{"id":861930,"date":"2023-09-27T12:30:09","date_gmt":"2023-09-27T10:30:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=861930"},"modified":"2023-09-27T13:12:35","modified_gmt":"2023-09-27T11:12:35","slug":"a-mund-te-shpallet-lista-serbe-organizate-terroriste-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/a-mund-te-shpallet-lista-serbe-organizate-terroriste-nga-kosova\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb shpallet Lista Serbe \u201corganizat\u00eb terroriste\u201d nga Kosova?"},"content":{"rendered":"<p><strong>T\u00eb armatosur mir\u00eb, grup kriminal q\u00eb ishin parap\u00ebrgatitur muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb veri, nj\u00eb struktur\u00eb jo spontane \u2013 e n\u00eb krye t\u00eb saj me n\u00ebnkryetarin e List\u00ebs Serbe, Milan Radoi\u00e7iq, kryen sulm vdekjeprur\u00ebs n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb. Lista Serbe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetet kosovare konfiskuan arsenal arm\u00ebsh q\u00eb ishin vendosur n\u00eb manastirin e Banjsk\u00ebs, aty ku edhe ndodhi sulmi t\u00eb diel\u00ebn e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri, Afrim Bunjaku, u plagos\u00ebn dy t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrsa u vran\u00eb nga Policia e Kosov\u00ebs kat\u00ebr kriminel\u00eb serb\u00eb e u plagos\u00ebn tet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse Serbin\u00eb p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb u shtuan z\u00ebrat q\u00eb Lista Serbe, partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, ku Radoi\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetar me mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar \u2013 t\u00eb shpallet organizat\u00eb terroriste.<\/p>\n<h1>A mund t\u00eb shpallet kund\u00ebrkushtetuese kjo parti?<\/h1>\n<p>Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, i cili monitoron pun\u00ebn e policis\u00eb, prokuroris\u00eb dhe gjykatave, tha p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, se nj\u00eb parti politike nuk mund t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sjelljet e nj\u00eb individi, n\u00ebse at\u00eb nuk e ka autorizuar partia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit n\u00eb Kosov\u00eb dhe praktikave dhe standardeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, nj\u00eb parti politike si e t\u00ebr\u00eb nuk mund t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sjelljet individuale t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb partis\u00eb, n\u00ebse i nj\u00ebjti nuk \u00ebsht\u00eb autorizuar nga vet partia p\u00ebr nj\u00eb veprim apo sjellje t\u00eb caktuar\u201d, tha Miftaraj.<\/p>\n<p>Miftaraj, ka theksuar se autoritetet kosovare duhet ta hetojn\u00eb individin penalisht. Derisa partia, mund t\u00eb shpallet antikushtetuese vet\u00ebm n\u00eb rast se faktohet q\u00eb individi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Radoi\u00e7iqi, \u00ebsht\u00eb avokuar p\u00ebrmes partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet n\u00eb Kosov\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb dhe ndjekin penalisht secilin q\u00eb kryen vepra penale q\u00eb cenojn\u00eb rendin kushtetues dhe juridik n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0 P\u00ebrderisa, shpallja e nj\u00eb partie kund\u00ebrkushtetuese sipas ligjit n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb arsyetohet vet\u00ebm n\u00eb rastet kur partia politike avokon p\u00ebrdorimin e veprimeve t\u00eb dhunshme si mjet politik p\u00ebr t\u00eb cenuar rendin kushtetues dhe juridik dhe p\u00ebr t\u00eb minuar t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb\u201d, u shpreh Miftaraj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-861970\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Copy-of-Copy-of-foto-per-fb.jpg\" alt=\"\" width=\"670\" height=\"670\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Copy-of-Copy-of-foto-per-fb.jpg 1400w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Copy-of-Copy-of-foto-per-fb-300x300.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Copy-of-Copy-of-foto-per-fb-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Copy-of-Copy-of-foto-per-fb-150x150.jpg 150w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Copy-of-Copy-of-foto-per-fb-768x768.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 670px) 100vw, 670px\" \/><\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar t\u00eb bisedoj\u00eb edhe me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe, por deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb lajmit nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 n\u00ebntor 2022, deputet\u00ebt e List\u00ebs Serbe i kishin dor\u00ebzuar mandatet e tyre n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, n\u00eb vargun e dor\u00ebheqjes s\u00eb serb\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Muaj m\u00eb von\u00eb, dhan\u00eb betimin deputet\u00ebt e rinj, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb pun\u00ebn n\u00eb Kuvend vet\u00ebm me raste.<\/p>\n<p>Pas disa muajsh mungese n\u00eb Kuvend, n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit kur nisi seanca e par\u00eb plenare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, deputet\u00ebt e rinj t\u00eb List\u00ebs Serbe ishin kthyer vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdimin e mandatit. Menj\u00ebher\u00eb pas fillimit t\u00eb seanc\u00ebs ata ishin larguar.<\/p>\n<h1>Opozita dhe pozita \u2018do ta p\u00ebrkrahnin\u2019 nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb till\u00eb<\/h1>\n<p>Ish-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, tash deputet i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Rashit Qalaj, tha p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, se po presin nga autoritetet q\u00eb t\u00eb zbardhet i gjith\u00eb rasti, dhe t\u00eb v\u00ebrtetohet roli i plot\u00eb i Radoi\u00e7iqit n\u00eb aksion.<\/p>\n<p>\u201cPo presim ende informata nga Policia e Kosov\u00ebs, ata po vazhdojn\u00eb me hetimin e rastit. Shum\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ne si qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs fillimisht, pastaj si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb partive politike, ta dijm\u00eb sakt\u00eb rolin q\u00eb e ka pasur Milan Radoi\u00e7iq dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion terrorist kund\u00ebr institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe pse t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb asgj\u00eb nuk ndodh pa involvimin e Milan Radoi\u00e7iqit, por prap\u00eb se prap\u00eb duhet t\u00eb presim q\u00eb t\u00eb kemi informata nga insitucionet tona, pastaj t\u00eb shiqojm\u00eb \u00e7ka duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrim\u201d, u shpreh Qalaj.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb shiqojm\u00eb si duhet t\u00eb veprojm\u00eb. Por, \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nj\u00eb koordinim mes partive politike\u201d, u shpreh tutje Qalaj n\u00eb pyetjen se a do ta mb\u00ebshtesnin iniciativ\u00ebn p\u00ebr shpalljen kund\u00ebrkushtetuese t\u00eb List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryetari i Komisionit parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe mbrojtjes n\u00eb Kosov\u00eb, deputet i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Enver Dugolli, tha p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net se heshtja e List\u00ebs Serbe dhe mosdistancimi, flet shum\u00eb p\u00ebr rastin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb Radoi\u00e7iqit.<\/p>\n<p>\u201cJemi n\u00eb pritje t\u00eb zbardhjes komplet t\u00eb k\u00ebtij rasti q\u00eb ka ndodhur. Jemi duke pritur edhe p\u00ebrfundimin e hetimeve. Operacioni nuk ka p\u00ebrfunduar dhe po vazhdon ende n\u00eb mbledhjen e d\u00ebshmive, sekuestrimin e arm\u00ebve dhe vendlokacionet ku po dyshohet se ka ende t\u00eb fshehur armatim dhe d\u00ebshmi tjera. Kur t\u00eb kompletohet i gjith\u00eb formacione, se \u00e7far\u00eb ka ndodhur, sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb involvuar, kush e k\u00ebshtu me radh\u00eb, priten edhe hapat tjer\u00eb. N\u00ebse v\u00ebrtetohet se edhe pjes\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj partie, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb involvuar me vet faktin se nuk po distancohen nga sulmet q\u00eb kan\u00eb ndodhur, \u00ebsht\u00eb element shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr krejt situat\u00ebn \u2013 kjo e b\u00ebn m\u00eb serioze gjendjen sa i p\u00ebrket List\u00ebs Serbe\u201d.<\/p>\n<p>Nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur akoma n\u00eb pyetjet e d\u00ebrguara nga Reporteri.net.<\/p>\n<h1>Kosova vazhdon hetimet<\/h1>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka konfimuar se procesi i hetimeve po vazhdon, dhe ky proces pritet t\u00eb ofroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se kush ishin personat e \u201cformacionit profesionist\u201d q\u00eb sulmoi Policin\u00eb e Kosov\u00ebs. Si hyn\u00eb ata n\u00eb Kosov\u00eb dhe kur? Gjithashtu, se kush jan\u00eb urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsit dhe dirigjuesit e sulmit.<\/p>\n<p>\u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe p\u00ebrgatitur gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7far\u00eb ka kryer sot dhe q\u00eb nuk paraqet nj\u00eb band\u00eb t\u00eb kontraband\u00ebs, por nj\u00eb struktur\u00eb mercenare, e cila \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, po ashtu tha se personat n\u00eb fjal\u00eb ishin \u201cgrup terrorist\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, disa nga sulmuesit jan\u00eb \u201cpjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Mbrojtjes Civile\u201d &#8211; organizat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Qeveria e Kosov\u00ebs e shpalli terroriste.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 qershor 2023, Qeveria e Kosov\u00ebs shpalli organizata terroriste \u201cMbrojtjen Civile\u201d dhe \u201cBrigad\u00ebn e Veriut\u201d, t\u00eb cilat veprojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, zon\u00eb e banuar me shumic\u00eb serbe. Disa nga t\u00eb arrestuarit n\u00eb veri, besohet se jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre organizatave terroriste.<\/p>\n<p>Dy organizatat num\u00ebrojn\u00eb qindra pjes\u00ebtar\u00eb nga radh\u00ebt e komunitetit serb.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb vler\u00ebsimet e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, formacionet ilegale \u2018Mbrojtja Civile\u2019 dhe komponenti i saj, \u2018Brigada e Veriut\u2019, paraqesin k\u00ebrc\u00ebnim serioz dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr rendin kushtetues dhe sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, tha kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb Qeveris\u00eb t\u00eb mbajtur m\u00eb 29 qershor.<\/p>\n<h1>Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar d\u00ebnon sulmin n\u00eb veri<\/h1>\n<p>Misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, e d\u00ebnoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe tha se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, tha se i d\u00ebnon ashp\u00ebr sulmet \u201ce dhunshme dhe t\u00eb orkestruara\u201c ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe ende po punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si dhe kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe pse. Por dua t\u00eb them, ju keni par\u00eb pamjet e pajisjeve ushtarake dhe planet q\u00eb ishin zhvilluar. Ky nuk ishte nj\u00eb grup i qytetar\u00ebve q\u00eb sponatisht u b\u00ebn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimet e tyre. Ky ishte nj\u00eb grup i trajnuar dhe i organizuar. Kjo n\u00ebnkupton se pas tyre ka nj\u00eb lloj strukture, duke pasur parasysh trajnimin dhe pajisjet. Ne duam q\u00eb kjo ngjarje t\u00eb zbardhet dhe ata t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d, tha Hovenier.<\/p>\n<p>Shefi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Josep Borrell, i cili nd\u00ebrmjet\u00ebson edhe bisedimet midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, ka d\u00ebnuar sulmin por ka k\u00ebrkuar vazhdim t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb komunikate, u tha se Borrell \u201ce d\u00ebnon agresionin n\u00eb termat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm\u201d. \u201cP\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb, Borrell, p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen e tij p\u00ebr sulmuesit q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohen menj\u00ebher\u00eb. Ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr rivendosjen e qet\u00ebsis\u00eb dhe stabilitetit\u201d, thuhej n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja d\u00ebnon fuqish\u00ebm sulmet ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb shtetit, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb ulin tensionet.<\/p>\n<p>\u201cAutor\u00ebt e k\u00ebtij krimi duhet t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb procesi transparent t\u00eb hetimit\u201d, tha Blinken.<\/p>\n<p>&#8220;Ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahen nga \u00e7do veprim apo retorik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb nxis\u00eb m\u00eb tej tensionet, dhe menj\u00ebher\u00eb t\u00eb punojn\u00eb, n\u00eb koordinim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr shtensionimin e situat\u00ebs, t\u00eb ofrojn\u00eb siguri dhe sundim t\u00eb ligjit dhe t\u2019i kthehen dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian&#8221;, deklaroi ai.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari i lart\u00eb i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, Derek Chollet, ka k\u00ebrkuar nga Kosova dhe Serbia q\u00eb t\u00eb ulin tensionet dhe t&#8217;i rikthehen dialogut p\u00ebr normalizimin e raporteve. Gjat\u00eb bised\u00ebs me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka d\u00ebnuar \u201csulmin e tmerrsh\u00ebm\u201d t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs dhe ka d\u00ebnuar dhun\u00ebn ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<h1>Si trajtohen me ligj t\u00eb Kosov\u00ebs organizatat terroriste?<\/h1>\n<p>Kodi Penal i Kosov\u00ebs e cil\u00ebson \u201cterroriz\u00ebm\u201d ekzekutimin e nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb akteve t\u00eb p\u00ebrgjakshme \u201cme q\u00ebllim t\u00eb frik\u00ebsimit serioz t\u00eb popullat\u00ebs, kusht\u00ebzimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb institucioneve, qeveris\u00eb apo organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, destabilizimit apo shkat\u00ebrrimit t\u00eb struktur\u00ebs politike, kushtetuese, ekonomike apo shoq\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse kryhet nj\u00eb vep\u00ebr terroriste, at\u00ebher\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme me jo m\u00eb pak se 5 vjet burgim, por kur vepra terroriste rezulton me l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore t\u00eb nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb personave &#8211; kryesi d\u00ebnohet me jo m\u00eb pak se 10 vjet burgim.<\/p>\n<p>Sipas Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, kur vepra terroriste rezulton me vdekjen e nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb personave, kryesi d\u00ebnohet me s\u00eb paku 15 vjet burgim, kurse p\u00ebr ofrimin e ndihm\u00ebs n\u00eb kryerjen e veprave terroriste, d\u00ebnimi shkon deri n\u00eb 10 vjet burgim. \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb armatosur mir\u00eb, grup kriminal q\u00eb ishin parap\u00ebrgatitur muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb veri, nj\u00eb struktur\u00eb jo spontane \u2013 e n\u00eb krye t\u00eb saj me n\u00ebnkryetarin e List\u00ebs Serbe, Milan Radoi\u00e7iq, kryen sulm vdekjeprur\u00ebs n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb. Lista Serbe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Autoritetet kosovare konfiskuan arsenal arm\u00ebsh q\u00eb ishin vendosur n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":861942,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[451,267,1885,1890,1884,549],"class_list":["post-861930","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-kosova","tag-listaserbe","tag-milan-radoiciq","tag-organizate-terroriste","tag-sulmi-terrorist","tag-veri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/861930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=861930"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/861930\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/861942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=861930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=861930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=861930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}