{"id":84697,"date":"2019-08-15T14:01:10","date_gmt":"2019-08-15T12:01:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=84697"},"modified":"2019-08-15T14:02:10","modified_gmt":"2019-08-15T12:02:10","slug":"shkendije-mujaj-rrefen-per-trajedine-qe-e-goditi-per-cka-ndaloi-edhe-muziken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/shkendije-mujaj-rrefen-per-trajedine-qe-e-goditi-per-cka-ndaloi-edhe-muziken\/","title":{"rendered":"Shk\u00ebndije Mujaj rr\u00ebfen p\u00ebr tragjedin\u00eb q\u00eb e goditi, p\u00ebr \u00e7ka ndaloi edhe muzik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>E m\u00ebsuar me jet\u00ebn e bukur t\u00eb luksit, Shk\u00ebndije Mujaj provoi dhimbjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, at\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, ngjarja e cila i tronditi qenien. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo ka ndaluar s\u00eb b\u00ebri muzik\u00eb dhe rikthimin do t\u2019ia dedikoj\u00eb vet\u00ebm asaj. P\u00ebr \u201cPanorama Plus\u201d, ajo rr\u00ebfen jet\u00ebn n\u00eb showbiz, edhe pse \u00ebsht\u00eb vajza e nj\u00eb akademiku t\u00eb njohur n\u00eb Kosov\u00eb, an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb fam\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb fshihet pas pamjes s\u00eb saj t\u00ebrheq\u00ebse.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb muzik\u00eb ke qen\u00eb e pranishme shpeshher\u00eb me projekte v\u00ebrtet t\u00eb guximshme. E ke menduar si do t\u00eb jet\u00eb rikthimi yt, duke qen\u00eb se gjithmon\u00eb ke qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb ke guxuar?<\/p>\n<p>Pas vdekjes se n\u00ebn\u00ebs sime, automatikisht jeta ime mori drejtim tjet\u00ebr. K\u00ebshtu, edhe n\u00eb aspektin muzikor mendoj se do ta konceptoj ndryshe rikthimin, pasi e para k\u00ebng\u00eb pas k\u00ebsaj humbjeje i \u00ebsht\u00eb kushtuar n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Me cilin k\u00ebng\u00ebtar shqiptar do t\u00eb doje t\u00eb b\u00ebje nj\u00eb duet provokues?<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb moment jo i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb treg, ku shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtare t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen me perfomanca seksiste, ti si e sheh veten mes tyre?<\/p>\n<p>Origjina e fjal\u00ebs seksiste ose sexappeal n\u00eb shpjegim p\u00ebrb\u00ebhet nga fjala seks dhe t\u00ebrheqje. T\u00eb dyja fjal\u00ebt rrjedhin nga latinishtja, me fjal\u00ebn origjinale \u201cAppellare\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb apel. Duke qen\u00eb se apeli seksual dhe atraktiviteti bazohen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb perceptime subjektive sesa n\u00eb fakte objektive, kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb relevante p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb kem nj\u00eb epitet t\u00eb till\u00eb, kur mbrapa fshihet di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb ana e err\u00ebt e personazheve publik\u00eb apo t\u00eb famsh\u00ebm? \u00c7far\u00eb shkon keq n\u00eb gjith\u00eb at\u00eb jet\u00eb mes dritash q\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb?<\/p>\n<p>Reflektimi i nj\u00eb personi t\u00eb famsh\u00ebm ka dy an\u00eb, t\u00eb cilat duhet t\u00eb dish ose t\u00eb m\u00ebsohesh t\u2019i menaxhosh. S\u00eb pari, dashuria q\u00eb kan\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr ty, ata q\u00eb ta kan\u00eb xhelozi suksesin t\u00ebnd dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi, stresi q\u00eb p\u00ebrjeton dhe si pasoj\u00eb, me kalimin e koh\u00ebs, v\u00ebrehen duksh\u00ebm disa s\u00ebmundje, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb fshihen n\u00eb personalitetin e dikujt q\u00eb jeton me fam\u00ebn. E, m\u00eb n\u00eb fund ,n\u00ebse ato nuk trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, mund edhe t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb dhimbsh\u00ebm si\u00e7 jan\u00eb: ADHD, Sindromi Zappelphilipp, \u00e7rregullimi i munges\u00ebs s\u00eb v\u00ebmendjes, \u00e7rregullimi obsesiv-komplusiv, depresioni q\u00eb fillon kur e l\u00eb veten pas dore, pra, b\u00ebhesh objekt, si robot, duke harruar shpirtin dhe t\u00eb qenurit njeri. Po ashtu, \u00e7rregullimi i ankthit, \u00e7rregullim bipolar e t\u00eb tjera probleme, q\u00eb shumica p\u00ebrpiqen t\u2019i shmangin me alkool, drog\u00eb, tableta, etj.<\/p>\n<p>Nga jeta jote kujton dot ngjarjen m\u00eb t\u00eb bukur dhe at\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshme?<\/p>\n<p>Ngjarja m\u00eb e bukur ishte kur arrita t\u2019u nd\u00ebrtoja nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukur n\u00ebn\u00ebs dhe babit tim. Kjo ishte \u00ebndrra e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, pasi ne jetonim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl dhe shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Ngjarja m\u00eb e hidhur ishte humbja e n\u00ebn\u00ebs sime, nga e cila akoma nuk e kam marr\u00eb veten e t\u00eb kthehem si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Je vajza e prof. dr. Hasan Mujaj, nj\u00eb akademik i njohur n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb ka k\u00ebrkuar ai q\u00eb edhe ti t\u00eb jesh pjes\u00eb e nj\u00eb jete m\u00eb serioze dhe akademike, pram larg showbiz-it?<\/p>\n<p>Zoti m\u00eb bekoi t\u00eb jem vajza e prof. dr. Hasan Mujajt. Gjithashtu, nj\u00eb njeri i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, pasi m\u00eb modern \u00ebsht\u00eb babi im sesa djem t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb shekullin e fundit. E preka k\u00ebt\u00eb fakt pik\u00ebrisht se serioziteti s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me veshjen dhe zhveshjen, por pas saj fshihet nj\u00eb intelekt me largpam\u00ebsin\u00eb e t\u00eb t\u00eb parit brenda njeriut e jo \u00e7far\u00eb ka veshur ose pse ka nj\u00eb paraqitje ekstravaganten\u00eb sken\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb nga k\u00ebto komplekse ai \u00ebsht\u00eb i \u00e7liruar, sepse mbi t\u00eb gjitha me nj\u00eb vajz\u00eb si Shk\u00ebndije me virtyte njer\u00ebzore dhe moral n\u00eb t\u00eb tjera aspekte, pyesni babin tim se \u00e7\u2019do ju thot\u00eb p\u00ebr mua. Dhe nuk ka mund\u00ebsi assesi q\u00eb t\u00eb mos e g\u00ebzoj\u00eb gjenetikisht inteligjenc\u00ebn ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them dashurin\u00eb p\u00ebr librin dhe diturin\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Por, a do t\u00eb kem edhe un\u00eb shtat\u00eb vepra shkencore si babi im? Kjo mbetet t\u00eb shihet! Sidoqoft\u00eb, secili prind i d\u00ebshiron f\u00ebmij\u00ebs dijen, sepse \u00ebsht\u00eb thesar i pashtersh\u00ebm, q\u00eb nuk mbaron kurr\u00eb, madje edhe pas vdekjes!<\/p>\n<p>Je komentuar si k\u00ebng\u00ebtarja e ekstremeve, pasi p\u00ebrve\u00e7 ekspozimit t\u00eb vitheve, t\u00eb shohim edhe t\u00eb mbuluar me shami?<\/p>\n<p>\u00c7do njeri ka faza t\u00eb ndryshme n\u00eb jet\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb pubertiteti, rinia. Pastaj faza e pjekuris\u00eb, ku mund t\u00eb jetohet sipas mund\u00ebsis\u00eb dhe rrethanave q\u00eb t\u00eb ofrohen. Natyrisht, edhe un\u00eb, duke pasur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb, kam jetuar n\u00eb ekstreme ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them duke menduar se kemi vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs, kur arrin t\u2019i p\u00ebrjetosh t\u00eb gjitha, fillon dhe mendon: A \u00ebsht\u00eb kjo e t\u00ebra apo ka edhe di\u00e7ka? Duke u thelluar n\u00eb mendime dhe shum\u00eb pyetje ku nuk gjen p\u00ebrgjigje, fillon e studion mbi universin dhe natyrisht t\u00eb lindin pyetjet: Ku do shkojm\u00eb pas k\u00ebsaj jete?! E duke qen\u00eb se ne nuk u pyet\u00ebm kur erdh\u00ebm n\u00eb jet\u00eb, e kupton thjesht se ke nj\u00eb afat jete, je i limituar dhe nuk ke shum\u00eb kompetenca, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb vullneti t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb keq ose mir\u00eb. Kur nuk je i udh\u00ebzuar, as prind\u00ebrit nuk jan\u00eb t\u00eb udh\u00ebzuar, f\u00ebmija automatikisht \u00ebsht\u00eb i humbur. Ekzistojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb madje disa prind\u00ebr i shfryt\u00ebzojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, duke i futur n\u00eb rrug\u00ebn e materializmit, gj\u00eb q\u00eb e p\u00ebrjetoi edhe Michael Jackson. Duke u bazuar n\u00eb burime t\u00eb sigurta dhe video-materiale t\u00eb nj\u00eb shokut tim q\u00eb kishte miq\u00ebsi private, mund ta shoh si shembullin konkret pse njeriu ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Zot. K\u00ebshtu q\u00eb edhe un\u00eb fillova duke e k\u00ebrkuar at\u00eb dhe e kam gjetur. Ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them, m\u00eb gjeti mua t\u00eb humbur dhe m\u00eb udh\u00ebzoi zemr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dashur At\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Paraja t\u00eb b\u00ebn t\u00eb lumtur apo prej saj ke provuar gj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb, q\u00eb s\u2019duhet t\u2019i provoje?<\/p>\n<p>Paran\u00eb e shpenzon secili sipas mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka. Paraja t\u00eb mund\u00ebson t\u00eb kesh standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb material, por kurrsesi standard t\u00eb lart\u00eb shpirt\u00ebror. Sa m\u00eb shum\u00eb para, aq m\u00eb shum\u00eb do jemi duke lundruar n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrkohshme, ku e vetmja gj\u00eb e garantuar \u00ebsht\u00eb vdekja. T\u00eb tjerat sot i ke, nes\u00ebr mund t\u00eb mos i kesh m\u00eb. Pra, duhet t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb sotmen dhe kurrsesi t\u00eb mos b\u00ebhemi rob\u00ebr t\u00eb s\u00eb ardhmes, sepse \u00ebsht\u00eb e panjohur p\u00ebr ne. Secili mund t\u00eb ket\u00eb provuar \u00e7do gj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn mund ta paguaj\u00eb. Por, kurrsesi, ajo nuk ta plot\u00ebson ndjenj\u00ebn e brendshme, t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta blesh me para, pik\u00ebrisht lumturin\u00eb shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta shijuar jet\u00ebn plot\u00ebsisht, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb provosh?<\/p>\n<p>P\u00ebr ta shijuar m\u00eb n\u00eb fund lumturin\u00eb, duhet t\u00eb njohim krijuesin dhe vler\u00ebn q\u00eb na dha. Por edhe t\u00eb luftojm\u00eb e ta mundim lakmin\u00eb dhe egon, p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa e madhe \u00ebsht\u00eb vlera jon\u00eb, pra, t\u00eb qenurit njeri e jo t\u2019u ngjasojm\u00eb shtaz\u00ebve q\u00eb vet\u00ebm nga logjika dallojn\u00eb prej nesh. Pra, njeriu ka logjik\u00ebn t\u00eb mendoj\u00eb, meditoj\u00eb dhe ta dij\u00eb vler\u00ebn e asaj q\u00eb e bart mbi supe. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijuar shkel e shko, por me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar! Pra, thjesht jemi n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim dita-dit\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E m\u00ebsuar me jet\u00ebn e bukur t\u00eb luksit, Shk\u00ebndije Mujaj provoi dhimbjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, at\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, ngjarja e cila i tronditi qenien. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo ka ndaluar s\u00eb b\u00ebri muzik\u00eb dhe rikthimin do t\u2019ia dedikoj\u00eb vet\u00ebm asaj. P\u00ebr \u201cPanorama Plus\u201d, ajo rr\u00ebfen jet\u00ebn n\u00eb showbiz, edhe pse \u00ebsht\u00eb vajza e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":84700,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-84697","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84697\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84700"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}