{"id":857248,"date":"2023-09-16T15:37:23","date_gmt":"2023-09-16T13:37:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=857248"},"modified":"2023-09-16T15:40:57","modified_gmt":"2023-09-16T13:40:57","slug":"anetarja-e-bordit-te-rtk-se-shukrije-rama-deklaroi-rrejshem-pasurine-nisin-hetimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/anetarja-e-bordit-te-rtk-se-shukrije-rama-deklaroi-rrejshem-pasurine-nisin-hetimet\/","title":{"rendered":"An\u00ebtarja e bordit t\u00eb RTK-s\u00eb Shukrije Rama deklaroi \u201crrejsh\u00ebm\u201d pasurin\u00eb, nisin hetimet"},"content":{"rendered":"<p><strong>An\u00ebtarja e Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb Shukrije Rama, nuk e ka deklaruar n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit, pron\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb biznes si dhe rolin drejtues n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb joqeveritare. Agjencia ka th\u00ebn\u00eb se ato poste jan\u00eb obligim t\u00eb deklarohen. Sipas Kodit Penal, deklarimi i rrem\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Agjencia po e heton Ramen edhe p\u00ebr konflikt t\u00eb interesit p\u00ebr shkak se ka mbajtur postin e drejtoresh\u00ebs n\u00eb nj\u00eb OJQ tjet\u00ebr dhe postin e an\u00ebtares s\u00eb bordit p\u00ebr gati dy vite. <\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtarja e Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb, Shukrije Rama ka folur disa her\u00eb lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb ligjit si dhe ka shprehur pretendimet e saj n\u00eb Komisionin p\u00ebr Media t\u00eb Kuvendit p\u00ebr shkeljet ligjore nga menaxhmenti i RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr se n\u00eb deklarimet e saj \u00ebsht\u00eb paraqitur \u201cithtar\u00eb\u201d e respektimit t\u00eb ligjit, po del se ajo vet nuk e ka respektuar Ligjin p\u00ebr Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasuris\u00eb dhe Ligjin p\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesit n\u00eb Ushtrimin e Funksionit Publik. Ligje k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 aspektit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura edhe me integritetin e zyrtar\u00ebve publik, pra q\u00eb t\u00eb deklarojn\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb e posedojn\u00eb dhe t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb konflikt interesi, e q\u00eb i bie t\u00eb mos p\u00ebrfitojn\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse krahasohet regjistri i deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb Rama e ka deklaruar n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit p\u00ebr <a href=\"https:\/\/akk-ks.org\/assets\/cms\/uploads\/files\/Deklarimet2022\/Institucionet%20e%20Pavarura\/Radio%20Televizioni%20i%20Kosov%C3%ABs\/Shukrije%20Rama.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vitin 2022<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/akk-ks.org\/assets\/cms\/uploads\/files\/Deklarimet-2023\/Institucionet%20e%20Pavarura\/Radio%20Televizioni%20i%20Kosov%C3%ABs\/Shukrije%20Rama.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">2023<\/a>, del se Rama mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrejsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Rrjedhimisht ajo mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje ligjore q\u00eb sanksionohet si vep\u00ebr penale sipas legjislacionit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy vitet e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, ajo nuk e ka deklaruar fare biznesin \u201c<a href=\"https:\/\/arbk.rks-gov.net\/page.aspx?id=1,38,140091\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shukrije Xh. Rama B.I<\/a>.\u201d, me num\u00ebr unik identifikues 811827411. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ARBK-s\u00eb, Rama n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes figuron se \u00ebsht\u00eb pronare , nd\u00ebrkaq at\u00eb e ka regjistruar me 21 n\u00ebntor 2016. N\u00eb ARBK, statusi i k\u00ebtij biznesi shkruan se \u00ebsht\u00eb i \u201cregjistruar\u201d.<\/p>\n<p>Ky biznes aktivitet primar ka aktivitetet e p\u00ebrkthimit dhe interpretimit, si aktivitet sekondar i ka aktivitetet e specializuara t\u00eb dizajnit si dhe aktivitetet e tjera ka ato profesionale, shkencore dhe teknike.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-857250\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arbk-shukrije-rama-35345.jpg\" alt=\"\" width=\"680\" height=\"1074\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arbk-shukrije-rama-35345.jpg 450w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arbk-shukrije-rama-35345-190x300.jpg 190w\" sizes=\"(max-width: 680px) 100vw, 680px\" \/><\/p>\n<p>Sipas nenit 6 t\u00eb <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDocumentDetail.aspx?ActID=61304\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ligjit p\u00ebr Deklarimin<\/a> Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasuris\u00eb dhe t\u00eb Dhuratave, zyrtar\u00ebt e lart\u00eb publik, e q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Shukrije Rama duhet t\u2019i deklarojn\u00eb t\u00eb gjitha asetet q\u00eb i kan\u00eb n\u00eb posedim, p\u00ebrfshir\u00eb bizneset dhe pozitat menaxhuese.<\/p>\n<p>Mosdeklarimi i pasuris\u00eb, apo deklarimi i rrejsh\u00ebm, sanksionohet me Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, pra \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Sipas nenit 430, pik\u00ebs 2 t\u00eb <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=18413\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a>, \u201c\u00e7do person, i cili sipas ligjit \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb, t\u00eb t\u00eb ardhurave, t\u00eb dhuratave, t\u00eb dobis\u00eb tjet\u00ebr pasurore ose t\u00eb detyrimeve financiare, i cili b\u00ebn deklarat\u00eb t\u00eb rreme ose nuk paraqet t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebrkuara n\u00eb deklarat\u00eb, d\u00ebnohet me gjob\u00eb dhe me burgim prej gjasht\u00eb (6) muaj deri n\u00eb pes\u00eb (5) vjet. Gjobat e shqiptuara sipas k\u00ebtij neni mund t\u00eb jen\u00eb ditore dhe mund t\u00eb shqiptohen derisa kryesi t\u00eb p\u00ebrfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb subjekt i veprimit.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb mosdeklarim Shukrije Rama, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net se biznesin nuk e ka aktiv n\u00eb ATK dhe ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ka pritur q\u00eb agjencia do t\u00eb duhej q\u00eb t\u2019ia t\u00ebrhiqte v\u00ebrejtjen.<\/p>\n<p>\u201cAKK nuk m\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb biznes, por un\u00eb i kam pyetur se \u00e7far\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse nj\u00eb biznes individual pushon veprimtarin\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb pacaktuar (k\u00ebt\u00eb ua kam d\u00ebshmuar edhe me dokument dhe vul\u00eb t\u00eb AKK-s\u00eb (ATK\u00a0 v.j) \u2013 p\u00ebr pushim t\u00eb veprimtaris\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb pacaktuar), prandaj AKK m\u00eb sugjeroi t\u00eb marr masa edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Prandaj, pik\u00ebrisht edhe ky \u00ebsht\u00eb kapitull i mbyllur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rama, por duke mos specifikuar se \u00e7far\u00eb masash i ka sugjeruar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb agjencia.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, agjencia nuk t\u00ebrheq v\u00ebrejtje, por n\u00eb rastet kur merr informacione ose zyrtarit i bie shorti p\u00ebr kontrollin e plot\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe evidenton raportim t\u00eb rrejsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, b\u00ebn\u00eb kall\u00ebzim penal, dhe rasti kalon p\u00ebr trajtim nga Prokuroria e Shtetit.<\/p>\n<h1>Rama obligohej ta deklaronte biznesin<\/h1>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kjo Agjencia p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit konfirmojn\u00eb se Shukrije Rama e ka pasur obligim ta deklaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes. Ata kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se me t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion nga gazeta online Reporteri.net, gjat\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebtij hulumtimi, kan\u00eb filluar t\u00eb merren me rastin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo (duhet t\u00eb deklarohet biznesi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i regjistruar n\u00eb ARBK). Dispozita e nenit 6 paragrafi 1 pika 1.5 dhe 1.6 t\u00eb lartcekur p\u00ebr Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasuris\u00eb dhe t\u00eb Dhuratave ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb deklarimi i pasuris\u00eb sa i p\u00ebrket pron\u00ebsis\u00eb biznesore\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Agjencis\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<h1>Rama \u201cfshehu\u201d edhe postin drejtues n\u00eb nj\u00eb OJQ<\/h1>\n<p>Mosdeklarimi i biznesit nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja shkelje q\u00eb dyshohet e ka b\u00ebr\u00eb Shukrije Rama. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb gazeta online Reporteri.net i ka hulumtuar n\u00eb <a href=\"https:\/\/ojq.rks-gov.net\/KerkoOJQ.aspx\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">databaz\u00ebn online t\u00eb OJQ-ve<\/a> t\u00eb regjistruara n\u00eb Kosov\u00eb, del se ajo \u00ebsht\u00eb presidente (si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb formular), apo drejtuese e nj\u00eb organizate joqeveritare me emrin \u201cElectronic Information for Libraries in Kosova\u201d, apo shkurt eIFLKos, me num\u00ebr t\u00eb regjistrimit 5110994-5. Rama del t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb nd\u00ebr tre themeluesit e k\u00ebsaj organizate joqeveritare t\u00eb regjistruar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb mosdeklarim Shukrije Rama ka th\u00ebn\u00eb se kjo OJQ nuk ka aktivitet dhe \u201cduhet automatikisht t\u00eb shuhet, prandaj edhe ndaj k\u00ebsaj kam marr\u00eb masa korrigjuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rama, por pa specifikuar \u00e7far\u00eb masa korrigjuese ka nd\u00ebrmarr\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit gazet\u00ebs online Reporteri.net, gjat\u00eb kryerjes s\u00eb k\u00ebtij hulumtimi, i ka pohuar se edhe ky post drejtues duhet t\u00eb deklarohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb agjenci dhe se me t\u00eb marr\u00eb informacionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post drejtues t\u00eb Rames, do ta trajtoj\u00eb at\u00eb konform legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cPo (do t\u00eb duhej ta deklaronte postin drejtues n\u00eb OJQ). Sipas dispozit\u00ebs s\u00eb nenit 6 paragrafi 1.4 t\u00eb po k\u00ebtij Ligji, Deklarimi i pasuris\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe \u201cpozit\u00ebn aktuale deklaruese dhe funksionet tjera n\u00eb sektorin publik dhe privat, p\u00ebrfshi periudh\u00ebn kohore t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-857253\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/ojq-shukrije-rama2.jpg\" alt=\"\" width=\"617\" height=\"1242\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/ojq-shukrije-rama2.jpg 617w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/ojq-shukrije-rama2-149x300.jpg 149w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/ojq-shukrije-rama2-509x1024.jpg 509w\" sizes=\"(max-width: 617px) 100vw, 617px\" \/><\/p>\n<h1>An\u00ebtarja\u00a0e bordit t\u00eb RTK&#8217;s\u00eb po hetohet p\u00ebr konflikt t\u00eb interesit<\/h1>\n<p>Megjithat\u00eb Shukrije Rama e ka deklaruar n\u00eb t\u00eb dy vitet postin e drejtoresh\u00ebs ekzekutive n\u00eb Institutin p\u00ebr Zhvillimin e Politikave Sociale, post n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar me dat\u00ebn 15 shtator 2019. Por edhe k\u00ebtu po del se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb telashe me ligjin.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka m\u00ebsuar gazeta online Reporteri.net, e informacione t\u00eb cilat i ka konfirmuar edhe Agjencia p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit, Shukrije Rama po hetohet p\u00ebr konflikt t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Reporteri.net ka shikuar list\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb OJQ-ve t\u00eb regjistruara n\u00eb Kosov\u00eb. Nga p\u00ebrdit\u00ebsimi i fundit i b\u00ebr\u00eb n\u00eb muajin gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, Rama nuk figuron m\u00eb n\u00eb postin e drejtoresh\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj organizate.<\/p>\n<p>Ajo n\u00eb p\u00ebrgjigjet e saj me email e konfirmon se agjencia e kan\u00eb ftuar lidhur me hetimet q\u00eb po i zhvillon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cNga zyrtar\u00ebt e AKK u k\u00ebshillova se ligji nuk e lejon dhe duhet t\u00eb marr veprime korrigjuese. Menj\u00ebher\u00eb jam t\u00ebrhequr nga kjo pozit\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar tanim\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera Rama p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, duke shtuar se askush deri m\u00eb tani nuk i ka th\u00ebn\u00eb se \u201cduhet t\u00eb t\u00ebrhiqem nga pozita q\u00eb mbaj n\u00eb OJQ, deri n\u00eb dit\u00ebn kur jam kontaktuar nga AKK-ja\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga APK kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast Agjencia ka iniciuar procedur\u00ebn e hetimit administrativ,\u00a0 e cila procedur\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet tjera kjo agjenci ka dh\u00ebn\u00eb opinion q\u00eb zyrtari publik p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar pasojave ligjore, duhet ta shmang\u00eb konfliktin e interesit, duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga nj\u00ebri post, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga an\u00ebtarja e bordit t\u00eb RTK-s\u00eb ose drejtoresha ekzekutive n\u00eb OJQ, gj\u00eb q\u00eb e konfirmoi edhe Rama se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga kjo e fundit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo mund t\u2019i bie q\u00eb an\u00ebtarja e bordit Shukrije Rama p\u00ebr nj\u00eb vit e gjysm\u00eb ka qen\u00eb duke kryer dy funksione n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesit. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1XPBaiwZb00aLLfM3iJr4VHOl6Ug2j_2l\/preview\" width=\"640\" height=\"480\"><\/iframe><\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1oE9iEwaiDcxvl9Ep_t5uZH_qHbWTOWZg\/preview\" width=\"640\" height=\"480\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtarja e Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb Shukrije Rama, nuk e ka deklaruar n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit, pron\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb biznes si dhe rolin drejtues n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb joqeveritare. Agjencia ka th\u00ebn\u00eb se ato poste jan\u00eb obligim t\u00eb deklarohen. Sipas Kodit Penal, deklarimi i rrem\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Agjencia po e heton Ramen edhe p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":857265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763],"tags":[1870,794,1869],"class_list":["post-857248","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime","tag-anetarja-e-bordit","tag-rtk","tag-shukrije-rama"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/857248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=857248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/857248\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/857265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=857248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=857248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=857248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}