{"id":856196,"date":"2023-09-13T22:02:33","date_gmt":"2023-09-13T20:02:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=856196"},"modified":"2024-01-23T18:57:01","modified_gmt":"2024-01-23T17:57:01","slug":"memli-krasniqi-pdk-nuk-pret-shume-nga-takimi-i-neserm-kurti-vuciq-te-dy-dialogun-po-e-perdorin-per-populizem-e-politike-te-brendshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/memli-krasniqi-pdk-nuk-pret-shume-nga-takimi-i-neserm-kurti-vuciq-te-dy-dialogun-po-e-perdorin-per-populizem-e-politike-te-brendshme\/","title":{"rendered":"Memli Krasniqi nuk pret shum\u00eb nga takimi Kurti-Vu\u00e7iq: T\u00eb dy, Dialogun po e p\u00ebrdorin p\u00ebr populiz\u00ebm e politik\u00eb t\u00eb brendshme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Memli Krasniqi, nuk pret shum\u00eb nga takimi i nes\u00ebrm n\u00eb Bruksel, i paralajm\u00ebruar me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e BE\u2019s\u00eb, mes Kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. N\u00eb fakt, sipas tij, t\u00eb enjten, &#8220;Kryeministri Kurti, rrjedhimisht edhe Kosova, shkon me nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb dialogut, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve t\u00eb cilat r\u00ebndojn\u00eb mbi vendin ton\u00eb&#8221;.\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr liderin e opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb dy, Kurti e Vu\u00e7iq, nuk kan\u00eb vullnet p\u00ebr ta avancuar procesin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi. Thot\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjtit k\u00ebto takime po i p\u00ebrdorin p\u00ebr populiz\u00ebm e politika t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, kjo nuk e ndihmon perspektiv\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb momentin kur ne kemi sanksione nga BE&#8221;.<\/p>\n<p>Krasniqi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb sonte p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, thot\u00eb se Kurti me veprimet e tij karshi \u00e7\u00ebshtjes me Serbin\u00eb dhe raporteve me aleat\u00ebt, n\u00eb ve\u00e7anti SHBA\u2019n\u00eb, e ka d\u00ebmtuar skajsh\u00ebm imazhin e Kosov\u00ebs duke shnd\u00ebrruar vendin n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, joserioz dhe destruktiv.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se marr\u00ebveshjet e fundit t\u00eb arritura me Serbin\u00eb, Kurti i ka dh\u00ebn\u00eb obligime Kosov\u00ebs p\u00ebrtej Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe, q\u00eb sipas tij \u201crrezikon q\u00eb t\u2019iu jap\u00eb autonomi politike komunitetit serb, q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb keq\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjithsesi, p\u00ebrtej mashtrimeve t\u00eb tij, brenga jon\u00eb mbetet Kosova, qytetar\u00ebt tan\u00eb dhe brezat e ardhsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt, fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb e kan\u00eb humbur besimin n\u00eb perspektiv\u00ebn q\u00eb ofron shteti yn\u00eb, do ta trash\u00ebgojn\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb konfliktin e ngrir\u00eb me Serbin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net: Z. Krasniqi, do t\u00eb doja ta nisnim bised\u00ebn me zhvillimet e fundit politike. Do t\u00eb takohen nes\u00ebr n\u00eb Bruksel kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb pres\u00eb Kosova nga ky takim?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Memli Krasniqi:<\/strong><\/em> Shkurt dhe qart\u00eb, nuk pres shum\u00eb nga ky takim. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshmuar deri m\u00eb tash q\u00eb zakonisht takimet e nivelit t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vu\u00e7iq jan\u00eb takime ku nuk ka vullnet p\u00ebr t\u00eb avancuar procesin e dialogut, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr populiz\u00ebm dhe p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme. Fatkeq\u00ebsisht, kjo nuk e ndihmon perspektiv\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb momentin kur ne kemi sanksione nga BE. N\u00eb fakt, nes\u00ebr, Kryeministri Kurti, rrjedhimisht edhe Kosova, shkon me nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb dialogut, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve t\u00eb cilat r\u00ebndojn\u00eb mbi vendin ton\u00eb. Si\u00e7 e kemi par\u00eb muajve t\u00eb fundit, paralajm\u00ebrimet e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ndaj Kosov\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme e me raste edhe shum\u00eb konkrete, sikur ai i presidentit Macron p\u00ebr rishikimin e politikave t\u00eb vizave \u2013 n\u00ebse Kosova nuk sillet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Prandaj, nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb Kryeministri Kurti t\u00eb tregoj maturi, pjekuri dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb politike.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundmi, i d\u00ebrguari i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, tha se nuk ka marr\u00eb kurrfar\u00eb zotimi nga kryeministri Kurti, p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes bazike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe aneksit t\u00eb saj. Si e komentoni?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Memli Krasniqi:<\/strong><\/em> Kjo qasje \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e sjelljes s\u00eb kryeministrit n\u00eb raport me partner\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, SHBA-t\u00eb dhe BE-n\u00eb. Asnj\u00eb nga interesat dhe q\u00ebllimet shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb arrihen pa mb\u00ebshtetjen dhe koordinimin me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, gj\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb dy vitet e fundit t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb raporteve tona. Ne mund t\u00eb flasim shum\u00eb gjat\u00eb se \u00e7far\u00eb ka arritur Kosova n\u00eb 24 vitet e fundit me mb\u00ebshtetjen e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb nga \u00e7lirimi, pavar\u00ebsia, ushtria, administrata, zhvillimi ekonomik etj. Ashtu si\u00e7 mund t\u00eb flasim, po ashtu shum\u00eb gjat\u00eb, se \u00e7far\u00eb Kosova ka humbur n\u00eb dy vitet e fundit si pasoj\u00eb e raporteve t\u00eb tensionuara me ta p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme politike. Po i p\u00ebrmend vet\u00ebm dy gj\u00ebra, t\u00eb cilat, sipas meje, jan\u00eb me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: E para: humbja e qindra -miliona eurove n\u00eb form\u00eb t\u00eb granteve nga BE-ja dhe SHBA-ja p\u00ebr shtetin ton\u00eb, ku kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb gjitha shtetet e rajonit p\u00ebrve\u00e7 nesh. Dhe, e dyta, d\u00ebmtimi i skajsh\u00ebm i imazhit t\u00eb Kosov\u00ebs, si nj\u00eb shtet i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, joserioz dhe destruktiv. Askush nuk d\u00ebshiron t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb dhe t\u2019i dal\u00eb krah nj\u00eb shteti, i cili n\u00eb krye t\u00eb tij ka udh\u00ebheq\u00ebs institucional\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-856202\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/350114408_793486828816716_6605559877228440935_n.jpg\" alt=\"\" width=\"1368\" height=\"912\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/350114408_793486828816716_6605559877228440935_n.jpg 1368w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/350114408_793486828816716_6605559877228440935_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/350114408_793486828816716_6605559877228440935_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/350114408_793486828816716_6605559877228440935_n-768x512.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1368px) 100vw, 1368px\" \/><\/p>\n<p><strong>A duhet t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb Kosova pe p\u00ebr Asociacionin, sepse e dim\u00eb q\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb prioritet \u00ebsht\u00eb themelimi i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Memli Krasniqi:<\/strong><\/em> Kryeministri Kurti me shum\u00eb pompozitet e ka mb\u00ebshtetur dhe e ka pranuar Marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, t\u00eb cil\u00ebn ne si PDK e kemi konsideruar t\u00eb pamjaftueshme dhe si nj\u00eb hap prapa n\u00eb raport me pritjet t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse finale. Duke e kuptuar q\u00eb ka gabuar, ai tash po vonon implementimin e marr\u00ebveshjeve, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dakorduar vet. Gjithsesi, p\u00ebrtej mashtrimeve t\u00eb tij, brenga jon\u00eb mbetet Kosova, qytetar\u00ebt tan\u00eb dhe brezat e ardhsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt, fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb e kan\u00eb humbur besimin n\u00eb perspektiv\u00ebn q\u00eb ofron shteti yn\u00eb, do ta trash\u00ebgojn\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb konfliktin e ngrir\u00eb me Serbin\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb direkte e gabimeve t\u00eb Albin Kurtit q\u00eb ka negociuar dhe mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe q\u00eb nuk i arrin q\u00ebllimet tona shtet\u00ebrore e qytetare. Prandaj, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e l\u00ebshimit pe. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje, a do t\u00eb zbatohet zotimi, t\u00eb cilin Albin Kurti e ka marr\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, Neni 7 i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje shkon p\u00ebrtej Asociacionit, sepse rrezikon q\u00eb t\u2019iu jap\u00eb autonomi politike komunitetit serb, q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb keq se sa Asociacioni, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2013 dhe 2015. Kur k\u00ebsaj i shton edhe munges\u00ebn e garancis\u00eb p\u00ebr integrimin euro-atlantik t\u00eb Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb shnd\u00ebrrohet thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb madh politik e komb\u00ebtar, t\u00eb cilin do ta paguajm\u00eb shtrenjt\u00eb dhe gjat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni deri tash pun\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Memli Krasniqi:<\/strong> <\/em>Qeveria Kurti ka nj\u00eb shk\u00ebputje totale prej k\u00ebrkesave dhe nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb qeveri e paaft\u00eb, jokompetente dhe abuzive. Vet\u00ebm n\u00eb dy \u2013 tre muajt e fundit ka pasur skandale t\u00eb pabesueshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb zbulimin e Afer\u00ebs Zdravo, pra koordinimin me Radoj\u00e7iqin, vjedhjen e rezervave shtet\u00ebrore, afer\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb konfirmuar me tregtin\u00eb me energji, afera me substanca narkotike, izolimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar e deri te skandali i fundit me librat. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 15 vite t\u00eb t\u00eb qenit shtet, Qeveria vazhdon t\u00eb thelloj kriz\u00ebn e shtetit dhe qytetar\u00ebve n\u00eb tri dimensioneve themelore: politik, ekonomik dhe social. Fatkeq\u00ebsisht, qytetar\u00ebt sot jetojn\u00eb m\u00eb keq sesa kan\u00eb jetuar tri vite m\u00eb par\u00eb. Paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tatime, p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb produkteve bazike jetike dhe marrin n\u00eb rikthim shum\u00ebfish m\u00eb pak investime n\u00eb sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore, qofshin ato administrative, infrastrukturore, arsimore, sh\u00ebndet\u00ebsore etj. Nd\u00ebrkaq, Kosova si shtet, nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb e izoluar dhe penalizuar p\u00ebr shkak t\u00eb keqqeverisjes s\u00eb k\u00ebtij Kryeministri dhe k\u00ebsaj Qeverie.<\/p>\n<p><strong>Keni qen\u00eb kritik n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u2013 \u00c7ka s\u2019po shkon si duhet apo \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Qeveria e q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Memli Krasniqi:<\/strong><\/em> Puna m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj kjo qeveri, \u00ebsht\u00eb ose t\u00eb dor\u00ebhiqet ose t\u00eb pajtohet me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. Korrupsioni masiv q\u00eb ka kapluar institucionet dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Qeverie, shp\u00ebrfaq paaft\u00ebsin\u00eb e thell\u00eb dhe abuzimin e q\u00ebllimsh\u00ebm me detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb zyrtare. P\u00ebr PDK-n\u00eb, kjo Qeveri tashm\u00eb e ka humbur \u00e7do kredibilitet dhe nevoja p\u00ebr t\u2019u rikthyer tek qytetar\u00ebt, p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Kosova, para se gjithash, sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Qeveri kredibile, t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, t\u00eb aft\u00eb dhe e cila, n\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, do ta rikthej\u00eb vendin n\u00eb kursin e duhur t\u00eb zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb flasim pak p\u00ebr, t\u00eb themi bashkimin e opozit\u00ebs p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb, sepse dim\u00eb q\u00eb disa her\u00eb jan\u00eb ngritur z\u00ebra kund\u00ebr Qeveris\u00eb Kurti. Sa jeni t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Memli Krasniqi:<\/strong><\/em> Partit\u00eb opozitare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs kan\u00eb pasur nj\u00eb koordinim t\u00eb veprimeve, q\u00eb kan\u00eb ndihmuar shp\u00ebrfaqjen e skandaleve, munges\u00ebn e aft\u00ebsis\u00eb qeveris\u00ebse, mbrojtjen e kushtetushm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb, iniciimin dhe kalimin e projektligjeve q\u00eb kan\u00eb leht\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tan\u00eb etj. Kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, rrjedhimisht e natyrshme. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs si udh\u00ebheq\u00ebse e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjegjshme n\u00eb raport me k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve. Ne besojm\u00eb q\u00eb q\u00ebllimet dhe interesat shtet\u00ebrore duhet t\u00eb jen\u00eb ato t\u00eb cilat mund ta bashkojn\u00eb sken\u00ebn politike, dhe jo vet\u00ebm opozit\u00ebn, por edhe shoq\u00ebrin\u00eb civile, intelektual\u00ebt, Akademin\u00eb, aktivist\u00ebt etj. Fatmir\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, po shohim \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb hapa konkret por edhe interesim t\u00eb t\u00eb gjitha kategorive intelektuale e profesionale t\u00eb vendit, q\u00eb krahas opozit\u00ebs, t\u00eb ngrisin z\u00ebrin dhe t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mentalitet qeveris\u00ebs, i cili p\u00ebrve\u00e7 korrupsionit, regresit politik dhe ekonomik, thellimit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk i ka sjell\u00eb asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb vendit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-856200\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Memli-Krasniqi-intervista.jpg\" alt=\"\" width=\"1368\" height=\"912\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Memli-Krasniqi-intervista.jpg 1368w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Memli-Krasniqi-intervista-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Memli-Krasniqi-intervista-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Memli-Krasniqi-intervista-768x512.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1368px) 100vw, 1368px\" \/><\/p>\n<p><strong>A e vler\u00ebsoni se si opozit\u00eb keni angazhim intensiv \u2013 sepse, ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktuale k\u00ebrkesa p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb por pa ndonj\u00eb hap konkret?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Memli Krasniqi:<\/strong><\/em> P\u00ebr fat t\u00eb keq, numrat e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs neve nuk na e mund\u00ebsojn\u00eb marrjen e veprimeve konkrete ligjore. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb un\u00eb i kam propozuar kryeministrit Kurti q\u00eb ne t\u00eb merremi vesh, t\u00eb kemi nj\u00eb dakordim politik p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. N\u00ebse ata v\u00ebrtet\u00eb e mendojn\u00eb at\u00eb q\u00eb e thon\u00eb, se qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me pun\u00ebn e tyre dhe se kan\u00eb mb\u00ebshtetje qytetare, at\u00ebher\u00eb pse duhet t\u00eb frik\u00ebsohen nga shkuarja n\u00eb zgjedhje? K\u00ebrkesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje sa m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket aktivitetit, ne si PDK kemi pasur nj\u00eb angazhim t\u00eb pandalsh\u00ebm n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Me vet\u00ebm 15 p\u00ebr qind t\u00eb deputet\u00ebve, ne kemi mbi 30 p\u00ebr qind aktivitete, sipas raporteve t\u00eb pavarura. Si parti, jemi partia q\u00eb pakrahasimisht ka qen\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb terren. Jan\u00eb me qindra takime q\u00eb i kemi mbajtur vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Nd\u00ebrsa, po ashtu, n\u00eb kuptimin legal, ne kemi fituar t\u00eb gjitha rastet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke penguar tendencat e k\u00ebtij pushteti p\u00ebr zhb\u00ebrjen e rregullimit kushtetues dhe kapjen e t\u00eb gjitha institucioneve. Ju keni par\u00eb fushat\u00ebn masive t\u00eb k\u00ebtij pushteti p\u00ebr ta kapur \u00e7do institucion e nd\u00ebrmarrje publike n\u00eb vend, p\u00ebrmes militant\u00ebve t\u00eb tyre. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb caku i tyre i radh\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb mund ta shihni p\u00ebrmes sulmeve direkte t\u00eb Kryeministrit, Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebve tjer\u00eb q\u00eb ia b\u00ebjn\u00eb prokuroris\u00eb dhe vendimeve t\u00eb caktuara t\u00eb Gjykatave. Prandaj, legalisht, ne na mbetet vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese, e cila, fatmir\u00ebsisht, po trajton me profesionaliz\u00ebm rastet e kontestuara. Natyrisht, gjithmon\u00eb ka hap\u00ebsir\u00eb edhe p\u00ebr veprime t\u00eb tjera e t\u00eb cilat do t\u2019i vazhdojm\u00eb n\u00eb sesionin vjeshtor parlamentar.<\/p>\n<p><strong>Z. Krasniqi, koh\u00ebve t\u00eb fundit, keni pasur ndonj\u00eb kontakt me ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb po mbahen n\u00eb Hag\u00eb? N\u00ebse po, \u00e7far\u00eb thon\u00eb ata, si \u00ebsht\u00eb disponimi i tyre?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Memli Krasniqi:<\/strong><\/em> Un\u00eb i vizitoj n\u00eb baza t\u00eb rregullta edhe Presidentin Tha\u00e7i, edhe kryetarin Veseli, por edhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tyre, q\u00eb ndodhen aktualisht n\u00eb Hag\u00eb. Jan\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb t\u00eb fort\u00eb, jan\u00eb t\u00eb fokusuar. Natyrisht, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuar dhe p\u00ebrcjellin me v\u00ebmendje edhe zhvillimet e ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb. Gjithsesi, si\u00e7 keni mundur ta lexoni edhe n\u00eb intervist\u00ebn e fundit q\u00eb Presidenti Tha\u00e7i dha nga Haga, mesazhi i tij \u00ebsht\u00eb perspektiva dhe e ardhmja e qytetar\u00ebve dhe e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Po ashtu mesazhet e tij ishin inkurajuese, p\u00ebr ruajtjen e paqes, ruajtjen e raporteve t\u00eb mira me aleat\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe zhvillimi ekonomik i vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Memli Krasniqi, nuk pret shum\u00eb nga takimi i nes\u00ebrm n\u00eb Bruksel, i paralajm\u00ebruar me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e BE\u2019s\u00eb, mes Kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. N\u00eb fakt, sipas tij, t\u00eb enjten, &#8220;Kryeministri Kurti, rrjedhimisht edhe Kosova, shkon me nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":910373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[302,265,1863],"class_list":["post-856196","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-memli-krasniqi","tag-pdk","tag-takimi-kurti-vuciq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/856196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=856196"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/856196\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/910373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=856196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=856196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=856196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}