{"id":859661,"date":"2023-09-21T23:34:43","date_gmt":"2023-09-21T21:34:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=859661"},"modified":"2023-09-21T23:41:29","modified_gmt":"2023-09-21T21:41:29","slug":"begaj-ne-okb-ka-ardhur-koha-qe-ta-njihni-pavaresine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/begaj-ne-okb-ka-ardhur-koha-qe-ta-njihni-pavaresine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Begaj n\u00eb OKB: Ka ardhur koha q\u00eb ta njihni pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;Njiheni Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs&#8221;. Kjo ishte thirrja e presidentit shqiptar Bajram Begaj drejtuar shteteve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb Sesionin e 78-t\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb OKB-s\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Begaj tha se Kosova ka arritur t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb \u201cshum\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella\u201d nga e kaluara tragjike dhe se ka d\u00ebshmuar se dhimbja nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb lind\u00eb armiq\u00ebsi. Megjithat\u00eb, si\u00e7 tha Begaj, Kosova \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj nga shum\u00eb vende.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj nga shum\u00eb vende. Shpresoj q\u00eb k\u00ebto vende s\u00eb shpejti do ta njohin kontributin e Kosov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb komunitet global m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb paq\u00ebsor dhe do t\u2019i japin Kosov\u00ebs njohjen q\u00eb meriton. Njiheni pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs!\u201d, u shpreh Begaj<\/p>\n<p>Begaj k\u00ebrkoi edhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb, teksa tha se t\u00eb drejtat e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, pasqyrojn\u00eb normat evropiane.<\/p>\n<p>Ai shprehu shqet\u00ebsimin edhe p\u00ebr b\u00ebrjen jo aktive t\u00eb adresave t\u00eb banimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb drejtat e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb pasqyrojn\u00eb normat dhe vlerat evropiane, e nj\u00ebjta gj\u00eb duhet t\u00eb vlej\u00eb edhe p\u00ebr pakic\u00ebn shqiptare n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, ne mbetemi ende t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr b\u00ebrjen jo aktive t\u00eb adresave t\u00eb tyre t\u00eb banimit dhe munges\u00ebn e investimeve t\u00eb konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomik\u00eb n\u00eb at\u00eb rajon\u201d, tha Begaj.<\/p>\n<p>Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, kreu i shtetit shqiptar e konsideroi si platform\u00eb unike p\u00ebr bashk\u00ebpunim global dhe q\u00eb ofron shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ai vuri theksin edhe te roli i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si n\u00eb nivel rajonal, ashtu dhe n\u00eb at\u00eb global, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb paqes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komb i vog\u00ebl me nj\u00eb demokraci t\u00eb re, ka histori t\u00eb sh\u00ebnuar nga luft\u00ebra q\u00eb nuk i zgjodhi, si dhe pushtime q\u00eb nuk i k\u00ebrkoi dhe as i pranoi. Edhe pse kujtime t\u00eb dhimbshme, ato kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime t\u00eb pa\u00e7mueshme. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj q\u00eb Shqip\u00ebria i kushton r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare si mbrojtja e saj kryesore. Ne p\u00ebrqafojm\u00eb me vendosm\u00ebri parimet e rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar bazuar n\u00eb rregulla, ku marr\u00ebdh\u00ebniet midis kombeve bazohen mbi respekt dhe jo mbi pushtet absolut.<\/p>\n<p>Ky angazhim \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ne e kemi d\u00ebnuar vazhdimisht dhe pa m\u00ebdyshje agresionin ushtarak kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Pavar\u00ebsisht madh\u00ebsis\u00eb son\u00eb Shqip\u00ebria ka qen\u00eb e angazhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si n\u00eb nivel rajonal, ashtu dhe n\u00eb at\u00eb global, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb paqes dhe siguris\u00eb. Megjithat\u00eb, ne e pranojm\u00eb se zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komponent integral i arritjes s\u00eb paqes dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nga ana tjet\u00ebr, zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm kuptimplot\u00eb \u00ebsht\u00eb i paarritsh\u00ebm pa pasur n\u00eb themel paqen dhe sigurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, deklaroi kreu i shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Ndalur te lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, Begaj e konsideroi at\u00eb nj\u00eb akt agresioni t\u00eb pajustifikuar dhe t\u00eb paprovokuar.<\/p>\n<p>Sipas presidentit Begaj, kjo luft\u00eb \u201cabsurde\u201d ka prekur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00ebrthorazi dimensione t\u00eb ndryshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe rajonin, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb globin.<\/p>\n<p>\u201cKjo luft\u00eb e pakuptimt\u00eb ka prishur tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka shkaktuar paq\u00ebndrueshm\u00ebri ekonomike, ka shkat\u00ebrruar infrastruktur\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb rrjetet e transportit dhe objektet industriale, dhe ka larguar v\u00ebmendjen dhe burimet nga adresimi i sfidave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb zhvillimit, dhe zbatimin e Agjend\u00ebs 2030. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe ka ndikuar n\u00eb bashk\u00ebpunimin midis vendeve. Ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah tensionet gjeopolitike dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tensionuara diplomatike, duke penguar bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr nismat e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Efektet e p\u00ebrhapura t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb zhvendosjen, migrimin dhe shqet\u00ebsimet ekonomike dhe t\u00eb siguris\u00eb, si\u00e7 e kemi par\u00eb, mund t\u00eb ken\u00eb pasoja globale q\u00eb pengojn\u00eb p\u00ebrparimin drejt arritjes s\u00eb Objektivave t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm (OZhQ)\u201d, tha Begaj.<\/p>\n<p>Presidenti b\u00ebri me dije se Shqip\u00ebria mb\u00ebshtet reform\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe organeve t\u00eb saj kryesore, me q\u00ebllim forcimin e k\u00ebsaj Organizate.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb angazhohemi pa kushte, plot\u00ebsisht dhe me mir\u00ebbesim p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb reform\u00eb kuptimplot\u00eb, duke patur K\u00ebshillin e Sigurimit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij. Asnj\u00eb vend, qeveri apo individ nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mb\u00ebshtet reform\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe organeve t\u00eb saj kryesore, me syniminin p\u00ebr t\u00eb forcuar aft\u00ebsin\u00eb e Organizat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb trajtuar sfidat dhe k\u00ebrc\u00ebnimet aktuale n\u00eb zhvillim p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb dhe zhvillimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, tha Begaj.<\/p>\n<p>Kreu i shtetit u ndal dhe te problematika me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballet e gjith\u00eb bota, ndryshimet klimatike. Ai b\u00ebri thirrje q\u00eb kjo sfid\u00eb t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, duke mbrojtur burimet natyrore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrball\u00eb ndryshimeve klimatike, kjo sfid\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebrmes 17 Objektivave t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm. Shpresoj q\u00eb vendi im dhe kombet tona t\u00eb mund ta trajtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb duke mbrojtur burimet tona natyrore dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore. Qasja jon\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb respektimin e diversitetit t\u00eb k\u00ebtyre burimeve dhe bashk\u00ebpunimin me komunitetet e angazhuara si n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet mjedisore, ashtu dhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ruajtjen e kultur\u00ebs. Un\u00eb besoj fuqimisht se kjo qasje p\u00ebrforcon demokracin\u00eb \u2014 i vetmi sistem politik i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb drejt\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb till\u00eb brezat tan\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm mund t\u00eb gjejn\u00eb lumturi dhe begati. P\u00ebrpjekjet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mund t\u2019i shtrojn\u00eb atyre rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, theksoi Begaj. \/rtsh\/<\/p>\n<p><iframe title=\"YouTube video player\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/oyRBUdaMIFU?si=1l9ikONSPeI3R3FM\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Njiheni Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs&#8221;. Kjo ishte thirrja e presidentit shqiptar Bajram Begaj drejtuar shteteve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb Sesionin e 78-t\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb OKB-s\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Begaj tha se Kosova ka arritur t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb \u201cshum\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella\u201d nga e kaluara tragjike dhe se ka d\u00ebshmuar se dhimbja nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb lind\u00eb armiq\u00ebsi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":859662,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-859661","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/859661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=859661"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/859661\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/859662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=859661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=859661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=859661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}