{"id":848148,"date":"2023-08-22T13:09:34","date_gmt":"2023-08-22T11:09:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=848148"},"modified":"2023-08-22T13:09:34","modified_gmt":"2023-08-22T11:09:34","slug":"deputeti-rumun-catalin-tenita-e-kam-ne-plan-te-propozoj-rezolute-ne-parlamentin-e-rumanise-per-njohjen-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/deputeti-rumun-catalin-tenita-e-kam-ne-plan-te-propozoj-rezolute-ne-parlamentin-e-rumanise-per-njohjen-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Deputeti rumun, Catalin Tenita: E kam n\u00eb plan t\u00eb propozoj rezolut\u00eb n\u00eb Parlamentin e Rumanis\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Rumania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pes\u00eb an\u00ebtaret e Bashkimit Evropian q\u00eb vazhdon t\u00eb mos e njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Por muajve t\u00eb fundit ka p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb ky q\u00ebndrim. \u00cbsht\u00eb deputeti i parlamentit rumun, Catalin Tenita, q\u00eb po l\u00ebviz gur\u00eb, q\u00eb Bukureshti ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb fjalimi t\u00eb mbajtur n\u00eb fillim t\u00eb qershorit n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Kosov\u00ebs, deputeti i partis\u00eb Reper, synon q\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb votimin e nj\u00eb rezolute.<\/p>\n<p>\u201cFjalimi ishte vet\u00ebm fillimi. Kam n\u00eb plan t\u00eb bashk\u00ebpunoj me koleg\u00ebt e mi deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb propozuar dhe sjell\u00eb n\u00eb votim nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs\u201d, shprehet ai n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Klan Kosova.<\/p>\n<p>Derisa mosnjohjes e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e quan padrejt\u00ebsi, ai thot\u00eb se ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb e pengojn\u00eb vendin e tij t\u00eb l\u00ebviz\u00eb p\u00ebrpara. P\u00ebr t\u00eb, n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb l\u00ebvizte Serbia, do t\u00eb shtrohej nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb edhe rumun\u00ebt do ta shqyrtonin pozicionin e tyre seriozisht.<\/p>\n<p>Kjo njohje p\u00ebrve\u00e7 nga Rumania, sipas ligjv\u00ebn\u00ebsit do t\u00eb sillte stabilitet edhe n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb kan\u00eb Kosova dhe Rumania \u2013 derisa p\u00ebrmend edhe shembuj t\u00eb ngjashm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb dyjave shteteve \u2013 sipas tij do t\u00eb duhej t\u00eb njiheshin edhe n\u00eb rrafsh diplomatik.<\/p>\n<p><em><strong>INTERVISTA E PLOT\u00cb:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong><em>Klan Kosova:<\/em> N\u00eb fillim t\u00eb qershorit, ju mbajt\u00ebt nj\u00eb fjalim n\u00eb Parlamentin e Rumanis\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, a keni nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb hap t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Catalin Tenita:<\/strong><\/em> Pas fjalimit tim n\u00eb qershor n\u00eb parlamentin rumun, kam vazhduar t\u00eb avokoj p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm n\u00eb diskutime parlamentare, por edhe n\u00eb forume dhe ngjarje t\u00eb ndryshme. Jam p\u00ebrpjekur t\u2019i theksoj p\u00ebrfitimet e k\u00ebsaj njohjeje si p\u00ebr Rumanin\u00eb ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Pjesa e avokimit tim thekson gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e integrimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian, duke siguruar nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb bashkuar, prosperuese dhe t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Duke ofruar nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb bazuar, shpresoja t\u00eb nxisja nj\u00eb diskutim konstruktiv midis t\u00eb gjitha partive parlamentare. Trash\u00ebgimia e p\u00ebrbashk\u00ebt ballkanike e jona na m\u00ebson se, me gjith\u00eb dallimet, ne jemi t\u00eb lidhur nga fije t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. P\u00ebr shembull, ka fjal\u00eb n\u00eb rumanisht dhe shqip q\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Shembuj t\u00eb k\u00ebtyre ngjashm\u00ebrive gjuh\u00ebsore p\u00ebrfshijn\u00eb \u2018shigjet\u00eb\u2019 n\u00eb shqip dhe \u2018s\u0103geat\u0103\u2019 n\u00eb rumanisht, \u2018shkall\u00eb\u2019 dhe \u2018scar\u0103\u2019, \u2018sh\u00ebnd\u00e9t\u2019 dhe \u2018s\u0103n\u0103tate\u2019, \u2018short\u2019 dhe \u2018soart\u0103\u2019, dhe shum\u00eb t\u00eb tjera si \u2018shtrat\u2019\/\u2019strat\u2019, \u2018ngusht\u00eb\u2019\/\u2019\u00eengust\u2019, \u2018trisht\u2019\/\u2019trist\u2019, \u2018luft\u00eb\u2019\/\u2019 lupt\u0103\u2019, \u2018luft\u00ebtar\u2019\/\u2019lupt\u0103tor\u2019, \u2018kofsh\u00eb\u2019\/\u2019coaps\u0103\u2019, \u2018arma\u2019\/\u2019arma\u2019, \u2018pulpa\u2019\/\u2019pulpa\u2019, \u2018qafa\u2019\/\u2019ceafa\u2019, \u2018shurdh\u2019\/\u2019surd\u2019 , dhe \u2018gardh\u2019\/\u2019gard\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, traditat dhe zakonet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, nga ceremonit\u00eb e dasmave deri te festat e korrjes, theksojn\u00eb gjithashtu lidhjet e rr\u00ebnjosura thell\u00eb midis populli rumun dhe atij kosovar. K\u00ebto elemente t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb n\u00ebnvizojn\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nxitjes s\u00eb lidhjeve m\u00eb t\u00eb ngushta dhe mir\u00ebkuptimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy kombet kan\u00eb pasur gjithashtu pjes\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb sfidave gjat\u00eb historis\u00eb, duke u p\u00ebrballur me pushtimet, okupimet dhe duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr identitet dhe pavar\u00ebsi. Kjo histori e p\u00ebrbashk\u00ebt e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb, e k\u00ebmb\u00ebnguljes dhe e k\u00ebrkimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr liri ka form\u00ebsuar nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kolektive.<\/p>\n<p>Me theksimin e k\u00ebtyre lidhjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kulturore, gjuh\u00ebsore dhe historike, shpresoj t\u00eb nxis nj\u00eb mir\u00ebkuptim m\u00eb t\u00eb madh brenda parlamentit ton\u00eb dhe midis qytetar\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr lidhjet e thella q\u00eb Rumania ndan me Kosov\u00ebn. Njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vendim politik; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njohje e s\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme bashk\u00ebpunuese.<\/p>\n<p><strong>Si reaguan grupi juaj parlamentar dhe partit\u00eb e tjera n\u00eb parlament ndaj q\u00ebndrimit tuaj? A e mb\u00ebshteti dikush iden\u00eb tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Catalin Tenita:<\/strong><\/em> Fjalimi im ngjalli nj\u00eb s\u00ebr\u00eb reagimesh nga koleg\u00ebt e mi deputet\u00eb. Disa e vler\u00ebsuan guximin dhe arsyetimin q\u00eb paraqita, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb kishin rezerva ose q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, duke ofruar nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb bazuar mir\u00eb, shpresoja t\u00eb nxisja nj\u00eb diskutim konstruktiv midis t\u00eb gjitha partive parlamentare. Trash\u00ebgimia jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt ballkanike na m\u00ebson se, pavar\u00ebsisht dallimeve tona, ne jemi t\u00eb lidhur nga fijet e p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Rumania \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr pes\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur ende pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Pse po vazhdon ky q\u00ebndrim?<\/strong><\/p>\n<p>Ka disa arsye historike, politike dhe gjeopolitike pse Rumania, s\u00eb bashku me disa shtete t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, nuk e kan\u00eb njohur ende Kosov\u00ebn. Disa jan\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb brendshme, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat ndikohen nga konteksti nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe rajonal. Megjithat\u00eb, n\u00eb fjal\u00ebn time kam theksuar se shumica e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn dhe se Rumania duhet t\u00eb rishqyrtoj\u00eb pozicionin e saj n\u00eb drit\u00ebn e zhvillimeve rajonale dhe p\u00ebrpar\u00ebsive t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>E that\u00eb se vendimi p\u00ebr t\u00eb mos njohur Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb i lidhur me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme t\u00eb Rumanis\u00eb, shqet\u00ebsime gjeopolitike. P\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb?<\/p>\n<p>Vendimi i Rumanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos njohur Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb i ndikuar nga nj\u00eb miks faktor\u00ebsh t\u00eb brendsh\u00ebm dhe gjeopolitik\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb, ka shqet\u00ebsime lidhur me implikimet e mundshme t\u00eb brendshme; nga ana tjet\u00ebr, dinamika gjeopolitike dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me shtetet e tjera ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. N\u00eb fjal\u00ebn time un\u00eb kam theksuar implikimet strategjike t\u00eb njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e rritjes s\u00eb ndikimit t\u00eb fuqive t\u00eb jashtme n\u00eb rajon, si Rusia dhe Kina.<\/p>\n<p><strong>Po nd\u00ebrlidhem k\u00ebtu. Shpesh d\u00ebgjojm\u00eb se njohja e Kosov\u00ebs nga cilido shtet do t\u00eb rriste sigurin\u00eb n\u00eb Ballkan dhe Evrop\u00eb. Sa pajtoheni me k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht. Un\u00eb besoj fuqish\u00ebm se njohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga m\u00eb shum\u00eb vende, p\u00ebrfshir\u00eb Rumanin\u00eb, do t\u00eb forconte sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kjo do t\u00eb reduktonte konfliktet e mundshme n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe do t\u00eb kontribuonte n\u00eb integrimin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb rajonit n\u00eb strukturat evropiane. I gjith\u00eb kontinenti evropian do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga nj\u00eb klim\u00eb paqeje dhe bashk\u00ebpunimi n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tradicionalisht t\u00eb tensionuar.<\/p>\n<p><strong>Kosova ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces dialogu me Serbin\u00eb. N\u00ebse Serbia p\u00ebrparon drejt njohjes, cila do t\u00eb mund t\u00eb ishte l\u00ebvizja e Bukureshtit?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Serbia do t\u00eb shkonte p\u00ebrpara me njohjen e Kosov\u00ebs, kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb rajon dhe mund t\u00eb ndikonte n\u00eb vendimin e Rumanis\u00eb. Duke pasur parasysh p\u00ebrkushtimin e Rumanis\u00eb ndaj integrimeve evropiane dhe vlerave, nj\u00eb hap i till\u00eb i Serbis\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb diskutimet dhe veprimet e Bukureshtit drejt njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrsa keni mbajtur nj\u00eb fjalim n\u00eb kuvend pro njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb hap t\u00eb m\u00ebpastajm\u00eb? P\u00ebr shembull keni menduar t\u00eb propozoni nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera dhe institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<\/strong><\/p>\n<p>Fjalimi ishte vet\u00ebm fillimi. Kam n\u00eb plan t\u00eb bashk\u00ebpunoj me koleg\u00ebt e mi deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb propozuar dhe sjell\u00eb n\u00eb votim nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs. Kam par\u00eb q\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera dhe n\u00eb institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rezoluta t\u00eb tilla kan\u00eb pasur nj\u00eb ndikim pozitiv dhe kan\u00eb p\u00ebrshpejtuar procesin e njohjes. Do t\u00eb punoj aktivisht p\u00ebr t\u00eb bindur sa m\u00eb shum\u00eb koleg\u00eb p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrfitimet e k\u00ebsaj nisme.<\/p>\n<p><strong>Ky propozim juaji p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs a lidhet me zhvillimet n\u00eb Ukrain\u00eb pas pushtimit t\u00eb Rusis\u00eb, apo s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ngjarjet n\u00eb Ukrain\u00eb dhe pushtimi i saj nga Rusia theksojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb t\u00eb bashkuar dhe m\u00eb t\u00eb sigurt, motivimi im par\u00ebsor p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs bazohet n\u00eb argumentet e paraqitura n\u00eb fjalimin tim. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb p\u00ebrfitimet p\u00ebr Rumanin\u00eb, Ballkanin Per\u00ebndimor dhe t\u00eb gjith\u00eb Bashkimin Evropian. Megjithat\u00eb, situata n\u00eb Ukrain\u00eb sh\u00ebrben si nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e solidaritetit dhe veprimit kolektiv p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p><strong>A keni pasur ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim me politikan\u00eb nga Kosova para apo pas fjalimit tuaj? A keni pranuar ndonj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb vizituar Kosov\u00ebn, apo jeni t\u00eb hapur p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n<p>Po, kam pasur nd\u00ebrveprim me politikan\u00eb nga Kosova para fjalimit tim. K\u00ebto nd\u00ebrveprime u zhvilluan gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti lidhur me transparenc\u00ebn parlamentare, t\u00eb organizuar nga Instituti Komb\u00ebtar Demokratik n\u00eb Taipei. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb u pasua nga nj\u00eb vizit\u00eb parlamentare e nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb autoritetet tajvaneze. Gjat\u00eb k\u00ebtyre takimeve pata rastin t\u00eb kuptoj m\u00eb mir\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb kuptoi se mosnjohja e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike si Kosova \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi. Un\u00eb kam marr\u00eb ftesa p\u00ebr t\u00eb vizituar Kosov\u00ebn dhe jam i hapur p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. K\u00ebto p\u00ebrvoja m\u00eb shtyn\u00eb q\u00eb t\u00eb avokoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb aktive p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs nga Rumania dhe ta sjell k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ball\u00eb t\u00eb diskutimeve parlamentare.\/<a href=\"https:\/\/klankosova.tv\/catalin-tenita-fjalimi-ishte-vetem-fillimi-kam-plan-te-propozoj-rezolute-ne-parlamentin-e-rumanise-per-njohjen-e-kosoves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">KlanKosova<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rumania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pes\u00eb an\u00ebtaret e Bashkimit Evropian q\u00eb vazhdon t\u00eb mos e njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Por muajve t\u00eb fundit ka p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb ky q\u00ebndrim. \u00cbsht\u00eb deputeti i parlamentit rumun, Catalin Tenita, q\u00eb po l\u00ebviz gur\u00eb, q\u00eb Bukureshti ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb fjalimi t\u00eb mbajtur n\u00eb fillim t\u00eb qershorit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":848149,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[],"class_list":["post-848148","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/848148","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=848148"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/848148\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/848149"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=848148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=848148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=848148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}