{"id":858180,"date":"2023-09-18T23:21:35","date_gmt":"2023-09-18T21:21:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=858180"},"modified":"2023-09-18T23:21:35","modified_gmt":"2023-09-18T21:21:35","slug":"bujar-osmani-ndryshimet-kushtetuese-nje-mundesi-historike-per-integrimin-e-maqedonise-se-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/bujar-osmani-ndryshimet-kushtetuese-nje-mundesi-historike-per-integrimin-e-maqedonise-se-veriut\/","title":{"rendered":"Bujar Osmani: Ndryshimet kushtetuese, nj\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebr integrimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ministri i Jasht\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bujar Osmani, i cili po ashtu \u00ebsht\u00eb kryesues i radh\u00ebs i OSBE-s\u00eb, ka folur p\u00ebr zhvillimet e brendshme politike dhe sfidat rreth integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/strong><\/p>\n<p>Derisa ka folur p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kushtetut\u00eb, Osmani ka th\u00ebn\u00eb se kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pik\u00eb kthese p\u00ebr vendin, se a do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen apo jo n\u00eb struktura euroatlantike, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>&#8220;Maqedonia e Veriut gjendet para nj\u00eb udh\u00ebkryqi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj. Prej vendimit q\u00eb do t\u00eb marrim ne ose jo p\u00ebr ndryshimet kushtetuese do t\u00eb varet fati i perspektiv\u00ebs evropiane t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb ai nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Prandaj mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb e kemi para njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshimet kushtetuese dhe t\u00eb mundim t\u00eb kapim k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjeopolitik dhe historik sa i takon rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpejtuar p\u00ebr n\u00eb BE&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb tutje ai.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/em>: Ndryshimet e Kodit Penal, dhe projekt-ligji p\u00ebr amnistin\u00eb kan\u00eb nxitur mjaft debate dhe kritika n\u00eb vend. Kritik\u00ebt thon\u00eb se k\u00ebto po b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb liruar nga akuzat ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nga burgjet \u201ckriminel\u00ebt\u201d, si\u00e7 i quan opozita, t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin. Madje, Presidenti Stevo Pendarovski ka th\u00ebn\u00eb se disa politikan\u00eb i kishin k\u00ebrkuar atij m\u00eb par\u00eb amnistin\u00eb p\u00ebr zotin Gruevski. Sa q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebto kritika?<\/p>\n<p><em>Bujar Osmani:<\/em> Ndryshimet e Kodit Penal nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me asnj\u00eb form\u00eb t\u00eb amnistis\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i europianizimit t\u00eb sistemit penal n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. \u00cbsht\u00eb pak nj\u00eb paradoks se ata t\u00eb cil\u00ebt kritikojn\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb Kodit Penal jan\u00eb po ata t\u00eb cil\u00ebt kritikojn\u00eb efektivitetin e shtetit ligjor. Efektiviteti ishte rezultat i asaj m\u00ebnyre t\u00eb rregullimit t\u00eb sistemit penal n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut q\u00eb ishte nj\u00eb trash\u00ebgimi nga sistemi jugosllav: i ashp\u00ebr, drakonik, jofleksibil. Me q\u00eb nuk i dha rezultatet e veta, duke mund\u00ebsuar q\u00eb l\u00ebnd\u00ebt (gjyq\u00ebsore) t\u00eb st\u00ebrzgjaten; mos t\u00eb merren vendime p\u00ebr shkak t\u00eb atij rigjiditeti t\u00eb sistemit, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb&#8230; ju keni d\u00ebgjuar ekspert\u00ebt e fush\u00ebs se tani \u00ebsht\u00eb marr\u00eb eksperienca m\u00eb e mir\u00eb evropane, kryesisht ajo gjermane dhe sllovene p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb model t\u00eb sistemit penal q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb fleksib\u00ebl, i p\u00ebrqendruar tek konfiskimi i pronave, t\u00eb cilat jan\u00eb arritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe duke u mund\u00ebsuar gjykatave q\u00eb t\u00eb marrin vendime sa m\u00eb t\u00eb shpejta dhe q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb efektive. Prandaj, kujtoj q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kjo nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrlidhet. Ndoshta p\u00ebr shkak se ndodh\u00ebn ato ndryshime n\u00eb koh\u00ebn kur po bisedohet p\u00ebr ndryshimet kushtetuese po krijohen paralele t\u00eb tilla, por n\u00eb fakt nuk ka paralele t\u00eb tilla, p\u00ebr shkak se e keni par\u00eb q\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb Kodit Pernal n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do te ndikojn\u00eb n\u00eb lirimin e kujtdo q\u00eb p\u00ebrflitet.<\/p>\n<p><em>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/em> Zoti Osmani, partia juaj, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim ka paralajm\u00ebruar se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga postet n\u00eb qeveri vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u miratuar ndryshimet kushtetuese. Sa jan\u00eb gjasat p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre ndryshimeve kur dihet se pa votat e opozit\u00ebs maqedonase nuk arrihet shifra e nevojshme prej dy t\u00eb tretave (80 vota) n\u00eb parlament?<\/p>\n<p><em>Bujar Osmani:<\/em> Maqedonia e Veriut gjendet para nj\u00eb udh\u00ebkryqi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj. Prej vendimit q\u00eb do t\u00eb marrim ne ose jo p\u00ebr ndryshimet kushtetuese do t\u00eb varet fati i perspektiv\u00ebs evropiane t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. A do t\u00eb futemi n\u00eb grupin e vendeve t\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura t\u00eb dyanshme, q\u00eb duhet n\u00eb vitet e ardhshme t\u2019i mbyllin ato dhe pastaj t\u00eb rinisin integrimin evropian, apo menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb futen n\u00eb trajektoren e p\u00ebrshpejtuar p\u00ebr integrim n\u00eb BE, q\u00eb \u00ebsht\u00eb si rezultat i kontekstit t\u00eb ri gjeopolitik. N\u00eb dhjetor priten vendime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Ukrain\u00ebn, por edhe p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. \u00cbsht\u00eb ky moment historik n\u00eb t\u00eb cilin duhet ta kuptojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij, t\u00eb kuptojm\u00eb se BE-ja hap \u201cdyert e hekurta\u201d n\u00eb periudha t\u00eb caktuara dhe vet\u00ebm ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm, mund t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebrpara. Prandaj mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb e kemi para njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshimet kushtetuese dhe t\u00eb mundim t\u00eb kapim k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjeopolitik dhe historik sa i takon rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpejtuar p\u00ebr n\u00eb BE. Ne mor\u00ebm vendimin p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb kusht\u00ebzuara p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb me dije t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb se tani nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr pazare politike, as p\u00ebr interesa partiake, por tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb ngrihemi mbi interesat tona t\u00eb politik\u00ebs ditore, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje strategjike mes nesh q\u00eb t\u00eb garantojm\u00eb t\u00eb ardhmen evropiane sepse vet\u00ebm ajo do t\u00eb siguroj\u00eb mir\u00ebqenie dhe q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mbesin k\u00ebtu dhe t\u00eb planifikojn\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p><em>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/em> Ju fol\u00ebt p\u00ebr pasojat e mundshme, por n\u00eb rast se nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, t\u00eb cilat jan\u00eb kusht i BE-s\u00eb p\u00ebr vazhdimin e bisedimeve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut me Bllokun, at\u00ebher\u00eb vendi juaj mund t\u00eb ndahej nga Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshte kjo p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut?<\/p>\n<p><em>Bujar Osmani:<\/em> Edhe pse nuk mendoj se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb peng i rrug\u00ebs evropiane t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, do te ishte nj\u00eb lajm i keq ndarja nga paketa me Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr shkak se Maqedonia e Veriut do t\u00eb futej n\u00eb grupin e vendeve t\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura dhe t\u00eb cilat do ta l\u00ebshojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Kushedi kur do t\u00eb paraqitet nj\u00eb situat\u00eb e re kur do t\u00eb rritet vet\u00ebdija e vendeve an\u00ebtare (t\u00eb BE-s\u00eb) p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Prandaj, mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioze \u00e7\u00ebshtja e rezistimit q\u00eb u b\u00ebhet ndryshimeve kushtetuese. Por, gjithashtu ka edhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr: mospranimi i ndryshimeve kushtetuese d\u00ebmton drejtp\u00ebrdrejt interesin shtet\u00ebror t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, p\u00ebr shkak se ishte k\u00ebrkesa jon\u00eb q\u00eb ta zhvendosim debatin me Republik\u00ebn e Bullgaris\u00eb nga temat historike-identitare n\u00eb temat e \u00e7\u00ebshjtjeve t\u00eb pakicave dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Dhe ndryshimet kushtetuese jan\u00eb paradigma e k\u00ebsaj qasjeje, k\u00ebsaj trajektoreje t\u00eb diskursit politik me Republik\u00ebn e Bullgaris\u00eb dhe mosaprovimi i ndryshimeve kushtetuese na kthen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb debatin p\u00ebr temat historike dhe identitare q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p><em>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/em> Zoti Osmani partia VMRO-DPMNE ju akuzon lidhur me p\u00ebrzgjedhjen n\u00eb nj\u00eb tender prej rreth 1.8 milion eurosh t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb af\u00ebrt me BDI-n\u00eb, e cila do t\u00eb b\u00ebnte rregullimin e nj\u00eb salle sporti n\u00eb Shkup p\u00ebr mbajtjen e konferenc\u00ebs s\u00eb fundvitit t\u00eb OSBE-s\u00eb. Si u p\u00ebrgjigjeni k\u00ebtyre akuzave?<\/p>\n<p><em>Bujar Osmani:<\/em> Mendoj se \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr politik, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn at\u00eb moton \u201cp\u00ebshtyj kund\u00ebrshtarin se ndoshta di\u00e7ka do t\u00eb ngjitet\u201d. Kjo d\u00ebmton imazhin e shtetit n\u00eb kushte kur po organizojm\u00eb konferenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ministrave t\u00eb vendeve t\u00eb OSBE-s\u00eb. Absolutisht nuk ka asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebto, sepse institucionet jan\u00eb duke i verifikuar dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb procedurave. Mir\u00ebpo, thash se kjo b\u00ebhet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb fushate, t\u00eb cil\u00ebn opozita e ka nis\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, duke mos llogaritur se k\u00ebshtu d\u00ebmton shtetin dhe imazhin e shtetit para bot\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/em> Meqen\u00ebse ju thoni se akuzat b\u00ebhen p\u00ebr \u201cteat\u00ebr politik\u201d, a keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb dh\u00ebna, prova q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se k\u00ebto akuza ndaj jush jan\u00eb t\u00eb pabaza:<\/p>\n<p><em>Bujar Osmani:<\/em> Absolutisht po. T\u00eb gjitha institucionet jan\u00eb duke verifikuar dhe at\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn time. Un\u00eb kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet kompetente t\u00eb verifikojn\u00eb jo p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr, por q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb dalin me konstatim p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje imazhi i shtetit. Dhe at\u00eb n\u00eb vigjilje t\u00eb konferenc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Un\u00eb kam qen\u00eb ai i cili ka ftuar istitucionet p\u00ebr shkak se kjo fushat\u00eb propaganduese ndaj \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb ne dhe q\u00eb lidhet edhe me shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedionin\u00eb e Veriut, v\u00ebrtet ka kaluar t\u00eb gjitha p\u00ebrmasat e nj\u00eb normaliteti t\u00eb nj\u00eb lufte politike, prandaj ne nuk kemi m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me to, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve kompetente dhe besoj se ato s\u00eb shpejti do t\u00eb dalin me konstatimet e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bujar Osmani, i cili po ashtu \u00ebsht\u00eb kryesues i radh\u00ebs i OSBE-s\u00eb, ka folur p\u00ebr zhvillimet e brendshme politike dhe sfidat rreth integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Evropian. Derisa ka folur p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kushtetut\u00eb, Osmani ka th\u00ebn\u00eb se kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pik\u00eb kthese p\u00ebr vendin, se a [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":661148,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-858180","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/858180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=858180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/858180\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/661148"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=858180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=858180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=858180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}