{"id":84096,"date":"2019-08-14T10:11:02","date_gmt":"2019-08-14T08:11:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=84096"},"modified":"2019-08-14T10:14:44","modified_gmt":"2019-08-14T08:14:44","slug":"analisti-shqiptar-u-del-ne-mbrojtje-redikaleve-katolike-qe-kercenuan-kosovaret-se-do-ti-rrjepin-sikur-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/analisti-shqiptar-u-del-ne-mbrojtje-redikaleve-katolike-qe-kercenuan-kosovaret-se-do-ti-rrjepin-sikur-serbi\/","title":{"rendered":"Analisti shqiptar u del n\u00eb mbrojtje radikal\u00ebve katolik\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuan kosovar\u00ebt se do t\u2019i rrjepin \u201csikur serbi\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gazetari e analisti ekstremist shqiptar, Kastriot Myftaraj, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb postuar n\u00eb llogarin\u00eb e tij Facebook, ka reaguar ndaj Drejtoris\u00eb s\u00eb Antiterritor n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dy radikal\u00ebve fetar t\u00eb ngarkuar me vepr\u00ebn penale \u201cNxitje e urrejtjes ose grindjeve\u201d, pasi t\u00eb nj\u00ebjtit ofenduan mysliman\u00ebt nga Kosova dhe Maqedonia t\u00eb cil\u00ebt shkojn\u00eb p\u00ebr pushime n\u00eb bregdetin shqiptar\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Myftaraj ka th\u00ebn\u00eb se dy katolik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb viktima t\u00eb video-provokimit t\u00eb islamik\u00ebve kosovar\u00eb antikomb\u00ebtar\u00eb, derisa \u00e7do gj\u00eb e quan t\u00eb q\u00ebllimshme dhe montazh nga ana e autorit t\u00eb videos.<\/p>\n<p><strong>Ky \u00ebsht\u00eb postimi i tij i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb tre videove nga gazeta kosovare \u201cInsajderi\u201d, ku shfaqen dy shtetas t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke shprehur disa mendime p\u00ebr musliman\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb, Drejtoria e Antiterrorit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit njoftoi se i kishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dy personat e shfaqur n\u00eb video dhe se ia kishte referuar materialet Prokurorive t\u00eb rretheve gjyq\u00ebsore Shkod\u00ebr dhe Lezh\u00eb, duke iu ngarkuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cNxitje e urrejtjes ose grindjeve\u201d, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga analiza e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb videove, me koh\u00ebzgjatje 18, 9 dhe 11 sekonda, kuptohet se jo vet\u00ebm q\u00eb dy personat q\u00eb shfaqen atje, Anton Zefi dhe Luigj Marku, nuk kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale q\u00eb u ngarkohet, por madje \u00ebsht\u00eb stafi i gazet\u00ebs \u201cInsajder\u201d dhe autori i videoregjistrimit q\u00eb kan\u00eb kryer vepra penale. T\u00eb qart\u00ebsoj q\u00eb n\u00eb fillim nj\u00eb gj\u00eb, at\u00eb se fjal\u00ebt e r\u00ebnda, madje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb th\u00ebna, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale thjesht sepse jan\u00eb th\u00ebn\u00eb, por k\u00ebrkohet nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi element\u00ebsh q\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb vepra penale. Nuk po them figura e vepr\u00ebs penale sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kategori q\u00eb nuk p\u00ebrfshihet m\u00eb n\u00eb ligjin ton\u00eb penal.<\/p>\n<p>Nga njoftimi i Drejtoris\u00eb s\u00eb Antiterrorit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, kuptohet qart\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda proceduriale nga oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb atashuar pran\u00eb k\u00ebsaj drejtorie. Kjo del qart\u00eb q\u00eb n\u00eb rreshtat e par\u00eb t\u00eb njoftimit, ku thuhet:<\/p>\n<p>\u201cNisur nga disa publikime n\u00eb dat\u00ebn 12.08.2019 n\u00eb media elektronike dhe konkretisht n\u00eb portalin \u2018Insajderi\u2019 ku shkruhet se: \u2018Dy radikal fetar katolik nga Shqip\u00ebria, p\u00ebrmes disa videove t\u00eb cilat jan\u00eb ardhur n\u00eb redaksin\u00eb e Gazet\u00ebs Insajderi, d\u00ebgjohen duke ofenduar mysliman\u00ebt nga Kosova dhe Maqedonia t\u00eb cil\u00ebt shkojn\u00eb p\u00ebr pushime n\u00eb bregdetin shqiptar\u2019, ju informojm\u00eb se: Policia e Shtetit ka nisur menj\u00ebher\u00eb verifikimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore k\u00ebta komentues t\u00eb cil\u00ebt me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet. Nga t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve procedurale t\u00eb kryera jan\u00eb identifikuar dy personat q\u00eb kan\u00eb folur me gjuh\u00ebn e urrejtjes.\u201d<\/p>\n<p>Shkelja e par\u00eb shum\u00eb amatore, prandaj edhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb drejtori t\u00eb specializuar policore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e Antiterrorit, \u00ebsht\u00eb se ajo me t\u00eb ardhur n\u00eb dijeni p\u00ebr publikimet e \u201cInsajderit\u201d ka vepruar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb identifikuar personat e paraqitur n\u00eb videot. Por nuk kan\u00eb vepruar q\u00eb me an\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb sekuestrojn\u00eb videot e \u201cInsajderit\u201d dhe t\u00eb marrin n\u00eb pyetje stafin e gazet\u00ebs p\u00ebr burimin e tyre. Sepse p\u00ebr zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se kush i ka b\u00ebr\u00eb videot.<br \/>\nS\u00eb dyti, Policia e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u2019 i kishte k\u00ebrkuar asaj t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb pyetje autorin e videos sipas informatave t\u00eb \u201cInsajderit\u201d. Autorit t\u00eb videos duhej t\u2019 i sekuestrohej p\u00ebr nevojat e hetimit aparati me t\u00eb cilin e b\u00ebri videoregjistrimin. N\u00ebse \u201cInsajderi\u201d thot\u00eb se nuk e njeh autorin e videos, dhe se ia kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb internet, duhet t\u00eb tregoj\u00eb adres\u00ebn se nga i ka ardhur. N\u00ebse autori i videos fshihet kjo ngre dyshime t\u00eb m\u00ebdha mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebrse fshihet ai? N\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor ai duhet t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar, kaq gj\u00eb duhet ta dij\u00eb. A ka marr\u00eb garanci ai se do ta len\u00eb m\u00ebnjan\u00eb? Drejtoria e Antiterrorit ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, me synimin paraprak p\u00ebr t\u2019 i faj\u00ebsuar personat q\u00eb shfaqen n\u00eb video dhe duke mos kryer hetimet paraprake t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Drejtoria e Antiterrorit ka oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb jan\u00eb jurist\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka s\u00eb paku dy oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb atashuar pran\u00eb k\u00ebsaj Drejtorie. Nga fjal\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb njoftim, e kuptoj mir\u00eb hallin e tyre juridik dhe e marr me mend se kush e ka nderin e dyshimt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shpikjeje. Zot\u00ebrinjt\u00eb jurist\u00eb t\u00eb Antiterrorit e din\u00eb mir\u00eb se q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje, pra q\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb fakti penal, varet shum\u00eb nga rrethanat e faktit.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb te shkelja e tret\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Nga videot e publikuara, duket q\u00eb fjal\u00ebt jan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb mbyllur, n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, pra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb private. Prandaj nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb vepra penale e parashikuar nga neni 265, i cili \u00ebsht\u00eb formuluar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb fjal\u00ebt t\u2019 i drejtohen m\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb auditori publik. Madje edhe nj\u00eb bised\u00eb e b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb n\u00eb nj\u00eb kafeteri nuk mund t\u00eb quhet me auditor publik, n\u00ebse biseda mbetet n\u00eb kufijt\u00eb e tryez\u00ebs. Duhet q\u00eb fol\u00ebsi t\u2019 u drejtohet me q\u00ebllim t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb kafeteri q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcehet kufiri i bised\u00ebs private. N\u00ebse do t\u00eb penalizohen bisedat private me nenin 265, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb na duhen edhe nj\u00ebqind burgje t\u00eb rinj p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb burgosurit dhe v\u00ebshtir\u00eb se mjaftojn\u00eb edhe aq. Jurist\u00ebt e Antiterrorit e dijn\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, prandaj i quajn\u00eb Zefin dhe Markun si \u201ckomentues\u201d, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ckomente\u201d. Komentues t\u00eb \u00e7far\u00eb gj\u00ebje? Del se dikush tjet\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e cila pastaj \u00ebsht\u00eb komentuar nga dy personat q\u00eb shfaqen n\u00eb video.<\/p>\n<p>Duke i quajtur Zefin dhe Markun komentues q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb komente, Drejtoria e Antiterrorit ka pohuar se videot e publikuara shfaqin vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ngjarjes, at\u00eb q\u00eb ka dashur \u201cInsajderi\u201d dhe autori i videos. Por nuk \u00ebsht\u00eb publikuar pjesa tjet\u00ebr ku dikush nga bashk\u00ebbiseduesit ka b\u00ebr\u00eb deklarat\u00ebn e cila ka nxitur komentet e Zefit dhe Markut. Nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb tekst xhihadist antikatolik. Sepse Zefi dhe Marku duken shum\u00eb t\u00eb nervozuar n\u00eb video dhe pas t\u00eb gjitha gjasave thon\u00eb, t\u00eb provokuar, gj\u00ebra q\u00eb nuk do t\u2019 i kishin th\u00ebn\u00eb, s\u00eb paku jo n\u00eb terma kaq t\u00eb skajshme, n\u00ebse do t\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>Nga m\u00ebnyra sesi shprehen Zefi dhe Marku n\u00eb video kuptohet se ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat me s\u00eb paku nj\u00eb person tjet\u00ebr ose disa persona, t\u00eb pranish\u00ebm, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb autori i videos. Ky person, ose k\u00ebta persona jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb ose nga t\u00eb dyja k\u00ebto vende. \u00c7ka t\u00eb b\u00ebn ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb nga tre videot nuk jepen fjal\u00ebt e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb debat, as fytyrat e tyre. E pra, jan\u00eb ato fjal\u00eb q\u00eb kan\u00eb nxitur komentet e Zefit dhe Markut.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dyshoj se kan\u00eb qen\u00eb islamik\u00eb shqipfol\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs ose t\u00eb Maqedonis\u00eb, ose nga t\u00eb dy k\u00ebto vende, ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb metod\u00eb provokuese q\u00eb e e kan\u00eb p\u00ebrdorur disa her\u00eb ndaj meje islamik\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm. Vite m\u00eb par\u00eb, mua m\u00eb ka ndodhur nj\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndalin n\u00eb rrug\u00eb islamik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ruajn\u00eb n\u00eb dukje sjellje korrekte si fillim, madje t\u00eb shoq\u00ebruar edhe me f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u2019 u dukur paq\u00ebsor\u00eb, dhe pas nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjeje thon\u00eb kumtin e tyre, di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb si: \u201cPo vjen Kurban Bajrami, a do t\u00eb b\u00ebsh kurban? Kurban i madh do t\u00eb b\u00ebhet kur t\u00eb vij\u00eb dita e Khalifatit Europian q\u00eb do t\u00eb sundoj\u00eb Europ\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Kurban\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen jo kafsh\u00ebt por ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb keq se kafsh\u00ebt, t\u00eb krishter\u00eb, hebrenj, laik\u00eb; do t\u2019 u bjer\u00eb koka n\u00ebn shpat\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Allahut.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast biseda videoregjistrohet pa dijenin\u00eb time, k\u00ebt\u00eb e kam kuptuar. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb nxirren mua deklarata t\u00eb dhunshme dhe pastaj videoja t\u00eb shp\u00ebrndahet duke u paraqitur sikur un\u00eb kam mbajtur ndonj\u00eb fjalim n\u00eb publik. Kuptohet q\u00eb do t\u00eb kujdeseshin ta prisnin pjes\u00ebn me fjal\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se nj\u00eb skenar i ngjash\u00ebm provokues \u00ebsht\u00eb zbatuar edhe ndaj Zefit dhe Markut. Kur njer\u00ebzit e thjesht\u00eb provokohen ata nuk dijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahen, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e njohur. Zefi dhe Marku mund t\u2019 i ken\u00eb v\u00ebrtet ato mendime q\u00eb kan\u00eb shprehur, por q\u00eb th\u00ebniet e tyre t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb krim sipas nenit 265 duhet ekzistenca e faktit penal. N\u00eb rastin konkret, me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb, mund t\u00eb thuhet se fakti nuk parashikohet nga ligji si vep\u00ebr penale, prandaj \u00e7\u00ebshtja penale nuk duhet t\u00eb kishte nisur dhe pasi ka nisur duhet t\u00eb pushohet. (Neni 328 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale)<br \/>\nAsnj\u00eb nen i Kodit Penal nuk parashikon si vepra penale t\u00eb asnj\u00eb lloji bisedat private me p\u00ebrmbajtje urrejtjeje, p\u00ebrve\u00e7se kur ato kan\u00eb synim rekrutimi p\u00ebr vepra terroriste, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb rasti.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb paraqitet n\u00eb nj\u00eb njoftim zyrtar si Drejtoria e Antiterrorit, duhet t\u00eb kujtohet se em\u00ebrtimi i saj zyrtar \u00ebsht\u00eb Drejtoria e Hetimit dhe Parandalimit t\u00eb Akteve Terroriste, pra ka detyrim q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb hetime para se t\u00eb marr\u00eb vendime. Dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte hetuar para se t\u00eb shenjonte fajtor\u00ebt, do t\u00eb kishte zbuluar skenarin xhihadist. (Xhihadi b\u00ebhet edhe me propagand\u00eb)<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, videon nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe as e kan\u00eb p\u00ebrhapur Zefi dhe Marku, por bashk\u00ebbiseduesit e tyre, t\u00eb cil\u00ebt ia kan\u00eb d\u00ebrguar videon gazet\u00ebs \u201cInsajder\u201d. Bashk\u00ebbiseduesit jan\u00eb padyshim shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ose t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje n\u00eb njoftimin e Policis\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk thuhet kur ka ndodhur ngjarja. As \u201cInsajderi\u201d nuk thot\u00eb se kur ka ndodhur ngjarja. E \u00e7uditshme q\u00eb nj\u00eb media e specializuar n\u00eb hulumtime si \u201cInsajderi\u201d i shp\u00ebrfill t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra elementare t\u00eb hulumtimit. Merret vesh, \u201cInsajderi\u201d \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e skenarit t\u00eb ndyr\u00eb antikatolik. Me m\u00ebnyr\u00ebn sesi ka vepruar \u201cInsajderi\u201d, jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u2019 u paguaj\u00eb nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb mir\u00eb financiar dy qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi, p\u00ebrkat\u00ebsisht drejtori dhe kryeredaktori duhet t\u2019 i mbajn\u00eb goxha vite burgu n\u00eb Shqip\u00ebri sepse skenare t\u00eb tilla nuk kan\u00eb lidhje me gazetarin\u00eb.<br \/>\nQ\u00ebllimi i provokimit t\u00eb \u201cInsajderit\u201d \u00ebsht\u00eb Antikatolicizmi. \u201cInsajderi\u201d \u00ebsht\u00eb se i quan t\u00eb dy personat e paraqitur n\u00eb video, radikal\u00eb katolik\u00eb. Ndon\u00ebse k\u00ebta jan\u00eb katolik\u00eb, gj\u00eb q\u00eb kuptohet leht\u00eb nga emrat e tyre, ata nuk p\u00ebrdor\u00ebn asnj\u00eb formul\u00eb fetare p\u00ebr t\u00eb treguar se radikalizmi i tyre ishte me prejardhje t\u00eb krishtere dhe katolike. Nj\u00eb njeri me em\u00ebr musliman quhet radikal musliman sepse p\u00ebrdor formul\u00ebn \u201cAllahu Akbar\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e turpshme q\u00eb edhe Radio Televizioni Publik Shqiptar e jep lajmin duke i quajtur Zefin dhe Markun radikal\u00eb katolik\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e habitshme dhe indinjuese q\u00eb p\u00ebr ngjarjen nuk reagon Kisha Katolike e Shqip\u00ebris\u00eb, drejtuesit e saj, Konferenca Ipeshkvnore dhe kryetari i saj. Ku \u00ebsht\u00eb prifti gazetar Dom Gjergj Meta? \u00cbsht\u00eb gabim i madh q\u00eb Kisha Katolike e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb hesht\u00eb kur dy katolik\u00eb b\u00ebhen viktima t\u00eb skenareve t\u00eb tilla dhe t\u00eb shpifet p\u00ebr radikaliz\u00ebm katolik. N\u00ebse heshtin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ruajtjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. T\u00eb mbetur pa mbrojtje dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb zyrat policore, Anton Zefi dhe Luigj Marku mund t\u00eb pohojn\u00eb nj\u00eb krim q\u00eb nuk e kan\u00eb kryer aspak. Kjo nuk duhet lejuar t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e Zefit dhe Markut duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kallzime penale ndaj gazet\u00ebs \u201cInsajder\u201d (n\u00eb Shqip\u00ebri, jo n\u00eb Kosov\u00eb), si dhe ndaj oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Antiterrorit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr arrestimin e tyre, si dhe ndaj autorit t\u00eb videos. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e posa\u00e7me e Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Sand\u00ebr Lleshi, them e posa\u00e7me si katolik q\u00eb \u00ebsht\u00eb, t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb t\u00eb hetohet se si ka ndodhur q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrzier disa oficer\u00eb t\u00eb Antiterrorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. P\u00ebr mendimin tim shkaku i sjelljes s\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb Antiterrorit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndikimin e fort\u00eb turk ndaj tyre. Q\u00ebkurse u krijua kjo Drejtori n\u00eb 2014 dhe deri m\u00eb sot ka qen\u00eb n\u00ebn kujdestarin\u00eb e homologes turke. Turqit sigurisht q\u00eb dijn\u00eb si t\u2019 i joshin dhe t\u2019 i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete disa nga njer\u00ebzit e Antiterrorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke iu k\u00ebrkuar ndonj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb vog\u00ebl, si disa koka katolike q\u00eb ata ua sjellin te hanxhari me an\u00eb t\u00eb provokator\u00ebve t\u00eb tyre islamik\u00eb kosovar\u00eb. Nuk ka shpjegim tjet\u00ebr p\u00ebr sjelljen aspak profesionale t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb Antiterrorit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari e analisti ekstremist shqiptar, Kastriot Myftaraj, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb postuar n\u00eb llogarin\u00eb e tij Facebook, ka reaguar ndaj Drejtoris\u00eb s\u00eb Antiterritor n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dy radikal\u00ebve fetar t\u00eb ngarkuar me vepr\u00ebn penale \u201cNxitje e urrejtjes ose grindjeve\u201d, pasi t\u00eb nj\u00ebjtit ofenduan mysliman\u00ebt nga Kosova dhe Maqedonia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":84098,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-84096","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84096"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84096\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}