{"id":84850,"date":"2019-08-15T18:11:48","date_gmt":"2019-08-15T16:11:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=84850"},"modified":"2019-08-15T18:11:48","modified_gmt":"2019-08-15T16:11:48","slug":"deshtoi-qe-pas-5-vajzave-te-lind-djale-kosovarja-akuzon-global-hospital-per-mashtrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/deshtoi-qe-pas-5-vajzave-te-lind-djale-kosovarja-akuzon-global-hospital-per-mashtrim\/","title":{"rendered":"D\u00ebshtoi q\u00eb pas 5 vajzave t\u00eb lind djal\u00eb, kosovarja akuzon &#8220;Global Hospital&#8221; p\u00ebr mashtrim"},"content":{"rendered":"<p><strong>E d\u00ebmtuara A.P, ka deklaruar se pavar\u00ebsisht pagesave dhe procedurave q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj kishin ndjekur, n\u00eb \u201cGlobal Hospital\u201d, kishin d\u00ebshtuar q\u00eb pas pes\u00eb vajzave, t\u00eb b\u00ebheshin me djal\u00eb.<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>K\u00ebt\u00eb deklarim, ajo e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjykimin q\u00eb po zhvillohet ndaj mjekes Gjina Zeqiri, infermieres Ilfete Bixhaku, t\u00eb akuzuara p\u00ebr transplantim t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njer\u00ebzore , si dhe ndaj Agron Devaj\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr zbulim t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 A.P, t\u00eb enjten d\u00ebshmin\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb edhe bashk\u00ebshorti i saj, i d\u00ebmtuari V.P, si dhe A.J, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>E d\u00ebmtuara A.P, deklaroi se n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb informuar se mund t\u00eb trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital dhe ka shkuar p\u00ebr tu informuar m\u00eb holl\u00ebsisht p\u00ebr procedura, ku tha se ishte takuar me doktoresh\u00ebn Gjina Zeqiri.<\/p>\n<p>\u201cKam biseduar me t\u00eb, ne i kemi pes\u00eb vajza dhe kam dashur ta di a ka mund\u00ebsi p\u00ebr lindje djali n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital, pra t\u00eb b\u00ebj p\u00ebrzgjedhjen e gjinis\u00eb. M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb po se ka mund\u00ebsi, vet\u00ebm me bo pages\u00ebn dhe me fillu procedur\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ajo ia ka dor\u00ebzuar gjykat\u00ebs nj\u00eb kopje fizike t\u00eb nj\u00eb dokumenti ku ishin t\u00eb listuara pagesat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, deklaroi se i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar trajtimit n\u00eb dy seanca, ku e para sipas saj, ka d\u00ebshtuar, e me sa i kujtohet ka paguar 35000 euro. Kurse, n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb, sipas saj, kan\u00eb paguar af\u00ebrsisht 3300- 3500 euro.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb takimin e par\u00eb, e akuzuara Zeqiri, i kishte th\u00ebn\u00eb se deri n\u00eb 95% procedura mund t\u00eb kryhet me sukses, kurse, sipas saj, ajo kishte th\u00ebn\u00eb se 5% ka gjasa q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundohet me sukses, ofert\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e d\u00ebmtuara tha se e kishte pranuar.<\/p>\n<p>Kurse, ka th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshje me shkrim me t\u00eb akuzuar\u00ebn nuk ka pasur.<\/p>\n<p>Sipas saj, seanca \u00ebsht\u00eb paguar ve\u00e7 e ve\u00e7, nd\u00ebrkaq ajo ka zgjatur tre jav\u00eb, ku brenda dy jav\u00ebve kan\u00eb kryer procedurat, kurse n\u00eb jav\u00ebn e tret\u00eb jan\u00eb informuar se a ka qen\u00eb e suksesshme procedura, derisa jan\u00eb kthyer rezultatet e analizave mjek\u00ebsore, t\u00eb cilat u ishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb kryhen n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb periudh\u00ebs dy javore, kemi qen\u00eb gati \u00e7do dit\u00eb n\u00eb trajtim. P\u00ebrmes telefonit jemi informuar q\u00eb ka d\u00ebshtuar seanca e par\u00eb, nuk e di me k\u00eb kam biseduar, nuk ka pasur arsye m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme se pse ka d\u00ebshtuar trajtimi, p\u00ebrve\u00e7 faktit se ka d\u00ebshtuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas saj, me sa i kujtohet seanc\u00ebn e dyt\u00eb e kan\u00eb filluar pas nj\u00eb viti dhe ka rrjedhur normal si e para.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se para se t\u00eb informohej se edhe kjo seanc\u00eb ka d\u00ebshtuar, ka kontaktuar me Gjina Zeqirin n\u00eb zyre t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, ku i kishte th\u00ebn\u00eb se 100% do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me sukses procedura, e dy dit\u00eb m\u00eb pas e kan\u00eb lajm\u00ebruar se qelizat jan\u00eb prishur.<\/p>\n<p>\u201cSeanc\u00ebn e dyt\u00eb nuk e kemi p\u00ebrfunduar deri n\u00eb fund. Burri i ka dor\u00ebzuar qelizat, edhe n\u00eb operacion kam hi, kemi qen\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb rezultateve dhe pastaj jemi informuar se ka d\u00ebshtuar. Ky operacion ka pasur t\u00eb b\u00ebj me marrjen e qelizave t\u00eb mia dhe t\u00eb burrit. Ka met mangu, me p\u00ebrfundu procedur\u00ebn time, por kan\u00eb d\u00ebshtuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Prokurorja Bukurije Gjonbalaj, ka pyetur t\u00eb akuzuar\u00ebn se a ka pasur kontakt me ndonj\u00eb person tjet\u00ebr dhe cili ka qen\u00eb kontakti me ata persona, e d\u00ebmtuara m\u00eb pas ka b\u00ebr\u00eb me gisht nga e akuzuara Bixhaku, duke th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb kontaktuar me t\u00eb, ku te ajo kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat e caktimin e terminit, duke shtuar se e nj\u00ebjta ka dh\u00ebn\u00eb edhe injeksione.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, prokurorja ka pyetur A.P se a e konsideron veten t\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>\u201cPo, plot\u00ebsisht. Na ka d\u00ebmtuar psiqikisht dhe materialisht. Na kan\u00eb trajtu shum\u00eb keq edhe n\u00eb operacione, past\u00ebrtia u kon ekstrem n\u00ebn nivel, katastrof\u00eb. Posht\u00eb kur na kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb operacion, past\u00ebrtia u kon zero\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i angazhuar nga ana e t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs A.P, Enver Ajvazi, ka pyetur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn se pas d\u00ebshtimeve n\u00eb kan\u00eb pasur kontakte me t\u00eb akuzuar\u00ebn Zeqiri.<\/p>\n<p>\u201cPo, Gjina i ka shkruar burrit tim p\u00ebrmes \u201cViber\u201d, \u201cn\u00ebse don trajtim prap\u00eb me bo, mundeni me kontaktu me mu, p\u00ebr momentin nuk gjindem n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Nuk na ka treguar ku gjindet\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e avokatit Tahir Rrecaj, mbrojt\u00ebs i t\u00eb akuzuar\u00ebs Bixhaku, e d\u00ebmtuara deklaroi se \u00e7mimin e pages\u00ebs e ka caktuar doktoresha Gjina Zeqiri, si dhe se e nj\u00ebjta u ka th\u00ebn\u00eb se analizat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>\u201cSeancat e trajtimeve, a kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb caktuara sa keni qen\u00eb n\u00eb klinik\u00eb apo jan\u00eb caktuar m\u00eb von\u00eb?\u201d, ka pyetur avokati Rrecaj.<\/p>\n<p>\u201cJo, sa kemi qen\u00eb n\u00eb klinik\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb caktuar edhe ora. Terminet i kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb zyre. Aty nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i nj\u00ebjti person, aty kan\u00eb punuar shum\u00eb veta. Edhe injeksionet kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb tjerat motra, nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm Ilfetja\u201d, ka th\u00ebn\u00eb e d\u00ebmtuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, avokati Valon Hasani, mbrojt\u00ebs i t\u00eb akuzuar\u00ebs Zeqiri, pyeti t\u00eb akuzuar\u00ebn se kur thot\u00eb termin \u201cseanc\u00eb\u201d, a p\u00ebrfshihet k\u00ebtu e gjith\u00eb procedura nga fillimi deri n\u00eb p\u00ebrfundim, nd\u00ebrkaq e d\u00ebmtuara pohoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e tij, ajo tha se te procedura e dyt\u00eb, e akuzuara Zeqiri, ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb e suksesshme, nd\u00ebrkaq tha se p\u00ebr trajtimin e par\u00eb ne fillim t\u00eb procedur\u00ebs u ka th\u00ebn\u00eb se 95%, do t\u00eb ket\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Kurse, tha se p\u00ebr trajtimin e dyt\u00eb nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, m\u00eb pas ka pyetur se meqen\u00ebse nuk u ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr trajtimin e dyt\u00eb, ku po e nxjerr p\u00ebrfundimin se do t\u00eb duhej t\u00eb ishte i suksessh\u00ebm 100%, kurse e d\u00ebmtuara deklaroi \u201csepse na ka premtuar her\u00ebn e par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur po thoni na ka th\u00ebn\u00eb 95%, si jeni bindur se do t\u00eb jet\u00eb 100% i suksessh\u00ebm, a keni pranuar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb 95% t\u2019i n\u00ebnshtroheni trajnimit?\u201d, pyeti gjykat\u00ebsi Kalludra.<\/p>\n<p>\u201cPo, un\u00eb kam pranuar se m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se ka pasur shum\u00eb X raste q\u00eb trajtimi ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm. Kemi qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm edhe p\u00ebr at\u00eb 5% q\u00eb trajtimi mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cNa ka garantuar se do t\u00eb plot\u00ebsohet d\u00ebshira jon\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb djal\u00eb, kurse gjat\u00eb trajtimit ka d\u00ebshtuar kjo gj\u00eb. Procedura e par\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se ka d\u00ebshtuar p\u00ebr shkak t\u00eb qelizave t\u00eb dob\u00ebta, nd\u00ebrsa i dyti sepse ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb prish qelizat vez\u00eb. Nuk kemi informacion se pse jan\u00eb prish\u201d, ka deklaruar e d\u00ebmtuara.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb raportin mjek\u00ebsor t\u00eb dor\u00ebzuar, rezulton shuma m\u00eb e lart\u00eb se sa e deklaroi e akuzuara gjat\u00eb seanc\u00ebs, e ajo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb 7075 euro.<\/p>\n<p>\u201cPo mundet me ndodh se nuk e di sigurt sepse me rastin e deklarimit tim nuk i kam p\u00ebrmend \u00e7mimet lidhur me injeksionet\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, e d\u00ebmtuara A.P, deklaroi se n\u00eb klinik\u00eb ka pasur edhe shum\u00eb gra t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb trajtuar shum\u00eb keq dhe q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>D\u00ebshmin\u00eb e tij, e ka dh\u00ebn\u00eb edhe bashk\u00ebshorti i t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs A.P, i d\u00ebmtuari V.P.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se e akuzuara Zeqiri u kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mashtrim p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor, q\u00eb tha se me sa i kujtohet kishte ndodhur n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>\u201cE kemi gjet p\u00ebrmes internetin, ajo na ka b\u00ebr\u00eb premtime. Kemi shkuar se ka provuar p\u00ebr t\u00eb mbet shtatz\u00ebn\u00eb nuk ka mujt dhe kemi pas d\u00ebshir\u00eb, nj\u00eb mjek atje e ka njoft\u00eb se ka punuar kjo n\u00eb Zvic\u00ebr, kam pas d\u00ebshir\u00eb me b\u00eb nj\u00eb kontroll se a ka mund\u00ebsi me mbet apo jo\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, kan\u00eb pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe problem ka qen\u00eb se bashk\u00ebshortja e tij nuk ka mundur t\u00eb mbes shtatz\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKontakti i par\u00eb me t\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb spitalin e saj, n\u00eb zyr\u00ebn e saj personale, ia kemi treguar me bashk\u00ebshorten problemin ton\u00eb edhe ajo na premtoi se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb kontroll dhe sigurisht kjo pun\u00eb \u00ebsht\u00eb e kryer\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, para se t\u00eb b\u00ebhej kontrolli k\u00ebrkesa e tij ka qen\u00eb q\u00eb t\u2019i l\u00ebshohej nj\u00eb dokument si d\u00ebshmi q\u00eb punohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale.<\/p>\n<p>\u201cNuk ma ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb till\u00eb, ma ka l\u00ebshu nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb pagesa dhe e ka vulos q\u00eb kurdo q\u00eb ke nevoj\u00eb p\u00ebrgjigjemi \u00ebsht\u00eb e sigurt. D\u00ebshmin\u00eb ka th\u00ebn\u00eb ua l\u00ebshoj kur kryhet procedura dhe nuk na \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar dokumenti sepse n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb arrestuar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb pyetur se \u00e7ka ka k\u00ebrkuar t\u00eb dij\u00eb se a \u00ebsht\u00eb legale, ai ka th\u00ebn\u00eb se ka d\u00ebgjuar gjat\u00eb trajtimit nga njer\u00ebzit tjer\u00eb se e akuzuara Zeqiri kishte pasur probleme me gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk kan\u00eb pasur njohuri n\u00ebse p\u00ebrcaktimi i gjinis\u00eb nga ana e mjekut \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm apo jo, dhe se e akuzuara Zeqiri u ka th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb kryhen k\u00ebto procedura pa problem e se jan\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Lidhur me shum\u00ebn monetare, ai deklaroi se nga fillimi jan\u00eb marr\u00eb vesh dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa e se shuma ka qen\u00eb mbi 7000 euro.<\/p>\n<p>\u201cPara fillimit t\u00eb trajtimit e kemi paguar nj\u00eb shum\u00eb prej 3500 euro, derisa pjes\u00ebn tjet\u00ebr e kemi paguar n\u00eb mes t\u00eb procedurave. Kan\u00eb qen\u00eb disa procedura shum\u00eb t\u00eb gjata, jo injeksione\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai tha se e akuzuara Zeqiri, u kishte premtuar se do t\u00eb ket\u00eb sukses procedura 100%, e se do t\u00eb ken\u00eb djal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cA keni pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo d\u00ebshira ka qen\u00eb ekskluzivisht t\u00eb keni nj\u00eb djal\u00eb?\u201d, ka pyetur prokurorja Gjonbalaj.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb e dyanshme arsyeja pse kemi shkuar. Arsye ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb trajtimeve q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb ne, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb medikamenteve ka th\u00ebn\u00eb se del djal\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cJu gjat\u00eb p\u00ebrgjigjes te nj\u00eb pyetje t\u00eb prokurores, na sqaroni edhe nj\u00ebher\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera that\u00eb se d\u00ebshira ka qen\u00eb e dyanshme, dmth edhe me pas fmi edhe djal\u00eb, na sqaroni edhe nj\u00ebher\u00eb qart\u00eb se cila ka qen\u00eb arsyeja, a ka qen\u00eb e dyanshme a nj\u00ebanshme?\u201d, ka pyetur kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.<\/p>\n<p>\u201cNa kemi shkuar p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ama premtimi ka qen\u00eb ndryshe\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurse, meqen\u00ebse e pranishme n\u00eb sall\u00eb ishte ende e d\u00ebmtuara A.P, kryetari i trupit gjykues s\u00ebrish e ka pyetur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn se cila ka qen\u00eb arsyeja e trajtimit mjek\u00ebsor n\u00eb k\u00ebt\u00eb klinik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cA ka qen\u00eb d\u00ebshira q\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo nj\u00eb djal\u00eb\u201d, ka pyetur ai, kurse e d\u00ebmtuara A.P \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur duke th\u00ebn\u00eb \u201cnj\u00eb djal\u00eb\u201d, e se d\u00ebshira ka qen\u00eb e dy bashk\u00ebshort\u00ebve.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb pyetur i d\u00ebmtuari V.P, s\u00ebrish p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ai deklaroi se d\u00ebshira e tij ishte p\u00ebr djal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij edhe i d\u00ebmtuari A.J, i cili deklaroi se n\u00eb Zvic\u00ebr, ku edhe jeton, me bashk\u00ebshorten e tij kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kontrolle dhe jan\u00eb interesuar p\u00ebr trajtim, mir\u00ebpo procedurat atje ishin shum\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb doktor me prejardhje sllave, na ka propozuar me b\u00eb nj\u00eb fekondim vitor n\u00eb vendet e Ballkanit si n\u00eb Greqi apo Albani, sepse nuk e dinte dallimin mes Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb dhe na ka dh\u00ebn\u00eb numrin e Gjina Zeqirit dhe na ka k\u00ebshilluar t\u00eb kontaktojm\u00eb me t\u00eb, meqen\u00ebse kishte kryer disa studime me t\u00eb\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>I d\u00ebmtuari A.P tha se kontakti i par\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrmes telefonit dhe n\u00eb spital kan\u00eb shkuar p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Ai tha se gjat\u00eb trajtimit, e akuzuara Zeqiri u ka treguar n\u00eb pika t\u00eb shkurta procedur\u00ebn me mjek\u00ebt nga Turqia.<\/p>\n<p>\u201cNa pat th\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pages\u00ebn e par\u00eb prej 1000 euro dhe derisa t\u00eb shtohet numri i pacient\u00ebve q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb mjek\u00ebt nga Turqia, sepse nuk mund t\u00eb vinin p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb pacient\u00ebve, ne duhet t\u00eb prisnim nj\u00eb koh\u00eb derisa t\u00eb ftoheshim nga klinika\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, pagesa e par\u00eb prej 1000 euro \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb para fillimit t\u00eb trajtimit, 4 apo 5 dit\u00eb para takimit t\u00eb par\u00eb dhe se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb pages\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb procedura e trajtimit.<\/p>\n<p>I d\u00ebmtuari ka th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshje me shkrim nuk kan\u00eb lidhur, duke shtuar se ndoshta edhe kan\u00eb lidhur, por nuk i kujtohet.<\/p>\n<p>\u201cPas pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj shum\u00eb, sa m\u00eb kujtohet kemi filluar trajtimin kat\u00ebr muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit 2014. I kemi paguar edhe 1000 euro si her\u00ebn e par\u00eb dhe 500 euro medikamente, barna e injeksione. Vet\u00ebm 500 euro i kemi paguar te personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb sall\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb me gisht nga e akuzuara Bixhaku. Kurse, shum\u00ebn prej 2000 euro n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Tutje, ai tha se vezoret jan\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb i informuar se vezoret do t\u00eb merren nga bashk\u00ebshortja ime p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb fekondimi me qeliza vez\u00eb mashkullore t\u00eb mia\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>I d\u00ebmtuari deklaroi se kjo procedur\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb kryhet sepse dit\u00ebn e marrjes s\u00eb vezoreve nga bashk\u00ebshortja e tij u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb pritet p\u00ebraf\u00ebrsisht 72 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb spital.<\/p>\n<p>\u201cNe prit\u00ebm 72 or\u00eb, prit\u00ebm edhe m\u00eb shum\u00eb, kemi kontaktuar rregullisht n\u00eb telefon dhe n\u00eb fund na than\u00eb se policia ka konfiskuar t\u00eb gjitha\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurse, tha se p\u00ebr qelizat e marra nga bashk\u00ebshortja e tij nuk jan\u00eb t\u00eb informuar p\u00ebr asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, ai deklaroi se kan\u00eb kontaktuar edhe me t\u00eb akuzuar\u00ebn Bixhaku, e cila sipas tij, ka qen\u00eb si m\u00eb kryesore aty.<\/p>\n<p>\u201cNashta po shprehna keq, ishte rregullisht aty. Na tha se pas pritjes 72 or\u00eb duhet me prit edhe pak, dikur jan\u00eb konfiskuar nga policia\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai e konfirmoi deklarat\u00ebn e tij n\u00eb polici, ku kishte th\u00ebn\u00eb se \u201dShoqen time e ka thirr Ilfetja dhe ka th\u00ebn\u00eb se qelizat jan\u00eb d\u00ebmtuar dhe nuk keni nevoj\u00eb me ardh\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, i d\u00ebmtuari A.J, ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb i njoftuar se n\u00ebse qelizat nuk jan\u00eb t\u00eb rritura, nuk b\u00ebhet t\u00ebrheqja fare, e n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb rregull b\u00ebhet t\u00ebrheqja e tyre dhe pastaj formimi.<\/p>\n<p>Ai tha se e akuzuara Zeqiri u kishte th\u00ebn\u00eb se qelizat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rregull dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheqja e tyre.<\/p>\n<p>I d\u00ebmtuari A.J \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe p\u00ebr kushtet higjienike n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pjes\u00ebn ku kemi prit ne, kushtet kan\u00eb qen\u00eb mesatare, nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb spemogrami p\u00ebr meshkuj dhe heqja e qelizave kan\u00eb qen\u00eb kushtet e k\u00ebqija sepse past\u00ebrtia ka qen\u00eb n\u00ebn mesatare\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e avokatit Rrecaj, mbrojt\u00ebs i t\u00eb akuzuar\u00ebs Bixhaku, ai tha se doktoresha Gjina Zeqiri i kishte informuar se ku e sa duhet t\u00eb b\u00ebhet pagesa.<\/p>\n<p>I d\u00ebmtuari n\u00eb vijim tha se nuk i kujtohet se \u00e7far\u00eb ka punuar e akuzuara Bixhaku n\u00eb at\u00eb spital dhe shtoi se ka qen\u00eb edhe nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ka punuar aty, ku n\u00eb krahasim me t\u00eb, e akuzuara Bixhaku ka qen\u00eb m\u00eb superior.<\/p>\n<p>\u201cNa that\u00eb q\u00eb e keni par\u00eb m\u00eb shpesh dhe rregullisht, a kam t\u00eb drejt\u00eb se vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb e keni par\u00eb m\u00eb shpesh Ilfeten kjo ka qen\u00eb m\u00eb kryesorja se ajo tjetra?\u201d, pyeti avokati Rrecaj.<\/p>\n<p>\u201cJo, sa her\u00eb e kemi pyetur at\u00eb tjetr\u00ebn di\u00e7ka, ajo na ka udh\u00ebzuar te kjo\u201d, tha i d\u00ebmtuari, duke shtuar se pyetjet kan\u00eb qen\u00eb lidhur me procedur\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky i d\u00ebmtuar deklaroi se nuk paraqet k\u00ebrkes\u00eb pasurore juridike, nd\u00ebrkaq dy t\u00eb d\u00ebmtuarit tjer\u00eb A.P dhe V.P kan\u00eb paraqitur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmin\u00eb e saj e ka dh\u00ebn\u00eb edhe d\u00ebshmitarja Blerta Zhuri, e cila deklaroi se n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr disa muaj ka punuar n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb infermieres n\u00eb \u201cGlobal Hospital\u201d dhe se nuk e njeh t\u00eb akuzuar\u00ebn Bixhaku.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se epror i saj ka qen\u00eb e akuzuara Zeqiri dhe se nga ajo ka marr urdhrat e udh\u00ebzimet lidhur me pun\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cA ju kujtohet kush i ka caktuar \u00e7mimet p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor?\u201d, ka pyetur avokati Rrecaj.<\/p>\n<p>\u201cKur ia kam filluar pun\u00ebs, ka qen\u00eb e p\u00ebrcaktuar \u00e7mimorja dhe nuk e di kush e ka p\u00ebrcaktuar paraprakisht. Ne si infermiere, nuk kemi caktuar dhe nuk jemi \u00e7mime\u201d, deklaroi d\u00ebshmitarja.<\/p>\n<p>Ajo ka deklaruar se zakonisht pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes llogaris\u00eb bankare, dhe rrall\u00eb ka ndodhur q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet edhe n\u00eb form\u00ebn \u201ccash\u201d, e se kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb te infermierja n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb doktoresh\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar flet\u00eb-d\u00ebshmia.<\/p>\n<p>\u201cKur \u00ebsht\u00eb pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kesh i jan\u00eb dor\u00ebzuar doktoresh\u00ebs\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Tutje, ka th\u00ebn\u00eb se terminet i ka caktuar edhe doktoresha edhe infermierja, e se njoftimin e pacient\u00ebve p\u00ebr termine ka ndodhur q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe infermieret.<\/p>\n<p>\u201cLista jepet nga doktoresha, ne i kontaktojm\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Seanca e ardhshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pritet t\u00eb mbahet m\u00eb 18 shtator, me fillim nga ora 13:00.<\/p>\n<p>Ndryshe, e akuzuara Gjina Zeqiri gjendet n\u00eb arrati, dhe procedura zhvillohet n\u00eb prani t\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb saj Valon Hasani, duke u bazuar n\u00eb nenin 8 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Kompetenca t\u00eb Zgjeruara p\u00ebr Konfiskimin e Pasuris\u00eb s\u00eb P\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>N\u00eb paragrafin e 2 t\u00eb nenit 8 t\u00eb k\u00ebtij ligji thuhet se \u201cN\u00ebse \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuz\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ceket pasuria q\u00eb i n\u00ebnshtrohet konfiskimit nga neni 241, paragrafi 1., n\u00ebnparagrafi 9 i Kodit t\u00eb Ndryshuar t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, dhe i pandehuri sipas k\u00ebsaj aktakuze \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati apo arratiset, Gjykata n\u00eb baz\u00eb t\u00eb propozimit t\u00eb Prokurorit t\u00eb shtetit mund t\u00eb vazhdoj\u00eb procedur\u00ebn penale n\u00ebse: Prokurori i shtetit ka dyshim t\u00eb bazuar se i pandehuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati; Vlera e pasuris\u00eb q\u00eb i n\u00ebnshtrohet konfiskimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se pes\u00ebmij\u00eb (5.000) Euro; dhe. vazhdimi i procedur\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjykata merr vendim p\u00ebr vazhdimin e procedur\u00ebs penale dhe p\u00ebrshkruan arsyet p\u00ebr dyshimin e bazuar q\u00eb i pandehuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati, vler\u00ebn e pasuris\u00eb q\u00eb i n\u00ebnshtrohet konfiskimit dhe arsyet se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar procedur\u00ebn penale. Gjykata cakton ose vazhdon autorizimin e mbrojt\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e t\u00eb pandehurit.\u201d<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Zeqirin, edhe Ersan Donmez, Handan Naml\u00eb gjenden jasht\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast procedura zhvillohet ndaj t\u00eb akuzuarave Zeqiri, Bixhaku dhe t\u00eb akuzuarit Devaja.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb akuzuarit Gjina Zeqiri, Ersan Donmez, Handan Naml\u00eb dhe Ilfete Bixhakun i ngarkon me vepr\u00ebn penale \u201dtransplantim i kund\u00ebrligjsh\u00ebm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njer\u00ebzore\u201d. Nd\u00ebrsa, Zeqirin, Donmez, Naml\u00eb i ngarkon edhe p\u00ebr \u201ctrajtim t\u00eb pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm mjek\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Zeqiri, Donmez dhe Naml\u00eb, m\u00eb 13 n\u00ebntor 2014, n\u00eb bashk\u00ebkryerje, n\u00eb klinik\u00ebn private \u201cGlobal Hospital\u201d, n\u00eb \u201cMati 1\u201d, n\u00eb Prishtin\u00eb, me rastin e trajtimit mjek\u00ebsor t\u00eb pacient\u00ebve, n\u00eb sektorin e sterilitetit, nuk kishin p\u00ebrdor masat p\u00ebrkat\u00ebse higjienike-sanitare, si dhe nuk kishin p\u00ebrdor\u00eb produkte dhe pajisje farmaceutike-medicinale pa banderol\u00eb dhe afat t\u00eb skaduar.<\/p>\n<p>E akuzuara Gjina Zeqiri, prej vitit 2012 e deri n\u00eb n\u00ebntor 2014, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtoresh\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb klinik\u00eb, nga persona t\u00eb ndrysh`m, ka shfryt\u00ebzuar gjendjen e dob\u00ebt ekonomike t\u00eb tyre, me q\u00ebllim t\u00eb transplantimit t\u00eb qelizave vezore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shumave t\u00eb ndryshme t\u00eb parave nga t\u00eb d\u00ebmtuarat S.B F.M dhe H.S.<\/p>\n<p>K\u00ebto qeliza, Zeqiri, s\u00eb bashku me Ersan Donmez dhe Handan Naml\u00eb, i kishin transplantuar n\u00eb disa pacient\u00eb t\u00eb trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb klinik\u00eb, dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr Sh\u00ebndetin Riprodhues, kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrcaktimin e gjinis\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarave t\u00eb cilat kishin qen\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr pranimin e k\u00ebtyre qelizave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, e akuzuara Ilfete Bixhaku, me dashje i kishte ndihmuar Zeqirit, duke b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim dhe duke kontaktuar me donator\u00ebt e vezor\u00ebve, duke i udh\u00ebzuar p\u00ebr koh\u00ebn e tretmanit mjek\u00ebsor dhe duke i njoftuar dhuruesit dhe pranuesit e vezor\u00ebve p\u00ebr termin\u00ebt e spitalit.<\/p>\n<p>Agron Devaja, akuzohet se m\u00eb 1 n\u00ebntor 2014, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar, pa autorizim, i kishte kumtuar personit tjet\u00ebr informat\u00ebn q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn fsheht\u00ebsi zyrtare, duke e njoftuar t\u00eb akuzuar\u00ebn Zeqiri se kur do t\u00eb ket\u00eb kontroll n\u00eb klinik\u00ebn \u201cGlobal Hospital\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria, Devaj\u00ebn e ngarkon me vepr\u00ebn penale \u201czbulimi i fsheht\u00ebsis\u00eb zyrtare\u201d, nga neni 433 paragrafi 1, t\u00eb Kodit t\u00eb ri Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E d\u00ebmtuara A.P, ka deklaruar se pavar\u00ebsisht pagesave dhe procedurave q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj kishin ndjekur, n\u00eb \u201cGlobal Hospital\u201d, kishin d\u00ebshtuar q\u00eb pas pes\u00eb vajzave, t\u00eb b\u00ebheshin me djal\u00eb. K\u00ebt\u00eb deklarim, ajo e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjykimin q\u00eb po zhvillohet ndaj mjekes Gjina Zeqiri, infermieres Ilfete Bixhaku, t\u00eb akuzuara p\u00ebr transplantim t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":84853,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-84850","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84850\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}