{"id":843717,"date":"2023-08-09T11:49:04","date_gmt":"2023-08-09T09:49:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=843717"},"modified":"2023-08-09T13:13:31","modified_gmt":"2023-08-09T11:13:31","slug":"kosa-e-lirise-se-shprehjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kosa-e-lirise-se-shprehjes\/","title":{"rendered":"Kosa e liris\u00eb s\u00eb shprehjes"},"content":{"rendered":"<p><strong>Secili prej nesh duhet ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara iden\u00eb e edukimit medial si ila\u00e7 p\u00ebr t&#8217;i rritur lirin\u00eb e mendimit, lirin\u00eb e shprehjes, lirin\u00eb e mediave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019u larguar nga gjuha fyese, denigruese, k\u00ebrc\u00ebnuese. Rrjedhimisht, t\u00eb mos shohim skena gjunj\u00ebzimi n\u00ebp\u00ebr gjykata, si n\u00eb rastet e Reshat Sadikit dhe Driton Malokut, q\u00eb i kanos\u00ebn deputet\u00ebt dhe p\u00ebrfunduan t\u00eb akuzuar e d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb mediat sociale<\/strong><\/p>\n<p><strong>I<\/strong><br \/>\nM\u00ebrgimtar\u00ebt <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/te-fortit-nga-diaspora-dy-mergimtare-denohen-brenda-24-oreve-per-kercenimet-ndaj-deputeteve-permes-facebookut\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Reshat Sadiki dhe Driton Maloku<\/a> jan\u00eb viktima t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb mediat sociale. T\u00eb dyt\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u2019u k\u00ebnaqur n\u00eb vendlindje. Megjithat\u00eb, ata, sapo hyn\u00eb n\u00eb Republik\u00eb, u ndaluan dhe e shijuan dor\u00ebn e shtetit. U gjykuan dhe u d\u00ebnuan, sepse, sa ishin n\u00eb Gjermani e Zvic\u00ebr, u kujdes\u00ebn q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrdornin rrjetet sociale p\u00ebr t\u2019i kanosur deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Madje, m\u00ebrgimtari me vendbanim n\u00eb Bon, n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin ndaj deputetit, kishte shkruar se \u201c<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kerkoj-falje-publike-me-gjithe-zemer-mergimtari-nga-zvicra-i-kerkon-falje-avdullah-hotit-per-kanosjen\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vet\u00ebm kosa i vjen hakesh<\/a>\u201d ish-kryeministrit.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e k\u00ebrc\u00ebnuar e p\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn e tyre ligjore, i d\u00ebrguan k\u00ebrc\u00ebnimet n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe, natyrisht, shteti u kujdes q\u00eb t\u2019i gjente k\u00ebrc\u00ebnuesit dhe t\u2019i sillte para drejt\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb rrug\u00eb krejt\u00ebsisht normale, e ndjekur nga t\u00eb zgjedhur e popullit. Secili prej nesh duhet ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb nes\u00ebr, n\u00ebse merr k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr jet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta sqaruar edhe m\u00eb shum\u00eb, shteti e ka obligim ligjor t\u2019i ndjek\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuesit dhe ata q\u00eb kanosin zyrtar\u00ebt e shtetit pa pasur fare nevoj\u00eb p\u00ebr denoncim. Nd\u00ebrsa, kanosja dhe k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj qytetar\u00ebve iniciohet vet\u00ebm n\u00ebse qytetari ngrit kall\u00ebzim penal sepse ndihet i kanosur ose k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnime sikur t\u00eb Reshatit dhe Dritonit ka me mij\u00ebra \u00e7do dit\u00eb, mir\u00ebpo t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuarit, p\u00ebr shum\u00eb arsye, nuk i denoncojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuesit n\u00eb organet e hetuesis\u00eb dhe, rrjedhimisht, ata mbesin pa u d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>D\u00ebnimet nuk jan\u00eb treguar efektive pa u kombinuar edhe me faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edukimin. Jo edukimin p\u00ebr shkrim e lexim, se, me gjas\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnuesit po din\u00eb deri diku t\u00eb shkruajn\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime e t\u00eb kanosin njer\u00ebz n\u00eb rrjete sociale. Edukimi duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb at\u00eb se si t\u2019i p\u00ebrdorim mediat, si t\u00eb shkruajm\u00eb n\u00eb rrjete sociale, \u00e7far\u00eb nuk duhet t\u00eb shkruajm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>II<\/strong><br \/>\nGjuha \u00ebsht\u00eb mjet, si vetura, si telefoni, si revolja, si hekurudha. P\u00ebrmes gjuh\u00ebs d\u00ebrgojm\u00eb mesazhe, informacione, mendime, q\u00ebndrime, ofendime dhe mund t\u00eb nxisim urrejtje e t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vepra penale. Gjuha i paraprin pothuajse secilit veprim. I paraprin edhe luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Si vetura, telefoni, revolja e hekurudha, edhe gjuha mund t\u00eb kryej\u00eb, pra, edhe funksione t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se dikush i keqp\u00ebrdor vetur\u00ebn, telefonin e revolen, apriori nuk mund t\u2019i ndalojm\u00eb s\u00eb p\u00ebrdoruri k\u00ebto mjete, mir\u00ebpo shoq\u00ebrit\u00eb demokratike kan\u00eb krijuar rregulla dhe kufizime se si t\u00eb p\u00ebrdoren shpikjet moderne. Jan\u00eb miratuar edhe sanksione ligjore ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e p\u00ebrdorin gjuh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kanosur e k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Natyrisht, me baz\u00ebn aktuale ligjore nuk lejohet p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, nuk lejohet as nxitja e mosdurimit komb\u00ebtar, racor, gjinor e fetar. Nuk lejohet as gjuha fyese. N\u00eb vendin ton\u00eb ka ligje q\u00eb ndalojn\u00eb e kufizojn\u00eb dhe parashohin <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDocumentDetail.aspx?ActID=18413\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">d\u00ebnime<\/a> p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrdorin gjuh\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kur dikush p\u00ebrdor gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes e mosdurimit komb\u00ebtar, racor, fetar e gjinor, mekanizmat shtet\u00ebror\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb aktivizohen dhe t\u2019i ndjekin kryer\u00ebsit e veprave t\u00eb tilla penale. Kur dikush p\u00ebrdor shpifje dhe fyerje, mekanizmat shtet\u00ebror\u00eb mund t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje ai q\u00eb mendon se \u00ebsht\u00eb i fyer ose kur mendon se ka shpifur dikush p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>III<\/strong><br \/>\nP\u00ebr ato q\u00eb u than\u00eb m\u00eb lart, sigurisht se do t\u00eb k\u00ebrkoni shembuj. Pasi t\u2019i lexoni rreshtat e m\u00ebposht\u00ebm, do t\u00eb shtroni disa pyetje dhe do t\u00eb k\u00ebrkoni edhe zgjidhje se si t\u2019i shmangemi kufizimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, por as t\u00eb mos p\u00ebrdorim gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes apo gjuh\u00eb fyese e k\u00ebrc\u00ebnuese.<\/p>\n<p>a) \u201c<a href=\"https:\/\/www.teksteshqip.com\/etno-engjujt-etnon\/lyric-1840200.php\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Jovo<\/a>\u201d \u00ebsht\u00eb titulli i k\u00ebng\u00ebs s\u00eb publikuar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs. Teksti i k\u00ebsaj k\u00ebnge ka gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes, ka gjuh\u00eb denigruese p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb caktuar shoq\u00ebror dhe p\u00ebr persona konkret\u00eb. P\u00ebr ta krijuar gjykimin e drejt\u00eb, ju duhet t\u2019i lexoni disa prej vargjeve t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebnge: \u201cSka ma shkije pa lidhje\u201d, \u201cSka ma popa te flliqt jovo shkije ma nuk ka\u201d, \u201cSka ma shkina me musteqe qe dilshin n\u00eb pazar\u201d, \u201cRada Trajkoviqin secili n\u00eb UNMIK e mjel\u201d, \u201cMagjupt i kena p\u00ebrzan\u00eb, i kena \u00e7u n\u00eb Serbi\u201d, \u201cN\u00eb em\u00ebrtime rrugore, shkija ma nuk ka\u201d. Bazuar n\u00eb lajmet e koh\u00ebs, k\u00ebnga ishte bllokuar nga UNMIK-u p\u00ebr t\u2019u transmetuar n\u00eb media. K\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb mund ta d\u00ebgjoni edhe sot n\u00ebp\u00ebr faqe t\u00eb ndryshme n\u00eb internet.<\/p>\n<p>b) N\u00eb Kosov\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb gazet\u00eb me emrin \u201cDita\u201d. \u00cbsht\u00eb themeluar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs. Ka publikuar nj\u00eb tekst me titull \u201c<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=ftH33Inodtg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kur Petari b\u00ebhet Piter&#8230;<\/a>\u201d. Teksti ka p\u00ebrmbajtur pretendime se si nj\u00eb pjes\u00ebtar i pakic\u00ebs serbe ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb masakra. Disa dit\u00eb pas publikimit t\u00eb tekstit dhe fotografis\u00eb, Petari gjendet i vrar\u00eb. Media lihet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. M\u00eb von\u00eb, e nj\u00ebjta medie ishte mbyllur nga mbik\u00ebqyr\u00ebsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb kishin pushtet absolut n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk ka pasur nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se shkaku i tekstit \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb qytetar serb.<\/p>\n<p>c) Njihen si \u201cTrazirat e marsit 2004\u201d. Para nisjes s\u00eb bllokimit t\u00eb rrug\u00ebve dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb objekteve t\u00eb kultit nga protestuesit, kishin nisur raportimet e mediave se si disa f\u00ebmij\u00eb shqiptar\u00eb ishin ballafaquar me serb\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs. Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb, serb\u00ebt ua kishin l\u00ebshuar qent\u00eb dhe kishin k\u00ebrcyer n\u00eb Lumin Ib\u00ebr. Aty, kishin vdekur tre, nd\u00ebrsa f\u00ebmija i kat\u00ebrt kishte shp\u00ebtuar. I t\u00ebr\u00eb ky rr\u00ebfim ishte transmetuar nga mediat pa e marr\u00eb edhe an\u00ebn zyrtare, pa e marr\u00eb edhe an\u00ebn tjet\u00ebr. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast ka pasur pretendime se mediat, p\u00ebrkat\u00ebsisht RTK-ja ishte fajtore pse kjo ngjarje degjeneroi n\u00eb trazira t\u00eb dhunshme n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>d) Ikballe Huduti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktiviste e nj\u00eb organizate fetare. N\u00eb janarin e vitit 2020, ajo, p\u00ebrmes nj\u00eb teksti t\u00eb p\u00ebrkthyer, b\u00ebri thirrje p\u00ebr hakmarrje, pasi amerikan\u00ebt vran\u00eb nj\u00eb gjeneral iranian. Huduti shkroi n\u00eb &#8220;Facebook&#8221; se hakmarrja ndaj k\u00ebtij akti \u00ebsht\u00eb obligim.. N\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, prokuroria e akuzoi p\u00ebr nxitje n\u00eb terroriz\u00ebm. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ajo u lirua nga akuza. Gjykata ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se e akuzuara ka kryer apo ka pasur q\u00ebllim q\u00eb ta kryej\u00eb vepr\u00ebn penale t\u00eb shtyrjes p\u00ebr kryerjen e veprave terroriste. N\u00eb gjykat\u00eb, Huduti tha se teksti nuk ishte mendim i saj, por nj\u00eb p\u00ebrkthim dhe gjykata konstatoi se mendime sikur t\u00eb Igballes kishte edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera, mesazhe k\u00ebto q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnin vep\u00ebr penale.<br \/>\n\u201c&#8230;.v\u00ebrtetojn\u00eb se n\u00eb mbar\u00eb opinionin bot\u00ebror, kishte mendime me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ngjashme dhe m\u00eb t\u00eb ashpra sesa postimi i p\u00ebrkthyer i t\u00eb akuzuar\u00ebs n\u00eb rrjetin sociale \u201cFacebook\u201d dhe se asnj\u00eb nga k\u00ebto opinione t\u00eb postuara n\u00eb rrjete sociale dhe media nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk ishte cil\u00ebsuar si ndonj\u00eb shtytje p\u00ebr kryerjen e veprave penale apo di\u00e7ka t\u00eb ngjashme\u201d- thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, postimi i saj n\u00eb &#8220;Facebook&#8221; ka hyr\u00eb n\u00eb domenin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes pavar\u00ebsisht se me mesazhin e saj mund t\u00eb mos pajtohemi. Liria e shprehjes ia ka mund\u00ebsuar secilit t\u00eb thot\u00eb edhe di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebr kutin tim ose tuajin mund t\u00eb jet\u00eb e gabueshme.<\/p>\n<p>a) <a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/u-be-viral-per-videot-e-kercimit-profja-i-tik-tok-ut-perballet-me-kritika-nga-deputetja-e-kosoves-veprime-te-pahijshme-pedagogu-shperthen-ne-lot\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Lulzim Peci<\/a>, profesor i biologjis\u00eb, i etur p\u00ebr fam\u00eb dhe paraqitje televizive, nga Vushtrria u b\u00eb lajm para disa muajsh. Jo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i edukon nx\u00ebn\u00ebsit, jo p\u00ebr ndonj\u00eb hulumtim nga bota bimore e shtazore, por p\u00ebr nj\u00eb vall\u00ebzim mediok\u00ebr. Tash, besoj, secili ka harruar se ai ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb. Ai e shfryt\u00ebzoi t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes, duke e b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb &#8220;Tik-Tok&#8221; m\u00ebnyr\u00ebn se si vall\u00ebzon.<\/p>\n<p>Fjolla Ujkani, deputete e pushtetit, reagoi dhe i cil\u00ebsoi videot si degjeneruese. Pas reagimeve dhe p\u00ebrkrahjes q\u00eb e mori profesori, deputetja Ujkani k\u00ebrkoi falje. Mir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoi falje e nuk nd\u00ebrmori ndonj\u00eb nism\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb definuar se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edukim e \u00e7ka degjenerim, sepse n\u00ebse pushteti e p\u00ebrcakton shijen e publikut, shijen e artit, shijen e let\u00ebrsis\u00eb, shijen e muzik\u00ebs, at\u00ebher\u00eb ka rrezik q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, pushteti t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se vler\u00eb dhe i dobish\u00ebm \u00ebsht\u00eb shikimi i filmave t\u00eb viteve t\u00eb 90-a. Kjo nuk ndodhi. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk ndodhi. Nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb q\u00eb pushteti t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se \u00e7ka ka shije e \u00e7ka \u00ebsht\u00eb degjenerim n\u00eb art, kultur\u00eb, muzik\u00eb e akademi.<\/p>\n<p><strong>IV<\/strong><br \/>\nKur p\u00ebrfundon liria e shprehjes? Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e shpejt\u00eb: Kurr\u00eb. Sepse shprehja e mendimit nuk duhet t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e thot\u00eb dhe logjiksh\u00ebm nuk duhet t\u00eb ket\u00eb pasoja as p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e pranon.<\/p>\n<p>Fillimisht, duhet t\u00eb sqarojm\u00eb se \u00c7KA \u00cbSHT\u00cb e \u00c7KA NUK \u00cbSHT\u00cb liria e shprehjes, nocioni m\u00eb i keqkuptuar dhe i keqp\u00ebrdorur e i keqinterpretuar prej se ekziston ideja p\u00ebr t\u00eb menduar lirsh\u00ebm, p\u00ebr ta shprehur mendimin dhe p\u00ebr lirin\u00eb e mediave.<\/p>\n<p>I keqkuptuar, sepse njer\u00ebzit, sidomos pjesa me shkollim problematik e mesatar, nuk e kuptojn\u00eb esenc\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p>I keqp\u00ebrdorur, sepse pushteti dhe t\u00eb fortit e kan\u00eb p\u00ebrdorur lirin\u00eb e shprehjes p\u00ebr ta rritur pushtetin e tyre dhe p\u00ebr t&#8217;i zvog\u00ebluar t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb keqkuptuar, sepse njer\u00ebzit shkojn\u00eb deri n\u00eb ekstreme p\u00ebr ta p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb liri, e cila, pastaj, n\u00ebse kalon n\u00eb gjuh\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese, t\u00eb urrejtjes, kalon n\u00eb gjuh\u00eb denigruese dhe mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nxitje t\u00eb vrasjes. Rasti tipik se si media p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb njer\u00ebz, pasqyrohet te filmi \u201cHotel Rwanda\u201d, ku vrasjet nxiten nga z\u00ebri i radios.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb e drejta e njeriut q\u00eb ta ket\u00eb t\u00eb gabuar mendimin. E drejta e k\u00ebng\u00ebtarit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar nj\u00eb tekst banal n\u00eb k\u00ebng\u00ebn e tij. E drejta e aktorit p\u00ebr t\u00eb luajtur nj\u00eb rol krejt\u00ebsisht t\u00eb kot\u00eb.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes nuk \u00ebsht\u00eb, n\u00ebse shpifni, fyeni, k\u00ebrc\u00ebnoni, kanosni, b\u00ebni thirrje p\u00ebr mosdurim racor, komb\u00ebtar a fetar.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, liria e shprehjes edhe \u00ebsht\u00eb kufizuar me instrumente ligjore, t\u00eb cilat jan\u00eb treguar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mos lejuar nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb caktuar t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb te lexuesi, shikuesi, d\u00ebgjuesi.<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb zgjidhje m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb efikase p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb problem, nj\u00eb zgjidhje jo e thjesht\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edukimi. P\u00ebrmes edukimit medial, nisur nga f\u00ebmij\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebsit, student\u00ebt, m\u00ebrgimtar\u00ebt, profesor\u00ebt, pra, e gjith\u00eb shoq\u00ebria do t&#8217;i kuptonte lirin\u00eb e shprehjes dhe tejkalimin e k\u00ebsaj lirie n\u00eb vepra penale.<\/p>\n<p>Edukimit medial do ta mund\u00ebsonte krijimin e aft\u00ebsive te grupet shoq\u00ebrore p\u00ebr t&#8217;i dekonstruktuar p\u00ebrmbajtjet raciste, tekstet q\u00eb kan\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes, tekstet q\u00eb e tejkalojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe gjuh\u00ebn q\u00eb shkakton dhun\u00eb. Rrjedhimisht, secili grup shoq\u00ebror do t\u00eb njoftohej me bazat e funksionimit t\u00eb medias dhe rrjeteve sociale si dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u2019i p\u00ebrdorim ato q\u00eb mos t\u00eb biem ndesh me ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, secili prej nesh duhet ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara iden\u00eb e edukimit medial si ila\u00e7 p\u00ebr t&#8217;i rritur lirin\u00eb e mendimit, lirin\u00eb e shprehjes, lirin\u00eb e mediave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019u larguar nga gjuha fyese, denigruese, k\u00ebrc\u00ebnuese. Rrjedhimisht, t\u00eb mos shohim skena gjunj\u00ebzimi n\u00ebp\u00ebr gjykata, si n\u00eb rastet e Reshat Sadikit dhe Driton Malokut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Secili prej nesh duhet ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara iden\u00eb e edukimit medial si ila\u00e7 p\u00ebr t&#8217;i rritur lirin\u00eb e mendimit, lirin\u00eb e shprehjes, lirin\u00eb e mediave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019u larguar nga gjuha fyese, denigruese, k\u00ebrc\u00ebnuese. Rrjedhimisht, t\u00eb mos shohim skena gjunj\u00ebzimi n\u00ebp\u00ebr gjykata, si n\u00eb rastet e Reshat Sadikit dhe Driton Malokut, q\u00eb i kanos\u00ebn deputet\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":843718,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-843717","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/843717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=843717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/843717\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/843718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=843717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=843717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=843717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}