{"id":860117,"date":"2023-09-23T12:44:38","date_gmt":"2023-09-23T10:44:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=860117"},"modified":"2023-09-26T16:12:31","modified_gmt":"2023-09-26T14:12:31","slug":"kryetari-i-vushtrrise-ferit-idrizi-po-i-realizoj-premtimet-e-dhena-para-qytetareve-do-ta-ndertojme-edhe-sheshin-e-qytetit-tregun-dhe-stadiumin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/kryetari-i-vushtrrise-ferit-idrizi-po-i-realizoj-premtimet-e-dhena-para-qytetareve-do-ta-ndertojme-edhe-sheshin-e-qytetit-tregun-dhe-stadiumin\/","title":{"rendered":"Ferit Idrizi: Po i realizoj premtimet e dh\u00ebna para qytetar\u00ebve &#8211; do ta nd\u00ebrtojm\u00eb edhe sheshin e qytetit, tregun dhe stadiumin"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb muajin dhjetor b\u00ebhen dy vjet kur Ferit Idrizi nga PDK ka marr\u00eb udh\u00ebheqjen e komun\u00ebs s\u00eb Vushtrris\u00eb. Ai thot\u00eb se po punon pa ndal\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar premtimet q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb para qytetar\u00ebve gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari Idrizi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net tregon n\u00eb detaje p\u00ebr projektet q\u00eb ka realizuar deri tani dhe se cilat jan\u00eb projektet m\u00eb madhore q\u00eb synon t&#8217;i p\u00ebrfundoj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb\u00a0 k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb tregon n\u00ebse mendon t\u00eb garoj\u00eb pas dy vitesh p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr n\u00eb krye t\u00eb Vushtrris\u00eb, nd\u00ebrsa flet edhe p\u00ebr kryeministrin Albin Kurti.<\/p>\n<p><em><strong>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me kryetarin e Vushtrris\u00eb, Ferit Idrizi, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Reporteri.net:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net: Kan\u00eb ikur dy vite t\u00eb mandatit, si e keni ndryshuar qeverisjen n\u00eb Vushtrri. Sa keni arritur t\u00eb realizoni premtimet q\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ferit Idrizi:<\/strong> Fakti q\u00eb organizatat joqeveritare e kan\u00eb vendos Komun\u00ebn e Vushtrris\u00eb dhe kryetarin si t\u00eb par\u00ebn p\u00ebr mbajtje t\u00eb premtimeve dhe qeverisje t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb se kur kemi garuar kemi hyr\u00eb me program dhe kemi pasur objektiva t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Premtimet jam duke i p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha, dhe duhet th\u00ebn\u00eb se s\u00eb pari kam krijuar kushtet e pun\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb, pasi kur e kam marr\u00eb mandatin duhet ta ceku se nxemja e komun\u00ebs ka qen\u00eb klasike me rrym\u00eb e nuk ka pasur as uj\u00eb, dhe k\u00ebto kan\u00eb ndryshuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb premtimet q\u00eb keni realizuar deri tani?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Idrizi:<\/strong> Jemi duke i realizuar t\u00eb gjitha premtimet e dh\u00ebna para qytetar\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Vushtrris\u00eb. Duhet t\u00eb ceki investimet q\u00eb jemi ka i b\u00ebjm\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi, ku kemi rritur subvencionimin p\u00ebr qum\u00ebshtin p\u00ebr cent p\u00ebr lit\u00ebr, p\u00ebr blet\u00ebt, delet, p\u00ebr ujitjen e tokave p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe bujqit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me p\u00ebrkrahjen q\u00eb po i japim.<\/p>\n<p>Pik\u00eb qendrore t\u00eb programit tim e kam pasur rinin\u00eb, arsimin profesional e kam realizuar 100%, i kam subvencionuar kurset p\u00ebr 400 t\u00eb rinj e t\u00eb reja n\u00eb qendr\u00ebn gjermane p\u00ebr trajnime, p\u00ebr IT dhe sivjet do t\u00eb ket\u00eb bursa pa kufi p\u00ebr ata q\u00eb duan ta m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, angleze etj.<\/p>\n<p>Kemi ndar\u00eb 80 bursa n\u00eb vler\u00eb 600 euro p\u00ebr student\u00eb. Kemi n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me Jork Univesity, ku kemi ndar\u00eb 5 bursa p\u00ebr programer dhe 5 t\u00eb tjera me 50%. Jemi komuna e vetme q\u00eb kemi premtuar rregullimin e p\u00ebrrockave dhe po e b\u00ebjm\u00eb. Kurse kemi rregulluar e po rregullojm\u00eb rrug\u00eb e kanalizime.<\/p>\n<p><strong>Po tre premtimet q\u00eb synoni t&#8217;i p\u00ebrfundoni deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Idrizi:\u00a0<\/strong>Tre projektet madhore q\u00eb synoj t&#8217;i realizoj jan\u00eb. Nd\u00ebrtimi i sheshit t\u00eb qytetit ku \u00ebsht\u00eb shpall tenderi dhe ky projekt kap vler\u00ebn e mbi 2 milion\u00eb eurove ku parashihet edhe nd\u00ebrtimi i parkingjeve.<\/p>\n<p>Pastaj projekt tjet\u00ebr q\u00eb synoj ta realizoj \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrtimi i tregut t\u00eb qytetit n\u00eb vler\u00eb mbi 1 milion euro si dhe nd\u00ebrtimi i stadiumit n\u00eb vler\u00eb 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Poashtu kemi shpall\u00eb tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs &#8220;Mustaf\u00eb Venhari&#8221; n\u00eb qytet n\u00eb vler\u00eb mbi 1 milion euro. Projekt tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb synoj ta realizoj \u00ebsht\u00eb rruga e &#8216;Drenic\u00ebs&#8217; prej ur\u00ebs t\u00eb lumit Sitnica e deri te hekurudha. Poashtu do ta p\u00ebrfundojm\u00eb edhe projektin e ujit t\u00eb pijes.<\/p>\n<p><strong>Ju si kryetar i Vushtrris\u00eb keni b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj ish-kryetarit Xhafer Tahiri p\u00ebr 20 kontrata.\u00a0 \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast, a mund t\u00eb na jepni detaje m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Idrizi:<\/strong> Po e kam b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimin penal, pasi kam paraqitur fakte para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshkrim t\u00eb kontratave p\u00ebrmes t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar buxhetit i komun\u00ebs, k\u00ebt\u00eb e thot\u00eb edhe raportit i Auditorit gjeneral.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam kryer pun\u00ebn time, i kam paraqitur faktet tek drejt\u00ebsia, por m\u00eb asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, nuk jam thirr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nga drejt\u00ebsia p\u00ebr faktet q\u00eb i kam paraqitur.<\/p>\n<p><strong>Tahiri ka th\u00ebn\u00eb se po frik\u00ebsoheni t\u00eb p\u00ebrballeni n\u00eb gjykat\u00eb dhe se po &#8220;fshiheni&#8221; pas avokatit tuaj. Cila \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigja juaj ndaj Tahirit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Idrizi:<\/strong>\u00a0Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballem me t\u00eb, n\u00eb \u00e7do debat kam fol me letra dhe argumente. Pse nuk m\u00eb th\u00ebrret prokurori, kur kam deponuar l\u00ebnd\u00ebn q\u00eb t&#8217;i m&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb dokumentet, faktet q\u00eb i kam paraqitur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore jan\u00eb pun\u00ebsuar 154 pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar buxheti i komun\u00ebs n\u00eb vler\u00eb 200 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Ky i fundit u zgjodh s\u00ebrish n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Vushtrri, ju a keni synime t\u00eb kandidoni p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr p\u00ebr kryetar t\u00eb Vushtrris\u00eb nga PDK dhe t\u00eb p\u00ebrballeni me Tahirin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Idrizi:\u00a0<\/strong>Ai [Xhafer Tahiri] e ka vendin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb e jo t\u00eb kandidoj. Kurse sa i p\u00ebrket zgjedhjes s\u00eb tij s\u00ebrish n\u00eb krye t\u00eb Deg\u00ebs n\u00eb partin\u00eb e tij n\u00eb Vushtrri \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje partiake e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i orientuar q\u00eb t&#8217;i realizoj projektet q\u00eb i kam paraqitur para qytetar\u00ebve t\u00eb Vushtrris\u00eb dhe n\u00ebse ka disponim t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Vushtrris\u00eb un\u00eb mendohem ta ndaj apo jo mendjen edhe nj\u00eb mandat p\u00ebr kryetar, por th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn mendjen e kam aktualisht q\u00eb t\u00eb punoj p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe t&#8217;i kryej\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi pun\u00ebt e premtimet e dh\u00ebna.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, sa keni mb\u00ebshtetje nga Qeveria Kurti si komun\u00eb q\u00eb drejtoheni nga PDK?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Idrizi:<\/strong> Kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb, si shembull me Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb Infrastruktur\u00ebs, Zhvillimit Rajonal, pra kemi raporte t\u00eb shk\u00eblqyeshme dhe korrekte, dhe e vler\u00ebsoj si bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>I kam b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb para rreth dy muaj kryeministrit Albin Kurti q\u00eb ta vizitoj\u00eb komun\u00ebn e qytetin e Vushtrris\u00eb, ende nuk kam marr\u00eb p\u00ebrgjigje, pasi ka edhe obligime, por besoj se do t\u00eb vij t\u00eb na vizitoj\u00eb. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb muajin dhjetor b\u00ebhen dy vjet kur Ferit Idrizi nga PDK ka marr\u00eb udh\u00ebheqjen e komun\u00ebs s\u00eb Vushtrris\u00eb. Ai thot\u00eb se po punon pa ndal\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar premtimet q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb para qytetar\u00ebve gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Kryetari Idrizi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net tregon n\u00eb detaje p\u00ebr projektet q\u00eb ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":860151,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[],"class_list":["post-860117","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/860117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=860117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/860117\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/860151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=860117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=860117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=860117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}