{"id":844511,"date":"2023-08-11T08:46:34","date_gmt":"2023-08-11T06:46:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=844511"},"modified":"2023-08-11T11:49:48","modified_gmt":"2023-08-11T09:49:48","slug":"qytetari-i-pambrojtur-siguria-publike-e-harruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/qytetari-i-pambrojtur-siguria-publike-e-harruar\/","title":{"rendered":"Qytetari i pambrojtur, siguria publike e harruar!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Objektivisht qytetari ka mbetur i pambrojtur, i pap\u00ebrkujdesur dhe nj\u00eb val\u00eb e krimeve t\u00eb r\u00ebnda paraqet shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb komplekse sikurse \u00ebsht\u00eb siguria dhe, brenda saj, siguria publike.<\/strong><\/p>\n<p>Vendi po k\u00ebrc\u00ebnohet seriozisht nga bandat kriminale.<\/p>\n<p>T\u00eb armatosur, madje edhe me maska, bandit\u00ebt nuk zgjedhin vendin dhe as koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkrepur mbi t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo po ndodh n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb vitin 2023. N\u00eb Kosov\u00ebn demokratike!<\/p>\n<p>Mungesa e p\u00ebrkushtimit t\u00eb Qeveris\u00eb dhe MPB-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb publike, v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vizionit dhe largimit nga strategjit\u00eb nacionale ekzistuese.<\/p>\n<p>Shfaqja e kriminel\u00ebve me maska si\u00e7 ishte rasti i s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs mbr\u00ebma n\u00eb komun\u00ebn e Sk\u00ebnderajt, ku mbeti nj\u00eb qytetar i vrar\u00eb dhe u plagos\u00ebn tre t\u00eb tjer\u00eb, nxjerr\u00eb n\u00eb pah kurajon e grupeve kriminale p\u00ebr t\u00eb vepruar.<\/p>\n<p>Objektivisht qytetari ka mbetur i pambrojtur, i pap\u00ebrkujdesur dhe nj\u00eb val\u00eb e pasiguris\u00eb publike paraqet shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb komplekse sikurse \u00ebsht\u00eb siguria.<\/p>\n<p>Vendi \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me sfida t\u00eb shumta t\u00eb siguris\u00eb. Krahas qajses s\u00eb pasuksesshme n\u00eb sigurin\u00eb nacionale n\u00eb komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, rrjedha e pasiguris\u00eb publike fatkeq\u00ebsisht ka filluar ta kaploj\u00eb mbar\u00eb vendin. N\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Klin\u00eb, n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Sk\u00ebnderaj apo edhe ndonj\u00eb rast tjet\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb fundit qytetar\u00ebt jan\u00eb terrorizuar nga krimi.<\/p>\n<p>N\u00eb komunat n\u00eb veri fatkeq\u00ebsisht na u rrit dhe u rifuqizua EULEX-i! Na u rrit numri i trupave ushtarake t\u00eb KFOR-it! U vendos v\u00ebmendje e madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e saj, deri n\u00eb vendosje t\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebn masa shtr\u00ebnguese diplomatike dhe praktike nga vendet partnere per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Por, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs po p\u00ebrballen me dob\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb publike. Llojet e ndryshme t\u00eb krimit, sidomos ato t\u00eb r\u00ebnda sikurse jan\u00eb vrasjet, l\u00ebndimet e r\u00ebnda trupore, arm\u00ebmbajtjet pa leje, prezenca e madhe e narkotik\u00ebve, jan\u00eb disa nga aktivitetet e kund\u00ebrligjshme, t\u00eb cilat po e cenojn\u00eb seriozisht jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, institucionet e siguris\u00eb kan\u00eb punuar me shum\u00eb p\u00ebrkushtim n\u00eb avancimin e siguris\u00eb publike. Jan\u00eb hartuar dhe implementuar shum\u00eb strategji nacionale, plane konkrete operative, t\u00eb cilat mbi t\u00eb gjitha kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim parandalimin efikas t\u00eb krimit dhe dukurive t\u00eb ndryshme negative n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga viti n\u00eb vit, efikasiteti i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe institucioneve tjera v\u00ebrehej direkt n\u00eb ndjenj\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb reduktimit n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb krimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb ve\u00e7anti vrasjet dhe krimet e r\u00ebnda, duke u bazuar n\u00eb implementimin e strategjive nacionale q\u00eb kishin k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Qasja e gabuar n\u00eb politikat dhe veprimet n\u00eb siguri e Qeveris\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme ka zhvendosur nga prioriteti elementin ky\u00e7 n\u00eb shoq\u00ebri: sigurin\u00eb publike. Duke u fokusuar pasuksessh\u00ebm n\u00eb \u201ctema t\u00eb m\u00ebdha\u201d t\u00eb cilat e rrit\u00ebn EULEX-in (n\u00eb vend se ky mision t\u00eb ishte duke u mbyllur p\u00ebrfundimisht), hap\u00ebsira u krijua p\u00ebr element\u00ebt me prirje kriminale t\u00eb avancojn\u00eb n\u00eb banda kriminale p\u00ebr t\u00eb cenuar pothuajse t\u00eb papenguara jet\u00ebn e qytetar\u00ebve an\u00ebk\u00ebnd vendit.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, tashm\u00eb siguria publike n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb duke u sfiduar nga realisht banda t\u00eb armatosura, t\u00eb cilat nuk zgjedhin as target, as vend dhe as koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb terrorizuar qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vrasjet e dit\u00ebve t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vrasjen e nj\u00eb shtetase t\u00eb huaj, jan\u00eb treguesi m\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr pasigurin\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb u kanosen qytetar\u00ebve, si n\u00eb rrug\u00eb, ambiente publike, lokale, hotele, apo gjetiu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Objektivisht qytetari ka mbetur i pambrojtur, i pap\u00ebrkujdesur dhe nj\u00eb val\u00eb e krimeve t\u00eb r\u00ebnda paraqet shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb komplekse sikurse \u00ebsht\u00eb siguria dhe, brenda saj, siguria publike. Vendi po k\u00ebrc\u00ebnohet seriozisht nga bandat kriminale. T\u00eb armatosur, madje edhe me maska, bandit\u00ebt nuk zgjedhin vendin dhe as koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkrepur mbi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":645375,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-844511","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/844511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=844511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/844511\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/645375"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=844511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=844511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=844511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}