{"id":832700,"date":"2023-07-12T17:47:30","date_gmt":"2023-07-12T15:47:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=832700"},"modified":"2023-07-12T17:47:30","modified_gmt":"2023-07-12T15:47:30","slug":"rrustem-mustafa-remi-edhe-neser-vazhdon-deshmine-ne-hage","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rrustem-mustafa-remi-edhe-neser-vazhdon-deshmine-ne-hage\/","title":{"rendered":"Rrustem Mustafa &#8220;\u200bRemi&#8221; edhe nes\u00ebr vazhdon d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-komandanti i Zon\u00ebs Operative t\u00eb Llapit, Rrustem Mustafa \u00ebsht\u00eb intervistuar p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn dit\u00eb me radh\u00eb nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar n\u00eb gjykimin kund\u00ebr Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb Hag\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb seanc\u00ebs, prokurorja Clarie Lawson ka paraqitur disa dokumente, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, por q\u00eb ishin t\u00eb n\u00ebnshkruara nga ish-komandant Remi.<\/p>\n<p>Por ai \u00ebsht\u00eb shprehur i befasuar me p\u00ebrmbajtjen e nj\u00ebrit prej tyre, ani pse ka pohuar se n\u00ebnshkrimi duhet t\u00eb jet\u00eb i tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebnshkrimin duhet t\u00eb jet\u00eb i imi por un\u00eb befasohem me k\u00ebt\u00eb dokument, nuk \u00ebsht\u00eb form\u00eb e dokumenteve tona q\u00eb un\u00eb kam n\u00ebnshkruar. Forma e p\u00ebrmbajtja, m\u00eb duket interesant\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Prokurorja ka k\u00ebrkuar q\u00eb ai t\u00eb lexoj\u00eb paragraf\u00eb nga k\u00ebto dokumente ku theksohej data dhe emri i personave t\u00eb ndaluar.<\/p>\n<p>\u201cEmrin n\u00ebse m\u00eb lejoni do t\u00eb kursej sepse nuk d\u00ebshiroj t\u00eb ndjehet familja e tyre keq, apo ai personalisht. I lindur me 12.06. 1955 n\u00eb Llapashtic\u00eb t\u00eb Poshtme ku edhe jeton, mbajtje n\u00eb lokalet e PU-s\u00eb (Policia Ushtarake), prej 4.1.99 n\u00eb ora 23:00, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimti t\u00eb bazuar ka kryer vep\u00ebr penale t\u00eb vjedhjes\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Tutje, prokurorja ka lexuar nj\u00eb dokument t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Nazif Mehmeti ku sipas saj p\u00ebrmendej fjalia \u201cmasat e marra nga organet ushtarake\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb ka pasur nj\u00eb p\u00ebrgjigje ish-komandanti i Zon\u00ebs Operative t\u00eb Llapit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb krekosje pak e Nazif Mehmetit, ai ka qen\u00eb me edukim t\u00eb lart\u00eb policor n\u00eb ish-Jugosllavi i ka njohur rregullat mir\u00eb dhe i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto lloj dokumentesh duke u krekosur, nuk kemi pasur k\u00ebso mund\u00ebsi as k\u00ebso procesesh\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<\/p>\n<p>Ky dokument \u00ebsht\u00eb paraqitur si prov\u00eb nga prokuroja Lawson e cila pastaj i ka p\u00ebrmendur emrat e disa personave n\u00eb seanc\u00eb private.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj d\u00ebshmie, prokurorja e ka pyetur Mustaf\u00ebn p\u00ebr lirimin e personave t\u00eb ndaluar, p\u00ebr \u00e7ka ai ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ishin liruar p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb Fadil Syleviqit.<\/p>\n<p>Mustafa: Ishte momenti kur ne nuk ishim t\u00eb sigurt as vet, nuk mund t\u00eb mir\u00ebmbanim sht\u00ebpit\u00eb e ndalimit, me p\u00ebrshtatim t\u00eb nj\u00eb personi, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb liruar.<\/p>\n<p>Prokurorja Lawson: E keni fjal\u00ebn p\u00ebr prillin e vitit 1999?<\/p>\n<p>Mustafa: Po.<\/p>\n<p>Prokurorja Lawson: Ju p\u00ebrmendet se vet\u00ebm nj\u00ebri i mbajtur nuk u lirua. A mund ta jepni emrin e tij, n\u00ebse mund ta jepni n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Mustafa: Kam fol shum\u00eb her\u00eb n\u00eb publik p\u00ebr t\u00eb. Ishte Fadil Syleviq\u2026 pun\u00ebtor i sigurimit shtet\u00ebror serb.<\/p>\n<p>Prokurorja Lawson: Nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb e sigurt thjesht\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb Prishtin\u00eb?<\/p>\n<p>Mustafa: Nuk ishim t\u00eb sigurt q ai nuk do t\u00eb na d\u00ebmtonte n\u00eb \u00e7do moment. Kishte njohuri t\u00eb madhe p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb dhe gjith\u00eb organizimin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kur \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00ebse ka biseduar ndonj\u00ebher\u00eb me personat e mbajtur, ai e ka p\u00ebrmendur bised\u00ebn me Fadil Syleviqin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, ish-komandant Remi ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb pun\u00ebtor i sh\u00ebrbimit sekret serb dhe se i nj\u00ebjti kishte provuar t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00ebsi t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFadil Syleviqi kishte provuar t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00ebsi t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb regjionin ku un\u00eb isha p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe ne e dinim se Fadil Syleviqit ishte pun\u00ebtor i sh\u00ebrbimit sekret serb dhe ai po manipulonte njer\u00ebzit n\u00eb fshatrat e Prishtin\u00ebs. (U arrestua) n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb luftim n\u00eb mes t\u00eb nj\u00ebsiteve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe grupi t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me forc\u00eb, \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe \u00ebsht\u00eb sjell aty ku ishte nj\u00ebsitet e U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb zon\u00ebs operative t\u00eb llapit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb e ka biseduar me t\u00eb pasi i kan\u00eb interesuare lidhjet q\u00eb sipas tij i kishte pasur me Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb kan\u00eb interesuar lidhjet e tij me shtabin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. E ka pranuar (p\u00ebr lidhjet me Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm) ai vet dhe kam pasur nd\u00ebrhyrje t\u00eb deleguar nga shtabi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr lirimin e tij. Njer\u00ebz t\u00eb d\u00ebrguar nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm kan\u00eb folur me mua por un\u00eb vet\u00ebm sa shtoja bindjen q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb inteligjent \u00ebsht\u00eb me detyra nga sh\u00ebrbimi sekret serb. Fadilin e kemi njohur edhe m\u00eb her\u00ebt, ne epror\u00ebt e zon\u00ebs s\u00eb llapit, e kemi dit\u00eb, ka qen\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgimin ton\u00eb dhe e kemi dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri i d\u00ebmsh\u00ebm q\u00eb po d\u00ebmtonte nj\u00ebsitet dhe U\u00c7K-n\u00eb. Kan\u00eb ardhur, kan\u00eb fol\u00eb, kan\u00eb k\u00ebrkuar ta lirojm\u00eb, kemi menduar q\u00eb kan\u00eb ra n\u00eb lajthitje nga sh\u00ebrbimi sekret serb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka th\u00ebn\u00eb se Syleviq nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tutje ka treguar nj\u00eb rast kur sipas tij kishin z\u00ebn\u00eb rob tet\u00eb ushtar\u00eb serb dhe kan\u00eb pasur n\u00eb vizit\u00eb persona nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mustafa: Kemi z\u00ebn\u00eb rob diku tet\u00eb ushtar\u00eb serb dhe e di q\u00eb ka rastis t\u00eb jen\u00eb mysafir tek un\u00eb (shtabi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm). Bislim Zyrapi i ka udh\u00ebhequr vizitat, ka mundur t\u00eb jet\u00eb edhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Prokurorja Lawson: Po Jakup Krasniqi ka qen\u00eb i pranish\u00ebm?<\/p>\n<p>Mustafa: Me siguri jan\u00eb p\u00ebrshkrimet publike p\u00ebr vizitat e shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ka evidenca edhe n\u00eb gjyq edhe n\u00eb intervista t\u00eb mija t\u00eb m\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Prokurorja Lawson: An\u00ebtar\u00ebt e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, a nd\u00ebrmor\u00ebn ndonj\u00eb veprim n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtij veprimi ,t\u00eb arrestimit t\u00eb k\u00ebtyre ushtar\u00ebve serb?<\/p>\n<p>Mustafa: Aty ka pasur nd\u00ebrmjet\u00ebsim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e di q\u00eb ka qen\u00eb zoti Wiliam Walker dhe t\u00eb tjer\u00eb, ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe Adem Dema\u00e7i m\u00eb duket, shefi p\u00ebr politik\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Hag\u00eb, ish-komandant Remi ka folur edhe p\u00ebr vizitat q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafa: Sa kam mundur kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, jam munduar t\u00eb jem i sakt\u00eb, i p\u00ebrpikt\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Lawson: Kush i organizonte takimet n\u00eb Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Mustafa: Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb organizuara nga shefi i shtabit Bislim Zyrapi, shpesh her\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime e kam takuar Jakup Krasniqin, Ram\u00eb Buj\u00ebn, Salih Veselin, e m\u00eb von\u00eb edhe Hashim Tha\u00e7in dhe t\u00eb tjer\u00eb\u2026 Rexhep Selimi, Kadri Veseli.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb takime kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb komandant\u00ebt e zonave ku ka p\u00ebrmendur Rrahman Ram\u00ebn, Ahmet Isufin, Sylejman Selimin, Shukri Buj\u00ebn, Ramush Haradinajn e komandant Drinin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dita e dyt\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb ish-komandant Remit nd\u00ebrsa intervistimi i tij do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb betuar si d\u00ebshmitar t\u00eb mart\u00ebn para turpit gjykues n\u00eb Hag\u00eb n\u00eb rastin ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.<\/p>\n<p>T\u00eb akuzuarit kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb fizikisht n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit p\u00ebr ta d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Gjykimi kund\u00ebr tyre ka nisur m\u00eb 3 prill me deklaratat hyr\u00ebse ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat p\u00ebr krime t\u00eb pretenduara t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata ndodhen n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-komandanti i Zon\u00ebs Operative t\u00eb Llapit, Rrustem Mustafa \u00ebsht\u00eb intervistuar p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn dit\u00eb me radh\u00eb nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar n\u00eb gjykimin kund\u00ebr Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb Hag\u00eb. N\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb seanc\u00ebs, prokurorja Clarie Lawson ka paraqitur disa dokumente, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, por q\u00eb ishin t\u00eb n\u00ebnshkruara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":832491,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1764],"class_list":["post-832700","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-rrustem-mustafa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/832700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=832700"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/832700\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/832491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=832700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=832700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=832700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}