{"id":855174,"date":"2023-09-11T17:20:18","date_gmt":"2023-09-11T15:20:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=855174"},"modified":"2023-09-11T17:44:35","modified_gmt":"2023-09-11T15:44:35","slug":"250-milione-per-lojerat-mesdhetare-muharremi-nuk-donte-ti-organizonte-askush-ne-kohe-krize","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/250-milione-per-lojerat-mesdhetare-muharremi-nuk-donte-ti-organizonte-askush-ne-kohe-krize\/","title":{"rendered":"250 milion\u00eb p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare, Muharremi: Nuk donte t\u2019i organizonte askush n\u00eb koh\u00eb krize"},"content":{"rendered":"<p><strong>Njoh\u00ebsi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr organizimin e Loj\u00ebrave Mesdhetare q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2030, Kosova vet\u00eb do t\u2019i paguaj\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet.<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 ka treguar Muharremi, anipse Qeveria e prezantoi si \u201cinvestime 250 milion euro\u201d p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare, jan\u00eb qytetar\u00ebt dhe bizneset ato t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i paguajn\u00eb p\u00ebrgatitjet.<\/p>\n<p>\u201cBizneset dhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nga puna, taksat e tyre nga buxheti publik i Kosov\u00ebs do t\u00eb paguhen t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grant apo donacion ky. Ti e paguan fatur\u00ebn\u201d.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"03BtgUgNUA\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rama-do-ta-optimizojme-infrastrukturen-ekzistuese-do-te-ndertojme-ambiente-te-reja-sportive\/\">Rama: Do ta optimizojm\u00eb infrastruktur\u00ebn ekzistuese, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ambiente t\u00eb reja sportive<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cRama: Do ta optimizojm\u00eb infrastruktur\u00ebn ekzistuese, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ambiente t\u00eb reja sportive\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/rama-do-ta-optimizojme-infrastrukturen-ekzistuese-do-te-ndertojme-ambiente-te-reja-sportive\/embed\/#?secret=qvLFWgXRZe#?secret=03BtgUgNUA\" data-secret=\"03BtgUgNUA\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>Tutje, ai ka shkruar se askush nuk e ka menduar se si dhe kush do e paguaj\u00eb fatur\u00ebn, duke e quajtur nj\u00eb kaos k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu nuk ka pasur as arsyeshm\u00ebri as konsultime. Askush nuk ka menduar si dhe kush do e paguaj fatur\u00ebn. Nj\u00eb kaos n\u00eb vendim-marrje dhe politik-b\u00ebrje. A b\u00ebn\u00eb qeveria apo ndonjeri Fizibilitet t\u00eb Arsyeshm\u00ebris\u00eb Ekonomike parase me vendos\u00eb p\u00ebr projekte t\u00eb m\u00ebdha si kjo? Mesiguri se jo. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeshm\u00ebria ekonomike e k\u00ebtij vendimi? Nuk ka arsyeshm\u00ebri ekonomike. Bizneset do duhet t\u00eb prodhojn\u00eb, qarkullojn\u00eb rreth 1 miliard\u00eb euro q\u00eb me pagu k\u00ebt\u00eb fatur\u00eb (nga taksat qe do ark\u00ebtoj qeveria) t\u00eb gjat\u00eb 250 milioneshe e q\u00eb n\u00eb fakt do b\u00ebhet n\u00eb fund 300 milion euro p\u00ebr tatim paguesit kosovar\u00eb\u201d, ka shkruar Muharremi.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Rreth \u20ac1 Miliard\u00eb Kosto e Loj\u00ebrave Mesdhetare p\u00ebr Bizneset Vendore<\/p>\n<p>Kush paguan faturat p\u00ebr p\u00ebrgatitjet e Loj\u00ebrave Mesdhetare 2030 n\u00eb Prishtin\u00eb? Qeveria e prezentoj si \u2018Urime, kemi investime 250 milion euro\u2019 p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare. Njer\u00ebzit menduan q\u00eb Qeveri i FITOJ 250 milion euro. N\u00eb fakt jo! Bizneset dhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nga puna, taksat e tyre nga buxheti publik i Kosov\u00ebs do t\u00eb paguhen t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grant apo donacion ky. Ti e paguan fatur\u00ebn.<\/p>\n<p>A b\u00ebn\u00eb qeveria apo ndonjeri Fizibilitet t\u00eb Arsyeshm\u00ebris\u00eb Ekonomike parase me vendos\u00eb p\u00ebr projekte t\u00eb m\u00ebdha si kjo? Mesiguri se jo. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeshm\u00ebria ekonomike e k\u00ebtij vendimi? Nuk ka arsyeshm\u00ebri ekonomike. Bizneset do duhet t\u00eb prodhojn\u00eb, qarkullojn\u00eb rreth 1 miliard\u00eb euro q\u00eb me pagu k\u00ebt\u00eb fatur\u00eb (nga taksat qe do ark\u00ebtoj qeveria) t\u00eb gjat\u00eb 250 milioneshe e q\u00eb n\u00eb fakt do b\u00ebhet n\u00eb fund 300 milion euro p\u00ebr tatim paguesit kosovar\u00eb.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb dobia e k\u00ebtij vendimi? Mesiguri q\u00eb dobi do t\u00eb ket\u00eb (a) P\u00ebrmir\u00ebsimi i Imazhit t\u00eb Kosov\u00ebs; (b) Prishtina do p\u00ebrfitoj m\u00eb s\u00eb shumti; (c) Kompanit\u00eb e Nd\u00ebrtimitl dhe (d) Sportist\u00ebt. Kaq. Bizneset do e paguajn\u00eb fatur\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb keq me pas projekte t\u00eb tilla t\u00eb m\u00ebdha, por ka nj\u00eb paradoks k\u00ebtu.<\/p>\n<p>1. Parat\u00eb do paguhen nga tatimpaguesit dhe bizneset m\u00eb t\u00eb margjibnalizuar t\u00eb Europ\u00ebs nuk jan\u00eb ndonj\u00eb donacion apo grant q\u00eb ka fituar Kosova. T\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet deri n\u00eb centin e fundit, rreth 300,000,000 euro do i pagujn\u00eb bizneset e vendit nga taksat tona;<\/p>\n<p>2. Nuk ka pasur nj\u00eb vler\u00ebsim dhe arsyeshm\u00ebri e fizibilitet ekonomik paraprak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim nga qeveria. Ata q\u00eb do paguajn\u00eb parat nuk jan\u00eb pyetur e konsultuar aspak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim. K\u00ebtu ish tradit\u00eb me vendos\u00eb disa persona q\u00eb quhen ministra pa i pyetur fare atyre q\u00eb ju marrin e menaxhojn\u00eb paran\u00eb;<\/p>\n<p>3. Zot\u00ebria dhe bizneset n\u00eb Dragash, Kamenic\u00eb, Mitrovic\u00eb t\u00eb jugut e virut, Gacanic\u00eb, Kaqanik etj do t\u00eb paguajn\u00eb fatur\u00ebn dhe koston e investimeve n\u00eb Prishtin\u00eb. A \u00ebsht\u00eb kjo e drejt\u00eb? Ata nuk do ken\u00eb p\u00ebrfitime nga kjo ngarje. Dmth fatur\u00ebn e paguajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, benefitet vet\u00ebm ne n\u00eb Prishtin\u00eb;<\/p>\n<p>4. \u00c7ka mund t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb me 300,000,000 euro? Pik\u00eb s\u00eb pari sikur t\u00eb kishim qen\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur, nuk ishte diskutuar kjo tem\u00eb e arsyeshm\u00ebris\u00eb ekonomike. Por shifni sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin. Kushtet nuk jan\u00eb t\u00eb mira dhe efikase. A \u00ebsht\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi me invesu 300,000,000 euro n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi e arsim apo n\u00eb nj\u00eb qejf p\u00ebr 10 dit\u00eb?<\/p>\n<p>5. A kishte qen\u00eb m\u00eb e arsyeshme dhe m\u00eb mir\u00eb me i investuar 300 milion euro n\u00eb ekosistem biznesor n\u00eb Start-Ups, Inkubator\u00eb e Akcelator\u00eb biznesi e Biznes Parqe efektive apo n\u00eb Loj\u00ebrat Mediterane q\u00eb askush tjet\u00ebr nuk deshi t&#8217;i organizoj p\u00ebr shkak se nuk ka arsyeshm\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb ekonomike. 300 milion investime n\u00eb k\u00ebto fusha ndoshta do na kishin kthyer 3-5 miliard\u00eb p\u00ebr 5-6 vite. Sa do na kthehen nga investimet n\u00eb LM 2030? Duhemi edhe Koston Opurtune me e pas parasyesh.<\/p>\n<p>6. Qeveria nuk e mendoj fare! Kjo qeveri \u00ebsht\u00eb e majt\u00eb. I merr mjetet nga t\u00eb pasurit dhe ju shp\u00ebrndan\u00eb atyre me nevoj\u00eb nga 100 euro e 50 euro si l\u00ebmosh\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mencur se e ngul\u00ebfat\u00eb bizneset e ato mjete dalin jasht\u00eb vendit p\u00ebrmes konzumit q\u00eb importohet (-50% GDP n\u00eb vit apo gati -5 miliard\u00eb n\u00eb vit). POR n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim vendosi kund\u00ebr politikave t\u00eb veta. Nj\u00eb vendim puro i djatht\u00eb. Shumica, apo rreth 70% t\u00eb mjeteve do p\u00ebrfundojn\u00eb tek bizneset e nd\u00ebrtimit, pra tek t\u00eb pasurit e vendit. Tek sic i quan qeveria gabimisht tek &#8216;oligark\u00ebt&#8217;. Kjo aspak nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e &#8216;barabar\u00ebsis\u00eb&#8217; se faturat i paguan Dragashi e Mitrovica e p\u00ebrfitimet i ka Prishtina e nj\u00eb grup i vog\u00ebl;<\/p>\n<p>7. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe me organizuar Loj\u00ebra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare por duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb llogarit\u00eb dhe t\u00eb shofim arsyeshm\u00ebrin\u00eb paraprakisht. K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb arsyeshm\u00ebri. Nga d\u00ebshira \u00ebsht\u00eb vepruar. Sikur t\u00eb kesh nj\u00eb sht\u00ebpi pa kulm apo me nj\u00eb kulm q\u00eb e l\u00ebshon ujin n\u00eb dhoma por ti blen nj\u00eb makin\u00eb luksoze apo nd\u00ebrton nj\u00eb pishin\u00eb para sht\u00ebpis\u00eb. Ka 10 m\u00ebnyra ku 300,000,000 euro do sh\u00ebrbenin m\u00eb mir\u00eb ekonomin\u00eb dhe qytetarin e vendit.<\/p>\n<p>8. Inflacioni na shkat\u00ebrroj, qeveria vendos\u00eb 300 milion euro ti jep n\u00eb lluks vend se n\u00eb politika q\u00eb rritin produktivitetin vendor dhe ulin inflacionin. Paisjet p\u00ebr procesim, p\u00ebrpunim dhe rifrigjerim q\u00eb kosto e perimeve e pemeve mos t\u00eb rritet nga 100% sikurse tani. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb &#8216;Ekonomia Digjet, e Qeveria Krihet&#8217;.<\/p>\n<p>9. Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb tash duhet t\u00eb nxjerim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga kjo situat\u00eb. Investimet q\u00eb duhen t\u00eb b\u00ebhen duhet t\u00eb modifikohen dhe adaptohen n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb fitoj ekonomia. Tender\u00ebt duhet t\u00eb dizajohen e programohen n\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb LOTe q\u00eb mos t\u00eb fitojn\u00eb vet\u00ebm disa biznese. N\u00eb vend t\u00eb 20 kontratave t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb b\u00ebhen 100 t\u00eb mesme. T\u00eb inkurajohen bizneset nga rajonet tjera, se fatur\u00ebn e taksat po paguen edhe nga ata jo vet\u00ebm nga bizneset e m\u00ebdha t\u00eb Prishtin\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>10. Nuk po argumentoj kund\u00ebr Loj\u00ebrave Medhetare 2030. Po argumentoj p\u00ebr marrje t\u00eb vendimeve me arsyeshm\u00ebri dhe me konsultime paraprake. K\u00ebtu nuk ka pasur as arsyeshm\u00ebri as konsultime. Askush nuk ka menduar si dhe kush do e paguaj fatur\u00ebn. Nj\u00eb kaos n\u00eb vendim-marrje dhe politik-b\u00ebrje. Kjo duhet t\u00eb diskutohet mir\u00eb dhe gjat\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn mos t\u00eb kemi k\u00ebsi lloj vendimesh t\u00eb pa justifikuara si duhet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebsi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr organizimin e Loj\u00ebrave Mesdhetare q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2030, Kosova vet\u00eb do t\u2019i paguaj\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet. Si\u00e7 ka treguar Muharremi, anipse Qeveria e prezantoi si \u201cinvestime 250 milion euro\u201d p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare, jan\u00eb qytetar\u00ebt dhe bizneset ato t\u00eb cil\u00ebt do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":855175,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,140],"tags":[],"class_list":["post-855174","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/855174","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=855174"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/855174\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/855175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=855174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=855174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=855174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}