{"id":856549,"date":"2023-09-14T18:09:02","date_gmt":"2023-09-14T16:09:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=856549"},"modified":"2023-09-14T19:13:34","modified_gmt":"2023-09-14T17:13:34","slug":"publikohet-propozimi-i-kurtit-kerkoi-nga-borrell-i-qe-te-prezantoje-marreveshjen-bazike-kosove-serbi-ne-keshillin-e-sigurimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/publikohet-propozimi-i-kurtit-kerkoi-nga-borrell-i-qe-te-prezantoje-marreveshjen-bazike-kosove-serbi-ne-keshillin-e-sigurimit\/","title":{"rendered":"Publikohet propozimi i Kurtit, k\u00ebrkoi nga Borrelli q\u00eb ta prezantoj\u00eb Marr\u00ebveshjen Bazike Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjat\u00eb takimit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb Bruksel me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka th\u00ebn\u00eb se ka prezantuar nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes t\u00eb sekuencuar p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit dhe t\u00eb Ohrit.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pika e par\u00eb<\/strong> n\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin e propozuar nga Kurti, \u00ebsht\u00eb miratimi i Deklarat\u00ebs p\u00ebr Personat e Zhdukur e cila duhet t\u00eb jet\u00eb e kompletuar prej t\u00eb dy pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb dokumentin e shp\u00ebrndar\u00eb nga Kurti, si <strong>pik\u00eb e dyt\u00eb<\/strong> nga neni 7 i aneksit t\u00eb Ohrit thot\u00eb se ekipi menaxhues i Kosov\u00ebs paraqet draft-statutin p\u00ebr Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i BE-s\u00eb paraqet marr\u00ebveshjen p\u00ebr rrug\u00ebn e normalizimit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe aneksin e zbatimit me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb dhe informon K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe informon Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb se t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb pajtuar me parimet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kombet e Bashkuara. Karta, respektimi i integritetit territorial p\u00ebrkat\u00ebs dhe trajtimi i pal\u00ebs tjet\u00ebr si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila e z\u00ebvend\u00ebson nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fusnot\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e UNMIK-ut n\u00eb forumet rajonale\u201d, thuhet tutje n\u00eb propozimin e Kurtit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Kurti n\u00eb propozimin e tij ka propozuar q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb sillen, trajtojn\u00eb dhe t\u00eb deklarojn\u00eb publikisht se i zhvillojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes vete n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb bazuara n\u00eb Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb dhe e trajtojn\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr si an\u00ebtare t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb gjeni t\u00eb plot\u00eb propozimin e Kurtit:<\/p>\n<p>Propozimi nga Republika e Kosov\u00ebs p\u00ebr Sekuencimin e Planit t\u00eb Zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Bazike dhe Aneksit, i publikuar nga Klan Kosova.<\/p>\n<p><strong>Aneksi:<\/strong> Miratimi i Deklarat\u00ebs p\u00ebr personin e zhdukur (e p\u00ebrfunduar prej t\u00eb dy pal\u00ebve).<\/p>\n<p><strong>Neni 7:<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr prezantimin e draft Statutit nga ekipi menaxhues (e p\u00ebrfunduar nga Kosova).<\/p>\n<p><strong>Neni 7:<\/strong><\/p>\n<p>Ekipi menaxhues paraqet draft-statutin n\u00eb Dialogun e Nivelit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb leht\u00ebsuear nga BE-ja (i p\u00ebrfunduar nga Kosova)<\/p>\n<p><strong>Neni 2:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb i BE-s\u00eb paraqet marr\u00ebveshjen p\u00ebr rrug\u00ebn e normalizimit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe aneksin e zbatimit me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb dhe informon K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe informon Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb se t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb pajtuar me parimet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kart\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb respektohet integriteti territorial respektiv dhe t\u00eb trajtohet pala tjet\u00ebr si an\u00ebtare e barabart\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila e z\u00ebvend\u00ebson nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fusnot\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e UNMIK-ut n\u00eb forumet rajonale. T\u00eb dyja pal\u00ebt sillen, trajtojn\u00eb dhe deklarojn\u00eb publikisht se i zhvillojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb dhe e trajtojn\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr si an\u00ebtare t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Neni 1:<\/strong><\/p>\n<p>Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve komb\u00ebtare. Procedur\u00eb e brendshme ligjore p\u00ebr zbatimin e njohjes s\u00eb dokumenteve respektive dhe simboleve komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulave doganore, t\u00eb l\u00ebshuara brenda juridiksionit t\u00eb pranuar.<\/p>\n<p><strong>Nenet 1, 7 dhe 10:<\/strong><\/p>\n<p>Nisja e nj\u00eb procesi negociues mbi Statutin e instrumentit t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nenet 2 dhe 3:<\/strong><\/p>\n<p>Pal\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrmbahen nga \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnim apo p\u00ebrdorim i forc\u00ebs apo t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb \u00e7far\u00ebdo praktike t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, n\u00eb pajtim me Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb. Pal\u00ebt p\u00ebrmbahen nga mos-intervenimi n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme inter se dhe njohin juridiksionin reciprok n\u00eb territoret respektive. Marr\u00ebveshja zyrtarizon heqjen dor\u00eb nga Serbia nga t\u00eb gjitha pretendimet territoriale ndaj territorit dhe kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pal\u00ebt pajtohen p\u00ebr demarkim t\u00eb kufirit n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb dy-vje\u00e7are.<\/p>\n<p><strong>Nenet 4 dhe 5:<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrmerren hapa thelb\u00ebsor\u00eb n\u00eb lidhje me an\u00ebtar\u00ebsimin dhe statusin e vendit kandidat t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb BE, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebr n\u00ebnshkrim t\u00eb programit t\u00eb Partneritetit p\u00ebr Paqe me NATO-n dhe drejt njohjeve t\u00eb mbetura. N\u00eb komunikim zyrtar me t\u00eb gjitha organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Serbia i ndalon t\u00eb gjitha pengesat ndaj an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku p\u00ebrjashtohet votimi kund\u00ebr, si dhe lobimi publik, direkt, indirekt, apo n\u00eb form\u00eb konfidenciale, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes pal\u00ebve t\u00eb treta n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Shefi i BE-s\u00eb Borrell n\u00ebnshkruan let\u00ebr d\u00ebshmie q\u00eb konfirmon mos-pengimin nga Kosova dhe Serbia ndaj proceseve t\u00eb tyre respektive p\u00ebr pranim n\u00eb BE. Shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb njoftohen p\u00ebr dokumente t\u00eb tilla ligj\u00ebrisht detyruese.<\/p>\n<p><strong>Nenet 7 dhe 10:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi i negociatave p\u00ebr Statutin e instrumentit p\u00ebr vet\u00ebmenaxhim p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nenet 1 dhe 2:<\/strong><\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia zbatojn\u00eb bashk\u00ebpunimin normal dhe p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe angazhohen n\u00eb komunikim t\u00eb rregullt qeveri-qeveri p\u00ebr t\u00eb ndjekur raporte miq\u00ebsore bilaterale. T\u00eb dyja pal\u00ebt miratojn\u00eb sjelljen e duhur nd\u00ebrshtet\u00ebrore dhe fjalori i zyrtar\u00ebve publik\u00eb duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb n\u00eb letr\u00ebn dhe frym\u00ebn e Marr\u00ebveshjes Bazike, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin q\u00eb t\u2019i referohen Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrpresin referenc\u00ebn p\u00ebr Prishtin\u00eb dhe Beograd apo me ndonj\u00eb em\u00ebrtim tjet\u00ebr. T\u00eb dyja pal\u00ebt marrin nj\u00eb q\u00ebndrim miq\u00ebsor dhe nd\u00ebrpresin \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse ose d\u00ebmtuese t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, p\u00ebrfshir\u00eb bojkotimin e ngjarjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Fundi i \u00e7do p\u00ebrdorimi t\u00eb asimetris\u00eb n\u00eb nivel dypal\u00ebsh dhe shum\u00ebpal\u00ebsh \u2013 p\u00ebrfundimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb fusnot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nenet 7 dhe 10:<\/strong><\/p>\n<p>Sigurimi i q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb ligjore t\u00eb Statutit dhe pranimi duke miratuar dekrete dhe rregullore p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilat do t\u00eb shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nenet 1, 2, 3 dhe 10:<\/strong><\/p>\n<p>Strukturat ilegale t\u00eb financuara nga Serbia t\u00eb cilat operojn\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs shp\u00ebrb\u00ebhen. Sh\u00ebrbimet q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi komunale do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb komunat e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin e Kosov\u00ebs, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme dhe ligjore. Komunat pastaj mund t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebrmes partneriteteve n\u00eb ofrimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb atyre sh\u00ebrbimeve q\u00eb ata i konsiderojn\u00eb relevante n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin e Kosov\u00ebs dhe konventat e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Neni 10:<\/strong><\/p>\n<p>Sekuencimi i implementimit t\u00eb detyrimeve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb rrjedhin nga marr\u00ebveshjet e kaluara t\u00eb Dialogut q\u00eb mbeten t\u00eb vlefshme dhe detyruese.<\/p>\n<p><strong>Neni 8:<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebhen rregullimet praktike p\u00ebr shk\u00ebmbimin e misioneve t\u00eb p\u00ebrhershme dhe themelohen misionet.<\/p>\n<p><strong>Neni 7:<\/strong><\/p>\n<p>Formalizimi i statusit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe sigurimi i nivelit t\u00eb fort\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb objekteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb fetare dhe kulturore serbe, n\u00eb p\u00ebrputhje me modelet ekzistuese evropiane.<\/p>\n<p><strong>Neni 6:<\/strong><\/p>\n<p>Ngritja e grupeve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb kryesuara nga BE dhe p\u00ebrfundimi i kornizave negociuese p\u00ebr marr\u00ebveshjet dypal\u00ebshe t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb nenin 6 (b) t\u00eb Marr\u00ebveshjes dhe p\u00ebrfundimi i marr\u00ebveshjeve prioritare p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh p\u00ebr (a) heqjen e barrierave ekonomike, (b) rifillimin e transportit hekurudhor nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe (c) bashk\u00ebpunimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrmjet agjencive t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe vazhdimi i lidhjes s\u00eb marr\u00ebveshjeve n\u00eb t\u00eb gjitha fushat tjera t\u00eb parapara n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Neni 9:<\/strong><\/p>\n<p>Organizimi i konferenc\u00ebs s\u00eb donator\u00ebve; p\u00ebrgatitja e nj\u00eb projekti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga pal\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Neni 6:<\/strong><\/p>\n<p>Miratimi i korniz\u00ebs dhe parimeve dhe fillimi i procesit formal t\u00eb dialogut drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.\/Klan Kosova<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjat\u00eb takimit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb Bruksel me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka th\u00ebn\u00eb se ka prezantuar nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes t\u00eb sekuencuar p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit dhe t\u00eb Ohrit. Pika e par\u00eb n\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin e propozuar nga Kurti, \u00ebsht\u00eb miratimi i Deklarat\u00ebs p\u00ebr Personat e Zhdukur e cila duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":856557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-856549","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/856549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=856549"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/856549\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/856557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=856549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=856549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=856549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}