{"id":834167,"date":"2023-07-16T09:12:13","date_gmt":"2023-07-16T07:12:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=834167"},"modified":"2023-07-16T09:53:56","modified_gmt":"2023-07-16T07:53:56","slug":"ldk-e-aak-thone-se-qeveria-po-mashtron-me-shifra-per-investime-kriza-ne-veri-mbulese-per-deshtimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ldk-e-aak-thone-se-qeveria-po-mashtron-me-shifra-per-investime-kriza-ne-veri-mbulese-per-deshtimet\/","title":{"rendered":"LDK e AAK thon\u00eb se Qeveria po mashtron me shifra p\u00ebr investime: Kriza n\u00eb veri mbules\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) po i konsiderojn\u00eb si t\u00eb pa v\u00ebrteta deklarimet e ministrit t\u00eb Financave, Hekuran Murati, se tremujori i dyt\u00eb i vitit 2023 ka sh\u00ebnuar nivelin prej 110 milion\u00eb euro investime kapitale.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas tyre ai duke u munduar q\u00eb ta paraqes vet\u00ebn dhe Qeverin\u00eb si m\u00eb t\u00eb suksesshme, me k\u00ebt\u00eb raport ka treguar se jan\u00eb Qeveri me e dob\u00ebt se e para shtat\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Deputeti i LDK-s\u00eb, Besian Mustafa, tha se ministri Murati, \u00ebsht\u00eb munduar q\u00eb tre mujorin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti ta paraqes si t\u00eb suksessh\u00ebm, duke mos e krahasuar edhe tre mujorin e par\u00eb, ku sipas tij, n\u00ebse krahasohet gjasht\u00eb mujori i par\u00eb me vitet e kaluara jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se k\u00ebt\u00eb vit.  <\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht ministri i Financave cili do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb ekspert t\u00eb pakt\u00ebn i financave dhe i numrave, b\u00ebri nj\u00eb gabim bazik, elementar n\u00eb kalkulimin e numrave, tentoj q\u00eb tre mujorin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti ta paraqes si t\u00eb suksessh\u00ebm. Por kishte harruar q\u00eb ti shihte dhe ti krahasonte edhe tre mujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, duke p\u00ebrfshir\u00eb pra gjasht\u00eb mujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti dhe ti krahasoj me vitet e kaluara. N\u00ebse e shihini si t\u00eb till\u00eb, gjasht\u00eb mujori i par\u00eb i k\u00ebtij viti n\u00eb investimet kapitale sipas vet\u00eb raportit t\u00eb ministrit t\u00eb financave \u00ebsht\u00eb diku rreth 150 milion euro. Por n\u00ebse e krahasoni po marr shembull me vitin 2017 investimet kapitale n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb viti 2017 ishin 160 milion euro, pra ishin m\u00eb t\u00eb larta se sivjet, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2018 ishin 182 milion euro\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai tha se ministri duke tentuar q\u00eb ta paraqes vet\u00ebn si t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb realizimin e investimeve kapitale, por q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gabim trashanik, sepse ai me k\u00ebt\u00eb ka treguar se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se viti 2017 e 2018, n\u00eb investime.<\/p>\n<p>\u201cPra Ministri i Financave duke tentuar q\u00eb ta qes vet\u00ebn dhe koleg\u00ebt e tij t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb realizimin e investimeve kapitale b\u00ebri nj\u00eb gabim trashanik duke treguar dhe duke publikuar p\u00ebr gjith\u00eb popullin e Kosov\u00ebs se n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt ai dhe koleg\u00ebt e tij se viti 2017 e 2018. P\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr vitin 2022 ku n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb ishin diku 79 milion\u00eb euro, pra viti me i dob\u00ebt nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt q\u00eb nga pas lufta. Vet\u00eb ministri i financave tregoj q\u00eb ai dhe koleg\u00ebt e tij n\u00eb investimet kapitale e q\u00eb \u00ebsht\u00eb motori i zhvillimit ekonomik t\u00eb nj\u00eb vendi, kan\u00eb d\u00ebshtuar totalisht duke qen\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit se qeverit\u00eb e para 6-7 viteve. Pra nj\u00eb qeveri q\u00eb ka pushtet absolut, nj\u00eb qeveri q\u00eb pretendon q\u00eb ka nj\u00eb zhvillim t\u00eb pa shembull n\u00eb thojza ekonomik, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt se viti 2017 e 2018\u201d, tha ai.  <\/p>\n<p>Deputetja e AAK-s\u00eb, Time Kadrijaj, tha se n\u00eb vend ka ngecje edhe sa i p\u00ebrket investimeve t\u00eb huaja. Sipas saj, Qeveria \u00ebsht\u00eb duke mashtruar me shifra dhe me rritje ekonomike. <\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb Qeveri e mashtrimeve dhe po mashtrojn\u00eb edhe me shifra edhe me rritje ekonomike edhe me norma ekonomike. Sepse kur analist\u00ebt e caktuar dhe kur ekspert\u00ebt e k\u00ebsaj lamie po e thon\u00eb po del krejt e kund\u00ebrta, ata po mundohen me shifra sikurse n\u00eb \u00e7do dikaster edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb dikaster po merren me mashtrime dhe po mashtrojn\u00eb opinionin e gjer\u00eb, sepse nuk ka investime t\u00eb huaja, sepse n\u00eb nj\u00eb vend me kriz\u00eb t\u00eb till\u00eb politike nuk vjen askush t\u00eb investoj dhe kjo \u00ebsht\u00eb e ngjitur nga Albin Kurti dhe LVV-ja\u201d, tha ajo p\u00ebr EO.<\/p>\n<p>Sipas deputetes Qeveria me kriz\u00ebn e krijuar n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb duke u munduar q\u00eb t\u2019i minimizoj\u00eb d\u00ebmet q\u00eb i ka shkaktuar Kosov\u00ebs me investime kapitale dhe me investimet e huaj. <\/p>\n<p>\u201cNuk i kam par\u00eb k\u00ebto shifra ende e do t\u2019i studioj, nuk q\u00ebndron kjo e vrert\u00ebt, sepse shqet\u00ebsim p\u00ebr ne por edhe n\u00eb takimet q\u00eb i kemi pasur edhe me ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb QUINT-it por edhe takime jasht\u00eb vendit kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues q\u00eb niveli i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb ka r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm sepse as ush nuk d\u00ebshiron n\u00eb nj\u00eb vend ku shihet potencialisht q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kriz\u00eb ose q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb. Kjo qeveri me k\u00ebt\u00eb kriz\u00ebn q\u00eb e ka krijuar po mundohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb ti minimizoj\u00eb d\u00ebmet q\u00eb i ka shkaktuar vendit dhe shtetit qoft\u00eb me investime kapitale, qoft\u00eb me mos investime n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, dhe n\u00eb t\u00eb gjitha dikasteret tjer\u00eb t\u00eb vendit\u201d, tha ajo. <\/p>\n<p>Ministri i Financave, Hekuran Murati, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate n\u00eb rrjetet sociale ka th\u00ebn\u00eb se tremujori i dyt\u00eb i vitit 2023 ka sh\u00ebnuar nivelin prej 110 milion\u00eb euro investime kapitale.<\/p>\n<p>Murati ka th\u00ebn\u00eb se \u201cpas adresimit dhe rregullimit t\u00eb shum\u00eb problemeve me projektet, kontratat, e shpron\u00ebsimet, sivjet ka nisur nj\u00eb dinamik\u00eb e re e investimeve kapitale nga organizatat buxhetore\u201d.\/EO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) po i konsiderojn\u00eb si t\u00eb pa v\u00ebrteta deklarimet e ministrit t\u00eb Financave, Hekuran Murati, se tremujori i dyt\u00eb i vitit 2023 ka sh\u00ebnuar nivelin prej 110 milion\u00eb euro investime kapitale. Sipas tyre ai duke u munduar q\u00eb ta paraqes vet\u00ebn dhe Qeverin\u00eb si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":816553,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[266,888,264,425],"class_list":["post-834167","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-aak","tag-hekuran-murati","tag-ldk","tag-qeveria"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/834167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=834167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/834167\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/816553"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=834167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=834167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=834167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}