{"id":833031,"date":"2023-07-13T14:05:24","date_gmt":"2023-07-13T12:05:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=833031"},"modified":"2023-07-13T14:07:37","modified_gmt":"2023-07-13T12:07:37","slug":"albini-u-dorezua-pasi-ju-zbulua-pazari-me-serbet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/albini-u-dorezua-pasi-ju-zbulua-pazari-me-serbet\/","title":{"rendered":"Albini u dor\u00ebzua, pasi ju zbulua pazari me serb\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Albin Kurti m\u00eb n\u00eb fund u dor\u00ebzua p\u00ebrball\u00eb sanksioneve t\u00eb Bashkimit Evropian. Edhe pse n\u00eb fillim tha \u201cshpresoj t\u00eb mos zgjasin shum\u00eb\u201d, duke i cil\u00ebsuar ato si t\u00eb padrejta, nd\u00ebrsa kritikat e sekretarit Blinken si naive, ai pranoi sot zyrtarisht se ka pranuar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb policin\u00eb nga Veriu i Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhjet e reja n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe.<\/strong><\/p>\n<p>Asgj\u00eb e re nuk ka ndodhur n\u00eb harkun e k\u00ebtyre dy jav\u00ebve p\u00ebr t\u2019u \u201cdor\u00ebzuar\u201d, p\u00ebrve\u00e7 publikimit t\u00eb audio p\u00ebrgjimeve t\u00eb shefes s\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin fam\u00ebkeq t\u00eb serb\u00ebve, Milan Radoj\u00e7iq.<\/p>\n<p>Kryeministri populist, i cili b\u00ebnte sikur luftonte p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Veriun e Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe n\u00eb momentin q\u00eb u b\u00ebn publike pazaret e tij, u dor\u00ebzua.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb sulmuar mua dhe dhjet\u00ebra koleg\u00eb gazetar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, pse akuzonim Albin Kurtin se po shkat\u00ebrron t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs duke hyr\u00eb n\u00eb kriz\u00eb me Per\u00ebndimin dhe duke humbur besueshm\u00ebrin\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Per\u00ebndim, tani ka nj\u00eb shpjegim t\u00eb qart\u00eb se arsyeja e k\u00ebtij akti shkat\u00ebrrues t\u00eb Albin Kurtit kund\u00ebr Kosov\u00ebs, nuk ka qen\u00eb patriotizmi, por e kund\u00ebrta e tij, pazaret me serb\u00ebt radikal\u00eb.<\/p>\n<p>Madje me ata serb q\u00eb jan\u00eb delet e zeza t\u00eb Per\u00ebndimit n\u00eb rajon. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, Albin Kurti ka pasur aleat\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri, kryesuar nga Sali Berisha, dhe list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA n\u00eb Serbi, kryesuar nga Milan Radoj\u00e7iq.<\/p>\n<p>Dor\u00ebzimi i tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt pozitiv p\u00ebr Kosov\u00ebn, por nj\u00eb akt q\u00eb vjen me nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn do ta paguaj\u00eb gjat\u00eb, pasi Kosova ka d\u00ebmtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme besueshm\u00ebrin\u00eb e saj si shtet n\u00eb raport me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Albin Kurti nuk u dor\u00ebzua se ju mbush mendja befas q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb Per\u00ebndimin, por u dor\u00ebzua se ju zbuluan pazaret me serb\u00ebt.<\/p>\n<p>Bilanci i k\u00ebsaj beteje t\u00eb hidhur t\u00eb Albin Kurtit me Per\u00ebndimin, \u00ebsht\u00eb tani izolimi i Kosov\u00ebs, d\u00ebmtimi i besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj, forcimi i kredencialeve t\u00eb Serbis\u00eb si shtet m\u00eb i besuesh\u00ebm se Kosova. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb takoj\u00eb dhe presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Albinit nuk i lejon as ushtar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebjn\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebzi, tani kan\u00eb paturp\u00ebsin\u00eb t\u00eb sillen sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb dhe i k\u00ebrkojn\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb heq\u00eb urgjent sanksionet ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pse k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>A nuk jeni ju, q\u00eb thoshit se sanksionet e b\u00ebjn\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe rrisin autoritetin e saj? A nuk jeni ju q\u00eb thoshit se SHBA dhe Per\u00ebndimi po b\u00ebjn\u00eb loj\u00ebn e Serbis\u00eb? SI ndodhi q\u00eb tani fare papritur jeni dakord me Per\u00ebndimin dhe k\u00ebrkoni q\u00eb sanksionet t\u00eb hiqen nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe e vetme. Publikimi i audio p\u00ebrgjimeve t\u00eb shefes s\u00eb grupit parlamentar me radikal\u00ebt serb, fyerja q\u00eb ajo u b\u00ebn veteraneve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ish- kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u2019u krijoj\u00eb atyre konfidenc\u00eb politike, e kan\u00eb zuluar garnitur\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs, si nj\u00eb hallk\u00eb e shtuar e radikal\u00ebve serb\u00eb n\u00eb very, q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me ta, ta mbajn\u00eb at\u00eb rajon t\u00eb destabilizuar dhe t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Reagimi i SHBA ndaj p\u00ebrgjimeve ishte i qart\u00eb. Ambasadori i SHBA n\u00eb Kosov\u00eb tha se qeveria e di se nuk duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me persona q\u00eb jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA. Albin Kurti u doli zot audio p\u00ebrgjimeve, duke sulmuar gazetarin q\u00eb i publikoi, si p\u00ebr t\u00eb na bindur t\u00eb gjith\u00ebve se gj\u00ebrat nuk kan\u00eb ndodhur rast\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Dor\u00ebzimi i tij, \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb frika se po i afrohej list\u00ebs s\u00eb zez\u00eb t\u00eb SHBA dhe rrezikon pushtetin n\u00eb Kosov\u00eb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb axhend\u00ebs \u00eb tij personale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Kosova duhet t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb lirisht q\u00eb u gjet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si ky kryeministri i saj, t\u00eb mos shkat\u00ebrroj\u00eb t\u00eb ardhmen e saj. Zbulimi i pazareve t\u00eb tij me serb\u00ebt radikal, shpjegon gjith\u00e7ka. Shpjegon arsyet p\u00ebrse Kurti krijoi at\u00eb kriz\u00eb artificiale n\u00eb Veri, p\u00ebrse refuzonte SHBA dhe BE, dhe p\u00ebrse hiqej i sigurt se nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ajo situate, pavar\u00ebsisht sanksioneve.<\/p>\n<p>Publikimi i skandalit, b\u00ebri q\u00eb ai ta ndjej\u00eb veten t\u00eb pasigurt dhe brenda koalicionit, dhe n\u00eb opinion publik, por mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb pasigurt dhe n\u00eb zyrat e SHBA dhe Evrop\u00ebs, ku po skedohet si shok i Milan Radoj\u00e7iq.<\/p>\n<p>Dhe kaq mjaftoi t\u00eb dor\u00ebzohej. Kaq mjafton dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar se vet ai, nuk \u00ebsht\u00eb as \u201ctig\u00ebr prej letre\u201d, si\u00e7 ka qejf ta quaj Per\u00ebndimin, ministrja e tij e Jashtme, por nj\u00eb mace e p\u00ebrk\u00ebdhelur e tigrave serb t\u00eb Arkanit, q\u00eb sapo i zbulohen lidhjet dor\u00ebzohet dhe b\u00ebn sikur pranon diktatin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt e vetmja gj\u00eb q\u00eb ka pranuar me k\u00ebt\u00eb akt, \u00ebsht\u00eb dijenia e tij e plot\u00eb p\u00ebr koordinimin me serb\u00ebt radikal\u00eb, dhe mos koordinimi me SHBA, BE dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, \u201cn\u00eb ballkonin e hapur t\u00eb qeveris\u00eb\u201d s\u00eb tij. Nga aty e ka kuptuar se mund t\u00eb rr\u00ebzohet leht\u00eb, si \u00e7do njeri i tronditur n\u00eb nj\u00eb ballkon pa parmak\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albin Kurti m\u00eb n\u00eb fund u dor\u00ebzua p\u00ebrball\u00eb sanksioneve t\u00eb Bashkimit Evropian. Edhe pse n\u00eb fillim tha \u201cshpresoj t\u00eb mos zgjasin shum\u00eb\u201d, duke i cil\u00ebsuar ato si t\u00eb padrejta, nd\u00ebrsa kritikat e sekretarit Blinken si naive, ai pranoi sot zyrtarisht se ka pranuar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb policin\u00eb nga Veriu i Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhjet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":257543,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-833031","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/833031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=833031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/833031\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/257543"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=833031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=833031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=833031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}