{"id":834201,"date":"2023-07-16T11:45:45","date_gmt":"2023-07-16T09:45:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=834201"},"modified":"2023-07-16T11:45:45","modified_gmt":"2023-07-16T09:45:45","slug":"besnik-berisha-dyshohet-se-mori-11-mije-euro-nga-klienti-qe-smund-ta-mbronte-ligjerisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/besnik-berisha-dyshohet-se-mori-11-mije-euro-nga-klienti-qe-smund-ta-mbronte-ligjerisht\/","title":{"rendered":"Besnik Berisha dyshohet se mori 11 mij\u00eb euro nga klienti q\u00eb s\u2019mund ta mbronte ligj\u00ebrisht"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prokuroria Themelore n\u00eb Ferizaj, t\u00eb  premten, ka k\u00ebrkuar nga Gjykata Themelore caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit n\u00eb afat prej 30 dit\u00ebsh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjasht\u00eb t\u00eb pandehurve tjer\u00eb: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu. Ata dyshohen p\u00ebr \u201cushtrim ndikimi\u201d, \u201cpengim i procedur\u00ebs penale\u201d dhe \u201cdh\u00ebnia e ndihm\u00ebs kryer\u00ebsve pas kryerjes s\u00eb veprave penale\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dyshuarit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore kan\u00eb kund\u00ebrshtuar mas\u00ebn e propozuar, me p\u00ebrjashtim t\u00eb avokatit Besnik Berisha, i cili ishte shtrir\u00eb n\u00eb spital shkaku i problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb keni detaje nga dosja se p\u00ebr \u00e7ka dyshohen shtat\u00eb t\u00eb pandehurit dhe pretendimet e Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Ferizajt, e cila kishte marr\u00eb aksion t\u00eb enjten duke i arrestuar t\u00eb dyshuarit derisa t\u00eb premten ka k\u00ebrkuar mas\u00ebn e paraburgimit ndaj tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, prokurori Rasim Maloku, tha se mbetet pran\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer veprat penale t\u00eb cilat jan\u00eb theksuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kishte th\u00ebn\u00eb se ekziston dyshimi i bazuar se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer veprat penale dhe se kjo do t\u00eb v\u00ebrtetohet nga provat e siguruara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, mbrojt\u00ebsja e Adonis Salihut, avokatja e caktuar sipas detyr\u00ebs zyrtare Hysnije Gashi ka k\u00ebrkuar mas\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb se paraburgimi ndaj klientit t\u00eb saj. E ka arsyetuar k\u00ebrkes\u00ebn e saj me faktin se Salihu kujdeset p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij 2-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Edhe i dyshuari Refik Canolli, p\u00ebrmes mbrojt\u00ebsit Florim Shefqeti ka kund\u00ebrshtuar propozimin p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Edhe mbrojt\u00ebsi i Fadan Zubakut, avokati i caktuar sipas detyr\u00ebs zyrtare Nusret Islami, ka k\u00ebrkuar nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb p\u00ebr klientin e tij. Ka k\u00ebrkuar mas\u00eb alternative p\u00ebr Zubakun n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet prezenca n\u00eb procedur\u00ebn e m\u00ebvonshme penale.<\/p>\n<p>Mbrojta e t\u00eb dyshuarit Jeton Vuniqi, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka k\u00ebrkuar t\u2019i caktohet masa e arrestit sht\u00ebpiak p\u00ebr klientin e saj. Avokatja ka arsyetuar se Vuniqi jeton me prind\u00ebrit e tij dhe mund t\u00eb ofroj\u00eb edhe dor\u00ebzani p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb arrest sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Edhe mbrojt\u00ebsi i t\u00eb dyshuarit Ismet Salihu, avokati Fitim Shabani ka k\u00ebrkuar p\u00ebr klientin e tij t\u2019i caktohet masa e arrestit sht\u00ebpiak. N\u00eb arsyetimin e tij, avokati Shabani ka th\u00ebn\u00eb se klienti i tij ka probleme sh\u00ebndet\u00ebsore prandaj po k\u00ebrkojn\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb se sa at\u00eb t\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>Edhe ndaj t\u00eb dyshuarit Nexhat Xhafa \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar masa e arrestit sht\u00ebpiak. Avokati i Xhaf\u00ebs, Skender Musa ka th\u00ebn\u00eb se klienti i tij \u00ebsht\u00eb familjar dhe i propozon gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb se sa paraburgimi.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet e Prokuroris\u00eb se Besnik Berisha pranoi 11 mij\u00eb euro nga klienti q\u00eb s\u2019mund ta mbronte<\/strong><\/p>\n<p>Avokati Besnik Berisha po dyshohet se ka marr\u00eb 11 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb organizuar mbrojtjen e t\u00eb dyshuarve p\u00ebr fajde dhe ikje nga tatimi, G\u00ebzim dhe Salih Sinanit t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Sipas shkresave t\u00eb Prokuroris\u00eb, avokati Berisha e kishte ditur se nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbrojt\u00ebs i G\u00ebzim e Salih Sinanit pasi ishte duke mbrojtur nj\u00eb klient tjet\u00ebr n\u00eb rastin \u201cBrezovica\u201d. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij fakti, sipas Prokuroris\u00eb, Berisha iu kishte k\u00ebrkuar G\u00ebzim dhe Salih Sinanit 20 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u2019i mbrojtur vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn fillestare t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Berisha n\u00eb vazhdim\u00ebsi kishte penguar t\u00eb pandehurit q\u00eb t\u00eb deklaroheshin n\u00eb Prokurori, duke i paralajm\u00ebruar se do t\u00eb d\u00ebnoheshin me 5 deri n\u00eb 6 vite burgim.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Prokuroris\u00eb, Berisha kishte k\u00ebrkuar prej t\u00eb pandehurve t\u00eb mos deklaroheshin p\u00ebr t\u00eb pandehurin Shefik Rexhepin, i cili dyshohet p\u00ebr fajde n\u00eb bashk\u00ebveprim me G\u00ebzim Sinanin.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Besnik Berisha kishte pranuar 11 mij\u00eb euro p\u00ebrmes vozit\u00ebsit t\u00eb tij jasht\u00eb zyr\u00ebs ku punon si avokat. Prokuroria pretendon se kjo v\u00ebrtetohet nga p\u00ebrmbajtja e sms-ve.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, familjar\u00ebt e G\u00ebzim dhe Salih Sinanit kishin nd\u00ebrprer\u00eb komunikimet me Besnik Berish\u00ebn p\u00ebr faktin se ai nuk po iu ofronte mbrojtje ligjore.<\/p>\n<p>\u201cFamiljar\u00ebt e G\u00ebzim dhe Salih Sinanit kishin nd\u00ebrprer\u00eb komunikimet me t\u00eb dhe kishin autorizuar mbrojt\u00ebs tjer\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrshkrimin k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr paraburgim q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb prokurori Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Prokuroris\u00eb, Besnik Berisha gjat\u00eb muajve tetor-dhjetor 2022, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ka k\u00ebrkuar para p\u00ebr vete q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim t\u00eb padrejt\u00eb mbi vendimmarrjen e personave zyrtar\u00eb, duke k\u00ebrkuar 20 mij\u00eb euro nga K.S, babai i t\u00eb pandehurve G\u00ebzim dhe Salih Sinani, t\u00eb cil\u00ebt gjendeshin n\u00eb mas\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Berisha i kishte k\u00ebrkuar 20 mij\u00eb euro me arsyetimin se do t\u2019i mbroj\u00eb G\u00ebzim e Salih Sinanin n\u00eb procedur\u00ebn e hetimore, edhe pse nuk ka pasur autorizim dhe nuk ka pasur t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb, pasi q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb njohur si rasti \u201cBrezovica\u201d, ka qen\u00eb duke e mbrojtur nj\u00eb t\u00eb pandehur tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Prokuroris\u00eb, m\u00eb 22 dhjetor 2022, Berisha ka k\u00ebrkuar edhe leje vizite nga gjyqtari i Procedur\u00ebs Paraprake, p\u00ebr ta vizituar t\u00eb pandehurin G\u00ebzim Sinani n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit, e cila k\u00ebrkes\u00eb iu ka refuzuar, k\u00ebshtu q\u00eb fillimisht i ka marr\u00eb 7 mij\u00eb euro, e pastaj edhe 4 mij\u00eb euro nga babai i t\u00eb pandehurve, duke i udh\u00ebzuar q\u00eb t\u00eb mos e pranojn\u00eb faj\u00ebsin\u00eb se mund t\u00eb d\u00ebnohen me 5 deri n\u00eb 6 vite burgim dhe t\u00eb mos deklarohen p\u00ebr persona tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cfajdes\u00eb\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim te personat zyrtar\u00eb \u2013 gjyqtar\u00ebt q\u00eb t\u2019iu nd\u00ebrpritet masa e paraburgimit, edhe pse ndikimi i supozuar nuk \u00ebsht\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cushtrimi i ndikimit\u201d nga neni 424, par.1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se Berisha ekziston dyshimi i bazuar q\u00eb gjat\u00eb muajit n\u00ebntor-dhjetor 2022, ka ndihmuar n\u00eb shmangien e zbulimit dhe arrestimit t\u00eb t\u00eb pandehurit Shefik Rexhepi.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, pas arrestimit t\u00eb t\u00eb pandehurve G\u00ebzim dhe Salih Sinani p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cfajdes\u00eb\u201d, me rastin e mbajtjes s\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 15 n\u00ebntor 2022 p\u00ebr konfirmimin e urdhrit ndalues p\u00ebr ngrirje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb pasuris\u00eb, Besnik Berisha ka hyr\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit num\u00ebr 1, ku ishin sjell\u00eb t\u00eb pandehurit nga oficer\u00ebt korrektues, para se t\u00eb filloj\u00eb seanca, ku pa autorizim ka biseduar me t\u00eb pandehurit G\u00ebzim dhe Salih Sinani, t\u00eb cil\u00ebve iu ka th\u00ebne \u201cju ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb fala Shefiku\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Berisha  i kishte udh\u00ebzuar G\u00ebzim e Salih Sinanin q\u00eb t\u00eb mos deklarohen p\u00ebr t\u00eb pandehurin Shefik Rexhepi\u201d, i cili n\u00eb bashk\u00ebkryerje me t\u00eb pandehurin G\u00ebzim Sinani, ishin t\u00eb dyshuar se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cFajdes\u00eb\u201d .<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs, avokati Berisha \u00ebsht\u00eb takuar para objektit t\u00eb gjykat\u00ebs me babain e t\u00eb pandehurve K.S, kurse m\u00eb 22 dhjetor 2022, ka k\u00ebrkuar leje nga gjyqtari i Procedur\u00ebs Paraprake p\u00ebr ta vizituar t\u00eb pandehurin G\u00ebzim Sinani edhe pse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje penale, t\u00eb njohur si rasti \u201cBrezovica\u201d ka qen\u00eb duke e mbrojtur nj\u00eb t\u00eb pandehur tjet\u00ebr dhe e kan\u00eb ditur q\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta vizitoj\u00eb t\u00eb pandehurin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cdh\u00ebnia e ndihm\u00ebs kryer\u00ebsve pas kryerjes s\u00eb veprave penale\u201d, nga neni 380, par.1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>M\u00eb tej sipas Prokuroris\u00eb, ekziston dyshimi i bazuar se Berisha nga 21 shtatori 2022 n\u00eb vazhdim\u00ebsi deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2023, ka parandaluar personat n\u00eb dh\u00ebnien e informacioneve zyrtar\u00ebve policor\u00eb dhe Prokurorit, lidhur me kryerjen e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, derisa t\u00eb pandehurit G\u00ebzim dhe Salih Sinani kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn mas\u00ebn e paraburgimit, Besnik Berisha p\u00ebrmes familjar\u00ebve t\u00eb tyre dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb autorizuar, ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb mos deklarohen para hetuesve policor\u00eb dhe prokurorit lidhur me vepr\u00ebn e tyre dhe lidhjet me t\u00eb pandehurin Shefik Rexhepi, duke i k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u00eb d\u00ebnohen me nga 5-6 vite burgim.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Prokuroris\u00eb, Berisha nga babai i t\u00eb pandehurve K.S ka k\u00ebrkuar 20 mij\u00eb euro prej t\u00eb cilave i ka marr\u00eb 11 mij\u00eb euro me premtim se do t\u2019iu ndihmoj\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn hetimore edhe pse nuk ka qen\u00eb mbrojt\u00ebs i autorizuar dhe nuk ka pasur t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb njohur si rasti \u201cBrezovica\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin ka qen\u00eb i autorizuar nga nj\u00eb i pandehur tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cPengimi i t\u00eb provuarit apo procedur\u00ebs zyrtare\u201d, nga neni 386, par.1, n\u00ebnpar.1.3 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria: Nexhat Xhafa iu ndihmoi t\u00eb dyshuarve t\u00eb arratiseshin<\/strong><\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr caktimin e paraburgimit nga ana e Prokuroris\u00eb, i pandehuri Nexhat Xhafa ekziston dyshimi i bazuar se m\u00eb 21 shkurt 2023, n\u00eb Prishtin\u00eb, Ferizaj, Vushtrri, etj., ka ndihmuar t\u00eb pandehurit n\u00eb shmangien e arrestimit t\u00eb tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale \u201cfajdeja\u201d, duke i njoftuar t\u00eb pandehurit Fatmir G\u00ebrbeshi, Tahir G\u00ebrbeshi, Ibrahim G\u00ebrbeshi, Dardan Rama, Rrahim Sopjani, Fitim G\u00ebrbeshi, Ilir V\u00ebrshevci dhe Kreshnik Dervishi, t\u00eb cil\u00ebt ishin duke u hetuar p\u00ebr shkak t\u00eb veprave penale \u201cfajdeja\u201d dhe \u201cshmangia nga tatimi\u201d.<\/p>\n<p>Xhafa, sipas Prokuroris\u00eb, ngarkohet se t\u00eb dyshuarve iu kishte treguar se do t\u00eb zbatohet kontroll nga Policia e Kosov\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe auto-sallonet e tyre, t\u00eb cilat informacione i kishte pranuar nga persona tani t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>Andaj, thuhet se me rastin e zbatimit t\u00eb urdh\u00ebr-kontrollit nga Drejtoria p\u00ebr Hetimin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe lokalet p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb t\u00eb pandehurve, m\u00eb 2 mars 2023, t\u00eb pandehurit nuk jan\u00eb gjetur n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, pasi ishin arratisur.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cDh\u00ebnia e ndihm\u00ebs kryer\u00ebsve pas kryerjes s\u00eb veprave penale\u201d nga neni 380, par.1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se m\u00eb 21 shkurt 2023 n\u00eb Prishtin\u00eb, Ferizaj, Vushtrri, etj, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit pasuror, Xhafa ka nxitur t\u00eb pandehurit q\u00eb t\u2019i fshehin regjistrat dhe pasurit\u00eb q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb prova ose pasuri p\u00ebr sekuestrim n\u00eb procedur\u00ebn penale. Aty thuhet se pasi q\u00eb ka njoftuar t\u00eb pandehurit se do t\u00eb zbatohet nj\u00eb urdh\u00ebr kontroll nga Policia e Kosov\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe auto-sallonet e tyre, t\u00eb pandehurit Fatmir G\u00ebrbeshi, Tahir G\u00ebrbeshi, Ibrahim G\u00ebrbeshi, Dardan Rama, Rrahim Sopjani, Fitim V\u00ebrshevci, Ilir V\u00ebrshevci dhe Kreshnik D\u00ebrvishi, kishin larguar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre regjistrat, parat\u00eb si dhe nga auto-sallonet, veturat dhe mjetet p\u00ebr v\u00ebzhgim, q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsohet sekuestrimi i tyre dhe p\u00ebrdorimi si prova dhe dobi pasurore n\u00eb procedur\u00ebn penale.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cPengimi i t\u00eb provuarit apo procedur\u00ebs zyrtare\u201d, nga neni 386, par.1, n\u00ebnpar. 1.5 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria: Ismet Salihu iu ofroi 40 mij\u00eb euro d\u00ebshmitar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Kurse, Ismet Salihu, ekziston dyshimi i bazuar se m\u00eb 13 maj 2023 dhe 1 qershor 2023, n\u00eb restorantin \u201cHib Petrol\u201d i cili gjendet ne fshatin Bresje, Komuna e Fush\u00eb-Kosov\u00ebs, e ka nxitur d\u00ebshmitarin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb rreme n\u00eb procedur\u00ebn penale, duke u takuar dhe ofruar para n\u00eb shum\u00ebn prej 40 mij\u00eb euro d\u00ebshmitarit \u2013 t\u00eb d\u00ebmtuarit S.B, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb para hetuesve t\u00eb DHKR-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale e regjistruar si PPI.nr.200\/22, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb duke u hetuar edhe djali i tij -i pandehuri Besnik Salihu, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cfajdeja\u201d dhe \u201cshmangia nga tatimi\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, dyshohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cpengimi i t\u00eb provuarit apo procedur\u00ebs zyrtare\u201d nga neni 386, par.1, n\u00ebnpar 1.7 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria: Oficeri Vuniqi ia mund\u00ebsoi t\u00eb paraburgosurit t\u00eb p\u00ebrdorte telefonin<\/strong><\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs \u00eb prokurorit p\u00ebr t\u2019ia vendosur mas\u00ebn e paraburgimit, i pandehuri Jeton Vuniqi dyshohet se nga fillimi i muajit prill 2023 e n\u00eb vazhdim si oficer n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Gjilan ka keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare me q\u00ebllimi t\u00eb p\u00ebrftimit.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit, Vuniqi dyshohet se gjat\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs i ka mund\u00ebsuar t\u00eb pandehurit Egzon Salihut q\u00eb ishte n\u00eb paraburgim n\u00ebn dyshimin p\u00ebr fajde e ikje prej tatimit, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb telefonin e qendr\u00ebs s\u00eb paraburgimit p\u00ebr komunikim me t\u00eb af\u00ebrmit e tij n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloren e Qendr\u00ebs s\u00eb Paraburgimit.<\/p>\n<p>Ai ngarkohet se ia ka mund\u00ebsuar Salihut t\u00eb telefonoj\u00eb disa her\u00eb brenda jav\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb informacione lidhur me zhvillimin e procedur\u00ebs penale ndaj tij si dhe m\u00ebnyr\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb Vuniqi ngarkohet me vepr\u00ebn penale \u201ckeqp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414 par.1 t\u00eb KPRK-\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria: Edhe oficeri Zubaku ia mund\u00ebsoi t\u00eb paraburgosurit t\u00eb p\u00ebrdorte telefonin<\/strong><\/p>\n<p>Sikurse Vuniqi edhe Fidan Zubaku dyshohet p\u00ebr korrupsion pasi si oficer n\u00eb Qendr\u00ebn Korrektuese ia ka mund\u00ebsuar t\u00eb pandehurit Egzon Salihu t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb telefonin me t\u00eb af\u00ebrmit e tij.<\/p>\n<p>Zubaku dyshohet se ia ka mund\u00ebsuar Salihut t\u00eb telefonoj\u00eb disa her\u00eb brenda jav\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb informacione lidhur me zhvillimin e procedur\u00ebs penale ndaj tij si dhe m\u00ebnyr\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb telefonatat q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb me t\u00eb af\u00ebrmit e tij, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit, i dyshuari Salihu ka arritur t\u00eb shes nj\u00eb vetur\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb 22 mij\u00eb euro para kesh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shitjes s\u00eb vetur\u00ebs<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb Zubaku ngarkohet me vepr\u00ebn penale \u201ckeqp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414 par.1 t\u00eb KPRK-\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria: Cakolli k\u00ebrkoi 100 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb ndikuar te personat zyrtar\u00eb<br \/>\nSipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit p\u00ebr paraburgim, Refik Cakolli dyshohet se gjat\u00eb muajit tetor 2022 n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ka k\u00ebrkuar para p\u00ebr personin tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e personit zyrtar.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Cakolli ka k\u00ebrkuar nga familjar\u00ebt e t\u00eb pandehurve G\u00ebzim dhe Salih Sinani 100 mij\u00eb euro q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i liruar nga paraburgimi G\u00ebzim dhe Salih Sinanin.<\/p>\n<p>G\u00ebzim dhe Salih Sinani ishin n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Gjilan n\u00ebn dyshimin p\u00ebr fajde dhe shmangie t\u00eb tatimit. G\u00ebzim Sinani ishte i dyshuar edhe p\u00ebr dh\u00ebnie ryshfetit, ushtrim ndikimi dhe pengim t\u00eb provuarit apo procedur\u00ebs zyrtare edhe pse ndikimi i supozuar nuk \u00ebsht\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Cakolli dyshohet p\u00ebr ushtrim ndikimi nga neni 424 paragrafi 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria: Adonis Salihu dha 30 mij\u00eb euro p\u00ebr ushtrim ndikimi<\/strong><\/p>\n<p>Edhe Adonis Salihu, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit p\u00ebr paraburgim, dyshohet se gjat\u00eb muaj prill n\u00eb Ferizaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb para personit tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb vendimmarrje t\u00eb personit zyrtare.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Salihu i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pandehurit Shkumbin Hajdini 30 mij\u00eb euro q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim t\u00eb padrejt\u00eb ne vendimmarrjen e personave zyrtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb liruar nga paraburgimi t\u00eb pandehurin Fadil Salihun, i cili gjenden n\u00eb paraburgim p\u00ebr fajde e shmangie t\u00eb tatimit dhe vepra tjera penale.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, Adonis Salihu ngarkohet se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb ushtr9mit t\u00eb ndikimit nga neni 535 paragrafi 3 i KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi i Prokuroris\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Ferizaj \u2013 Departamenti p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, njofton se ka filluar hetimet kund\u00ebr t\u00eb pandehurve Nexhat Xhafa, Besnik Berisha, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli, Adonis Salihu , etj., p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar se kan\u00eb kryer veprat penale si\u00e7 p\u00ebrshkruhen n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>Aty thuhet se dyshimi i bazuar se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer veprat penale v\u00ebrtetohet nga provat e siguruar deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs dhe at\u00eb: Dyshimi i bazuar se t\u00eb pandehurit do t\u00eb ken\u00eb kryer vepr\u00ebn penale si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb dispozitivin e aktvendimit v\u00ebrtetohet nga provat e siguruara me kall\u00ebzimin penal dhe at\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve, d\u00ebshmitarit anonim, raportet p\u00ebr monitorimin e bisedave p\u00ebr t\u00eb pandehurit, raportet p\u00ebr ekzaminimin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Giykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb, raportet e siguris\u00eb n\u00eb auto-sallonin e t\u00eb pandehurve, raportet p\u00ebr ekzaminimin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb disa objekte afariste, si dhe provave tjera t\u00eb siguruara me kall\u00ebzimin penal.<\/p>\n<p>Aty thuhet se nga d\u00ebshmit\u00eb e siguruara n\u00eb procedur\u00ebn hetimore dhe at\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitarit t\u00eb mbrojtur, raportet p\u00ebr ekzaminimin p\u00ebr kamerat e siguris\u00eb n\u00eb objektin e t\u00eb pandehurit Fatmir G\u00ebrbeshi, si dhe raportet e monitorimit t\u00eb bisedave p\u00ebr t\u00eb pandehurit n\u00eb rastin e fajdeve v\u00ebrtetohet se i pandehuri Nexhat Xhafa, ish-polic i Kosov\u00ebs, kishte siguruar nga persona tani t\u00eb panjohur informacione p\u00ebr zbatimin e urdh\u00ebr-kontrollit n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe lokalet p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb disa t\u00eb pandehurve, t\u00eb cil\u00ebt i kishte njoftuar, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb 2 mars 2023, t\u00eb pandehurit ishin arratisur dhe kishin larguar sendet \u2013 veturat q\u00eb mund t\u00eb ishin objekt sekuestrimi.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, nga d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve K.S dhe B.S, v\u00ebrtetohet se i pandehuri Besnik Berisha kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb mbrojtjen e t\u00eb pandehurve G\u00ebzim dhe Salih Sinani, t\u00eb cil\u00ebt ishin arrestuar p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar se kan\u00eb kryer vepren penale \u201cFajdeja\u201d, nga neni 331, par. 3 lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb, kurse i pandehuri G\u00ebzim Sinani edhe p\u00ebr veprat penale \u201cDh\u00ebnia e ryshfetit n\u00eb ndihm\u00eb\u201d nga neni 422, par.1 lidhur me nenin 33 t\u00eb KPRK-s\u00eb, \u201cUshtrimi i ndikimit\u201d nga neni 424, par. 2 t\u00eb KPRK-s\u00eb dhe vepr\u00ebn penale \u201cPengimi i t\u00eb provuarit apo procedur\u00ebs zyrtare\u201d nga nen 386, par.I, n\u00ebnpar. I.5 t\u00eb KPRK-s\u00eb, e cila l\u00ebnd\u00eb evidentohej si PPI.nr.58\/22, e q\u00eb ishite pjes\u00eb e rastit t\u00eb njohur si \u201cBrezovica\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00e7\u00ebshtje i pandehuri Besnik ishte duke mbrojtur nj\u00eb t\u00eb pandehur tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Prokuroris\u00eb, i pandehuri edhe pse e kishte ditur q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbrojt\u00ebs i autorizuar i t\u00eb pandehurve G\u00ebzim dhe Salih Sinani, kishte k\u00ebrkuar 20 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u2019i mbrojtur vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn fillestare t\u00eb hetimit, prej t\u00eb cil\u00ebve kishte marr\u00eb 11 mij\u00eb euro, mir\u00ebpo n\u00eb vazhdim\u00ebsi kishte penguar t\u00eb pandehurit q\u00eb t\u00eb deklarohen n\u00eb Prokurori, duke i paralajm\u00ebruar p\u00ebrmes familjar\u00ebve se do t\u00eb d\u00ebnohen nga 5 deri n\u00eb 6 vite burgim.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr konfirmimin e urdhrit ndalues p\u00ebr ngrirje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb pasuris\u00eb, q\u00eb ishte mbajtur n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb m\u00eb 15 n\u00ebntor 2022, i pandehuri para fillimit t\u00eb seanc\u00ebs, ka hyr\u00eb n\u00eb sall\u00ebn numer 1 t\u00eb Gjykat\u00ebs, ka biseduar me t\u00eb pandehurit prej t\u00eb cil\u00ebve kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos deklarohen p\u00ebr personin Shefik Rexhepi, i cili dyshohej gjithashtu p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cfajdes\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebveprim me t\u00eb pandehurin G\u00ebzim Sinani.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fakt, thuhet se e konfirmojn\u00eb edhe t\u00eb pandehurit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb Prokurori, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebr t\u00eb tjera kan\u00eb deklaruar se kishin paraqitur k\u00ebrkes\u00eb te avokati Besnik Berisha, q\u00eb t\u00eb deklarohen p\u00ebr pranim t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb, mir\u00ebpo i nj\u00ebjti i kishte penguar, duke i th\u00ebn\u00eb babait t\u00eb tye \u201cNuk ban me pranu faj\u00ebsin\u00eb se do t\u00eb d\u00ebnohen me burg nga 5 deri n\u00eb 6 vite\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte, Prokuroria thot\u00eb se konfirmohen edhe nga komunikimet me sms q\u00eb i pandehuri i kishte mbajtur me babain e t\u00eb pandehurve K.S, e t\u00eb cilat ishin dor\u00ebzuar nga d\u00ebshmitari n\u00eb Drejtorin\u00eb e Hetimeve t\u00eb Krimeve t\u00eb Renda n\u00eb Prishtin\u00eb. Nga p\u00ebrmbajtja e sms-ve, thuhet se v\u00ebrtetohet se Besnik Berisha kishte pranuar 11 mij\u00eb euro dhe at\u00eb p\u00ebrmes vozit\u00ebsit t\u00eb tij jasht\u00eb zyr\u00ebs ku punon si avokat.<\/p>\n<p>Se q\u00ebllimi i t\u00eb pandehurit ishte q\u00eb t\u00eb parandaloj\u00eb t\u00eb pandehurit G\u00ebzim dhe Salih Sinani t\u00eb deklarohen p\u00ebr veprat p\u00ebr t\u00eb cilat dyshoheshin, duke e ditur se Shefik Rexhepi ishte nj\u00ebri prej personave t\u00eb dyshuar, thuhet q\u00eb v\u00ebrtetohet edhe nga deklarata e d\u00ebshmitarit K.S, i cili v\u00ebrteton se Shefik Rexhepi t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb fizikisht ishte takuar me K.S, derisa t\u00eb pandehurit G\u00ebzim dhe Salih Sinani gjendeshin n\u00eb paraburgim, prej t\u00eb cilit kishte kerkuar q\u00eb t\u00eb takohet edhe me disa d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebr t\u2019i penguar t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb kund\u00ebr djemve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se i pandehuri m\u00eb 22 dhjetor 2022 kishte paraqitur edhe k\u00ebrkesat n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pej\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje vizite n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Gjilan, p\u00ebr ta takuar G\u00ebzim Sinanin, mir\u00ebpo gjyqtari k\u00ebt\u00eb leje e kishte refuzuar pas njoftimit nga ana e prokurorit se i pandehuri \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebs i nj\u00eb t\u00eb pandehuri tjet\u00ebr n\u00eb rastin \u201cBrezovica\u201d.<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb q\u00ebllimin e avokatit, tani t\u00eb pandehurit Besnik Berisha se nuk \u00ebsht\u00eb duke iu ofruar mbrojtje ligjore t\u00eb pandehurve G\u00ebzim dhe Salih Sinani, thuhet se familjar\u00ebt kishin nd\u00ebrprer\u00eb komunikimet me t\u00eb dhe kishin autorizuar mbrojt\u00ebs tjer\u00eb. Nga d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve K.S  dhe B.S, thuhet se v\u00ebrtetohet se i pandehuri Refik Cakolli u kishte k\u00ebrkuar 100 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb pandehurit G\u00ebzim dhe Salih Sinani nga paraburgimi, edhe pse premtimi i tij nuk ishte realizuar.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se nga raportet e monitorimit t\u00eb bisedave p\u00ebr t\u00eb pandehurit Besnik Salihu, Fadil Salihu, Egzon Salihu, n\u00eb rastin e njohur si \u201cFajdeja\u201d, jan\u00eb v\u00ebrtetuar faktet se t\u00eb pandehurit Ismet Salihu, Adonis Salihu, kishin ofruar dhe paguar shuma t\u00eb parave nga 30 mij\u00eb deri n\u00eb 50 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek personat zyrtar\u00eb, q\u00eb t\u00eb pandehurve t\u2019iu nd\u00ebrpritet masa e paraburgimit si dhe t\u00eb pengohen d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Prokuroria thot\u00eb se nga raportet e monitorimit \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se t\u00eb pandehurit Jeton Vuniqi dhe Fidan Zubaku, si oficer\u00eb korrektues n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Gjilan, m\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit pasuror, kishin keqp\u00ebrdorur detyrat zyrtare, duke i mund\u00ebsuar t\u00eb pandehurit Egzon Salihu t\u00eb p\u00ebrdori telefonin e qendr\u00ebs pa kufizim, p\u00ebr t\u00eb komunikuar me familjar\u00ebt dhe personat tjer\u00eb t\u00eb dyshuar, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb rrjedh\u00ebn e hetimeve.<\/p>\n<p>Kurse, m\u00eb 13 korrik 2023 thuhet se \u00ebsht\u00eb zbatuar nj\u00eb urdh\u00ebr i gjyqtarit t\u00eb procedur\u00ebs paraprake p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Ferizaj p\u00ebr kontrollimin dhe sekuestrimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb sendeve, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb prova n\u00eb procedur\u00ebn hetimore kund\u00ebr t\u00eb pandehurve. T\u00eb pandehurit jan\u00eb arrestuar dhe ndaluar me aktvendim t\u00eb prokurorit p\u00ebr 48 or\u00eb,<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri do t\u00eb ket\u00eb kryer veprat penale sikurse p\u00ebrshkruhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, si dhe jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet ligjore nga nen 163, par,2, n\u00ebnpar.2.5.1 , 2.5.2 dhe 2.5.3 t\u00eb KPP-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebrkesa p\u00ebr caktimin e paraburgimit kund\u00ebr t\u00eb pandehurit n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej nj\u00eb muaji, sepse Prokuroria pretendon se ka prova q\u00eb mb\u00ebshtesin bazat e artikulueshme se n\u00ebse t\u00eb pandehurit gjenden n\u00eb liri do t\u00eb arratisen, do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmtuar, si dhe do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin veprat penale.<\/p>\n<p>Baza ligjore se i pandehuri mund t\u00eb arratiset, thuhet se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar p\u00ebr faktin se disa t\u00eb pandehur tani ve\u00e7 gjenden n\u00eb arrati, kurse i pandehuri Besnik Berisha \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb Spitalin e Kardiologjis\u00eb p\u00ebr trajtim spitalor, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse t\u00eb pandehurit gjenden n\u00eb liri, ekziston rreziku se mund t\u00eb arratisen dhe sigurimi i tyre n\u00eb procedur\u00ebn penale do t\u00eb ishte i v\u00ebshtir\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se baza ligjore se t\u00eb pandehurit n\u00ebse gjenden n\u00eb liri do t\u00eb asgj\u00ebsojn\u00eb, fshehin, ndryshojn\u00eb ose falsifikojn\u00eb provat e vepr\u00ebs penale, si dhe do t\u00eb pengojn\u00eb rrjedh\u00ebn e procedur\u00ebs penale, duke ndikuar n\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, t\u00eb d\u00ebmtuar ose bashk\u00ebpjes\u00ebmarr\u00ebs,  \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar p\u00ebr faktin se deri m\u00eb tani nuk jan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt dhe t\u00eb d\u00ebmtuarit, kurse nga zbatimit i hetimeve deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs penale, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se disa t\u00eb pandehur kan\u00eb tentuar t\u00eb ndikojn\u00eb tek d\u00ebshmitar\u00ebt n\u00eb rastin e fajdeve, duke iu ofruar para n\u00eb shuma deri n\u00eb 40 mij\u00eb euro, q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb ndaj t\u00eb pandehurve, t\u00eb cil\u00ebt tani ve\u00e7 gjenden n\u00eb paraburgim p\u00ebr rastin e fajdes\u00eb, e gjithashtu mund t\u00eb ndikojn\u00eb edhe tek te pandehurit e tjer\u00eb q\u00eb tani gjenden n\u00eb arrati, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse gjenden n\u00eb liri do t\u00eb pengojn\u00eb rrjedh\u00ebn e procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Dhe thuhet se baza ligjore e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar p\u00ebr faktin se duke marr\u00eb parasysh karakteristikat personale t\u00eb t\u00eb pandehurve, pesh\u00ebn e veprave penale, faktin se disa t\u00eb pandehur kan\u00eb kryer disa vepra penale, kurse jan\u00eb t\u00eb dyshuar edhe p\u00ebr vepra tjera, e q\u00eb v\u00ebrtetohet edhe nga evidenca e policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn kriminale, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse i pandehuri gjendet n\u00eb liri do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin veprat penale.<\/p>\n<p>Andaj, Prokuroria propozoi q\u00eb t\u00eb pandehurve t\u2019iu caktohet masa e paraburgimit n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 30 dit\u00ebsh. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Ferizaj, t\u00eb premten, ka k\u00ebrkuar nga Gjykata Themelore caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit n\u00eb afat prej 30 dit\u00ebsh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjasht\u00eb t\u00eb pandehurve tjer\u00eb: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu. Ata dyshohen p\u00ebr \u201cushtrim ndikimi\u201d, \u201cpengim i procedur\u00ebs penale\u201d dhe \u201cdh\u00ebnia e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":834213,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1807,1289],"class_list":["post-834201","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-besnik-berisha","tag-prokuroria"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/834201","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=834201"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/834201\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/834213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=834201"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=834201"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=834201"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}