{"id":834286,"date":"2023-07-16T15:02:26","date_gmt":"2023-07-16T13:02:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=834286"},"modified":"2023-07-16T15:02:26","modified_gmt":"2023-07-16T13:02:26","slug":"sektori-i-hotelierise-nje-nga-sektoret-me-me-perspektive-per-te-ardhmen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/sektori-i-hotelierise-nje-nga-sektoret-me-me-perspektive-per-te-ardhmen\/","title":{"rendered":"Sektori i Hotelieris\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb me perspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen"},"content":{"rendered":"<p><strong>Hotelieria \u00ebsht\u00eb industria q\u00eb p\u00ebrfshin gjith\u00e7ka q\u00eb lidhet me menaxhimin e hoteleve, strehimin e mysafir\u00ebve dhe sh\u00ebrbimin e tyre. Kjo industri ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb pun\u00ebsim p\u00ebr shum\u00eb vende dhe p\u00ebr ekonomin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. <\/strong><\/p>\n<p>Hotelieria \u00ebsht\u00eb sektor q\u00eb ofron shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ekonomin\u00eb vendore, nga pun\u00ebsimi p\u00ebr profesione t\u00eb ndryshme, si: menaxher\u00eb hoteli, staf recepsionist, kuzhinier\u00eb, pastrues, sh\u00ebrbime p\u00ebrcjell\u00ebse, etj. <\/p>\n<p>Kjo industri p\u00ebrkon me nevoj\u00ebn e mysafir\u00ebve p\u00ebr strehim dhe sh\u00ebrbime, si\u00e7 jan\u00eb akomodimi, ushqimi dhe guidat e ndryshme arsimore, turistike, kulturore, etj.<\/p>\n<p>Ky sektor, viteve t\u00eb fundit po d\u00ebshmon q\u00ebndrueshm\u00ebri zhvillimi dhe ka p\u00ebrjetuar investime me interes p\u00ebr ekonomin\u00eb, duke e sjell\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb cilin Kosova kurr\u00eb nuk e kishte, me kontribut edhe n\u00eb buxhetin e shtetit, edhe kontribut n\u00eb GDP-n\u00eb vendore.<\/p>\n<p>Ky zhvillim i turizmit pasqyrohet me ngritjen e vazhdueshme t\u00eb lakores s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave hoteliere nga viti n\u00eb vit. K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat e Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat na tregojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb rreth gjendjes s\u00eb k\u00ebtij sektori n\u00eb vendin ton\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, numri i vizitor\u00ebve (vendor\u00eb dhe t\u00eb huaj) ishte 460 467, prej tyre 35,37%, ishin vendor\u00eb dhe 64,63% ishin t\u00eb jasht\u00ebm. Numri i net-q\u00ebndrimeve ishte 818 832, prej tyre 33,47% nga vendor\u00ebt dhe 66,53% nga t\u00eb huajt. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, numri i vizitor\u00ebve vendor\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 14,0% n\u00eb raport me vitin 2021, net-q\u00ebndrimet e vizitor\u00ebve vendor\u00eb jan\u00eb rritur p\u00ebr 23,0%. Ka rritje t\u00eb vizitor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr rreth 40,0%, kurse net-q\u00ebndrimet e vizitor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm jan\u00eb rritur p\u00ebr 52,0% n\u00eb raport me vitin 2021. <\/p>\n<p>N\u00eb TM4 2022, n\u00eb aktivitetet e akomodimit dhe aktivitetet e sh\u00ebrbimeve me ushqim jan\u00eb regjistruar 232 nd\u00ebrmarrje (8.8%) e t\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb regjistruara gjat\u00eb k\u00ebtij tremujori. <\/p>\n<p>N\u00eb muajin prill 2023, indeksi i qarkullimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb Hotelieris\u00eb kishte rritje 31.60% sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga ASK. Po ashtu, n\u00eb muajin prill 2023, indeksi i numrit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve kishte rritje n\u00eb sektorin e Hoteleris\u00eb prej 13.89%, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ASK-s\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, industria e mikpritjes dhe Turizmit po evoluon vazhdimisht, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se me kualifikimet, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe aft\u00ebsit\u00eb e duhura, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ngjitur n\u00eb shkall\u00ebt e karrier\u00ebs dhe perfeksionimi i saj jan\u00eb t\u00eb mundshme. <\/p>\n<p>Arsyeja pse t\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet n\u00eb Menaxhim t\u00eb Hoteleris\u00eb dhe Turizmit: Siguria dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e rritjes dhe zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj industrie, duke atraktuar investime t\u00eb m\u00ebdha e cil\u00ebsore, duke e b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn destinacion turistik me q\u00ebllime pushimi, rekreacioni dhe eksplorimi.<\/p>\n<p>B\u00ebheni ambasador t\u00eb vlerave me t\u00eb cilat t\u00ebrhiqni turist\u00ebt nga mbar\u00eb bota duke b\u00ebr\u00eb prezantimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si vend t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm me bukuri t\u00eb shumta natyrore, me universitete t\u00eb njohura nd\u00ebrkombtarisht dhe ekonomi konkurruese n\u00eb rajon, duke ofruar zbavitje, njohuri dhe hulumtim p\u00ebr fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb turizmit natyror-rural-ekoturizmi (rafting lumor, paragliding, mountain biking, fishing, trekking, ngjitje, hiking, sh\u00ebtitje me kuaj, udh\u00ebtime studimore etj.), me synime edhe p\u00ebr zhvillimin e turizmit kulturor, sh\u00ebndet\u00ebsor, etj.<\/p>\n<p>Profesionist\u00ebt e k\u00ebsaj fushe, b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb industrie dinamike, me perfeksionim dhe zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, konkurrues me rajon e m\u00eb gjer\u00eb, profitabil dhe me siguri p\u00ebr vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs dhe vet\u00ebpun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Hotelieria, sipas treguesve statistikor\u00eb, ka zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, me perspektiv\u00eb p\u00ebr investime dhe vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs. Sigurisht, duhet ta marrim tep\u00ebr seriozisht fotografin e shquar Martin Parr i cili ka th\u00ebn\u00eb se \u201cTurizmi \u00ebsht\u00eb industria m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hotelieria \u00ebsht\u00eb industria q\u00eb p\u00ebrfshin gjith\u00e7ka q\u00eb lidhet me menaxhimin e hoteleve, strehimin e mysafir\u00ebve dhe sh\u00ebrbimin e tyre. Kjo industri ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb pun\u00ebsim p\u00ebr shum\u00eb vende dhe p\u00ebr ekonomin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Hotelieria \u00ebsht\u00eb sektor q\u00eb ofron shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ekonomin\u00eb vendore, nga pun\u00ebsimi p\u00ebr profesione t\u00eb ndryshme, si: menaxher\u00eb hoteli, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":834290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-834286","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/834286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=834286"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/834286\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/834290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=834286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=834286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=834286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}