{"id":846325,"date":"2023-08-16T16:52:38","date_gmt":"2023-08-16T14:52:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=846325"},"modified":"2023-08-16T16:57:23","modified_gmt":"2023-08-16T14:57:23","slug":"mbishkrimi-i-perandorit-justinian-vleresohet-si-zbulimi-me-i-rendesishem-ne-arkeologjine-kosovare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/kulture\/mbishkrimi-i-perandorit-justinian-vleresohet-si-zbulimi-me-i-rendesishem-ne-arkeologjine-kosovare\/","title":{"rendered":"Mbishkrimi i perandorit Justinian vler\u00ebsohet si zbulimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb arkeologjin\u00eb kosovare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Po konsiderohet zbulimi m\u00eb i madh arkeologjik n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nga pesha historike. Nj\u00eb mbishkrim i zbuluar n\u00eb lokalitetin arkeologjik Ulpiana tregon p\u00ebrkushtimin e Perandorit Justinian ndaj vendit t\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs. Mbishkrimi latin \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb strukturat e nj\u00eb prej kishave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb zbuluara deri tani n\u00eb Ballkan, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga perandori me prejardhje dardane.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu thon\u00eb arkeolog\u00ebt, sipas s\u00eb cil\u00ebve mbishkrimi i zbuluar tregon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb perandori i kishte kushtuar qytetit t\u00eb Ulpian\u00ebs, gj\u00eb e cila nuk dihej m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Zbulimi qart\u00ebson se ishte perandori Justinian, dhe gruaja e tij Teodora, q\u00eb kishin inicuar nd\u00ebrtimin e qytetit t\u00eb quajtur Justiniana Secunda.<\/p>\n<p>E sipas mbishkrimit t\u00eb zbuluar, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrtimit t\u00eb qytetit, perandori Justinian dhe gruaja e tij kishin nd\u00ebrtuar disa kisha, nj\u00eb prej t\u00eb cilave b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zbulimin e fundit t\u00eb arkeolog\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Zbulimi \u00ebsht\u00eb arritur pas bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb institucioneve franceze, Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Institutit Arkeologjik t\u00eb Kosov\u00ebs, me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Christophe J.Goddard, p\u00ebrfaq\u00ebsues i \u201cEcole Normale Superieure\u201d nga Parisi, dhe i cili drejton laboratorin \u201cAoroc\u201d, thot\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb shihet me sy p\u00ebrkushtimi i perandorit Justinian p\u00ebr Dardanin\u00eb, vendin e tij t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb them, \u00ebsht\u00eb e re p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz dhe ne pam\u00eb t\u00eb gjith\u00eb emocionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e kuptueshme p\u00ebr emrin e krahin\u00ebs, por ne gjithmon\u00eb e dinim q\u00eb k\u00ebtu ishte Dardania. Dua t\u00eb them, kjo \u00ebsht\u00eb ajo. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb heshtur, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, nga askush. Jan\u00eb shum\u00eb burime. Pra, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e re \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrkushtim nga ky Perandor i madh dhe gj\u00ebja tjet\u00ebr q\u00eb dim\u00eb gjithashtu se ky perandor \u00ebsht\u00eb se ai ishte shum\u00eb i lidhur me krahin\u00ebn e tij t\u00eb lindjes, sepse ai lindi k\u00ebtu, familja e tij ishte nga Dardania, nga vendi i vog\u00ebl i quajtur Tarazona Skupi, Shkupi i sot\u00ebm dhe kjo nd\u00ebrtes\u00eb, ky rind\u00ebrtim i qytetit t\u00eb Ulpian\u00ebs, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ai i dha emrin e tij qytetit, Justiniana Seconda, tregon qart\u00eb se sa i lidhur ishte ai me qytetin\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-846332\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/F3geQHiX0AsHRnR.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"580\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/F3geQHiX0AsHRnR.jpg 1600w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/F3geQHiX0AsHRnR-300x109.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/F3geQHiX0AsHRnR-1024x371.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/F3geQHiX0AsHRnR-768x278.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/F3geQHiX0AsHRnR-1536x557.jpg 1536w\" sizes=\"(max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p>Sipas tij, befasi e madhe \u00ebsht\u00eb q\u00eb mbishkrimi i zbuluar \u00ebsht\u00eb i ruajtur mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBefasia e madhe ishte se ky mbishkrim ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i ruajtur mir\u00eb, i gjer\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse i kompletuar dhe me dyshemen\u00eb e tij origjinale, dhe monumentet e tjera t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ju referova, ka monumente shum\u00eb t\u00eb famshme, t\u00eb famshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn sepse jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb bukura dhe ato kan\u00eb humbur dyshemen\u00eb e tyre origjinale, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e kemi, dhe ky \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb ku do t\u00eb kishit nj\u00eb mbishkrim t\u00eb till\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu thekson se fakti q\u00eb mbishkrimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn latine tregon lidhjen e perandorit me per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja tjet\u00ebr shum\u00eb interesante e k\u00ebtij mbishkrimi q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb latinisht dhe Justiniani p\u00ebrshkruhej si per\u00ebndimor, fliste latinisht, qeveriste nga Kostandinopoja shumic\u00ebn e koh\u00ebs ku njer\u00ebzit flisnin kryesisht greqisht, por ai ishte fol\u00ebs latin dhe ishte shum\u00eb i lidhur edhe me kultur\u00ebn e tij latine. Pra, fakti q\u00eb ky mbishkrim \u00ebsht\u00eb n\u00eb latinisht k\u00ebtu n\u00eb Dardani tregon lidhjen jo vet\u00ebm me krahin\u00ebn e tij t\u00eb lindjes, por edhe me kultur\u00ebn e tij latine. Dhe kjo tregon se edhe n\u00ebse Per\u00ebndimi humbi, ky vend ishte p\u00ebrs\u00ebri Per\u00ebndimi p\u00ebr t\u00eb, dhe t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptosh pse dikush \u00ebsht\u00eb kaq i vendosur t\u00eb ripushtoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka humbur dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Italin\u00eb, e cila ishte origjina e Perandoris\u00eb Romake sepse qartazi ai e mendonte veten si nj\u00eb per\u00ebndimor\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>E profesori universitar i arkeologjis\u00eb, Arben Hajdari, i cili \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebdrejtues i projektit, tregon detaje se si kan\u00eb arritur deri t\u00eb ky zbulim.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-846328\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Screenshot_1-69-1130x635-1.png\" alt=\"\" width=\"1130\" height=\"635\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Screenshot_1-69-1130x635-1.png 1130w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Screenshot_1-69-1130x635-1-300x169.png 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Screenshot_1-69-1130x635-1-1024x575.png 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Screenshot_1-69-1130x635-1-768x432.png 768w\" sizes=\"(max-width: 1130px) 100vw, 1130px\" \/><\/p>\n<p>\u201cKemi filluar g\u00ebrmimet arkeologjike t\u00eb cilat kan\u00eb konfirmuar rezultatet e incizimeve gjeofizike dhe ne kemi arritur me zbulu mbetjet e nj\u00eb bazilike madh\u00ebshtore, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Ballkan, nd\u00ebrtuar nga perandori Justinian n\u00eb shekullin e gjasht\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti kemi vazhduar kampanj\u00ebn e radh\u00ebs dhe ideja ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjekim planimetrin\u00eb e bazilik\u00ebs dhe pastaj kemi zbuluar edhe nj\u00eb mbishkrim i cili ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe, historike, dhe sipas meje p\u00ebr nga pesha historike paraqet zbulimin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ose n\u00eb arkeologjin\u00eb kosovare\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai tregon se mbishkrimi konfirmon disa t\u00eb dh\u00ebna historike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Ulpian\u00ebn dhe Dardanin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse tregon q\u00eb perandori Justinian, bashk\u00eb me gruan e tij Teodor\u00ebn, kishin marr\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar qytetin, t\u00eb cilin e kishin quajtur Justiniana Secunda.<\/p>\n<p>\u201cMbishkrimi konfirmon disa t\u00eb dh\u00ebna historike, dhe k\u00ebtu kur them e kam fjal\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb na njofton p\u00ebr kopje cezares q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Ulpian\u00ebn dhe Dardanin\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb po ashtu i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse tregon q\u00eb perandori Justinian bashk\u00eb me gruan e tij Teodor\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt kishin marr\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar qytetin, respektivisht, p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar, at\u00eb si\u00e7 na njofton p\u00ebr kopje cezares Ulpian\u00ebn dhe pas rind\u00ebrtimit e quan Justiniana Secunda, e quan Justiniana Secunda p\u00ebr faktin q\u00eb tanim\u00eb ekzistonte nj\u00eb vendbanim tjet\u00ebr i cili ishte nd\u00ebrtuar po ashtu nga Justiniani q\u00eb quhej Justiniana Prima\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-846326\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/zbulimi-ulpiane-1130x635-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1130\" height=\"635\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/zbulimi-ulpiane-1130x635-1.jpg 1130w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/zbulimi-ulpiane-1130x635-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/zbulimi-ulpiane-1130x635-1-1024x575.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/zbulimi-ulpiane-1130x635-1-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1130px) 100vw, 1130px\" \/><\/p>\n<p>Hajdari tregon se mbishkrimi konfirmon lidhjen e perandorit Justinian me vendin e origjin\u00ebs, Dardanin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy mbishkrim tregon p\u00ebrkushtimin e perandorit Justinian ndaj vendit t\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs, lidhjen e tij me vendin e origjin\u00ebs, q\u00eb ishte Dardania, dhe sidomos r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i kishte kushtuar ai qytetit t\u00eb Ulpian\u00ebs, gj\u00eb e cila nuk dihej m\u00eb par\u00eb. Sipas mbishkrimit, p\u00ebrpos nd\u00ebrtimit t\u00eb qytetit, perandori Justinian bashk\u00eb me gruan e tij Teodor\u00ebn kishin nd\u00ebrtuar disa kisha, pra nj\u00eb prej t\u00eb cilave ne e kemi zbuluar, pra disa kisha t\u00eb cilat ua kishte kushtuar Jezu Krishtit q\u00eb \u00ebsht\u00eb 25 dhjetori\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Hajdari tregon se bazilika q\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kishat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb cilat i ka nd\u00ebrtuar perandori Justinian.<\/p>\n<p>\u201cBazilika \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhajat n\u00eb Ballkan, dhe n\u00ebse merret parasysh fakti q\u00eb perandori Justinian njihej p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb shumta q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, njihet si nd\u00ebrtues i monumenteve madh\u00ebshtore dhe un\u00eb do t\u00eb thosha q\u00eb bazilika t\u00eb cil\u00ebn e kemi zbuluar renditet n\u00eb mesin e kishave apo nd\u00ebrtimeve nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhajat q\u00eb i ka nd\u00ebrtuar perandori Justinian dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb jasht\u00ebzakonisht e madhe e cila pastaj me nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb konservuese, me nj\u00eb prezantim t\u00eb mir\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb atraksion turistik me mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjeneruar edhe vende t\u00eb pun\u00ebs, edhe t\u00eb hyra e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u201d, thot\u00eb Hajdari.<\/p>\n<p>Zbulimi i nj\u00eb mbishkrim latin nga perandori Justinian i cili d\u00ebshmon lidhjen e tij me Dardanin\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nga institucionet e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs ky \u00ebsht\u00eb konsideruar zbulim q\u00eb form\u00ebson historin\u00eb dhe si nj\u00eb dedikim i fuqish\u00ebm nga perandori Justinian. \/kp\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po konsiderohet zbulimi m\u00eb i madh arkeologjik n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nga pesha historike. Nj\u00eb mbishkrim i zbuluar n\u00eb lokalitetin arkeologjik Ulpiana tregon p\u00ebrkushtimin e Perandorit Justinian ndaj vendit t\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs. Mbishkrimi latin \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb strukturat e nj\u00eb prej kishave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb zbuluara deri tani n\u00eb Ballkan, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":846333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[284,21],"tags":[],"class_list":["post-846325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/846325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=846325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/846325\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/846333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=846325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=846325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=846325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}