{"id":836215,"date":"2023-07-20T17:01:23","date_gmt":"2023-07-20T15:01:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=836215"},"modified":"2023-07-20T17:13:59","modified_gmt":"2023-07-20T15:13:59","slug":"prometeu-krijuesi-i-njerezimit-qe-u-vodhi-zjarrin-perendive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/prometeu-krijuesi-i-njerezimit-qe-u-vodhi-zjarrin-perendive\/","title":{"rendered":"Prometeu, krijuesi i njer\u00ebzimit q\u00eb u vodhi zjarrin Per\u00ebndive"},"content":{"rendered":"<p><strong>Historia e Prometeut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb interesantet e mitologjis\u00eb greke. Me kalimin e shekujve ajo \u00ebsht\u00eb pasuruar nga poet\u00eb dhe filozof\u00eb. Dhe ende sot, Prometeu personifikon inteligjenc\u00ebn, madje dinak\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzimin, megjith\u00ebse n\u00eb fund u dor\u00ebzua n\u00eb luft\u00ebn e tij t\u00eb pabarabart\u00eb kund\u00ebr Zeusit.<\/strong><\/p>\n<p>Prometeu, emri i t\u00eb cilit do t\u00eb thoshte \u2018largpam\u00ebs\u2019 n\u00eb greqishten e vjet\u00ebr, ishte nj\u00eb gjysm\u00ebper\u00ebndi, biri i Titan Iapetusit dhe Klimen\u00ebs ose Azia, q\u00eb t\u00eb dy Oqeanid\u00eb dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Oqeanit. V\u00ebllez\u00ebrit e tij ishin mendjelehtei Epimete (i njohur si \u201cpas\u2013menduesi), Atlasi dhe Menoetiusi.<\/p>\n<p>Kur shp\u00ebrtheu konflikti p\u00ebr pushtet midis Per\u00ebndive n\u00eb Olimp dhe titan\u00ebve, ai mori an\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve, edhe pse ishte vet\u00eb nj\u00eb Titan, Me k\u00ebshillat e tij t\u00eb men\u00e7ura, ia garantoi fitoren Zeusit. Sipas satiristit Lucian, Prometeu, krijoi njeriun e par\u00eb me ndihm\u00ebn e per\u00ebndesh\u00ebs Athina.<\/p>\n<p>I b\u00ebr\u00eb nga zjarri dhe balta, njeriu u formua sipas imazhit t\u00eb Per\u00ebndive. Krijimi i njeriut t\u00eb par\u00eb ndodhi pas P\u00ebrplasjes s\u00eb famshme t\u00eb Titan\u00ebve, dhe n\u00eb Orfik balta e p\u00ebrdorur ishte nj\u00eb p\u00ebrzierje dheu e ujitur me gjakun e Titan\u00ebve. N\u00eb sarkofag\u00ebt romak\u00eb, Prometeu paraqitet duke krijuar statuja, nd\u00ebrsa per\u00ebndesha Athina u d\u00ebrgon atyre shpirtin p\u00ebrmes krah\u00ebve t\u00eb flutur\u00ebs,p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb (nj\u00eb ngjashm\u00ebri e madhe me krijimin e Adamit nga Zoti).<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-836223\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Creating.jpg\" alt=\"\" width=\"521\" height=\"630\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Creating.jpg 521w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Creating-248x300.jpg 248w\" sizes=\"(max-width: 521px) 100vw, 521px\" \/><\/p>\n<p>Thuhet se Prometeu krijoi n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij t\u00eb par\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. Hermesi e \u00e7oi at\u00eb n\u00eb malin Olimp, ku Zeusi i dha pijen e pavdek\u00ebsis\u00eb, duke e nxitur at\u00eb t\u00eb gjente veten n\u00eb qiell dhe t\u00eb b\u00ebhej planeti Fanon, ose planeti aktual i Jupiterit (edhe pse n\u00eb rr\u00ebfime t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb Saturni).<\/p>\n<p>Kafsh\u00ebt u krijuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe pse nga p\u00ebrzierja e materialeve t\u00eb tok\u00ebs dhe zjarrit. T\u00eb gjitha qeniet e gjalla dhe njer\u00ebzit u krijuan brenda Tok\u00ebs. Kur t\u00eb gjitha qeniet brenda Tok\u00ebs u ftuan t\u00eb dilnin n\u00eb drit\u00eb, Prometeu dhe Epimeteu u caktuan q\u00eb t\u2019i jepnin \u00e7do krijese tiparet q\u00eb duhet t\u00eb kishin.<\/p>\n<p>Epimeteu e bindi v\u00ebllan\u00eb e tij q\u00eb ta lejonte ta b\u00ebnte i vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Kjo do t\u00eb thoshte se Epimeteu ishte n\u00eb gjendje t\u00eb em\u00ebronte \u00e7do qenie dhe t\u2019i jepte tiparet q\u00eb d\u00ebshironte. Kur erdhi radha e njeriut, i kishin mbetur vet\u00ebm disa qime dhe thonj, t\u00eb cil\u00ebt e b\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb pambrojtur dhe t\u00eb pafuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>I trishtuar nga kjo gj\u00eb, Prometeu mori p\u00ebrsip\u00ebr mbrojtjen e njer\u00ebzve. Si krijuesi i njer\u00ebzimit, Prometeu e shihte gjithnj\u00eb me interes ecurin\u00eb e tyre n\u00eb Tok\u00eb, dhe shpeshher\u00eb nuk iu bind urdhrave t\u00eb Zeusit p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzimit ndonj\u00eb avantazh. A u p\u00ebrpoq ai t\u2019i ndihmonte sepse ishin krijesat e tij, dhe i shihte si f\u00ebmij\u00ebt e tij?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb variant t\u00eb mitit, Per\u00ebndit\u00eb dhe njer\u00ebzit e vdeksh\u00ebm u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb diskutuar privilegjet e tyre t\u00eb nd\u00ebrsjella, dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se cila pjes\u00eb e trupit t\u00eb nj\u00eb kafshe, e ofruar p\u00ebr flijim, do t\u2019i shkonte secilit prej tyre. Prometeu e ndau nj\u00eb dem n\u00eb dy pjes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb vendosi l\u00ebkur\u00ebn, mishin dhe t\u00eb brendshmet, t\u00eb mbuluara me barkun e kafsh\u00ebs, dhe n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr i vuri kockat, nga t\u00eb cilat hoqi mishin dhe i mbuloi me dhjamin e bardh\u00eb. M\u00eb pas Prometeu i k\u00ebrkoi Zeusit t\u00eb zgjidhte pjes\u00ebn q\u00eb do t\u2019i takonte Per\u00ebndive.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr ishte e destinuar p\u00ebr njer\u00ebzimin. Zeusi zgjodhi dhjamin, dhe kur zbuloi se pjesap\u00ebrmbante vet\u00ebm kocka, u zem\u00ebrua si me Prometeun ashtu edhe me njer\u00ebzimin, dhe vendosi t\u00eb mos i d\u00ebrgonte m\u00eb zjarr.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb hakmarrje, Prometeu vodhi disa shk\u00ebndija zjarri nga rrota e diellit apo nga furra e Hefestit n\u00eb ishullin Lemnos, dhe ia dha ato njer\u00ebzimit. P\u00ebrdorimi i zjarrit ia p\u00ebrmir\u00ebsoi jet\u00ebnnjer\u00ebzve. Ata krijuan vegla pune, kultivuan tok\u00ebn dhe u qytet\u00ebruan. Prometeu i ndihmoi ata t\u00eb merrnin njohuri mbi mjek\u00ebsin\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgatisnin vet\u00eb ila\u00e7e, dhe u m\u00ebsoi atyre njohuri mbi arkitektur\u00ebn, matematik\u00ebn, astronomin\u00eb, metalurgjin\u00eb dhe lundrimin.<\/p>\n<p>Zeusi i nd\u00ebshkoi njer\u00ebzit duke i d\u00ebrguar Pandor\u00ebn, e cila mori me vete nj\u00eb kuti. Autor\u00ebt e lasht\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje n\u00eb lidhje me p\u00ebrmbajtjen kutis\u00eb. Hesiodi shkroi p\u00ebr vuajtjet e tmerrshme q\u00eb dol\u00ebn nga Kutia e Pandor\u00ebs, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb pohuan se duke e hapur at\u00eb pa masa paraprake, Pandora lejoi largimin e gjith\u00e7kaje q\u00eb do t\u00eb kontribuonte n\u00eb lumturin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-836224\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/bound.jpg\" alt=\"\" width=\"610\" height=\"401\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/bound.jpg 610w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/bound-300x197.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 610px) 100vw, 610px\" \/><\/p>\n<p>Por Zeusi nuk ishte ende i lumtur, ai donte nj\u00eb hakmarrje m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, dhe d\u00ebshironte shfarosjen e njer\u00ebzimit. Prandaj shkaktoi nj\u00eb p\u00ebrmbytje p\u00ebr t\u00eb mbytur t\u00eb vdekshmit. A kishte ai kaq frik\u00eb se njer\u00ebzit e vdeksh\u00ebm do t\u00eb pushonin s\u00eb binduri Per\u00ebndive?<\/p>\n<p>S\u00ebrish Prometeu nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb parandaluar shkat\u00ebrrimin e njer\u00ebzimit. N\u00eb nj\u00eb histori shum\u00ebt\u00eb ngjashme me historin\u00eb biblike t\u00eb Ark\u00ebs s\u00eb Noes, Prometeu i tha djalit t\u00eb tij Deukalion dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij Pirra t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb ark\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb mbylleshin dhe do t\u00eb lundronin p\u00ebr 9 dit\u00eb e 9 net.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Prometeut, Zeusi e urdh\u00ebroi Hefestin dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij, Shtetin dhe Dhun\u00ebn, q\u00eb ta gozhdonin Prometeun n\u00eb nj\u00eb maj\u00eb mali t\u00eb thepisur n\u00eb Kaukaz, dhe m\u00eb pas d\u00ebrgoi nj\u00eb shqiponj\u00eb, t\u00eb lindur nga Tajfuni dhe Ekidna, p\u00ebr t\u2019ia ngr\u00ebn\u00eb m\u00ebl\u00e7in\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb i pavdeksh\u00ebm, m\u00ebl\u00e7ia e Prometeut rip\u00ebrt\u00ebrihej \u00e7do m\u00ebngjes. Po ashtu, Zeusi u betua n\u00eb uj\u00ebrat e lumit Stiks t\u00eb mos ia hiqte kurr\u00eb prangat Prometeut. A ishte ky nj\u00eb nd\u00ebshkim shembullor p\u00ebr \u201cnjohuri dhe bindje\u201d, si p\u00ebr Per\u00ebndit\u00eb ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb vdekshmit?<\/p>\n<p>Prometeu q\u00ebndroi n\u00eb maj\u00ebn e malit p\u00ebr shum\u00eb vite (nga 30 deri n\u00eb 30.000), derisa Herkuli e liroi at\u00eb nga vargonjt\u00eb. Zeusi u g\u00ebzua p\u00ebr vepr\u00ebn e djalit t\u00eb tij, ndaj vendosi ta linte Prometeunt\u00eb ikte. Por p\u00ebr shkak se i duhej t\u00eb mbante zotimin e tij, dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb Prometeu t\u00eb mbante p\u00ebrgjithmon\u00eb pesh\u00ebn e d\u00ebnimit t\u00eb tij, e udh\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb unaz\u00eb nga \u00e7eliku i zinxhirit t\u00eb tij dhe t\u00eb vendoste brenda saj nj\u00eb cop\u00eb shk\u00ebmbi mbi t\u00eb cilin ishte lidhur. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, njer\u00ebzit filluan t\u00eb b\u00ebnin dhe mbanin unaza p\u00ebr nder t\u00eb Prometeut, q\u00eb kishte vuajtur p\u00ebr njer\u00ebzimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e Prometeut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb interesantet e mitologjis\u00eb greke. Me kalimin e shekujve ajo \u00ebsht\u00eb pasuruar nga poet\u00eb dhe filozof\u00eb. Dhe ende sot, Prometeu personifikon inteligjenc\u00ebn, madje dinak\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzimin, megjith\u00ebse n\u00eb fund u dor\u00ebzua n\u00eb luft\u00ebn e tij t\u00eb pabarabart\u00eb kund\u00ebr Zeusit. Prometeu, emri i t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":836225,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-836215","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/836215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=836215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/836215\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/836225"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=836215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=836215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=836215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}