{"id":853305,"date":"2023-09-06T14:49:46","date_gmt":"2023-09-06T12:49:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=853305"},"modified":"2023-09-09T23:12:17","modified_gmt":"2023-09-09T21:12:17","slug":"hasani-udhezimi-per-largim-te-kryetareve-kunderkushtetues-dhe-kunderligjor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/hasani-udhezimi-per-largim-te-kryetareve-kunderkushtetues-dhe-kunderligjor\/","title":{"rendered":"Hasani: Udh\u00ebzimi p\u00ebr largim t\u00eb kryetar\u00ebve, kund\u00ebrkushtetues dhe kund\u00ebrligjor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, Enver Hasani, ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb udh\u00ebzim administrativ i l\u00ebshuar nga Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal p\u00ebr largimin e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave nga funksioni, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ai e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim te mungesa e nj\u00eb Ligji p\u00ebr iniciativ\u00eb qytetare apo referendum.<\/strong><\/p>\n<p>Mes tjerash, Hasani, aktualisht profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se pushteti po tregon munges\u00eb vullneti p\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe se dor\u00ebheqja e kryetar\u00ebve t\u00eb kat\u00ebr komunave t\u00eb banuara me shumic\u00eb serbe n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb ishte vendimi m\u00eb i duhur.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Hasani, a \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzimi i ri administrativ p\u00ebr largimin e nj\u00eb kryetari komune n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Hasani:<\/strong> Jo, sepse caktimi i t\u00eb drejtave dhe detyrimeve, dhe m\u00ebnyra e realizimit t\u00eb tyre, duhet fillimisht t\u00eb p\u00ebrcaktohet me ligj. Kushtetuta k\u00ebrkon ligj. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kategori kushtetuese, dhe m\u00ebnyrat e realizimit t\u00eb saj p\u00ebrcaktohen me ligj, zakonisht quhet Ligj p\u00ebr iniciativ\u00ebn qytetare, Ligj p\u00ebr referendum, ose Ligj p\u00ebr referendum dhe iniciativ\u00eb qytetare. Kushtetuta tregon se \u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb dhe \u00e7ka nuk mund t\u00eb jet\u00eb subjekt i referendumit. Pastaj, ligjv\u00ebn\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrcaktoj\u00eb k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje. Por, k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje nuk i ka rregulluar Kuvendi i Kosov\u00ebs, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb ky udh\u00ebzim e ka uzurpuar nj\u00eb autorizim ligjor t\u00eb Kuvendit, dhe e ka normuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb normohet me Ligjin p\u00ebr iniciativ\u00ebn qytetare.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb tash?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Hasani:<\/strong> Jam shum\u00eb i sigurt se n\u00ebse p\u00ebrfundon n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, ky ligj rr\u00ebzohet p\u00ebr arsyet q\u00eb i thash\u00eb, por edhe p\u00ebr arsyen tjet\u00ebr, q\u00eb udh\u00ebzimin administrativ me p\u00ebrmbajtje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb normave ligjore e ka nxjerr\u00eb organi administrativ, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dikasteri ministror. Ky \u00ebsht\u00eb konflikt i hapur i interesit, sepse k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr specifikimin e procedurave t\u00eb realizimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejte, por caktohen t\u00eb drejta shtes\u00eb prej autorizimit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryesuesit, pastaj mandatimit t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr organizim t\u00eb zgjedhjeve, gj\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm ligji, jo udh\u00ebzimi administrativ.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, a mund t\u00eb procedoj\u00eb KQZ-ja me k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim, n\u00ebse i b\u00ebhet k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr largim t\u00eb nj\u00eb kryetari komune?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Hasani:<\/strong> KQZ-ja, me k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim, nuk mund t\u00eb procedoj\u00eb, sepse nuk mund t\u2019i jap\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr procedim organi administrativ, Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, p\u00ebr shkak se at\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm ligjv\u00ebn\u00ebsi. Nenet 70 dhe 71 [t\u00eb Ligjit p\u00ebr Vet\u00ebqeverisje Lokale] kan\u00eb autorizimin ligjor, dhe caktohen me ligj iniciativat p\u00ebr rregullat normative dhe politika komunale. P\u00ebr ato ekzistojn\u00eb dispozita ligjore, p\u00ebr nenin 72 nuk ekzistojn\u00eb, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk ka autorizim p\u00ebr nxjerrje t\u00eb udh\u00ebzimit administrativ. Udh\u00ebzimet nxirren p\u00ebr ta zbatuar nj\u00eb ligj, nj\u00eb norm\u00eb ligjore, dhe duhet t\u00eb ket\u00eb autorizim n\u00eb ligj. Neni 72 nuk flet fare p\u00ebr autorizim t\u00eb ministris\u00eb, as Qeveris\u00eb, as askujt. Flet p\u00ebr ligj, e ligji nuk ekziston.<\/p>\n<p><strong>Sipas Ligjit p\u00ebr Vet\u00ebqeverisje lokale, zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr kryetar\u00eb mbahen n\u00eb tri raste: n\u00ebse kryetari jep dor\u00ebheqje, n\u00ebse qytetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb shkarkimin e tij p\u00ebrmes peticionit, dhe n\u00ebse kryetari nuk paraqitet n\u00eb vendin e pun\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, pa arsye.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Hasani:<\/strong> Largimi p\u00ebrmes peticionit i ka dy faza. Faza e par\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciativa me 20 p\u00ebr qind, dhe faza e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb faza e organizimit t\u00eb zgjedhjeve. Aty ku t\u00eb organizohen, duhet t\u00eb shtrohet pyetja: &#8220;A jeni p\u00ebr largim t\u00eb kryetarit t\u00eb komun\u00ebs? Po ose Jo\u201d. K\u00ebshtu formulohet ajo. K\u00ebt\u00eb formulim nuk mund ta b\u00ebj\u00eb organi administrativ, Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal. At\u00eb e b\u00ebn vet\u00ebm ligji, duhet b\u00ebr\u00eb ligj. Kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet me udh\u00ebzim.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00eb rast se shkohet p\u00ebrpara me k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim, a mund t\u00eb ket\u00eb ai ndikim edhe n\u00eb komunat tjera?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Hasani:<\/strong> Ai udh\u00ebzim shihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb e njohin drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrkushtetues dhe kund\u00ebrligjor. Ai nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr komunat e veriut, vlen p\u00ebr krejt Kosov\u00ebn. P\u00ebrmes nj\u00eb udh\u00ebzimi t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr gjasht\u00eb muaj mund t\u00eb p\u00ebrmbysen t\u00eb gjitha rezultatet e zgjedhjeve, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndaluar, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jokushtetuese. Aty p\u00ebrmendet 45-dit\u00ebshi. Pse p\u00ebrmendet ai afat, me \u00e7far\u00eb t\u00eb drejte? Duhet pasur autorizim ligjor. Pastaj, ku \u00ebsht\u00eb logjika e autorizimit t\u00eb KQZ-s\u00eb, p\u00ebrmes udh\u00ebzimit administrativ t\u00eb ministris\u00eb? KQZ-ja \u00ebsht\u00eb organ, vet\u00eb \u00ebsht\u00eb organ administrativ. Ata dhe Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit. Ato e zbatojn\u00eb ligjin, direkt. Ato e marrin udh\u00ebzimin prej ligjit, jo prej nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, cila \u00ebsht\u00eb rruga e duhur p\u00ebr dalje nga situata n\u00eb veri?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Hasani:<\/strong> Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik nga ana e pushtetit. N\u00ebse pushteti do t\u00eb donte ta rregullonte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb harrohej. Do t\u00eb mund t\u00eb ulej me opozit\u00ebn dhe t\u2019i thoshte se ne b\u00ebm\u00eb zgjidhje, i mbajt\u00ebm zgjedhjet si\u00e7 na tha Kushtetua e ligji, dhe si\u00e7 na p\u00ebrkrahen miqt\u00eb tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Miqt\u00eb tan\u00eb nuk e konsiderojn\u00eb, sipas standardeve t\u00eb shteteve t\u00eb tyre, k\u00ebt\u00eb rezultat, dhe ne p\u00ebr pasoj\u00eb jemi t\u00eb delegjitimuar.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb Kosova nuk po i b\u00ebn nder vetes. Mund t\u2019iu thuhet [kryetar\u00ebve], ose mos shkoni nj\u00eb muaj n\u00eb pun\u00eb, ose jepni dor\u00ebheqje. Shum\u00eb m\u00eb dinjitoze \u00ebsht\u00eb t\u00eb jepet dor\u00ebheqje dhe t\u00eb mos shkohet n\u00eb pun\u00eb, sesa t\u00eb largohen me n\u00ebnshkrim. Sepse, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pushteti vet\u00ebm po u kund\u00ebrvihet tezave t\u00eb veta qe pes\u00eb-gjasht\u00eb muaj, q\u00eb ata jan\u00eb legjitim\u00eb. Ata nuk jan\u00eb legjitim\u00eb aty. Ata jan\u00eb legal\u00eb, sipas ligjeve dhe Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por legjitimiteti aty \u00ebsht\u00eb zero.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, Enver Hasani, ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb udh\u00ebzim administrativ i l\u00ebshuar nga Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal p\u00ebr largimin e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave nga funksioni, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ai e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim te mungesa e nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":720368,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[],"class_list":["post-853305","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/853305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=853305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/853305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/720368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=853305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=853305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=853305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}