{"id":850181,"date":"2023-08-28T08:17:25","date_gmt":"2023-08-28T06:17:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=850181"},"modified":"2023-08-28T14:21:18","modified_gmt":"2023-08-28T12:21:18","slug":"paranoja-nga-gjithcka-qe-eshte-shqiptare-ne-serbi-po-merr-hov","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/paranoja-nga-gjithcka-qe-eshte-shqiptare-ne-serbi-po-merr-hov\/","title":{"rendered":"Paranoja nga gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptare n\u00eb Serbi po merr hov"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia \u00ebsht\u00eb keqtrajtuar dhe d\u00ebnuar duke u shpallur \u201cnon grata\u201d deri n\u00eb vitin 2030, nga nj\u00eb gjykat\u00eb serbe n\u00eb Beograd, p\u00ebr t\u00eb vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte t\u00eb veshur bluze me shqiponj\u00eb dykrenare. Familja ishte duke udh\u00ebtuar tranzit n\u00ebp\u00ebr Serbi me destinacion Evrop\u00ebn per\u00ebndimore.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb gjykat tjet\u00ebr serbe n\u00eb Vranj\u00eb, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave t\u00eb autorit shqiptar nga Presheva, Gani Veseli, me arsyetimin q\u00eb e e ka dh\u00ebn\u00eb Qendra filmike e Serbis\u00eb n\u00eb Beograd, se nj\u00ebri film, po \u201cnxit\u00eb ndjenjat e urrejtjes nd\u00ebretnike, n\u00eb nj\u00eb mjedis shum\u00ebnacional\u201d.<\/p>\n<p>Filmi tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb shfaqet deri sa nga materiali nuk largohen simbolet shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, qeveria e s\u00eb cil\u00ebs ishte edhe financuese e projektit t\u00eb ekranizimit t\u00eb tregimeve popullore nga Presheva.<\/p>\n<p>N\u00eb pak dit\u00eb dy akte gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat legjitimojn\u00eb ksenofobin\u00eb antishqiptare e cila \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb t\u00eb gjitha instanstancat e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Urrejtje e hapur dhe institucionale ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri q\u00eb po kultivohet nga institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat institucione q\u00eb po nxisin dhe ushqejn\u00eb ksenofobin\u00eb me program shtet\u00ebrore, p\u00ebr vite me radh\u00eb, po nd\u00ebrtojn\u00eb kultur\u00ebn e mohimit t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs e glorifikimit t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, me polici po ruajn\u00eb muralet e kriminel\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar nga Tribunali nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr krime lufte dhe p\u00ebrmes projektit t\u00eb \u201cBot\u00ebs serbe\u201d po vazhdojn\u00eb me politik\u00ebn e aspiratave territoriale ndaj Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi e Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb kjo po ndodh\u00eb edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se s\u00eb paku formalisht ky shtet \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb integrimit n\u00eb BE. Paradaoksale. Derisa BE \u00ebsht\u00eb definuar si komunitet n\u00eb t\u00eb cilin dallimet konsiderohen pasuri, shteti aspirant p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komunitet, ato i sheh si k\u00ebrcenim, ndalon diversitetin dhe shqipton d\u00ebnime p\u00ebrmes gjyq\u00ebsorit t\u00eb kontrolluar.<\/p>\n<p>Liria e qarkullimit t\u00eb njer\u00ebzve, mallrave e ideve \u00ebsht\u00eb premisa elementare e BE-s\u00eb. Kjo liri po c\u00ebnohet haput sot n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cOpen Ballkan\u201d ishte nj\u00eb projekt i paraqitur si mund\u00ebsi e nd\u00ebrtimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes gjasht\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u00eb. Liri a qarkullimit ishte deklaruar poashtu premis\u00eb e tij. Propaganduesi kryesor\u00eb i k\u00ebtij projekti ishte Serbia dhe presidenti i saj.<\/p>\n<p>Por, Serbia, dhe presidenti i saj, me politik\u00ebn e mohimit t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs, aspirat\u00ebn e revidimit t\u00eb historis\u00eb, ndxitjen e ndjenjave neonaciste, ksenofobis\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve dhe aspiratave territoriale ndaj fqinjve ishte poashtu sabotuesi kryesor\u00eb i ides\u00eb s\u00eb bashk\u00ebpunimit multilateral n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e pan\u00ebnshkruar por e dakorduar e Ohrit, si pik\u00eb te ve\u00e7ant\u00eb rregullon \u00e7\u00ebshtjen e \u201cnjohjes s\u00eb simboleve shtet\u00ebrore\u201d mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb. Aktete e fundit d\u00ebshmojn\u00eb shkeljet q\u00eb Serbia po i b\u00ebn asaj marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Shqiponja n\u00eb bluz\u00ebn e djaloshit t\u00eb mitur t\u00eb famljes shqiptare nga Maqedonia, n\u00ebs\u00eb edhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol shtet\u00ebror, ajo \u00ebsht\u00eb simbol i Rebublik\u00ebs s\u00eb Ship\u00ebris\u00eb. Simbolet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb krejt\u00ebsisht tjera. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja pra e ndalimit t\u00eb shprehjes publike t\u00eb k\u00ebtyre simboleve, n\u00ebse Serbia sh\u00ebnon si\u00e7 thuhet \u201cngritje n\u00eb raportet me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mohimi i gjith\u00e7kaje q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptare. Mohimi i simboleve, gjuh\u00ebs e identitetit \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb po e proklamon Sebia n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe gjith\u00eb k\u00ebto akte dhune, ksenofobije, urrejtje, shovenizmi e neonacizmi po zhvillohen n\u00eb syt\u00eb e Bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edhe pas gjith\u00eb k\u00ebtyre aktve Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare hesht.<\/p>\n<p>Me heshtje ajo po flijon demokracin\u00eb dhe vlerat e saj n\u00eb dobi t\u00eb stabilokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo po i jep mund\u00ebsi dhe po i krijon hap\u00ebsir\u00eb autokatit serb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb me politik\u00ebn e tij destabilizuese n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shohim e presim ama edhe Millosheviqin pas Dejtonit e pat\u00ebn shpallur \u201cgarant t\u00eb paqes n\u00eb Ballkan\u201d. U desh t\u00eb kalonin kat\u00ebr vjet e t\u00eb ndodhnin krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ta shpallur \u201cKasap t\u00eb Ballkanit\u201d.<\/p>\n<p>Historia mund edhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrs\u00ebritet ajo vjen si \u201ckomedi apo tragjedi\u201d e pati th\u00ebn\u00eb Marksi.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u00eb ndoh\u00eb kjo kryekput varet nga reagimi i Bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia \u00ebsht\u00eb keqtrajtuar dhe d\u00ebnuar duke u shpallur \u201cnon grata\u201d deri n\u00eb vitin 2030, nga nj\u00eb gjykat\u00eb serbe n\u00eb Beograd, p\u00ebr t\u00eb vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte t\u00eb veshur bluze me shqiponj\u00eb dykrenare. Familja ishte duke udh\u00ebtuar tranzit n\u00ebp\u00ebr Serbi me destinacion Evrop\u00ebn per\u00ebndimore. Nj\u00eb gjykat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":775074,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-850181","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/850181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=850181"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/850181\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/775074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=850181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=850181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=850181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}