se serb\u00ebt do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk mund t\u00eb garantojn\u00eb gj\u00ebra, duke iu referuar mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb serb\u00ebve n\u00eb zgjedhje, n\u00ebse ato mbahen n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejoni ta them k\u00ebshtu, nuk jemi kompani sigurimesh q\u00eb mund t\u00eb garantojn\u00eb gj\u00ebra, por ajo q\u00eb po p\u00ebrpiqemi dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po punojm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt t\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb aty, na duhet shtensionim dhe natyrisht nuk po i arsyetoj k\u00ebto, le t\u00eb themi\u2026 k\u00ebta hapa nga Beogradi q\u00eb ishin sigurisht kund\u00ebr frym\u00ebs, bojkoti nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb p\u00ebrgjigjja, por fillimisht na duhet shtensionim dhe ajo q\u00eb tham\u00eb \u00ebsht\u00eb se na duhen burr\u00ebshtetas, jo politika t\u00eb rrezikshme, veprat simbolike nuk ndihmojn\u00eb n\u00eb arritjen e nj\u00eb zgjidhjeje dhe t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e BE-s\u00eb jan\u00eb q\u00eb nga 3 qershori dhe deri tani nuk jan\u00eb realizuar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fotografin\u00eb e publikuar nga kryeministri dje, nga takimi i tij (Laj\u00e7akut, sh\u00ebn. red.) me Albin Kurtin n\u00eb Twitter, nuk pash\u00eb dy pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb lumtur atje, pra na duhet progres m\u00eb i shpejt\u00eb, sepse tensionimi mund t\u00eb ndodh\u00eb shum\u00eb shpejt dhe nuk na duhet ndonj\u00eb l\u00ebndim tjet\u00ebr i ndonj\u00eb ushtari t\u00eb KFOR-it, nuk na duhen gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar, na duhet nj\u00eb zgjidhje dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe ky \u00ebsht\u00eb mesazhi yn\u00eb kryesor\u201d, tha Rohde.<\/p>\n<p><strong>Rohde dhe Guerot: Kosova e Serbia duhet ta njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00ebse duan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE<\/strong><\/p>\n<p>Sipas tij, ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Franc\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse Franca ka v\u00ebn\u00eb shum\u00eb kapital politik n\u00eb propozimin franko-gjerman, teksa tha se \u201cjo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb propozim, por veprim diplomatik evropian dhe ka materializuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb Ohrit.<\/p>\n<p>\u201cNe duam q\u00eb BE-ja t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb funksionale. M\u00eb falni, \u00ebsht\u00eb keq t\u00eb them, por nuk mund ta imagjinoni me arroganc\u00eb, por BE-ja, legjislacioni i saj, themelet e saj jan\u00eb t\u00eb lidhura nga af\u00ebr me ekonomin\u00eb e t\u00eb gjitha shteteve tona dhe ve\u00e7an\u00ebrisht shtetet themeluese, jo sepse jemi themelues, por sepse ne kemi qen\u00eb n\u00eb BE p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, pra nj\u00eb BE jofunksionale do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb probleme t\u00eb thella p\u00ebr ne, p\u00ebr Gjermanin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, tha ai n\u00eb Rubikon n\u00eb Klan Kosova.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Guerot tha se ata e duan nj\u00eb Bashkim Evropian funksional me probleme jasht\u00eb, teksa shtoi se \u201cne duam q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb brenda dhe problemet t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ambasadori gjerman n\u00eb Kosov\u00eb, Jorn Rohde, ka cituar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i cili vitin e kaluar tha se \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme q\u00eb BE-ja t\u00eb pranoj\u00eb shtete q\u00eb nuk e njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPra t\u00eb dyja pal\u00ebt e din\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb normalizim t\u00eb plot\u00eb, propozimi origjinal franko-gjerman u vendos n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar normalizimin dhe ju keni njohje de-facto, por jo de-jure dhe duhet t\u00eb arrijm\u00eb aty n\u00eb fund, sepse q\u00ebllimi final \u00ebsht\u00eb t\u00eb pranoheni n\u00eb BE\u201d, u shpreh Rohde.<\/p>\n<p>E, p\u00ebr t\u00eb arritur deri tek njohja de-jure, Rohde tha se duhet l\u00ebvizur shum\u00eb shpejt si n\u00eb rastin e dy Gjermanive.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht, k\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb edhe kancelari im, si mund t\u00eb pranosh shtete q\u00eb nuk e njohin plot\u00ebsisht nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt na duhet t\u00eb l\u00ebvizim shum\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona si dy-Gjermanit\u00eb n\u00eb vitet e 90-ta, 70-ta dhe 80-ta, dhe e dini kjo \u00ebsht\u00eb e bukura e propozimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani propozim evropian dhe e dini, p\u00ebr t\u2019u kthyer aty na duhet fillimisht shtensionimi i menj\u00ebhersh\u00ebm\u201d, deklaroi Rohde.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk mund t\u00eb garantojn\u00eb gj\u00ebra, duke iu referuar mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb serb\u00ebve n\u00eb zgjedhje, n\u00ebse ato mbahen n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cM\u00eb lejoni ta them k\u00ebshtu, nuk jemi kompani sigurimesh q\u00eb mund t\u00eb garantojn\u00eb gj\u00ebra, por ajo q\u00eb po p\u00ebrpiqemi dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":830055,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-830054","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/830054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=830054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/830054\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/830055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=830054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=830054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=830054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}